{"id":98173,"date":"2026-08-29T09:48:15","date_gmt":"2026-08-29T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/vodhi-27-milione-leke-ne-shtepine-e-xhaxhait-si-u-zbulua-leonardo-sinani-permes-kurthit-hetimor\/"},"modified":"2026-08-29T09:48:15","modified_gmt":"2026-08-29T09:48:15","slug":"vodhi-27-milione-leke-ne-shtepine-e-xhaxhait-si-u-zbulua-leonardo-sinani-permes-kurthit-hetimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/vodhi-27-milione-leke-ne-shtepine-e-xhaxhait-si-u-zbulua-leonardo-sinani-permes-kurthit-hetimor\/","title":{"rendered":"Vodhi 27 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani p\u00ebrmes \u201ckurthit\u201d hetimor"},"content":{"rendered":"<p>Leonardo Sinani, 26 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb identifikuar nga grupi hetimor si nj\u00eb nga personat q\u00eb dyshohet se organizuan dhe kryen vjedhjen e banes\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb tij, Durim Sinani, nga ku m\u00eb 14 gusht 2026 u mor\u00ebn rreth 27 milion\u00eb lek\u00eb dhe bizhuteri me vler\u00eb rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike nga hetimi, Sinani ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb dyshuarit q\u00eb n\u00eb momentet e para pas denoncimit n\u00eb Komisariatin nr. 6 n\u00eb Tiran\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb fazat fillestare t\u00eb hetimit nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta akuzuar drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr vjedhjen.<\/p>\n<p>Automjeti q\u00eb \u00e7oi hetuesit te 26-vje\u00e7ari Pas k\u00ebqyrjes s\u00eb pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, hetuesit kan\u00eb identifikuar nj\u00eb automjet q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb vjedhjes. Makina \u00ebsht\u00eb gjetur e fshehur n\u00eb nj\u00eb servis n\u00eb zon\u00ebn e \u201cAstirit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, Policia dhe Prokuroria i kan\u00eb k\u00ebrkuar Leonardo Sinanit t\u00eb tregonte vendndodhjen e automjetit dhe ta dor\u00ebzonte at\u00eb. 26-vje\u00e7ari dyshohet se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb ndryshme, duke pretenduar se makin\u00ebn ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shoku.<\/p>\n<p>Personi i p\u00ebrmendur prej tij \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar dhe marr\u00eb n\u00eb pyetje, por ka deklaruar se nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb automjet nga Sinani.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, 26-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb arrestuar fillimisht p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d. Pas rreth 24 or\u00ebsh ai \u00ebsht\u00eb liruar, nd\u00ebrsa, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hetimit, kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga autoritetet p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjen se ndaj tij nuk kishte m\u00eb masa p\u00ebr vjedhjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet dhe d\u00ebshmia e bashk\u00ebpun\u00ebtorit Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb ambientet e shoq\u00ebrimit, Sinani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar duke biseduar me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr vjedhjen. Sipas materialit hetimor, n\u00eb k\u00ebto biseda ai ka folur p\u00ebr faktin se mendonte se i ishte shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vjedhjen e banes\u00ebs s\u00eb xhaxhait.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve, Kleand Tomja, ka vendosur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me autoritetet dhe, sipas hetimit, ka rr\u00ebfyer dinamik\u00ebn e ngjarjes.<\/p>\n<p>Tomja dyshohet se ka treguar p\u00ebr planifikimin e vjedhjes, m\u00ebnyr\u00ebn e hyrjes n\u00eb banes\u00eb, ndarjen e parave n\u00eb zon\u00ebn e stadiumit \u201cAir Albania\u201d dhe fshehjen e automjeteve n\u00eb nj\u00eb servis n\u00eb zon\u00ebn e \u201cAstirit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLirimi\u201d q\u00eb u pasua nga arrestimi i dyt\u00eb Pas mbledhjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, hetuesit kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr veprim ndaj Sinanit.<\/p>\n<p>Sipas materialit, 26-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga ambientet e paraburgimit dhe \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00ebn e oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Komisariatin nr. 6, ku i \u00ebsht\u00eb komunikuar urdhri p\u00ebr lirimin.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij njoftimi, atij i \u00ebsht\u00eb komunikuar nj\u00eb tjet\u00ebr urdh\u00ebr arresti, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit p\u00ebr vjedhjen.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Leonardo Sinanin, urdh\u00ebr-arrestet jan\u00eb l\u00ebshuar edhe p\u00ebr Mark Hil\u00ebn, Antonio Budinin dhe Kleand Tom\u00ebn, t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cVjedhje\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit dhe municionit\u201d.<\/p>\n<p>Leonardo Sinani, Mark Hila dhe Kleand Tomja jan\u00eb arrestuar dhe, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara, Gjykata e Tiran\u00ebs ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr ta. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Antonio Budini, nga Lezha, vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Si dyshohet se u organizua vjedhja Sipas hetimit, mbr\u00ebmjen e 14 gushtit, Durim Sinani kishte shkuar n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb fshatin Ib\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb festuar dit\u00eblindjen e bashk\u00ebshortes. N\u00eb fest\u00eb kishte ftuar edhe nipin e tij, Leonardo Sinanin.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, nd\u00ebrsa ndodhej n\u00eb fest\u00ebn familjare, 26-vje\u00e7ari dyshohet se ka koordinuar veprimet me tre persona t\u00eb tjer\u00eb, Kleand Tom\u00ebn, Mark Hil\u00ebn dhe Antonio Budinin, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre orientimet p\u00ebr banes\u00ebn.<\/p>\n<p>Durim Sinani ka deklaruar se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb lokal kishte v\u00ebn\u00eb re p\u00ebrmes telefonit se kamerat e siguris\u00eb s\u00eb banes\u00ebs nuk po funksiononin. Ai kishte par\u00eb gjithashtu n\u00eb nj\u00eb prej kamerave nj\u00eb person jasht\u00eb port\u00ebs, por nuk kishte menduar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 01:00, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dark\u00ebs, familjar\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb banes\u00eb, ku kan\u00eb konstatuar shenjat e vjedhjes.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit t\u00eb Durim Sinanit, n\u00eb katet e dyta dhe t\u00eb treta kishte rr\u00ebmuj\u00eb, nd\u00ebrsa dyert e brendshme ishin hapur me forc\u00eb dhe brav\u00ebt ishin d\u00ebmtuar. N\u00eb banes\u00eb, sirtar\u00ebt ishin kontrolluar dhe kutit\u00eb e bizhuterive ishin gjetur bosh.<\/p>\n<p>Parat\u00eb, sipas kall\u00ebzimit, mbaheshin n\u00eb nj\u00eb kuti n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb pran\u00eb kuzhin\u00ebs, n\u00eb katin e tret\u00eb, por kutia ishte bosh.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Durim Sinani ka deklaruar se nga banesa ishin marr\u00eb rreth 27 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe bizhuteri floriri me vler\u00eb rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi vijon p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb ngjarjes, p\u00ebrcaktimin e rolit t\u00eb secilit prej t\u00eb dyshuarve dhe lokalizimin e personit q\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leonardo Sinani, 26 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb identifikuar nga grupi hetimor si nj\u00eb nga personat q\u00eb dyshohet se organizuan dhe kryen vjedhjen e banes\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb tij, Durim Sinani, nga ku m\u00eb 14 gusht 2026 u mor\u00ebn rreth 27 milion\u00eb lek\u00eb dhe bizhuteri me vler\u00eb rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98173","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98173"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98173\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}