{"id":98138,"date":"2026-08-28T17:48:18","date_gmt":"2026-08-28T17:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/agora-pd-berisha-kopjon-ramen-dhe-shqiptaret-qe-votojne-gjithnje-ps\/"},"modified":"2026-08-28T17:48:18","modified_gmt":"2026-08-28T17:48:18","slug":"agora-pd-berisha-kopjon-ramen-dhe-shqiptaret-qe-votojne-gjithnje-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/agora-pd-berisha-kopjon-ramen-dhe-shqiptaret-qe-votojne-gjithnje-ps\/","title":{"rendered":"\u2018Agora PD\u2019, Berisha kopjon Ram\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb votojn\u00eb gjithnj\u00eb PS"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, me gjith\u00eb sulmet e ashpra ndaj Edi Ram\u00ebs, po \u2018ndjek\u2019 hap pas hapi t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e kryeministrit socialist! Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr monitorimin e qeverisjes s\u00eb kreut t\u00eb mazhoranc\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do lloj opozite n\u00eb bot\u00eb, sado e dob\u00ebt t\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb!<br \/>\nBerisha, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip dhe m\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt, por imiton e kopjon t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e Ram\u00ebs n\u00eb lidhje me politik\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! \u00cbsht\u00eb e bardha mbi t\u00eb zez\u00eb. L\u00ebvizjet m\u00eb t\u00eb fundit politike e kompromentojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb Berish\u00ebn si nj\u00eb \u2018kopjac\u2019 funksional, pasi vet\u00ebm emrin i ka ndryshuar strategjis\u00eb s\u00eb tij brenda PD, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim nj\u00eblloj si ajo e PS! Vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e reduktuar, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe nuk ka detyra qeveris\u00ebse! Ka dhe pak \u2018revolucion\u2019 brenda, teksa ka kapur at\u00eb \u201cFlamingo\u2019, t\u00eb cilin po e shuan hap pas hapi!<br \/>\nM\u00eb konkretisht, menj\u00ebher\u00eb pas kryeministrit Rama, i cili s\u00eb fundmi lan\u00e7oi platform\u00ebn \u2018Pasqyr\u00eb Albania\u2019 dhe dokumentin \u201cBesa\u2019, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb baz\u00ebn e re t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies mes qytetarit dhe shtetit si dhe besimin, empatin\u00eb, sh\u00ebrbimin e angazhimin, pra nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar qeverisjen, t\u00eb cil\u00ebn e konsultoi me drejtuesit politik\u00eb t\u00eb qarqeve dhe ministrat, duke zhvilluar disa takime radhazi, q\u00eb nga Pogradeci e deri n\u00eb Tiran\u00eb, edhe Berisha prezantoi n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb PD platform\u00ebn \u201cAgora PD\u201d, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs pretendon se synon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb af\u00ebr njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama k\u00ebrkoi implementimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb re t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebrkesave dhe problematikave t\u00eb qytetar\u00ebve, duke e krahasuar at\u00eb me nj\u00eb \u201cpako postale\u201d q\u00eb mund t\u00eb ndiqet n\u00eb koh\u00eb reale. P\u00ebr t\u00eb, ambicia \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb rezultat i till\u00eb q\u00eb, \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb, shqet\u00ebsim apo hall i qytetarit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pako postale q\u00eb ndiqet n\u00eb koh\u00eb reale, nga d\u00ebrguesi e nga ana tjet\u00ebr shteti, qeveria, institucionet ndjekin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe \u00e7do shkelje afati shihet me lup\u00eb.<br \/>\nPlatforma \u201cPasqyra Albania\u201d, sipas tij synon q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb dritare unike p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion n\u00eb koh\u00eb reale mbi veprimtarin\u00eb e shtetit. Nj\u00ebher\u00ebsh do t\u2019iu mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndjekin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente statusin e pun\u00ebve dhe projekteve publike, p\u00ebrfshir\u00eb ecurin\u00eb e investimeve n\u00eb territor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetari t\u00eb jet\u00eb i informuar e i p\u00ebrgatitur p\u00ebrball\u00eb zhvillimeve teknologjike e rolit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb algoritmeve n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<br \/>\nDuke e detajuar dit\u00eb pas dite k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, q\u00eb mb\u00ebrrin deri n\u00eb kontrollin dhe krahasimin e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore sidomos, nga parcela ku prodhohen e deri n\u00eb tryez\u00ebn e qytetar\u00ebve! Nj\u00ebher\u00ebsh, porosit\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr drejtuesit politik\u00eb t\u00eb qarqeve, ministrat, deputet\u00ebt e zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb PS ka q\u00ebn\u00eb zbritja n\u00eb terren e komunikimi direkt me qytetar\u00ebt p\u00ebr hallet dhe shqet\u00ebsimet e tyre! Pra p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar ata drejtp\u00ebrdrejt dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb!<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur\u2019 Berisha, i cili me strategjin\u00eb e re t\u00eb demokrat\u00ebve, \u201cAgora PD\u2019, pretendon se synon, sipas tij, t\u00eb ofroj\u00eb mesazhe t\u00eb qarta, piketat kryesore t\u00eb diskutimeve, rekomandime komunikimi, materiale zyrtare, koordinim nga qendra n\u00eb deg\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunikimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb dhe me nj\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pra p\u00ebrmir\u00ebson pun\u00ebn!<br \/>\nBerisha k\u00ebmb\u00ebngul se do t\u00eb matet kontributi i secilit an\u00ebtar apo funksionari t\u00eb PD, edhe pse, k\u00ebtu dokumenti nuk paraqet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb sesi do t\u00eb b\u00ebhet ky vler\u00ebsim. Dhe matshm\u00ebria p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs nuk rezulton me daljet apo komunikimet, por me mb\u00ebshtetjen q\u00eb merr n\u00eb terren, mesazhin q\u00eb p\u00ebrthithet dhe frym\u00ebn q\u00eb krijon si alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet! Megjith\u00ebse n\u00eb nj\u00eb parti ku askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 13 vite ku humb\u00ebsit jan\u00eb \u2018graduar\u2019, edhe matshm\u00ebria e humbet kuptimin real t\u00eb saj.<br \/>\nDuke p\u00ebrdorur \u201cRip\u00ebrt\u00ebritjen\u2019 e PD, af\u00ebrsisht t\u00eb ngjashme si fjal\u00eb n\u00eb fjalorin shqiptar shqip-shqip, me \u201cRilindjen\u201d e Ram\u00ebs, Berisha k\u00ebmb\u00ebngul se, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyra e komunikimit t\u00eb demokrat\u00ebve rr\u00ebnj\u00ebsisht, duke v\u00ebn\u00eb theksin pik\u00ebrisht te p\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale, ve\u00e7mas \u201cTikTok\u201d-ut dhe aspak n\u00eb ndryshimin e qasjes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb ndryshe!<br \/>\nKreu i PD u k\u00ebrkoi vart\u00ebsve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb mjetet e reja t\u00eb komunikimit dixhital. \u201cZot\u00ebri nuk mund t\u00eb m\u00eb thuash ti mua \u00e7\u2019m\u00eb duhet TikTok-u, kemi 40% t\u00eb elektoratit aty\u201d, i tha Berisha nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kritikat nuk munguan as p\u00ebr drejtuesit e strukturave dhe lidershipin e PD, t\u00eb cil\u00ebt sipas Berish\u00ebs, jan\u00eb shk\u00ebputur t\u00ebr\u00ebsisht nga baza dhe se p\u00ebr t\u00eb, strukturat e PD ekzistojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb let\u00ebr sesa n\u00eb praktik\u00eb. Pra jan\u00eb fiktive, e pranuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo nga Berisha dhe kupola e demokrat\u00ebve! E dhimbshme, por e v\u00ebrtet\u00eb kjo!<\/p>\n<p>I p\u00ebrmend\u00ebm k\u00ebto detaje p\u00ebr t\u00eb treguar se Berisha, me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat po tenton t\u00eb ndjek\u00eb hap pas hapi, t\u00eb kopjoj\u00eb Edi Ram\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e tij politike! Pavar\u00ebsisht se e ka p\u00ebrcaktuar si kund\u00ebrshtarin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb PD, madje e ka shpallur edhe \u2018armik\u2019 t\u00eb PD, Shqip\u00ebris\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, deri duke e p\u00ebrcaktuar si rrezik p\u00ebr rajonin, Evrop\u00ebn dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, kjo p\u00ebrmes akuzave p\u00ebr ngritjen e \u2018narkoshtetit\u2019! Vet\u00ebm Berisha e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb, askush tjet\u00ebr nuk e thot\u00eb, as vendet an\u00ebtare t\u00eb BE q\u00eb na monitorojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE dhe as aleati yn\u00eb m\u00eb i madh, SHBA q\u00eb na quan partner serioz. Megjithat\u00eb, kre i PD e kopjon kreun e mazhoranc\u00ebs socialiste, n\u00eb t\u00eb gjitha strategjit\u00eb nd\u00ebrmerr dhe i implementon bashk\u00eb me PS!<br \/>\nPor k\u00ebtu ka nj\u00eb ndryshim  t\u00eb vog\u00ebl krahasimor n\u00eb lidhje me rezultatin elektoral q\u00eb jep \u2018kopjaci\u2019 Berisha n\u00eb raport me \u2018origjinalin\u2019 Rama! E provuar kjo p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb, teksa PD dhe opozita i kan\u00eb humbur t\u00eb gjitha p\u00ebrpballjet zgjedhore me mazhoranc\u00ebn socialiste! Madje duke sh\u00ebnuar gremisjen e madhe, posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb dhe vit pas viti, me mij\u00ebra e mij\u00ebra vota minus!<br \/>\nDuke q\u00ebn\u00eb se Berisha nuk e ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kopjen, dikur akuzonte Ram\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rrjeteve sociale duke th\u00ebn\u00eb se nuk fitohet me \u201cciu ciu\u201d dhe q\u00eb m\u00eb pas vet\u00eb ai u b\u00eb nj\u00eb manjak i rrjeteve sociale, her\u00eb p\u00ebrmes \u2018qytetarit dixhital\u2019 ku gjysm\u00ebn e her\u00ebve ka publikuar mashtrime t\u00eb p\u00ebrmasave proverbiale t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruara nga ai vet\u00eb m\u00eb pas dhe tashm\u00eb me komunikimin  me baz\u00ebn p\u00ebrmes po rrjeteve sociale, jemi t\u00eb bindur se dhe \u2018kopja\u2019 e radh\u00ebs nuk do t\u2019i jap\u00eb rezultat!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse v\u00ebrtet\u00eb qytetar\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas rrjeteve sociale, p\u00ebrfshir\u00eb TikTok-un q\u00eb p\u00ebrmend Berisha si mjetin kryesor t\u00eb komunikimit me qytetar\u00ebt sipas platform\u00ebs dhe strategjis\u00eb \u201cAgora PD\u2019, thelbi q\u00ebndron se kush \u00ebsht\u00eb pas mesazhit q\u00eb hidhet p\u00ebr publikun, sa i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai dhe pse qytetar\u00ebt duhet q\u00eb ta p\u00ebrthithin k\u00ebt\u00eb mesazh deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn PD! Aq m\u00eb tep\u00ebr Berisha pranon se strukturat e PD n\u00eb baz\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm m\u00eb let\u00ebr dhe nuk ka kush e shp\u00ebrndan mesazhin e tij, dhe sikur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb!<br \/>\nPavar\u00ebsisht deklarimit se PD \u00ebsht\u00eb \u201cRip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb\u201d, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb kupol\u00ebn e k\u00ebsaj partie jan\u00eb t\u00eb njejt\u00ebt persona q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 vitet e fundit! Duke filluar nga vet\u00eb Berisha q\u00eb ka 36 vite n\u00eb krye t\u00eb PD dhe ka q\u00ebn\u00eb president i vendit, ku ka konsumuar dy mandate, kryeminist\u00ebr me dy mandate t\u00eb plota, dhe n\u00ebn qeverisjen e tij vendi nj\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile gjat\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb marsit 1997, nj\u00ebher\u00eb u hodh n\u00eb er\u00eb nj\u00eb fshat i t\u00ebr\u00eb, G\u00ebrdeci, ku vdiq\u00ebn 26 persona t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe u  plagos\u00ebn mbi 300 t\u00eb tjer\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb djali i kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Shk\u00eblzeni t\u00eb fitonte sa m\u00eb shum\u00eb nga demontimi i municioneve dhe tregtia e arm\u00ebve, e deri te vrasja e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb bulevard p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, nga plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs! Ky \u00ebsht\u00eb korrupsioni i p\u00ebrgjaksh\u00ebm i Berisha gjat\u00eb qeverisjeve t\u00eb tij!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti u vodh dhe u abuzua nga themelet, q\u00eb nga tjet\u00ebrsimi i pronave n\u00eb favor t\u00eb familjes si n\u00eb rastin e afer\u00ebs s\u00eb \u201cPartizanit\u2019 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Berisha dhe dh\u00ebndri i tij jan\u00eb t\u00eb pandehur e deri tek \u2018taksa e suksesit\u2019 q\u00eb vajza e tij Argita u vinte bizneseve vendase dhe t\u00eb huaja, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pun\u00eb dhe para tek i ati kryeminist\u00ebr, apo sekserll\u00ebku i djalit Shk\u00eblzen p\u00ebr pun\u00ebt publike dhe pronat! Jan\u00eb akuza q\u00eb po hetohen pjesa m\u00eb e madhe!<br \/>\nSado i bukur t\u00eb jet\u00eb mesazhi, i kopjuar mot a mot nga Rama dhe PS, kur jepet nga Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi e deri tek Balliu i vog\u00ebl, shkalla e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve tek k\u00ebto mesazhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb vlerat e zeros! Dhe k\u00ebt\u00eb e di si dreqi edhe vet\u00eb Berisha! Pasi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb votojn\u00eb \u2018kopjen\u2019 kur kan\u00eb vet\u00eb \u2018origjinalin\u2019, mazhoranc\u00ebn socialiste, rezultatet e t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb qeverisjen e k\u00ebtyre 4 mandateve kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb prekshme, me pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sigurin\u00eb e mbylljes s\u00eb negociatave n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe shpres\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030! M\u00eb af\u00ebr Europ\u00ebs se kurr\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb!<br \/>\nKu goditja ndaj krimit, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, n\u00eb kufinjt\u00eb e zeros n\u00eb koh\u00ebn e Berish\u00ebs, tani ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha, duke mos kursyer ask\u00ebnd nga radh\u00ebt e qeverisjes aktuale. Madje dhe duke e tejkaluar, pa hasur asnj\u00eb kund\u00ebrshti nga mazhoranca. P\u00ebrkundrazi ka pasur vet\u00ebm inkuram dhe mb\u00ebshtetje, kuptohet, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut! Dhe kjo ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje e re jo vet\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb por dhe p\u00ebr vet\u00eb shtetin shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb renditur nd\u00ebr vendet me prioritetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE!<br \/>\nTeksa Berisha e di se dhe n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr pushtetin vendor, humbjen e thell\u00eb e ka t\u00eb sigurt\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb theksuar t\u00eb besimit tek PD dhe drejtuesit e saj, aq sa e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbresin dhe n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb takuar njer\u00ebzit sepse nuk i pret askush dhe mbi t\u00eb gjitha nuk ka as struktura drejtuese n\u00eb baz\u00eb, Berisha i drejtohet TikTok-ut dhe rrjeteve sociale p\u00ebr t\u00eb komunikuar me elektoratin, pa zbritur n\u00eb terren! P\u00ebr t\u2019iu shmangur p\u00ebrplasjeve t\u00eb pak\u00ebndshme me sa duket! Teksa Rama, p\u00ebrpos shpalosjes s\u00eb platform\u00ebs \u2018Pasqyra Albania\u2019 i ka shp\u00ebrndar\u00eb drejtuesit politik\u00eb, ministrat e deputet\u00ebt n\u00eb terren, n\u00eb takim me strukturat e qytetar\u00ebt, Berisha n\u00eb \u201cAgora PD\u2019, komunikimin me baz\u00ebn e njer\u00ebzit ka vendosur ta aplikoj\u00eb nga zyra e divani, p\u00ebrmes TikTok-ut, larg njer\u00ebzve dhe stukturave t\u00eb veta madje, t\u00eb cilat sipas tij ekzistojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr!<\/p>\n<p>Dhe pastaj acarohet Berisha se, p\u00ebrse qytetar\u00ebt nuk e votojn\u00eb dhe p\u00ebrse i fiton Rama t\u00eb gjitha zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb tij! Shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb men\u00e7ur sa t\u00eb votojn\u00eb origjinalin dhe jo kopjen, njeriun e pun\u00ebs dhe ideve t\u00eb qarta p\u00ebr integrimin n\u00eb BE dhe jo njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur \u2018non grata\u2019 nga SHBA e Britania e Madhe e q\u00eb trajtohet si i till\u00eb edhe nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, deri dhe vendet e rajonit, i cili sa her\u00eb ka qeverisur, e ka vjedhur, sakatuar dhe vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb popull!<br \/>\nKupola e PD, duke aplikuar strategjin\u00eb e q\u00ebndrimit n\u00eb rrjetet sociale, si m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhet tek strukturat dhe elektorati, sado t\u00eb bukur ta b\u00ebj\u00eb \u2018kopjen\u2019, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb si gjithnj\u00eb do t\u2019ia japin vot\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt, origjinalit, pra socialist\u00ebve! Sepse ai q\u00eb zihet me kopje, nuk falet, ai \u2018nd\u00ebshkohet\u2019 n\u00eb t\u00eb gjitha rastet! Shqiptar\u00ebt e nd\u00ebshkojn\u00eb me vot\u00eb!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb Berisha, sikurse ka b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb, pas humbjes do t\u00eb akuzoj\u00eb lart e posht\u00eb se i kan\u00eb vjedhur votat! Pavar\u00ebsisht se n\u00eb zgjedhjet e fundit humbi mbi 250 mij\u00eb vota t\u00eb djathta, dhe ku sondazhet serioze deri m\u00eb tani japin nj\u00eb \u2018marzh\u2019 akoma m\u00eb t\u00eb madh braktisjeje n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, q\u00eb duan dhe pak muaj q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, Berisha me t\u00eb vet\u00ebt vijon q\u00eb t\u00eb \u2018eglendiset\u2019 n\u00ebp\u00ebr podiume n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrjetet sociale! Shkojn\u00eb dhe n\u00eb bulevard dhe arg\u00ebtohen me at\u00eb q\u00eb ka mbetur nga revolucioni \u2018Flaming\u2019, duke treguar \u2018muskujt\u2019 p\u00ebrball\u00eb neomarksist\u00ebve dhe islamit politik, madje dhe duke b\u00ebr\u00eb sherr me ta, her\u00eb pas here! Pasi Gonen dhe Tikun nuk i llogarisin! Deri k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb katandisur opozita, pa ide e strategji t\u00eb veten! Si pasoj\u00eb, dhe pa vota!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Kryetari i PD, Sali Berisha, me gjith\u00eb sulmet e ashpra ndaj Edi Ram\u00ebs, po \u2018ndjek\u2019 hap pas hapi t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e kryeministrit socialist! Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr monitorimin e qeverisjes s\u00eb kreut t\u00eb mazhoranc\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do lloj opozite n\u00eb bot\u00eb, sado e dob\u00ebt t\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}