{"id":98128,"date":"2026-08-28T15:48:16","date_gmt":"2026-08-28T15:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/lala-kros-dhe-luget-e-florinjta-te-drejtesise\/"},"modified":"2026-08-28T15:48:16","modified_gmt":"2026-08-28T15:48:16","slug":"lala-kros-dhe-luget-e-florinjta-te-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/lala-kros-dhe-luget-e-florinjta-te-drejtesise\/","title":{"rendered":"Lala Kros dhe lug\u00ebt e florinjta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ilir Demalia\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb e r\u00ebnd\u00eb masakrimi publik. Njeriu nuk d\u00ebnohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjykat\u00eb; ai d\u00ebnohet n\u00eb ekran, n\u00eb portal, n\u00eb Facebook, n\u00eb studio televizive dhe, kur nuk mjafton gjith\u00eb kjo, n\u00eb tavolin\u00ebn e dark\u00ebs s\u00eb ndonj\u00eb opinionisti q\u00eb ka zbuluar se drejt\u00ebsia b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb shpejt me mikrofon sesa me prova.<\/p>\n<p>Dikur kishim Lala Krosin: \u201cLala Kros, o Lala Kros, vet\u00eb shkruan e vet\u00eb vulos.\u201d Sot kemi versionin modern, dixhital dhe me reklamues. Lala Krosi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb korporat\u00eb me kamera, portale, tituj me shkronja t\u00eb m\u00ebdha, ekspert\u00eb me kostum dhe burime \u201cpran\u00eb hetimit\u201d. Mbi t\u00eb gjitha, ka nj\u00eb oreks t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shpallur fajtor\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ende nuk jan\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>Dikur flet\u00ebrrufeja ngjitej n\u00eb mur. Sot transmetohet n\u00eb prime time.<\/p>\n<p>Dikur turm\u00ebs i thuhej: \u201cKy \u00ebsht\u00eb armik i popullit.\u201d Sot i thuhet: \u201cKy \u00ebsht\u00eb i korruptuar, hajdut, mafioz.\u201d Prova? Prova do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ndoshta. N\u00ebse vjen.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kemi krijuar nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re: drejt\u00ebsin\u00eb e opinionit publik, ku aktakuza shkruhet nga titulli, gjyqi zhvillohet n\u00eb studio dhe verdikti jepet para se prokurori t\u00eb ket\u00eb mbaruar leximin e dosjes.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb spektak\u00ebl me kostum juridik.<\/p>\n<p>Shtylla vertebrore e nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb shteti ligjor. Jo televizioni, portali, \u201cburimi im\u201d apo opinionisti q\u00eb ngre vetull\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike dhe thot\u00eb: \u201cNe kemi informacione shum\u00eb serioze.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet normal, prova prodhon p\u00ebrfundimin. N\u00eb Shqip\u00ebri shpesh kemi filluar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: p\u00ebrfundimi prodhon nevoj\u00ebn p\u00ebr prova.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb praktike. Prova k\u00ebrkon pun\u00eb, dokumente, ekspertiz\u00eb, d\u00ebshmitar\u00eb, procedur\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Nd\u00ebrsa nj\u00eb titull bombastik k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb tastier\u00eb dhe pak munges\u00eb turpi.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim themelor: media ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb kritikoj\u00eb; nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpik\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb paralele.<\/p>\n<p>Gazetari i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb roje e demokracis\u00eb.<br \/>\nGjobv\u00ebn\u00ebsi mediatik \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi i frik\u00ebs.<br \/>\nI pari pyet; i dyti shpall.<br \/>\nI pari k\u00ebrkon dokumente; i dyti k\u00ebrkon klikime.<br \/>\nI pari i trembet gabimit; i dyti i trembet vet\u00ebm r\u00ebnies s\u00eb audienc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur media b\u00ebhet gjobv\u00ebn\u00ebse, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cpushteti i kat\u00ebrt\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb tatimore pa ligj, ku taksa quhet heshtje dhe gjoba quhet reputacion.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb nuk paguan me para mund t\u00eb paguaj\u00eb me emrin. Mjafton nj\u00eb titull, nj\u00eb insinuat\u00eb, nj\u00eb fotografi e zgjedhur me kujdes ose nj\u00eb \u201cburim pran\u00eb hetimit\u201d. Dhe ja ku ke nj\u00eb kriminel t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr konsum publik, pa kaluar ende n\u00eb der\u00ebn e<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb groteske e tragjedis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne flasim p\u00ebr prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb parim kushtetues, nd\u00ebrsa n\u00eb ekran kemi shpikur prezumimin e faj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykat\u00eb thuhet: \u201cI pandehuri konsiderohet i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb televizion d\u00ebgjon: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u201d T\u00eb nes\u00ebrmen, portali shkruan: \u201cSkandali i radh\u00ebs!\u201d Pasdite del nj\u00eb analist dhe thot\u00eb: \u201cKjo tregon qart\u00eb se\u2026\u201d<br \/>\n\u00c7far\u00eb tregon qart\u00eb?<br \/>\nNuk e di. Por, sipas tij, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb talenti i ri shqiptar: t\u00eb dish gjith\u00e7ka pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr prova.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb e verb\u00ebr, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb i tregojn\u00eb se nga duhet t\u00eb shikoj\u00eb.<\/p>\n<p>Media i thot\u00eb: \u201cShiko k\u00ebtu!\u201d<br \/>\nPolitika i thot\u00eb: \u201cShiko atje!\u201d<br \/>\nRrjetet sociale ul\u00ebrasin: \u201cArrestoje!\u201d<br \/>\nTurma k\u00ebrkon gjak.<\/p>\n<p>Dhe drejt\u00ebsia, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201cM\u00eb sillni prova\u201d, rrezikon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb zhurm\u00ebn e sheshit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur shteti ligjor fillon t\u00eb marr\u00eb fund. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me sondazh. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb 51 p\u00ebr qind faj\u00ebsi dhe 49 p\u00ebr qind pafaj\u00ebsi. Nuk \u00ebsht\u00eb Eurovision, Big Brother apo gar\u00eb televizive. \u00cbsht\u00eb jeta, liria, pasuria dhe dinjiteti i njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Ne kemi arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku \u00e7do m\u00ebngjes duket sikur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zgjuar n\u00ebn pushtimin e nj\u00eb ushtrie kriminale:<\/p>\n<p>Kriminel\u00eb. Drog\u00eb. Mafie. Korrupsion.<br \/>\nPranga. Skandale. Gjoba. Vjedhje.<br \/>\nS\u00ebrish korrupsion. S\u00ebrish mafie.<br \/>\nS\u00ebrish pranga.<\/p>\n<p>Sikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb shkon n\u00eb pun\u00eb n\u00eb shtat\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, nj\u00eb mjek q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb spital, nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb hyn n\u00eb klas\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb rrezikon parat\u00eb e tij, nj\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb nd\u00ebrton, nj\u00eb fermer q\u00eb mbjell, nj\u00eb gazetar q\u00eb shkruan pa marr\u00eb gjob\u00eb apo nj\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb vendos mbi ligjin dhe jo mbi zhurm\u00ebn.<\/p>\n<p>Sikur Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burg gjigant me nj\u00eb studio televizive n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Shqip\u00ebria ka korrupsion, krim dhe abuzime. Ka politikan\u00eb t\u00eb korruptuar. Ata duhet t\u00eb hetohen dhe t\u00eb nd\u00ebshkohen kur provohen fajtor\u00eb.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon qytet\u00ebrimi: jo duke mohuar krimin, por duke refuzuar ta z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb prov\u00ebn me histerin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur \u00e7do njeri b\u00ebhet kriminel n\u00eb ekran, fjala \u201ckriminel\u201d n\u00eb fund nuk do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb asgj\u00eb. Kur \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cskandal\u201d, skandali b\u00ebhet rutin\u00eb. Kur \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb \u201cmafie\u201d, mafia b\u00ebhet dekor televiziv. Dhe kur \u00e7do arrestim trajtohet si prov\u00eb p\u00ebrfundimtare faji, harrojm\u00eb se arrestimi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim.<\/p>\n<p>K\u00ebtu na del p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00eb Lala Krosi i ri.<br \/>\nAi nuk ka m\u00eb vul\u00eb; ka mikrofon.<br \/>\nNuk ka zyr\u00eb; ka studio.<br \/>\nNuk mban m\u00eb nj\u00eb flet\u00ebrrufe n\u00eb dor\u00eb; mban telefonin.<br \/>\nNuk shkruan: \u201cArmik i popullit.\u201d<br \/>\nShkruan: \u201cBurime t\u00eb sigurta b\u00ebjn\u00eb me dije\u2026\u201d<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb burimesh?<br \/>\nMos pyet. \u00cbsht\u00eb sekret.<br \/>\nPo prova?<br \/>\nDo t\u00eb vij\u00eb.<br \/>\nKur?<br \/>\nKur t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb gjykuar. Karriera i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, familja \u00ebsht\u00eb ekspozuar dhe emri \u00ebsht\u00eb baltosur.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb pas gjykata thot\u00eb \u201cNuk provohet\u201d, askush nuk kthehet t\u00eb thot\u00eb: \u201cNa falni.\u201d<\/p>\n<p>Media ka nj\u00eb privilegj t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm: mund t\u00eb gaboj\u00eb sot dhe t\u00eb harroj\u00eb nes\u00ebr. Nd\u00ebrsa viktima e titullit nuk e harron aq leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi kaluar nga \u201cLala Kros, vet\u00eb shkruan e vet\u00eb vulos\u201d te versioni modern:<\/p>\n<p>Lala Krosi i vjet\u00ebr kishte vet\u00ebm nj\u00eb flet\u00eb. Lala Krosi i ri ka miliona ekrane. Dhe ka nj\u00eb avantazh tjet\u00ebr: nuk t\u00eb duhet m\u00eb t\u00eb jesh fajtor. Mjafton t\u00eb jesh interesant.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs edhe drejt\u00ebsiq duhet t\u00eb kontrollohet. Edhe prokurori, gjykat\u00ebsi dhe gazetari duhet t\u00eb kontrollohen. Jo nga nj\u00eb dor\u00eb politike, nj\u00eb gjob\u00eb apo nj\u00eb telefonat\u00eb, por nga ligji, transparenca, etika profesionale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thon\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e kritik\u00ebs. Demokracia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e kritik\u00ebs.<\/p>\n<p>Liria e shtypit nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpifur. As drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar jet\u00ebn e dikujt pa prova.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam nj\u00eb Shqip\u00ebri normale, duhet t\u00eb heqim jo vet\u00ebm \u201cgjob\u00ebn\u201d, por edhe kultur\u00ebn e gjob\u00ebs. Duhet t\u00eb refuzojm\u00eb iden\u00eb se nj\u00eb em\u00ebr mund t\u00eb shitet p\u00ebr nj\u00eb titull, se nj\u00eb njeri mund t\u00eb d\u00ebnohet nga nj\u00eb studio televizive dhe se drejt\u00ebsia mund t\u00eb jet\u00eb zgjatim i medias, nd\u00ebrsa media zgjatim i pushtetit.<\/p>\n<p>Kur media dhe drejt\u00ebsia ushqejn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn me zhurm\u00eb, krijohet nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ligj. Dhe p\u00ebrbind\u00ebshi m\u00eb i rreziksh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkel ligjin, por ai q\u00eb bindet se nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ligjin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb i duhet ligj, drejt\u00ebsi, media e lir\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe prova. I duhet edhe nj\u00eb lug\u00eb.<\/p>\n<p>Por me sistemin e \u201cLala Krosit\u201d t\u00eb ri, rrezikojm\u00eb t\u00eb kemi vet\u00ebm lug\u00ebn e florinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Kosin e kemi ngr\u00ebn\u00eb duke diskutuar se kush \u00ebsht\u00eb fajtor. Lug\u00ebn e kemi l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e atij q\u00eb vet\u00eb shkruan, vet\u00eb vulos, vet\u00eb gjykon dhe, p\u00ebr siguri, vet\u00eb e merr edhe lug\u00ebn.<\/p>\n<p>Pastaj na thot\u00eb: \u201cMos u shqet\u00ebsoni. Drejt\u00ebsia funksionon.\u201d<\/p>\n<p>Po. Funksionon si Lala Krosi: vet\u00eb shkruan, vet\u00eb vulos dhe, kur mbaron gjyqi televiziv, vet\u00eb ha kosin.<\/p>\n<p>Ne mbetemi me lug\u00ebn e florinjt\u00eb n\u00eb dor\u00eb: pa kos, pa drejt\u00ebsi dhe me nj\u00eb portal q\u00eb nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes do t\u00eb na shpjegoj\u00eb se fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka populli.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Demalia\/ Ka koh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb e r\u00ebnd\u00eb masakrimi publik. Njeriu nuk d\u00ebnohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjykat\u00eb; ai d\u00ebnohet n\u00eb ekran, n\u00eb portal, n\u00eb Facebook, n\u00eb studio televizive dhe, kur nuk mjafton gjith\u00eb kjo, n\u00eb tavolin\u00ebn e dark\u00ebs s\u00eb ndonj\u00eb opinionisti q\u00eb ka zbuluar se drejt\u00ebsia b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98128","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98128\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}