{"id":98122,"date":"2026-08-28T14:48:20","date_gmt":"2026-08-28T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/linda-rama-nga-qendrueshmeria-tek-konkurueshmeria-narrativa-e-re-e-rritjes-per-ballkanin-perendimor\/"},"modified":"2026-08-28T14:48:20","modified_gmt":"2026-08-28T14:48:20","slug":"linda-rama-nga-qendrueshmeria-tek-konkurueshmeria-narrativa-e-re-e-rritjes-per-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/28\/linda-rama-nga-qendrueshmeria-tek-konkurueshmeria-narrativa-e-re-e-rritjes-per-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"Linda Rama: Nga qendrueshm\u00ebria tek konkurueshm\u00ebria \u2013 narrativa e re e rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Ekonomiste me p\u00ebrvoj\u00eb, gjer\u00ebsisht aktive ne \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe njohuri t\u00eb thelluara mbi transformimet sociale, politike dhe ekonomike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Linda Rama analizon ndryshimet e thella, sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb e rajonit.<\/p>\n<p>PhD n\u00eb Ekonomi, bashk\u00ebthemeluese e Qendr\u00ebs p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebshorte e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ajo ka nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb rrall\u00eb dhe jasht\u00ebzakonisht dep\u00ebrtues. Veprimtaria e saj shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe drejt\u00ebsis\u00eb sociale ka qen\u00eb vendimtare dhe shkon p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa perspektiva e saj p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201cv\u00ebshtrim t\u00eb rrall\u00eb prej eksperti\u201d, mbi Ballkanin Per\u00ebndimor, nga brenda dhe nga jasht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht , ve\u00e7an\u00ebrisht si \u201cekonomiste strukturore\u201d e specializuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zhvillimit social, te kultur\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe aft\u00ebsive.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e saj p\u00ebr Fortune Greece, Linda Rama thekson se sot, pyetja p\u00ebr rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00ebse institucionet, bizneset dhe shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten mjaftueshm\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme brenda kuadrit t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb karakterizuar nga fragmentimi, presionet e siguris\u00eb, p\u00ebrshpejtimi teknologjik, sfidat klimatike dhe pasiguria gjeopolitike.<\/p>\n<p>Ajo e konsideron Planin e ri t\u00eb Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb q\u00eb vendet e rajonit t\u00eb sillen rreth s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs axhend\u00eb reformash dhe zhvillimi ekonomik. Dhe thekson se \u201clibri i ri i loj\u00ebs\u201d do t\u00eb shkruhet duke nd\u00ebrtuar institucione q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb besim, biznese q\u00eb mund t\u00eb rriten n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, politika q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrhapjen e inovacionit dhe teknologjis\u00eb p\u00ebrmes arsimit, si dhe bashk\u00ebpunim rajonal q\u00eb krijon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, n\u00eb vend t\u00eb \u201cndasive\u201d t\u00eb vogla politike.<\/p>\n<p>Me koh\u00eb, rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb transformuar vazhdimisht. Sa ka ndryshuar ky rajon q\u00eb nga vitet \u201990 dhe si do t\u2019i p\u00ebrshkruanit fazat kryesore n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka ai kaluar duke na sjell\u00eb deri tek epoka e sotme?<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga rajonet q\u00eb ka p\u00ebsuar transformimet m\u00eb t\u00eb thella politike, sociale dhe ekonomike n\u00eb Evrop\u00ebn pas viteve 1990. Mund t\u00eb thuhet pa hezitim se, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, shkalla e k\u00ebtij transformimi ka qen\u00eb edhe m\u00eb e thell\u00eb sesa gjetk\u00eb n\u00eb rajon, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse konsiderohet izolimi ekstrem komunist i Shqip\u00ebris\u00eb, si nga rajoni ashtu edhe nga bota e gjer\u00eb dhe e kaluara e saj thell\u00ebsisht e pazhvilluar p\u00ebrpara komunizmit. P\u00ebrmasa e plot\u00eb e k\u00ebtij transformimi historik t\u00eb rajonit ton\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrblehet vet\u00ebm kur Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit menaxhimi makroekonomik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht, financat publike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb disiplinuara, sh\u00ebrbimet publike dixhitale jan\u00eb zgjeruar, lidhshm\u00ebria infrastrukturore ka avancuar, dhe ekziston nj\u00eb kuptim shum\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se cil\u00ebsia e qeverisjes nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsore, por vet\u00eb themeli i transformimit ekonomik. Sot pyetja p\u00ebr rajonin \u00ebsht\u00eb n\u00ebse institucionet, bizneset dhe shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten mjaftueshm\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme brenda kuadrit t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb karakterizuar nga fragmentimi, presionet e siguris\u00eb, p\u00ebrshpejtimi teknologjik, sfidat klimatike dhe pasiguria gjeopolitike.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb opinionin tuaj, ku gjendemi sot?<\/p>\n<p>Do t\u00eb thoja se gjendemi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm. Ballkani Per\u00ebndimor ka kaluar faz\u00ebn e stabilizimit ekonomik, por nuk ka hyr\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e konvergjenc\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrueshme me BE-n\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga produktiviteti, nd\u00ebrsa mbyllja e hendekut institucional Ballkan Perendimor\u2013Bashkim Europian mbetet \u201cthembra e Akilit\u201d p\u00ebr \u00e7do vend t\u00eb rajonit. Duke folur p\u00ebr ekonomin\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se vet\u00ebm rritja ekonomike nuk mjafton.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e rritjes ka r\u00ebnd\u00ebsi. Cil\u00ebsia e saj ka r\u00ebnd\u00ebsi. Gjith\u00ebp\u00ebrfshirja ekonomike ka r\u00ebnd\u00ebsi. Dhe mbi t\u00eb gjitha, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar vijim\u00ebsin\u00eb e reformave dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer politikat n\u00eb transformim real p\u00ebr biznesin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, rritja ekonomike n\u00eb rajon gjendet n\u00ebn presion nga tkurrja e popullsis\u00eb, plakja dhe emigrimi, madh\u00ebsia e vog\u00ebl e tregut dhe e bizneseve, hap\u00ebsira e ngusht\u00eb fiskale, tregjet t\u00eb pazhvilluara t\u00eb kapitalit, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe mosp\u00ebrputhja e aft\u00ebsive t\u00eb saj me nevojat e tregut p\u00ebr aft\u00ebsi, si dhe nga institucione q\u00eb shpesh jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sesa p\u00ebr t\u00eb kordinuar. Gjithsesi, dixhitalizimi dhe inovacioni, si dhe investimet e akumuluara n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor, mbeten aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb presionit ekzistues.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebzve u k\u00ebrkohet t\u00eb imagjinojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb mendje u vjen s\u00eb pari nj\u00eb p\u00ebrzjerje e nd\u00ebrlikuar kujtimesh dhe (keq)perceptimesh. N\u00eb shum\u00eb raste, sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonin tani drejt rajonit, do t\u00eb befasoheshin nga dinamizmi i komuniteteve, aft\u00ebsit\u00eb dhe talenti leht\u00ebsisht i disponuesh\u00ebm, dhe ritmi i ndryshimit eksponencial. Ndoshta mund t\u00eb themi se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht e qart\u00eb pas vitit 2020. A do t\u00eb pajtoheshit me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Ndryshimi n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i duksh\u00ebm, dhe rajoni po b\u00ebhet vazhdimisht nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. Le t\u00eb marrim shembullin e Shqip\u00ebris\u00eb. Numri i turist\u00ebve q\u00eb vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfishuar krahasuar me nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe pas vitit 2020 vendi p\u00ebrjetoi nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme vizitor\u00ebsh, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re sektorit t\u00eb turizmit, si dhe shum\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb. Ky realitet \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb vizioni modernizues dhe t\u00eb orientuar drejt reformave, q\u00eb po materializohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shtetit, sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe vet\u00eb komuniteteve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se perceptimi n\u00eb ndryshim i rajonit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga qasja dinamike e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb ve\u00e7anti, BE-ja ka k\u00ebrkuar t\u00eb shmang\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e sfidave t\u00eb hasura n\u00eb proceset e m\u00ebparshme t\u00eb zgjerimit. Kjo reflektohet kryesisht n\u00eb metodologjin\u00eb e re t\u00eb zgjerimit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe n\u00eb prezantimin e nj\u00eb instrumenti shtes\u00eb strategjik dhe financiar p\u00ebr transformimin e rajonit: Plani i ri i Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo iniciativ\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb mund\u00ebsi konkrete q\u00eb ka bashkuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vendet e rajonit rreth s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs agjend\u00eb reformash dhe rritjeje ekonomike, duke e b\u00ebr\u00eb rajonin m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nxit edhe konkurrenc\u00ebn mes secilit vend p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb pranimit n\u00eb BE. Q\u00eb nga viti 2023 e n\u00eb vazhdim, kjo agjend\u00eb u b\u00eb haptazi m\u00eb gjeopolitike dhe e lidhur me procesin e pranimit.<\/p>\n<p>Plani dhe Instrumenti financiar i Rritjes e lidh\u00ebn financimin me realizimin e reformave duke ofruar akses gradual n\u00eb elemente t\u00eb Tregut t\u00eb Unifikuar t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebsimit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb e ndryshme nga ajo e m\u00ebparshmja: m\u00eb politike, m\u00eb k\u00ebrkuese dhe potencialisht m\u00eb transformuese, me synimin q\u00eb rajoni t\u00eb b\u00ebhet jo vet\u00ebm m\u00eb i nd\u00ebrlidhur, por edhe m\u00eb i p\u00ebrputhsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon.<\/p>\n<p>Rajoni ka nevoj\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb mos humbas\u00eb m\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb fitoj\u00eb besim. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se si do t\u00eb evoluoj\u00eb procesi i pranimit, por inkurajues \u00ebsht\u00eb fakti se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka pasur kaq shum\u00eb diskutim sa n\u00eb vitet e fundit se cili nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtari i radh\u00ebs i Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsi mbizot\u00ebrues p\u00ebr transformimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb ekonomis\u00eb, ekosistemeve t\u00eb biznesit dhe modeleve prodhuese \u00ebsht\u00eb inovacioni. Then\u00eb k\u00ebt\u00eb, ju insistoni se p\u00ebr rajonin, ajo q\u00eb ka p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore \u00ebsht\u00eb difuzioni i teknologjis\u00eb. \u00c7far\u00eb kuptoni me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Shpesh flasim p\u00ebr inovacionin sikur \u00e7do vend duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shpik\u00ebs pioner n\u00eb frontin teknologjik. Por p\u00ebr shumic\u00ebn e ekonomive t\u00eb vogla dhe me t\u00eb ardhura mesatare, vlera e v\u00ebrtet\u00eb ekonomike nuk q\u00ebndron te shpikja n\u00eb frontin e teknologjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb tek difuzioni. Pyetja m\u00eb transformuese sot p\u00ebr vendet ballkanike nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb krijojn\u00eb teknologji t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur, p\u00ebrshtatur dhe p\u00ebrhapur teknologjit\u00eb ekzistuese shpejt dhe n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Kjo mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb m\u00eb pak spektakolare sesa t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr Silicon Valley-n e ardhsh\u00ebm, por n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e rend\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Rajoni duhet t\u00eb rris\u00eb produktivitetin dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rritjes. Produktiviteti nuk rritet sepse nj\u00eb ose dy kompani jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Rritet kur mij\u00ebra kompani p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si prodhojn\u00eb, menaxhojn\u00eb, eksportojn\u00eb, trajnojn\u00eb punonj\u00ebsit, p\u00ebrdorin t\u00eb dh\u00ebnat dhe lidhen me zinxhir\u00ebt e furnizimit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton kjo n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr qeverit\u00eb dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebr bizneset?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dixhitalizimi duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej leht\u00ebsimit t\u00eb konsumatorit dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb thelbin prodhues t\u00eb ekonomis\u00eb: prodhimtarin\u00eb, zinxhirin furnizues, bujq\u00ebsin\u00eb, turizmin, energjin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e biznesit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, profili post-komunist i sip\u00ebrmarr\u00ebsve n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga ambicja, gadishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb risqet dhe oportunitetet e krijuara si nga faza e zhvillimit t\u00eb vendeve ashtu dhe nga problematikat e tranzicionit. Ata jo domosdoshm\u00ebrisht jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb praktikat e reja menaxheriale n\u00eb koh\u00ebn e revolucionit teknologjik. Firmave sot u duhet avancim menaxherial po aq sa u duhet avancim teknologjik. Vet\u00ebm nj\u00eb makineri e re nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb transformuar nj\u00eb kompani. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb transformim jan\u00eb t\u00eb domosdoshme gjithashtu praktikat e reja organizative, qeverisja m\u00eb e mir\u00eb, menaxhimi profesional dhe qasja e tyre n\u00eb tregje.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shteti ka rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo si z\u00ebvend\u00ebsues i sip\u00ebrmarrjes, por si mund\u00ebsues i difuzionit teknologjik p\u00ebrmes arsimit, infrastruktur\u00ebs, standardeve, politik\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe prokurimit publik inteligjent. Vet\u00ebm rritja ekonomike nuk mjafton. P\u00ebrmbajtja e rritjes ka r\u00ebnd\u00ebsi. Cil\u00ebsia ka r\u00ebnd\u00ebsi. Gjith\u00ebp\u00ebrfshirja ekonomike ka r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, cilat iniciativa t\u00eb qeveris\u00eb besoni se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshim vitet e fundit?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mjedis shum\u00eb skeptik, nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, qeveria intensifikoi revolucionin dixhital n\u00eb sh\u00ebrbimet publike, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb prioritet politik me objektiva t\u00eb qarta dhe duke e mb\u00ebshtetur plot\u00ebsisht me fonde dhe burime njer\u00ebzore cil\u00ebsore. Dhe nga 14 sh\u00ebrbime online n\u00eb vitin 2013, sot ka 1,275 sh\u00ebrbime elektronike q\u00eb u p\u00ebrgjigjen nevojave t\u00eb 3.5 milion\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve, 850 mij\u00eb dokumente t\u00eb shk\u00ebmbyera midis institucioneve p\u00ebr plot\u00ebsimin e dosjeve t\u00eb aplikant\u00ebve, 66 regjistra elektronik\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur midis institucioneve qeveritare, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb plot\u00ebsimin automatik t\u00eb 70% t\u00eb fushave n\u00eb formular\u00ebt e aplikimit p\u00ebr sh\u00ebrbime publike n\u00eb platform\u00ebn e-Albania.<\/p>\n<p>Ky avancim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb njohur nga sisteme t\u00eb ndryshme vler\u00ebsuese n\u00eb nivel bot\u00ebror, q\u00eb e rendisin Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr vendet me indeks \u201cshum\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d t\u00eb zhvillimit t\u00eb qeverisjes elektronike, si dhe me indeks t\u00eb lart\u00eb t\u00eb maturitetit GovTech. Dhe \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm kursimi n\u00eb koh\u00eb, para, letra dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nerva nga sh\u00ebrbimi online.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e medaljes jan\u00eb bizneset, t\u00eb cilat jan\u00eb ende t\u00eb ngurruara p\u00ebr t\u2019u zhvendosur drejt dixhitalizimit dhe difuzionit teknologjik, dhe Shqip\u00ebria po krijon nj\u00eb fokus t\u00eb ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja publike p\u00ebr inovacionin, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ekosistemet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb inovacionit dhe startup-eve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zona rreth Beogradit dhe Novi Sadit. Mb\u00ebshtetja e fort\u00eb qeveritare, p\u00ebrmes investimeve n\u00eb parqe teknologjike, stimujve p\u00ebr startup-e, leht\u00ebsirave tatimore p\u00ebr kompanit\u00eb e TI-s\u00eb dhe granteve p\u00ebr inovacion n\u00ebp\u00ebrmjet Fondit t\u00eb Inovacionit t\u00eb Serbis\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb avancim.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbyllur, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes dhe angazhimit t\u00eb fort\u00eb, axhend\u00ebn e dixhitalizimit dhe inovacionit, por gjithashtu t\u00eb krijojn\u00eb modelin ku inovacioni nuk trajtohet m\u00eb ve\u00e7mas n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe sip\u00ebrmarrjen private, por ku t\u00eb dyja pal\u00ebt nd\u00ebrveprojn\u00eb p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb strukturuara e t\u00eb hapura t\u00eb inovacionit.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb lidhja midis Talentit dhe Inovacionit n\u00eb rajonin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor kurr\u00eb nuk ka pasur munges\u00eb talenti njer\u00ebzor apo kapaciteti intelektual. P\u00ebrkundrazi, rajoni ka prodhuar vazhdimisht individ\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sektor\u00ebsh \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb inxhinierin\u00eb, mjek\u00ebsin\u00eb, sip\u00ebrmarrjen, dizajnin, matematik\u00ebn, ekspertiz\u00ebn profesionale dhe sh\u00ebrbimet dixhitale. Ajo q\u00eb rajonit shpesh i ka munguar, nuk ka qen\u00eb talenti, por ekosistemi ekonomik dhe social i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe mbajtur plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb talent brenda vendit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, inovacioni n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka hyr\u00eb jo sepse rajoni kishte burime t\u00eb bollshme, por pik\u00ebrisht sepse individ\u00ebt e talentuar ishin t\u00eb detyruar t\u00eb gjenin zgjidhje efikase dhe krijuese me mjete t\u00eb kufizuara. Nj\u00eb nga pikat e forta t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur. Meqen\u00ebse bizneset dhe individ\u00ebt shpesh kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb mjedise ekonomike t\u00eb pasigurta, shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe profesionist\u00eb kan\u00eb zhvilluar kultur\u00ebn e fleksibilitetit, zgjidhjes s\u00eb problemeve dhe ringritjes pas v\u00ebshtir\u00ebsive. K\u00ebto karakteristika po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb ekonomit\u00eb moderne t\u00eb udh\u00ebhequra nga inovacioni.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, diaspora e madhe e rajonit ka forcuar lidhjen midis talentit dhe inovacionit. Profesionist\u00ebt e arsimuar apo t\u00eb pun\u00ebsuar jasht\u00eb vendeve po kontribuojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes investimeve, mentorimit, rrjeteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe transferimit t\u00eb njohurive dhe kultur\u00ebs s\u00eb biznesit drejt vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse teknologjia evoluon me ritme kaq t\u00eb shpejta, sfida e nd\u00ebrtimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb talenteve, e p\u00ebrdit\u00ebsimit dhe rikualifikimit t\u00eb kapitalit njer\u00ebzor b\u00ebhet pjesa m\u00eb k\u00ebrkuese e ekuacionit. Paralelisht, shum\u00eb talente zgjedhin t\u00eb shkojn\u00eb jasht\u00eb vendit. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund ikjes s\u00eb trurit?<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, shum\u00eb vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor trash\u00ebguan nj\u00eb avantazh t\u00eb madh krahasues: nj\u00eb popullsi shum\u00eb t\u00eb re krahasuar me mesataren evropiane. N\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, kjo p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb dhurat\u00eb demografike dometh\u00ebn\u00ebse dhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte plot\u00ebsisht nga ky avantazh, rajoni gradualisht humbi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij potenciali. Fillimisht, kjo ndodhi p\u00ebrmes val\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb emigrimit t\u00eb nxitura nga papun\u00ebsia, pasiguria ekonomike dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike. M\u00eb von\u00eb, r\u00ebnia e shkall\u00ebs s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrshpejtoi m\u00eb tej presionet demografike. Th\u00ebn\u00eb thjesht, rajonit i mungonte fuqia ekonomike dhe stabiliteti institucional, t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb vend nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kapaciteteve t\u00eb tij njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se pa mund\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike, b\u00ebhet jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndalohet l\u00ebvizshm\u00ebria. Njer\u00ebzit natyrsh\u00ebm l\u00ebvizin drejt vendeve ku besojn\u00eb se ekziston mund\u00ebsi, stabilitet dhe vler\u00ebsim profesional. Por k\u00ebtu mendoj se ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb menduari. \u201cBrain drain\u201d \u00ebsht\u00eb real dhe mbetet i kushtuesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, diaspora nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb simptom\u00eb humbjeje. Ajo mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb aset strategjik, n\u00ebse ndalojm\u00eb s\u00eb menduari p\u00ebr kapitalin njer\u00ebzor thjesht\u00eb n\u00eb terma territorial\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb se si t\u2019i mbajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe si t\u00eb mbajm\u00eb \u00e7do talent n\u00eb vend. Kjo as nuk \u00ebsht\u00eb realiste, as domosdoshm\u00ebrisht e d\u00ebshirueshme. Pyetja \u00ebsht\u00eb se si ta kthejm\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb qarkullim, dhe qarkullimin n\u00eb zhvillim. Na duhet t\u00eb krijojm\u00eb kushte t\u00eb brendshme q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb q\u00ebndrimin, ose kthimin, nj\u00eb zgjedhje llogjike. Njer\u00ebzit nuk largohen vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pagave. Ata largohen gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb paparashikueshm\u00ebris\u00eb, meritokracis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt, f\u00ebrkimeve burokratike, mjediseve t\u00eb varf\u00ebra k\u00ebrkimore, dhe ndjenj\u00ebs se p\u00ebrpjekja nuk p\u00ebrputhet me mund\u00ebsit\u00eb. Pra, p\u00ebrgjigja p\u00ebr enigm\u00ebn e talentit nuk \u00ebsht\u00eb sentimentale. \u00cbsht\u00eb strukturore. Institucione m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb politik\u00eb talenti. Qytete m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb politik\u00eb talenti. Shkolla dhe universitete m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb politik\u00eb talenti. Nj\u00eb sektor privat m\u00eb dinamik \u00ebsht\u00eb politik\u00eb talenti.<\/p>\n<p>Shpesh kulturat, si dhe disa nga tiparet e p\u00ebrbashk\u00ebta kulturore t\u00eb rajonit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe progresin. A ekzistojn\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb transformuar kultur\u00ebn ton\u00eb n\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit dhe rritjes?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb delikatja, sepse referimet mbi kultur\u00ebn shpesh b\u00ebhen ose shum\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore ose shum\u00eb fataliste.<\/p>\n<p>D\u00ebgjojm\u00eb se rajoni frenohet nga mosbesimi, t\u00eb menduarit afatshkurt\u00ebr, hierarkia e tep\u00ebrt, frika nga d\u00ebshtimi, informaliteti, apo prirja drejt rrjeteve t\u00eb njohjeve personale n\u00eb vend t\u00eb sistemeve jopersonale. Ka nj\u00ebfar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete n\u00eb k\u00ebto v\u00ebzhgime. Por kultura nuk \u00ebsht\u00eb fat i paracaktuar. Kultura evoluon kur evoluojn\u00eb stimujt, kur evoluojn\u00eb institucionet, dhe kur shoq\u00ebrit\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblejn\u00eb sjellje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb i ri sheh q\u00eb iniciativa nd\u00ebshkohet, konformizmi shp\u00ebrblehet, dhe rregullat zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive, at\u00ebher\u00eb kultura e hezitimit dhe e cinizmit do t\u00eb riprodhohen. Por n\u00ebse institucionet fillojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblejn\u00eb kompetenc\u00ebn, transparenc\u00ebn, bashk\u00ebpunimin dhe eksperimentimin, at\u00ebher\u00eb edhe normat kulturore fillojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kultura ndryshon jo p\u00ebrmes leksioneve, por p\u00ebrmes p\u00ebrvojave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura se \u00e7far\u00eb funksionon dhe \u00e7far\u00eb vler\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shtoja gjithashtu se rajoni ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebnvler\u00ebson nj\u00eb nga avantazhet e tij t\u00eb forta potenciale: dend\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb af\u00ebrsie, mbivendosjesh gjuh\u00ebsore, referencash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta historike, tregjesh t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe familjariteti njer\u00ebzor. K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb burime f\u00ebrkimi, po, por mund t\u00eb transformohen edhe n\u00eb avantazh ekonomik. Rajonet nuk zhvillohen vet\u00ebm p\u00ebrmes konkurrenc\u00ebs. Ato zhvillohen gjithashtu p\u00ebrmes rrjeteve, plot\u00ebsueshm\u00ebrive dhe platformave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht si t\u2019i mbajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb vend. Pyetja \u00ebsht\u00eb si ta shnd\u00ebrrojm\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb qarkullim, dhe qarkullimin n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Rajoni karakterizohet nga af\u00ebrsi kulturore, gjeografike, madje edhe gjenealogjike-sociologjike. N\u00ebse merret parasysh edhe kjo, duket logjike q\u00eb mir\u00ebqenia e rajonit do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb nga lidhshm\u00ebria m\u00eb e lart\u00eb, nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb e keni theksuar si n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Tiran\u00ebs ashtu edhe n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Delfit. Megjithat\u00eb, kur dikush studion lidhjet shum\u00ebshtresore, duket se ekziston hap\u00ebsir\u00eb e konsiderueshme e paeksploruar dhe e pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr sinergji dhe bashk\u00ebpunim. Si mund t\u00eb trajtohen dhe t\u00eb arrihen t\u00eb gjitha k\u00ebto?<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pasur sukses. Ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb efektiv n\u00eb p\u00ebrdorimin e asaj q\u00eb tashm\u00eb ka: talenti, af\u00ebrsia, energjia sip\u00ebrmarr\u00ebse, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur, dhe nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim n\u00eb rritje se modelet e vjetra t\u00eb rritjes kan\u00eb arritur kufijt\u00eb e tyre. Dhe kapitulli i ardhsh\u00ebm p\u00ebr rajonin nuk do t\u00eb shkruhet vet\u00ebm nga deklarata t\u00eb m\u00ebdha. Do t\u00eb shkruhet nga fakti n\u00ebse mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb besim, firma q\u00eb mund t\u00eb shkall\u00ebzohen, politika q\u00eb mb\u00ebshtesin difuzionin, dhe bashk\u00ebpunim rajonal q\u00eb krijon hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, n\u00eb vend t\u00eb kompartimenteve m\u00eb t\u00eb vogla politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor mund t\u00eb kaloj\u00eb nga t\u00eb parit si periferi, n\u00eb t\u00eb kuptuarit si nj\u00eb pjes\u00eb e lidhur, inteligjente dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e s\u00eb ardhmes s\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballkanit Per\u00ebndimor nuk i duhet t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pasur sukses. Duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb efektiv n\u00eb p\u00ebrdorimin e asaj q\u00eb tashm\u00eb ka: talent, af\u00ebrsi, energji sip\u00ebrmarr\u00ebse, p\u00ebrshtatshm\u00ebri dhe nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje se modelet e vjetra t\u00eb zhvillimit kan\u00eb arritur kufijt\u00eb e tyre. Dhe kapitulli i ardhsh\u00ebm p\u00ebr rajonin nuk do t\u00eb shkruhet vet\u00ebm me deklarata t\u00eb m\u00ebdha. Do t\u00eb shkruhet nga fakti n\u00ebse mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb besim, biznese q\u00eb mund t\u00eb zgjerohen, politika q\u00eb mb\u00ebshtesin difuzionin teknologjik dhe bashk\u00ebpunim rajonal q\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike n\u00eb vend t\u00eb \u201cndarjeve\u201d politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor mund t\u00eb kaloj\u00eb nga t\u00eb konsideruarit si periferi, n\u00eb t\u00eb kuptuarit si nj\u00eb pjes\u00eb e lidhur, e men\u00e7ur dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e s\u00eb ardhmes s\u00eb Evrop\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ka baza reale p\u00ebr optimiz\u00ebm: sepse mund\u00ebsia m\u00eb e madhe e rajonit sot nuk q\u00ebndron tek pritja q\u00eb historia t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, por tek t\u00eb m\u00ebsuarit se si t\u00eb vetorganizohet m\u00eb mir\u00eb. Dhe s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.fortunegreece.com\/customer-review\/linda-rama-the-new-growth-narrative-for-the-western-balkans\/?api_key=c1eda1a10587332754fa8e48e079bcf222d9f38c88b8c8ae&amp;id=870102\">Linda Rama: The new growth narrative for the Western Balkans<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekonomiste me p\u00ebrvoj\u00eb, gjer\u00ebsisht aktive ne \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe njohuri t\u00eb thelluara mbi transformimet sociale, politike dhe ekonomike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Linda Rama analizon ndryshimet e thella, sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb e rajonit. PhD n\u00eb Ekonomi, bashk\u00ebthemeluese e Qendr\u00ebs p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebshorte e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ajo ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98122","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98122\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}