{"id":98043,"date":"2026-08-27T17:48:19","date_gmt":"2026-08-27T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/a-do-te-bjere-qeveria-ne-gracken-e-behgjet-pacollit\/"},"modified":"2026-08-27T17:48:19","modified_gmt":"2026-08-27T17:48:19","slug":"a-do-te-bjere-qeveria-ne-gracken-e-behgjet-pacollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/a-do-te-bjere-qeveria-ne-gracken-e-behgjet-pacollit\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb bjer\u00eb Qeveria n\u00eb \u201cgrack\u00ebn\u201d e Behgjet Pacollit?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada\/<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon n\u00eb debatin e dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs. Jo domosdoshm\u00ebrisht te kontratat, afatet apo parat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb fund do t\u00eb flasin jurist\u00ebt dhe dokumentet. Por te m\u00ebnyra se si po sillen dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi Behgjet Pacollin dhe MABCO-n, q\u00eb flasin shum\u00eb. Akuza, deklarata, intervista dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrgjigje. Nga ana tjet\u00ebr kemi Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, e cila pothuajse nuk flet fare. Dhe e gjitha kjo ndodh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mosmarr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb nisur drejt arbitrazhit.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse \u00e7\u00ebshtjen do ta zgjidhin \u201carbitrat\u201d, p\u00ebrse Pacolli ka kaq shum\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb debati t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb publik? Ndoshta p\u00ebrgjigjja duhet k\u00ebrkuar pik\u00ebrisht te heshtja e Tiran\u00ebs. Mesa duket, Qeveria k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka zgjedhur t\u00eb mos e zhvilloj\u00eb betej\u00ebn n\u00eb televizion. T\u00eb mos i p\u00ebrgjigjet \u00e7do deklarate me nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr dhe \u00e7do akuze me nj\u00eb kund\u00ebrakuz\u00eb. Me gjas\u00eb, jo sepse nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb, por sepse n\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb po shkon drejt arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ndonj\u00ebher\u00eb ajo q\u00eb nuk thua publikisht mund t\u00eb jet\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa ajo q\u00eb ke n\u00eb dosje. Dhe Shqip\u00ebria ka nj\u00eb precedent q\u00eb nuk mund t\u00eb harrohet kaq leht\u00eb: \u00e7\u00ebshtjen e Francesco Be\u00e7hetti.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb histori, deklaratat publike t\u00eb kryeministrit Edi Rama u p\u00ebrdor\u00ebn nga pala tjet\u00ebr si pjes\u00eb e argumenteve p\u00ebr t\u00eb paraqitur konfliktin jo thjesht si nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje biznesi, por si nj\u00eb p\u00ebrplasje ku investitori pretendonte se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nga pushteti dhe madje persekutohej pik\u00ebrisht p\u00ebr emrin dhe kompanin\u00eb q\u00eb kishte. Ky mesa duket \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb kushton shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u harruar sot kur Shqip\u00ebria ndodhet s\u00ebrish para abritrazhit. Koha ka treguar pra se n\u00eb arbitrazh nuk shkojn\u00eb vet\u00ebm kontratat. Shkojn\u00eb shkresat, emailet, vendimet, deklaratat dhe \u00e7do element q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb historin\u00eb e saj. Prandaj sot nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb del dhe e akuzon publikisht Pacollin mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb titull t\u00eb mir\u00eb lajmi, por nj\u00eb sh\u00ebrbim shum\u00eb t\u00eb keq dhe me kosto t\u00eb larta p\u00ebr shtetin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, heshtja e qeveris\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb dob\u00ebsi. Mund t\u00eb jet\u00eb strategji. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind dyshimi tjet\u00ebr: Pse duhet t\u00eb jet\u00eb Behgjet Pacolli duket kaq i interesuar ta thyej\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje? N\u00ebse MABCO \u00ebsht\u00eb e bindur se \u00ebsht\u00eb pala e d\u00ebmtuar, n\u00ebse dokumentet jan\u00eb t\u00eb qarta dhe n\u00ebse kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb rruga \u00ebsht\u00eb e hapur: Arbitrazhi.<\/p>\n<p>Atje nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush dha m\u00eb shum\u00eb intervista n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb. Ka r\u00ebnd\u00ebsi kush ka respektuar kontrat\u00ebn dhe kush jo. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, insistimi p\u00ebr ta mbajtur konfliktin politikisht dhe mediatikisht t\u00eb ndezur ngre nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb natyrshme: Mos vall\u00eb pala tjet\u00ebr k\u00ebrkon pik\u00ebrisht nj\u00eb reagim t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare? Apo m\u00eb sakt\u00eb, po k\u00ebrkon nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb humbet durimin. Nj\u00eb akuz\u00eb nga MIE. Ndoshta edhe nj\u00eb fjali nga vet\u00eb Rama\u2026<\/p>\n<p>Sepse pastaj loja ndryshon! Nga nj\u00eb konflikt mbi detyrimet kontraktuale mund t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet narrativa e konfliktit mes shtetit dhe investitorit. Dhe aty nj\u00eb deklarat\u00eb politike, sado e par\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb duket sot n\u00eb Tiran\u00eb, nes\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb e p\u00ebrkthyer n\u00eb anglisht n\u00eb dosjen e arbitrazhit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse qeveria b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb nuk hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, duke na shmangur me shpres\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb majme dhe qyl p\u00ebr Pacollin. N\u00ebse ka argumente, ato duhen ruajtur p\u00ebr tryez\u00ebn ku do t\u00eb vendoset \u00e7\u00ebshtja. N\u00ebse ka dokumente, ato duhet t\u00eb flasin aty ku kan\u00eb pesh\u00eb juridike. Dhe n\u00ebse pala tjet\u00ebr k\u00ebrkon nj\u00eb debat publik, shteti nuk ka asnj\u00eb detyrim t\u2019ia ofroj\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, k\u00ebtu raporti b\u00ebhet interesant sepse sa m\u00eb shum\u00eb hesht qeveria, aq m\u00eb shum\u00eb flet Pacolli. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb Pacolli k\u00ebrkon nj\u00eb kund\u00ebrshtar p\u00ebrball\u00eb kamerave, aq m\u00eb shum\u00eb lind pyetja n\u00ebse problemi i tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet heshtja e Ministris\u00eb apo fakti q\u00eb kjo heshtje nuk po i jep at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon. N\u00ebse synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb pala shqiptare t\u00eb reagoj\u00eb, t\u00eb nervozohet dhe t\u00eb prodhoj\u00eb deklarata q\u00eb m\u00eb pas mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb ushqyer nj\u00eb narrativ\u00eb politike n\u00eb Arbitrazh, at\u00ebher\u00eb deri tani kjo strategji nuk po funksionon. Qeveria dhe ve\u00e7an\u00ebrisht MIE nuk po ia jep k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ndoshta Pacolli \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i bindur se do ta fitoj\u00eb arbitrazhin. Ndoshta MABCO ka argumentet q\u00eb pretendon se ka dhe n\u00eb fund do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb huajt ata q\u00eb do t\u00eb vendosin se kush ka t\u00eb drejt\u00eb. Por deri at\u00ebher\u00eb mbetet nj\u00eb pyetje fare e thjesht\u00eb: N\u00ebse e ke kaq t\u00eb fort\u00eb dosjen, p\u00ebrse t\u00eb duhet kaq shum\u00eb mikrofoni?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada\/ Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon n\u00eb debatin e dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs. Jo domosdoshm\u00ebrisht te kontratat, afatet apo parat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb fund do t\u00eb flasin jurist\u00ebt dhe dokumentet. Por te m\u00ebnyra se si po sillen dy pal\u00ebt. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi Behgjet Pacollin dhe MABCO-n, q\u00eb flasin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98043","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98043\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}