{"id":98022,"date":"2026-08-27T14:48:11","date_gmt":"2026-08-27T14:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/arrestimi-i-agasit-nga-ndjekja-ne-rruge-te-sekuestrimi-i-land-rover-it-per-cfare-e-akuzon-spak\/"},"modified":"2026-08-27T14:48:11","modified_gmt":"2026-08-27T14:48:11","slug":"arrestimi-i-agasit-nga-ndjekja-ne-rruge-te-sekuestrimi-i-land-rover-it-per-cfare-e-akuzon-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/arrestimi-i-agasit-nga-ndjekja-ne-rruge-te-sekuestrimi-i-land-rover-it-per-cfare-e-akuzon-spak\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Agasit, nga ndjekja n\u00eb rrug\u00eb te sekuestrimi i \u201cLand Rover\u201d-it\/ P\u00ebr \u00e7far\u00eb e akuzon SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Ergys Agasi, nj\u00eb prej personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes s\u00eb AKSHIT, u arrestua dit\u00ebn e djeshme,\u00a0 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Agasi ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar masa \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr procedurat e prokurimeve t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>Forcat Operacionale i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb prangat n\u00eb zon\u00ebn e Plepave, teksa ka qen\u00eb duke udh\u00ebtuar me automjet.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e arrestimit, Agasi shoq\u00ebrohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, i njohur si krahu i djatht\u00eb i ish-drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Ilir Proda.<\/p>\n<p>Pas arrestimit, Agasi u d\u00ebrgua Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ku u mor n\u00eb pyetje p\u00ebr rreth 3 or\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb mesnat\u00ebs \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Bllokun e Siguris\u00eb, pran\u00eb rrug\u00ebs \u201cMine Peza\u201d.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave t\u00eb nevojshme dhe ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (BKH), Agasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb ambientet e paraburgimit.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aty deri n\u00eb daljen p\u00ebrpara GJKKO-s\u00eb, ku pritet t\u2019i komunikohet zyrtarisht masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Si u pikas Agasi?<\/p>\n<p>Raportohet se sipas burimeve, ka qen\u00eb fillimisht nj\u00eb patrull\u00eb policie n\u00eb Elbasan q\u00eb ka pikasur mjetin tip Audi RS6 me t\u00eb cilin l\u00ebvizte Agasi dhe Ulian Shpataraku dhe u jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb organizuar puna dhe jan\u00eb shtuar forcat operacionale p\u00ebr ta ndaluar n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mjeti \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr rreth 40 kilometra n\u00eb drejtim t\u00eb Peqinit, Rrogozhin\u00ebs dhe m\u00eb pas Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment, automjeti me t\u00eb cilin udh\u00ebtonin dy personat dyshohet se ka tentuar t\u00eb parakaloj\u00eb furgonin e policis\u00eb. Pas k\u00ebsaj, Forcat Operacionale kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb duke e rrethuar automjetin n\u00eb zon\u00ebn e Plepave.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb operacionit, Ergys Agasi \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb makin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb pranga ka p\u00ebrfunduar edhe Uljan Shpataraku, i cili ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Automjeti Audi RS6, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Shpatarakut, \u00ebsht\u00eb sekuestruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e sot\u00ebm, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz t\u00eb Agasit, nj\u00eb Land Rover Defender, i cili dyshohet se ishte mbajtur i fshehur n\u00eb garazhin e nj\u00eb prej vilave n\u00eb \u201cEquos Resort\u201d.<\/p>\n<p>Akuzat ndaj Agasit<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka reaguar n\u00eb or\u00ebt e vona me nj\u00eb njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej muajsh p\u00ebr afer\u00ebn e AKSHI-t.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar, SPAK e lidh hetimin me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale, duke nisur nga nd\u00ebrhyrjet e paligjshme n\u00eb konkurrenc\u00eb dhe tendera publik\u00eb, deri te korrupsioni, pastrimi i parave dhe aktiviteti kriminal n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar.<\/p>\n<p>Biznesmeni dyshohet p\u00ebr \u201cKonkurrenc\u00ebn e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, \u201cHeqjen e paligjshme t\u00eb liris\u00eb\u201d, shkeljen e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike, korrupsion aktiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike, pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, si dhe p\u00ebr \u201cGrupin e strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pune disa javore n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me strukturat operacionale t\u00eb specializuara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, sot m\u00eb dat\u00eb 26.8.2026, u b\u00eb i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, n\u00eb hyrjen jugore qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb zon\u00ebn e Plepave, n\u00eb autostrad\u00eb. N\u00eb momentin e arrestimit ky shtetas shoq\u00ebrohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonj\u00ebs policie, i cili \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d e parashikuar nga neni 302\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vijon hetimet p\u00ebr procedimin penal nr. 20\/1 t\u00eb vitit 2025,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin, m\u00eb dat\u00eb 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi.<\/p>\n<p>Ky shtetas po hetohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale: \u201cKonkurrenca e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, \u201cHeqja e paligjshme e liris\u00eb\u201d, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d e kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, si dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d t\u00eb parashikuara nga nenet 110, 170\/b e 28\/4, 258, 287 dhe 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal, \u201cKorrupsioni aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dyt\u00eb i K. Penal.<\/p>\n<p>Ndaj personit n\u00ebn hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 dat\u00eb 15.12.2025, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs se Pare P\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr tu ekzekutuar nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me shkres\u00ebn nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.<\/p>\n<p>Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar falenderon Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr kryerjen me sukses t\u00eb operacionit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/arrestimi-i-agasit\/\">Arrestimi i Agasit, nga ndjekja n\u00eb rrug\u00eb te sekuestrimi i \u201cLand Rover\u201d-it\/ P\u00ebr \u00e7far\u00eb e akuzon SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ergys Agasi, nj\u00eb prej personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes s\u00eb AKSHIT, u arrestua dit\u00ebn e djeshme,\u00a0 n\u00eb Durr\u00ebs. Agasi ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar masa \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr procedurat e prokurimeve t\u00eb AKSHI-t. Forcat Operacionale i kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98022","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98022\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}