{"id":98000,"date":"2026-08-27T09:48:18","date_gmt":"2026-08-27T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/republikat-e-pavarura-te-republikes-se-shqiperise\/"},"modified":"2026-08-27T09:48:18","modified_gmt":"2026-08-27T09:48:18","slug":"republikat-e-pavarura-te-republikes-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/republikat-e-pavarura-te-republikes-se-shqiperise\/","title":{"rendered":"Republikat e pavarura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani <\/p>\n<p>Ka nj\u00eb moment kur absurdi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gabim. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr vet\u00ebvendosjen e pagave t\u00eb gjyq\u00ebsorit, pa pyetur ask\u00ebnd dhe pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb as hierarkin\u00eb kushtetuese t\u00eb shtetit, ka mb\u00ebrritur pik\u00ebrisht aty ku ishte nisur, n\u00eb kulmin e vet, te vet\u00ebpagimi sipas qejfit. Madje jo vet\u00ebm sipas qejfit, por edhe me hesap prapaveprues. Vendos sot dhe merr parat\u00eb edhe p\u00ebr dje.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do shtet normal kjo do t\u00eb quhej konflikt interesi. N\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb quhet \u201cpavar\u00ebsi e pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pjesa tjet\u00ebr e shtetit rri si guak. Ose, edhe m\u00eb keq, k\u00ebrcen vallen e krenaris\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn \u201ce mrekullueshme\u201d q\u00eb na solli deri k\u00ebtu. N\u00eb fakt, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike duket se vet\u00ebm Fatmir Xhafaj vazhdon ta mbaj\u00eb me fanatiz\u00ebm flamurin e krenaris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpikje kushtetuese.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebma tashm\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Republika e gjyqtar\u00ebve nuk e njeh m\u00eb veten si pjes\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb republik\u00eb m\u00eb vete, me buxhet t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vendimet i merr vet\u00eb, fatur\u00ebn ia d\u00ebrgon shtetit.<\/p>\n<p>Dhe mos u \u00e7udisni fare n\u00ebse nes\u00ebr KLGJ vendos t\u00eb krijoj\u00eb Drejtorin\u00eb e vet t\u00eb Tatimeve. Pse jo? N\u00ebse mund t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb pagat, pse t\u00eb mos mbledh\u00eb edhe taksat? Mbase krijon edhe dogan\u00ebn e vet, me vul\u00eb dhe stem\u00eb republikane.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb p\u00ebrdori edhe Republika e SPAK-ut, q\u00eb k\u00ebrkoi policin\u00eb e vet p\u00ebr t\u00eb arrestuar qytetar\u00ebt. Pastaj kemi Republik\u00ebn e GJKKO-s\u00eb, nj\u00eb republik\u00eb brenda republik\u00ebs s\u00eb gjykatave, kir vendos rregulla q\u00eb as gjykata e Apelit n\u00eb korridorin ngjitur nuk i njeh\u2026<\/p>\n<p>\u00c7do institucion tashm\u00eb ka sovranitetin e vet. Ka srel\u00ebn me flamurin e vet dhe me kompetenca q\u00eb zgjaten deri aty ku mbaron shteti. N\u00eb disa raste i tejkalojn\u00eb edhe kufinjt\u00eb e shtetit, kur marrin p\u00ebrsip\u00ebrnt\u00eb luftojn\u00eb edhenkrimin n\u00eb vendet e tjera\u2026<\/p>\n<p>Kemi arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb groteske. Kemi krijuar jo thjesht ndarje pushtetesh, por cop\u00ebtim t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Baballar\u00ebt e teoris\u00eb s\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, Montesquieu e t\u00eb tjer\u00ebt, duhet t\u00eb jen\u00eb habitur n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr me k\u00ebt\u00eb \u201cinovacion\u201d shqiptar. Ata menduan ndarje p\u00ebr t\u00eb balancuar pushtetin. Ne shpik\u00ebm ndarjen q\u00eb shp\u00ebrb\u00ebn shtetin.<\/p>\n<p>Askujt prej tyre nuk i kishte shkuar n\u00eb mendje t\u00eb projektonte nj\u00eb parlament t\u00eb zgjedhur nga sovrani, i cili t\u00eb mos mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ligjet q\u00eb gjykon t\u00eb nevojshme, nd\u00ebrsa institucionet q\u00eb ai krijon t\u00eb mos i k\u00ebrkojn\u00eb llogari askujt.<\/p>\n<p>Askujt prej tyre nuk i kishte shkuar n\u00eb mendje q\u00eb qeveria nuk duhet t\u2019i jap\u00eb llogari parlamentit, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia t\u2019i mbyll\u00eb goj\u00ebn parlamentar\u00ebve. Le pastaj shantazhet q\u00eb mund tu b\u00ebhen deputet\u00ebve n\u00eb ambasadat e shteteve t\u00eb tjera, se ky \u00ebsht\u00eb hesap tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Askujt prej tyre nuk i kishte shkuar n\u00eb mendje q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmbys\u00ebsh vullnetin e t\u00eb zgjedhurve t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, askujt nuk i kishte shkuar n\u00eb mendje q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb pushtet t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb se sa do t\u00eb paguhet, madje m\u00eb shum\u00eb se Kryetari i Shtetit.<\/p>\n<p>Inshallah nuk i shkon n\u00eb mend Presidentit t\u2019ia caktoj\u00eb vetes rrog\u00ebn, me arsyetimin, \u201cPo kur e b\u00ebjn\u00eb shtetar\u00ebt, pse jo edhe un\u00eb si kryetar i shtetit?\u201d<\/p>\n<p>Pastaj pse t\u00eb ndalet aty?<\/p>\n<p>Parlamenti ia vendos vetes rrog\u00ebn.<\/p>\n<p>Qeveria, q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb financat e shtetit, ia vendos vetes edhe m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Ministri i Financave mund t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb paguhet m\u00eb shum\u00eb se Kryeministri.<\/p>\n<p>Pse jo?<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, \u00e7do institucion \u00ebsht\u00eb republik\u00eb n\u00eb vete dhe Republika e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet vet\u00ebm bankomati ku t\u00eb gjitha republikat e vogla shkojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin parat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rezultati i ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016, t\u00eb cilat impojuan nj\u00eb organizim shtet\u00ebror ku pavar\u00ebsia u shnd\u00ebrrua n\u00eb paprekshm\u00ebri, nd\u00ebrsa balanca u zhduk. Pushtetet nuk kontrollojn\u00eb m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, por thjesht jetojn\u00eb secili n\u00eb territorin e vet sovran.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb deformim i shtetit.<\/p>\n<p>Prandaj ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb rishikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb organizimit kushtetues. Pushtetet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara, por edhe t\u00eb balancuara. T\u00eb pavarura, por jo sovrane mbi Republik\u00ebn. Asnj\u00eb institucion nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi shtetin q\u00eb e krijon.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb u tha: \u201cLum ne q\u00eb b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe se tani do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb model nuk shkohet askund.<\/p>\n<p>Jo n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>As deri te kufijt\u00eb e autoritetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Ka nj\u00eb moment kur absurdi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gabim. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sistem. Debati p\u00ebr vet\u00ebvendosjen e pagave t\u00eb gjyq\u00ebsorit, pa pyetur ask\u00ebnd dhe pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb as hierarkin\u00eb kushtetuese t\u00eb shtetit, ka mb\u00ebrritur pik\u00ebrisht aty ku ishte nisur, n\u00eb kulmin e vet, te vet\u00ebpagimi sipas qejfit. Madje jo vet\u00ebm sipas qejfit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98000","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98000\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}