{"id":97984,"date":"2026-08-27T07:48:23","date_gmt":"2026-08-27T07:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/kryengritje-e-drejtesise-se-re-kunder-shtetit-per-pagat-e-veta\/"},"modified":"2026-08-27T07:48:23","modified_gmt":"2026-08-27T07:48:23","slug":"kryengritje-e-drejtesise-se-re-kunder-shtetit-per-pagat-e-veta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/27\/kryengritje-e-drejtesise-se-re-kunder-shtetit-per-pagat-e-veta\/","title":{"rendered":"Kryengritje e drejt\u00ebsis\u00eb \u201cs\u00eb re\u201d kund\u00ebr shtetit p\u00ebr pagat e veta"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka miratuar nj\u00eb vendim me t\u00eb cilin p\u00ebrcakton pag\u00ebn e re referuese t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Vendimi urdh\u00ebron q\u00eb formula e re t\u00eb zbatohet nga 1 gushti 2026 dhe q\u00eb pagat t\u00eb rillogariten edhe p\u00ebr periudh\u00ebn nga 1 prilli 2023 deri m\u00eb 31 korrik 2026. Diferencat e prapambetura parashikohet t\u00eb p\u00ebrballohen nga Buxheti i Shtetit dhe t\u00eb paguhen gjat\u00eb viteve 2027 dhe 2028.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Erjon Bani, ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb projekturdh\u00ebr p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb interpretim n\u00eb list\u00ebpages\u00eb konkrete. Ai p\u00ebrcakton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn baz\u00eb prej 236 425 lek\u00ebsh, urdh\u00ebron rillogaritjen e pagave nga prilli i vitit 2023, njeh si detyrim edhe shumat p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata nuk ka fonde dhe ia kalon KLGJ-s\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sigurimin e parave.<\/p>\n<p>Dokumenti i Banit zgjedh vet kategorin\u00eb referuese, p\u00ebrcakton vet elementet e pag\u00ebs, nxjerr vet shum\u00ebn p\u00ebrfundimtare, vendos vet dat\u00ebn e zbatimit dhe krijon detyrimin financiar, duke u sjell\u00eb si nj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs dhe minist\u00ebr Financash nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb organ vet\u00ebqeveris\u00ebs i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re merr nj\u00ebkoh\u00ebsisht atribute t\u00eb pushtetit legjislativ dhe t\u00eb atij ekzekutiv, p\u00ebrcakton vet\u00eb pag\u00ebn, llogarit fatur\u00ebn dhe m\u00eb pas i k\u00ebrkon qeveris\u00eb t\u00eb gjej\u00eb parat\u00eb.<\/p>\n<p>KLGJ-ja \u00ebsht\u00eb organi vet\u00ebqeveris\u00ebs i gjyq\u00ebsorit. Ajo em\u00ebron, promovon, transferon dhe disiplinon gjyqtar\u00ebt, administron sistemin e gjykatave dhe p\u00ebrgatit k\u00ebrkesat e tij buxhetore. Por KLGJ-ja administron pushtetin gjyq\u00ebsor sipas ligjit, por nuk prodhon ligje p\u00ebr pushtetin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ligjet q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb pagat dhe krijojn\u00eb detyrime p\u00ebr Buxhetin e Shtetit miratohen nga Kuvendi. Qeveria dhe institucionet e tjera i zbatojn\u00eb ato. Gjykatat kontrollojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb parimi elementar i ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Po si mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb re t\u00eb pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, me vendimin e 17 shkurtit 2026, konstatoi se ngrirja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin rritur pagat e kategorive t\u00eb tjera t\u00eb administrat\u00ebs dhe paga e Presidentit, p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb \u201culje t\u00eb fsheht\u00eb\u201d t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo shfuqizoi formul\u00ebn e miratuar n\u00eb vitin 2023 dhe i la Kuvendit afat deri m\u00eb 31 korrik 2026 p\u00ebr t\u00eb miratuar nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 korrik 2026, qeveria ndryshoi VKM-n\u00eb nr. 325 t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr struktur\u00ebn dhe nivelet e pagave t\u00eb administrat\u00ebs publike. Ky vendim nuk caktoi pagat e gjyqtar\u00ebve. Ai p\u00ebrcaktoi dhe p\u00ebrdit\u00ebsoi pagat e kategorive t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 korrik, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb vendosur nga Kushtetuesja, deputet\u00ebt socialist\u00eb Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli depozituan n\u00eb Kuvend nj\u00eb projektligj tjet\u00ebr. Ata propozuan q\u00eb paga e magjistrat\u00ebve t\u00eb vazhdonte t\u00eb lidhej me pag\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, por koeficienti t\u00eb rritej nga 0,36 n\u00eb 0,38.<\/p>\n<p>Me pag\u00ebn e Presidentit prej 425 mij\u00eb lek\u00ebsh, formula socialiste e \u00e7on pag\u00ebn referuese t\u00eb magjistratit n\u00eb 161 500 lek\u00eb. Projektligji parashikon q\u00eb kjo formul\u00eb t\u00eb ket\u00eb efekt prapaveprues nga 1 prilli 2023.<\/p>\n<p>Mosveprimi i Kuvendit krijoi boshll\u00ebkun q\u00eb po keqp\u00ebrdoret nga Erjon Bani dhe KLGJ-ja. Por axhenda e shtyr\u00eb e Kuvendit nuk e shnd\u00ebrron automatikisht KLGJ-n\u00eb n\u00eb Kuvend dhe as Erjon Banin n\u00eb minist\u00ebr Financash. Kompetencat kushtetuese nuk transferohen nga nj\u00eb pushtet te tjetri vet\u00ebm sepse institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs nuk ka vepruar brenda afatit.<\/p>\n<p>KLGJ-ja mori nga tabela e qeveris\u00eb kategorin\u00eb e lart\u00eb drejtuese dhe pag\u00ebn p\u00ebr pozicion prej 222 425 lek\u00ebsh. M\u00eb pas i shtoi 14 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nivelin e kualifikimit dhe e shpalli shum\u00ebn 236 425 lek\u00eb si pag\u00ebn referuese baz\u00eb t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Pra, KLGJ-ja vendosi q\u00eb vet nj\u00eb  pag\u00eb t\u00eb b\u00ebhej referenc\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Diferenca nd\u00ebrmjet dy alternativave \u00ebsht\u00eb e madhe. Projektligji socialist propozon nj\u00eb baz\u00eb prej 161 500 lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa KLGJ-ja miraton 236 425 lek\u00eb, pra 74 925 lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm n\u00eb pag\u00ebn referuese, pa p\u00ebrfshir\u00eb shtesat q\u00eb llogariten mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ekzistenca e k\u00ebtyre dy formulave provon se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrllogaritje automatike t\u00eb diktuar nga Gjykata Kushtetuese. N\u00ebse zgjidhja do t\u00eb ishte vet\u00ebm matematikore, nuk mund t\u00eb dilnin nga i nj\u00ebjti vendim kushtetues dy paga kaq t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kuvendi, p\u00ebrmes projektligjit socialist, zgjodhi pag\u00ebn e Presidentit dhe koeficientin 0,38, kurse  KLGJ-ja zgjodhi funksionarin e administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, b\u00ebri ekuivalentimin me kategorin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshiu shtes\u00ebn e kualifikimit dhe p\u00ebrcaktoi nj\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfundimtare shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pra n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb akt administrativ, KLGJ-ja ka b\u00ebr\u00eb rolin e ligjv\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e saj.<\/p>\n<p>KLGJ-ja ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb spekullim tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd, pasi ka marr\u00eb  formul\u00ebn q\u00eb Gjykata Kushtetuese kishte parashikuar p\u00ebr detyrimet e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe e shnd\u00ebrroi n\u00eb formul\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr pagat pas 1 gushtit 2026. K\u00ebt\u00eb nuk e ka vendosur shprehimisht Gjykata Kushtetuese. K\u00ebt\u00eb e ka vendosur vet\u00eb KLGJ-ja.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb problematike \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si krijohet fatura. Fillimisht KLGJ-ja p\u00ebrcakton pag\u00ebn dhe urdh\u00ebron nisjen e pagesave. M\u00eb pas k\u00ebrkon p\u00ebrllogaritjen e efekteve dhe sigurimin e fondeve nga Ministria e Financave. Madje parashikon q\u00eb diferencat t\u00eb shlyhen gjat\u00eb viteve 2027 dhe 2028, edhe pse buxhetet e k\u00ebtyre viteve ende nuk jan\u00eb miratuar nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb organ administrativ i gjyq\u00ebsorit krijon nj\u00eb detyrim financiar shum\u00ebvje\u00e7ar dhe pastaj ia d\u00ebrgon fatur\u00ebn qeveris\u00eb dhe taksapaguesve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal nuk mjafton vet\u00ebm debati publik. An\u00ebtar\u00ebt e KLGJ-s\u00eb q\u00eb e kan\u00eb propozuar dhe votuar aktin duhet t\u00eb kall\u00ebzohen penalisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb SPAK-u t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tejkalim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb kompetencave dhe shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb p\u00ebrfitimi financiar n\u00eb favor t\u00eb sistemit q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pushteti ligjv\u00ebn\u00ebs i takon Kuvendit. Edhe Gjykata Kushtetuese, autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i kontrollit kushtetues, mund t\u00eb shfuqizoj\u00eb dispozitat q\u00eb bien ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe t\u00eb jap\u00eb interpretimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj, por nuk mund t\u00eb miratoj\u00eb vet\u00eb dispozita t\u00eb reja ligjore. Aq m\u00eb pak mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb KLGJ-ja me nj\u00eb vendim administrativ.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb organ pa kompetenc\u00eb cakton pagat e sistemit t\u00eb vet, krijon detyrime shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr Buxhetin e Shtetit dhe ia paraqet fatur\u00ebn qytetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb uzurpim kompetencash dhe p\u00ebrdorim t\u00eb funksionit publik p\u00ebr p\u00ebrfitim financiar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb publikisht KLGJ-ja dhe GJKKO-ja. Mendoj q\u00eb m\u00eb pas do ta b\u00ebjn\u00eb edhe KLP-ja dhe prokuror\u00ebt. Pra, do t\u00eb kemi nj\u00eb kryengritje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr shtetit p\u00ebr pagat e veta dhe shkel\u00ebsit e ligjit jan\u00eb ata q\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur me ligj ne si qytetar\u00eb dhe vet\u00eb shtetin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka miratuar nj\u00eb vendim me t\u00eb cilin p\u00ebrcakton pag\u00ebn e re referuese t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Vendimi urdh\u00ebron q\u00eb formula e re t\u00eb zbatohet nga 1 gushti 2026 dhe q\u00eb pagat t\u00eb rillogariten edhe p\u00ebr periudh\u00ebn nga 1 prilli 2023 deri m\u00eb 31 korrik 2026. Diferencat e prapambetura parashikohet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97984","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97984\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}