{"id":97918,"date":"2026-08-26T10:48:22","date_gmt":"2026-08-26T10:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/26\/11-janar-1993-batuta-e-pjeter-arbnorit-qe-permbysi-sallen-e-kuvendit-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-08-26T10:48:22","modified_gmt":"2026-08-26T10:48:22","slug":"11-janar-1993-batuta-e-pjeter-arbnorit-qe-permbysi-sallen-e-kuvendit-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/26\/11-janar-1993-batuta-e-pjeter-arbnorit-qe-permbysi-sallen-e-kuvendit-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"11 janar 1993. Batuta e Pjet\u00ebr Arbnorit q\u00eb p\u00ebrmbysi sall\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDuke filluar nga nes\u00ebr grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krah dhe grupi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb krahun tjet\u00ebr, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e majta dhe e djathta duke i par\u00eb nga pozicioni i Kryetarit dhe jo nga pozicioni tjet\u00ebr. Shtoj se pozicioni nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb thelbin e problemeve\u201d<\/p>\n<p>Fotografia e sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit m\u00eb 15 prill 1991 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr imazhet m\u00eb pikante t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tranzicionit shqiptar. \u00cbsht\u00eb Kuvendi i par\u00eb pluralist, i dal\u00eb nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, vet\u00ebm pak muaj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs dhe nisjes s\u00eb procesit t\u00eb pluralizmit politik. N\u00eb gar\u00ebn elektorale p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs ishin PPSH-ja dhe Partia Demokratike, e sapothemeluar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb imazh t\u00eb parlamentit t\u00eb par\u00eb pluralist, grupi i deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb sall\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb prej tri pjes\u00ebve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa n\u00eb dy pjes\u00ebt e tjera jan\u00eb deputet\u00ebt e PPSH-s\u00eb, e cila kishte fituar mazhoranc\u00ebn. N\u00eb rreshtat e par\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs spikasin portretet e deputet\u00ebve demokrat\u00eb Azem Hajdari, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Arben Imami dhe, pak m\u00eb pas, Sali Berisha e t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebrball\u00eb tyre jan\u00eb deputet\u00ebt e PPSH-s\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve shfaqen prurjet e reja nw PPSH si Fatos Nano por edhe drejtues tw lartw tw udhwheqjes komuniste si Xhelil Gjoni.<\/p>\n<p>Kjo ishte vendosja e deputet\u00ebve n\u00eb sall\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb para t\u00eb jet\u00ebs parlamentare n\u00eb pluraliz\u00ebm. Por m\u00eb 11 janar 1993, n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb seance parlamentare, kryetari i Kuvendit, Pjet\u00ebr Arbnori, njoftoi deputet\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb pazakont\u00eb: mazhoranca demokrate dhe opozita socialiste do t\u00eb nd\u00ebrronin vendet n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Arbnori u shpjegoi deputet\u00ebve se, duke nisur nga dita e nes\u00ebrme, grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb ulej n\u00eb krahun e majt\u00eb, nd\u00ebrsa ai i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb krahun e djatht\u00eb, sipas pozicionimit q\u00eb shihej nga vendi i kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb keni parasysh q\u00eb duke filluar nga nes\u00ebr grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krah dhe grupi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb krahun tjet\u00ebr, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e majta dhe e djathta duke i par\u00eb nga pozicioni i Kryetarit dhe jo nga pozicioni tjet\u00ebr. Shtoj se pozicioni nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb thelbin e problemeve\u201d, do t\u00eb shprehej Arbnori n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca e dit\u00ebs tjet\u00ebr do t\u00eb shoq\u00ebrohej me ilaritet, batuta dhe t\u00eb qeshura. Deputet\u00ebt socialist\u00eb k\u00ebrkonin vende specifike n\u00eb krahun tjet\u00ebr, aty ku p\u00ebr dy vite kishin q\u00ebndruar deputet\u00ebt e PD-s\u00eb. N\u00eb disa raste, deputet\u00eb t\u00eb caktuar refuzuan t\u00eb uleshin n\u00eb karrigen e nj\u00eb kolegu. U desh\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn dy or\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb sistemoheshin n\u00eb vendet e reja, n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb sall\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb ndryshim n\u00eb pamje, por edhe nj\u00eb nga ato episode t\u00eb vogla q\u00eb tregojn\u00eb atmosfer\u00ebn e pazakont\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb parlamentarizmit shqiptar. Dy vjet pas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste, edhe vet\u00eb ndarja fizike mes t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit po merrte form\u00ebn e saj t\u00eb re.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej episodit t\u00eb karrigeve, ky moment i vog\u00ebl i parlamentarizmit t\u00eb par\u00eb pluralist tregon di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtohej at\u00ebher\u00eb Kuvendi. P\u00ebrplasja politike ishte e fort\u00eb, shpesh e ashp\u00ebr dhe dallimet mes dy krah\u00ebve ishin t\u00eb thella. Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra e komunikimit n\u00eb sall\u00eb kishte nj\u00eb kufi q\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, respektohej.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Arbnori e drejtonte seanc\u00ebn me nj\u00eb autoritet q\u00eb nuk buronte vet\u00ebm nga funksioni i kryetarit, por edhe nga m\u00ebnyra se si komunikonte me deputet\u00ebt. Edhe kur nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull, gjuha e tij ruante nj\u00eb lloj elegance dhe ironie q\u00eb e zbuste tensionin pa e relativizuar debatin. Batuta ishte shpesh pjes\u00eb e komunikimit parlamentar, por nuk shnd\u00ebrrohej n\u00eb fyerje. Ironia mund t\u00eb ishte e fort\u00eb, por synonte situat\u00ebn apo argumentin, jo posht\u00ebrimin e kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb sall\u00eb p\u00ebrballeshin njer\u00ebz me bindje politike krejt t\u00eb kund\u00ebrta dhe me histori shum\u00eb t\u00eb ndryshme. Ishin deputet\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb sapo kishte dal\u00eb nga diktatura dhe q\u00eb po m\u00ebsonte rregullat e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri politik. Debati ishte i fort\u00eb, por ekzistonte edhe nj\u00eb vet\u00ebdije se Kuvendi ishte institucion dhe se fjala e deputetit kishte pesh\u00eb p\u00ebrtej konfliktit t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>Kjo shihet edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Arbnori u drejtohej deputet\u00ebve. Ai mund t\u00eb korrigjonte, t\u00eb nd\u00ebrpriste apo t\u00eb qortonte, por p\u00ebrpiqej ta ruante autoritetin e institucionit pa e kthyer sall\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb personale. Deputet\u00ebt e dy krah\u00ebve, pavar\u00ebsisht p\u00ebrplasjeve, ruanin nj\u00eb form\u00eb komunikimi q\u00eb sot duket gjithnj\u00eb e m\u00eb e rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, duke par\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, kontrasti \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb. P\u00ebrplasja politike ka mbetur, por shpesh \u00ebsht\u00eb zhveshur nga etika e komunikimit parlamentar. Fjalori agresiv, nd\u00ebrprerjet, fyerjet, akuzat personale dhe p\u00ebrplasjet q\u00eb tejkalojn\u00eb argumentin politik jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb komunikimi q\u00eb e d\u00ebmton vet\u00eb institucionin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb pluralizmit, parlamentar\u00ebt po m\u00ebsonin demokracin\u00eb. Sot, pas m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, paradoksi \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e sall\u00ebs duket sikur ka harruar disa prej rregullave m\u00eb themelore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Fotografia e 15 prillit 1991 dhe episodi i janarit 1993 nuk tregojn\u00eb nj\u00eb parlament pa konflikte. P\u00ebrkundrazi, tregojn\u00eb nj\u00eb parlament ku konflikti ishte i fort\u00eb, por ku ekzistonte ende nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb brenda kufijve t\u00eb institucionit. Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb edhe ndryshimi m\u00eb i madh mes asaj salle dhe sall\u00ebs s\u00eb sotme: jo mungesa e p\u00ebrplasjes, por m\u00ebnyra se si p\u00ebrplaseshin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDuke filluar nga nes\u00ebr grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krah dhe grupi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb krahun tjet\u00ebr, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e majta dhe e djathta duke i par\u00eb nga pozicioni i Kryetarit dhe jo nga pozicioni tjet\u00ebr. Shtoj se pozicioni nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb thelbin e problemeve\u201d Fotografia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97918","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97918\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}