{"id":97911,"date":"2026-08-26T09:48:17","date_gmt":"2026-08-26T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/26\/britania-rishikon-azilin-per-shqiptaret-e-trafikuar-puna-dhe-kushtet-ekonomike-nder-faktoret-e-rrezikut\/"},"modified":"2026-08-26T09:48:17","modified_gmt":"2026-08-26T09:48:17","slug":"britania-rishikon-azilin-per-shqiptaret-e-trafikuar-puna-dhe-kushtet-ekonomike-nder-faktoret-e-rrezikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/26\/britania-rishikon-azilin-per-shqiptaret-e-trafikuar-puna-dhe-kushtet-ekonomike-nder-faktoret-e-rrezikut\/","title":{"rendered":"Britania rishikon azilin p\u00ebr shqiptar\u00ebt e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike nd\u00ebr faktor\u00ebt e rrezikut"},"content":{"rendered":"<p>Statusi i ul\u00ebt socio-ekonomik, mungesa e strehimit, arsimi i kufizuar dhe v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb ligjshme jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb rrisin rrezikun q\u00eb burrat dhe djemt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb bien viktima t\u00eb trafikimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi p\u00ebrfshihet n\u00eb udh\u00ebzimin e ri t\u00eb Home Office, i cili ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb vler\u00ebsohen k\u00ebrkesat p\u00ebr azil t\u00eb viktimave meshkuj t\u00eb trafikimit nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Dokumenti pason nj\u00eb vendim t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb s\u00eb Bashkuar, t\u00eb shpallur m\u00eb 13 gusht 2026. Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se meshkujt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb trafikimit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u201cgrup t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shoq\u00ebror\u201d p\u00ebr q\u00ebllimet e Konvent\u00ebs s\u00eb Refugjat\u00ebve. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do viktim\u00eb shqiptare fiton automatikisht t\u00eb drejt\u00ebn e azilit: secili duhet t\u00eb provoj\u00eb se rreziku i persekutimit lidhet me statusin e tij si viktim\u00eb trafikimi dhe se ekziston rrezik real n\u00eb rast kthimi.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi i ri identifikon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dob\u00ebsish ekonomike dhe sociale q\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb person m\u00eb t\u00eb ekspozuar. Krahas statusit t\u00eb ul\u00ebt socio-ekonomik dhe t\u00eb pastreh\u00ebve, Home Office rendit nivelin e ul\u00ebt t\u00eb arsimit dhe v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00ebsim t\u00eb ligjsh\u00ebm, problemet e sh\u00ebndetit fizik ose mendor, var\u00ebsit\u00eb, origjin\u00ebn nga zonat rurale ose veriu i Shqip\u00ebris\u00eb, mosh\u00ebn e re dhe munges\u00ebn e nj\u00eb rrjeti familjar ose social mb\u00ebshtet\u00ebs. Sipas dokumentit, edhe nj\u00eb faktor i vet\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtuar vulnerabilitetin n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Gjykata britanike thekson se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lloj kategorie e meshkujve shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb viktim\u00eb trafikimi. Megjithat\u00eb, n\u00eb rastet e shqyrtuara p\u00ebrs\u00ebriten disa karakteristika: viktimat jan\u00eb shpesh adoleshent\u00eb ose t\u00eb rinj, vijn\u00eb nga familje m\u00eb pak t\u00eb pasura ose t\u00eb margjinalizuara dhe kan\u00eb arsim t\u00eb kufizuar. N\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re gjithashtu nj\u00eb ndryshim n\u00eb natyr\u00ebn e trafikimit nga Shqip\u00ebria drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb trafikimi drejt vendeve evropiane lidhej kryesisht me grat\u00eb dhe shfryt\u00ebzimin seksual, \u00ebsht\u00eb rritur prania e meshkujve t\u00eb trafikuar p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar, p\u00ebrfshir\u00eb shfryt\u00ebzimin n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs dhe kultivimin e kanabisit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, po fiton pesh\u00eb \u00ebsht\u00eb rekrutimi p\u00ebrmes internetit. Home Office vler\u00ebson se rrjetet sociale po p\u00ebrdoren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr viktimat, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebto raste ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrfshihen rrjete t\u00eb organizuara kriminale. Rr\u00ebmbimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i personave me q\u00ebllim trafikimin, nga ana tjet\u00ebr, nuk konsiderohet nj\u00eb form\u00eb e zakonshme rekrutimi.<\/p>\n<p>Mungojn\u00eb streh\u00ebt e posa\u00e7me p\u00ebr meshkujt<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse autoritetet britanike vler\u00ebsojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit dhe se, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ekziston mbrojtje e mjaftueshme p\u00ebr meshkujt e rritur viktima, dokumenti evidenton boshll\u00ebqe n\u00eb sistemin e riintegrimit. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr meshkujt e rritur viktima t\u00eb trafikimit. Akomodimi me qira mund t\u00eb sigurohet me ndihm\u00ebn e organizatave joqeveritare, nd\u00ebrsa ofrohen edhe mb\u00ebshtetje sh\u00ebndet\u00ebsore, ndihm\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim dhe mb\u00ebshtetje financiare.<\/p>\n<p>Edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr riintegrim ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm sipas zon\u00ebs. Gjykata v\u00ebren se Tirana ofron m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr viktimat q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn pas trafikimit, nd\u00ebrsa n\u00eb zona t\u00eb tjera mungesa e banesave sociale dhe e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr qiran\u00eb nga autoritetet lokale e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb proces m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Megjithat\u00eb, zhvendosja brenda vendit nuk konsiderohet gjithmon\u00eb nj\u00eb zgjidhje. N\u00ebse nj\u00eb viktim\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr strehim t\u00eb mbrojtur p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut nga trafikant\u00ebt, gjykata vler\u00ebson se transferimi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur trafikant\u00ebt vazhdojn\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb viktim\u00ebn, por rreziku nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb sa t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb streh\u00eb, Home Office thot\u00eb se zhvendosja jasht\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha mund t\u00eb mos jet\u00eb e sigurt. Edhe siguria n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Elbasan apo Shkod\u00ebr duhet t\u00eb vler\u00ebsohet sipas fuqis\u00eb dhe shtrirjes s\u00eb rrjetit kriminal, lidhjeve t\u00eb mundshme q\u00eb ai ka me autoritetet dhe vulnerabilitetit t\u00eb personit.<\/p>\n<p>Dokumenti identifikon si pengesa t\u00eb tjera p\u00ebr riintegrimin stigm\u00ebn sociale ndaj meshkujve q\u00eb pranojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb viktima trafikimi, frik\u00ebn nga grupet e organizuara kriminale, gjendjen ekonomike dhe kufizimet n\u00eb kapacitete, financime e burokraci t\u00eb sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse. Home Office n\u00ebnvizon se pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u rehabilituar ose p\u00ebr t\u00eb aksesuar mb\u00ebshtetjen mund t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrs\u00ebri rrezikun e trafikimit. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Statusi i ul\u00ebt socio-ekonomik, mungesa e strehimit, arsimi i kufizuar dhe v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb ligjshme jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb rrisin rrezikun q\u00eb burrat dhe djemt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb bien viktima t\u00eb trafikimit. P\u00ebrfundimi p\u00ebrfshihet n\u00eb udh\u00ebzimin e ri t\u00eb Home Office, i cili ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb vler\u00ebsohen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97911","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}