{"id":97864,"date":"2026-08-25T17:48:23","date_gmt":"2026-08-25T17:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/prokuroria-ne-kosove-ngre-aktakuze-ndaj-fatmir-shehollit-per-spiunazh-ne-dosje-del-edhe-emri-i-gazetarit-milaim-zeka\/"},"modified":"2026-08-25T17:48:23","modified_gmt":"2026-08-25T17:48:23","slug":"prokuroria-ne-kosove-ngre-aktakuze-ndaj-fatmir-shehollit-per-spiunazh-ne-dosje-del-edhe-emri-i-gazetarit-milaim-zeka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/prokuroria-ne-kosove-ngre-aktakuze-ndaj-fatmir-shehollit-per-spiunazh-ne-dosje-del-edhe-emri-i-gazetarit-milaim-zeka\/","title":{"rendered":"Prokuroria n\u00eb Kosov\u00eb ngre aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr spiunazh,  n\u00eb dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Shehollit p\u00ebr spiunazh dhe shantazh. Sipas dosjes, ai ishte rekrutuar nga sh\u00ebrbimi informativ serb BIA dhe kishte vepruar sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb zyrtarit Bojan Dimiq, duke mbledhur dhe p\u00ebrcjell\u00eb informacione, si dhe duke zbatuar nj\u00eb plan q\u00eb synonte nd\u00ebrhyrjen n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari Milaim Zeka del n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Fatmir Shehollit n\u00eb nj\u00eb prej episodeve q\u00eb lidhet me planin q\u00eb organi i akuz\u00ebs ia atribuon BIA-s serbe p\u00ebr publikimin e materialeve komprometuese vet\u00ebm pak dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale t\u00eb 12 tetorit 2025.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij plani, sipas aktakuz\u00ebs, ishte publikimi n\u00eb media i materialeve q\u00eb synonin komprometimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, p\u00ebrfshir\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me ministrin Nenad Rashiq.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet se Sheholli mori n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut materiale me p\u00ebrmbajtje audio dhe transkripte bisedash, s\u00eb bashku me 5 mij\u00eb euro. M\u00eb pas materialet iu dor\u00ebzuan Milaim Zek\u00ebs, s\u00eb bashku me 1 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa gazetari do t\u2019i publikonte n\u00eb emisionin e tij \u201cPa Rrotlla\u201d.<\/p>\n<p>Komunikimet e siguruara p\u00ebrmes masave t\u00eb ve\u00e7anta hetimore tregojn\u00eb se Sheholli dhe Zeka kishin biseduar paraprakisht p\u00ebr materialet. M\u00eb 24 shtator 2025, Sheholli e kontakton gazetarin dhe i tregon se materialet pritej t\u00eb mb\u00ebrrinin m\u00eb 27 ose 28 shtator.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjom, me t\u00eb nj\u00ebzet e shtatin ose nj\u00ebzet e tetin vin ato senet, edhe i shohum un\u00eb edhe ti.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb komunikim flitet edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e publikimit t\u00eb materialeve n\u00eb portal dhe n\u00eb YouTube. Sipas aktakuz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn e tyre, Sheholli ia kishte paraqitur Zek\u00ebs sikur materialet ishin siguruar nga \u201cGIZ-i gjerman\u201d.<\/p>\n<p>Biseda kalon m\u00eb pas te parat\u00eb. Sheholli i tregon Zek\u00ebs se ishin parashikuar 2 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 1 mij\u00eb do t\u00eb jepeshin n\u00eb fillim dhe 1 mij\u00eb t\u00eb tjera pas publikimit.<\/p>\n<p>\u201cKur t\u2019mi dhon ato, un\u00eb i thash thash se i ka p\u00ebrkthyst e duhet aty pak me p\u00ebrkthy, duhet me\u2026 tha ja dhom tha nj\u00ebmij\u00eb tash edhe nj\u00ebmij\u00eb mas dhjet dite kur ti kryen.\u201d<\/p>\n<p>Zeka p\u00ebrgjigjet \u201cSuper\u201d, nd\u00ebrsa Sheholli e mbyll bised\u00ebn me fjal\u00ebt: \u201cU kry zem\u00ebr, mos ta nin.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 30 shtator 2025, sipas dosjes, Sheholli u takua me Zek\u00ebn dhe i dor\u00ebzoi materialet s\u00eb bashku me 1 mij\u00eb euro. Prokuroria thot\u00eb se dor\u00ebzimi i parave \u00ebsht\u00eb kapur edhe nga monitorimi i fsheht\u00eb i bisedave. Po at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb \u201cPa Rrotlla\u201d nisi publikimi i materialeve q\u00eb Prokuroria i lidh me planin e BIA-s.<\/p>\n<p>Milaim Zeka \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb pas n\u00eb pyetje nga hetuesit dhe ka pranuar se kishte marr\u00eb 1 mij\u00eb euro nga Fatmir Sheholli. N\u00eb deklarimin e tij n\u00eb hetuesi, ai ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja ishte p\u00ebr 2 mij\u00eb euro dhe se, sipas asaj q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb Sheholli, parat\u00eb ishin ndar\u00eb nga \u201cGIZ-i gjerman\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja ka qen\u00eb q\u00eb, gjithmon\u00eb sipas Fatmir Shehollit, GIZ-i Gjerman i ka nda dy mij\u00eb euro (2000 euro) p\u00ebr publikim, t\u00eb cilat 1000 mi ka dh\u00ebn\u00eb mua kur jemi takuar dhe 1000 euro t\u00eb tjera do t\u00eb mi jap\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb publikimit, t\u00eb cilat nuk mi ka dh\u00ebn\u00eb ende\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb aktakuz\u00ebs, Zeka ka dh\u00ebn\u00eb edhe versionin e tij publik p\u00ebr 1 mij\u00eb eurot. Duke folur n\u00eb emisionin \u201cFIVE\u201d t\u00eb TV Dukagjinit, ai ka deklaruar se parat\u00eb nuk ishin pages\u00eb p\u00ebr publikimin, por ishin destinuar p\u00ebr p\u00ebrkthimin e materialeve nga gjuha serbe, t\u00eb cil\u00ebn tha se nuk e njeh.<\/p>\n<p>\u201cTash, po t\u00eb them p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, q\u00eb ato 1 mij\u00eb euro kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthime, q\u00eb ky vet e deklaron. Por q\u00eb un\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb pyetje policia, q\u00eb i kam marr\u00eb 1 mij\u00eb euro, t\u00eb cilat ia kam kthyer Shehollit (para arrestimit)\u201d, ka deklaruar Zeka.<\/p>\n<p>Zeka ka treguar n\u00eb \u201cFIVE\u201d edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, i kishte kthyer parat\u00eb. Ai tha se p\u00ebrkthyesi nuk kishte pranuar t\u00eb paguhej dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shum\u00ebn ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Shehollit.<\/p>\n<p>\u201cPasi p\u00ebrkthyesi nuk ka pranuar pages\u00eb. Ia kam dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Fatmirit\u201d, ka deklaruar Zeka.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale del nd\u00ebrkoh\u00eb edhe nj\u00eb komunikim q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me kthimin e 1 mij\u00eb eurove. Sipas dokumentit t\u00eb siguruar nga Dukagjini, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb raport informues t\u00eb lidhur me nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb Shehollit n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Gjilan m\u00eb 10 n\u00ebntor 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim, Sheholli flet me djalin e tij, Imerin, dhe e kritikon p\u00ebr pranimin e 1 mij\u00eb eurove nga Milaim Zeka. Sipas aktakuz\u00ebs, Sheholli i thot\u00eb t\u00eb birit se ato para nuk ishin t\u00eb destinuara p\u00ebr familjen, por p\u00ebr pages\u00ebn e gazetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb publikonin materialet.<\/p>\n<p>Data e k\u00ebtij komunikimi \u00ebsht\u00eb 10 n\u00ebntor 2025, nd\u00ebrsa Fatmir Sheholli ishte arrestuar m\u00eb 9 tetor 2025. K\u00ebshtu, deklarata e Zek\u00ebs n\u00eb \u201cFIVE\u201d e vendos kthimin e parave para arrestimit, nd\u00ebrsa komunikimi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr 1 mij\u00eb eurot e marra nga Zeka \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb muaj pas arrestimit, gjat\u00eb koh\u00ebs kur Sheholli ndodhej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Episodi i Milaim Zek\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dosjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ku Prokuroria akuzon Shehollin se ka zbatuar nj\u00eb plan operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb zyrtar i BIA-s. Sipas aktakuz\u00ebs, materialet q\u00eb iu dor\u00ebzuan Zek\u00ebs synonin diskreditimin e zyrtar\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe dhe publikimi i tyre vet\u00ebm pak dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale synonte t\u00eb kishte ndikim n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb 12 tetorit 2025.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prokuroria-kosove\/\">Prokuroria n\u00eb Kosov\u00eb ngre aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr spiunazh,  n\u00eb dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Shehollit p\u00ebr spiunazh dhe shantazh. Sipas dosjes, ai ishte rekrutuar nga sh\u00ebrbimi informativ serb BIA dhe kishte vepruar sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb zyrtarit Bojan Dimiq, duke mbledhur dhe p\u00ebrcjell\u00eb informacione, si dhe duke zbatuar nj\u00eb plan q\u00eb synonte nd\u00ebrhyrjen n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb. Gazetari Milaim Zeka del n\u00eb aktakuz\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97864","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97864\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}