{"id":97839,"date":"2026-08-25T12:48:15","date_gmt":"2026-08-25T12:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/algoritmi-i-urrejtjes-i-gjithenxirjes-apo-i-shqiperise-se-punes\/"},"modified":"2026-08-25T12:48:15","modified_gmt":"2026-08-25T12:48:15","slug":"algoritmi-i-urrejtjes-i-gjithenxirjes-apo-i-shqiperise-se-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/algoritmi-i-urrejtjes-i-gjithenxirjes-apo-i-shqiperise-se-punes\/","title":{"rendered":"Algoritmi i urrejtjes, i gjith\u00ebnxirjes, apo i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli<br \/>\nM\u00ebnyra se si funksionojn\u00eb sot rrjetet sociale: YouTube, Instagram, X, Tik-Tok, etj., \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb t\u2019u marrin p\u00ebrdoruesve-qytetar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb rrjet, nd\u00ebrveprime dhe klikime. K\u00ebto rrjete pretendojn\u00eb se thjesht u japin p\u00ebrdoruesve at\u00eb q\u00eb ata duan t\u00eb shohin, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet algoritmet (nj\u00ebsi t\u00eb thjeshta t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, t\u00eb futura n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb k\u00ebto platforma komunikimi q\u00eb n\u00eb vitin 2014) jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb maksimizuar koh\u00ebn e q\u00ebndrimit, pra fitimin.<\/p>\n<p>Sot \u00e7far\u00eb prodhon m\u00eb shum\u00eb klikime nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht lajmi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, m\u00eb i dobish\u00ebm apo m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. \u00c7far\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb trondit\u00ebs, m\u00eb negativi, m\u00eb konfliktuali.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb shkakton zem\u00ebrim. Ai q\u00eb prodhon p\u00ebrplasje, sharje, tallje, frik\u00eb apo indinjat\u00eb. K\u00ebshtu lind \u201calgoritmi i urrejtjes\u201d apo i gjith\u00ebnxirjes, si nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ekonomis\u00eb s\u00eb v\u00ebmendjes, q\u00eb platformat sociale online t\u00eb prodhojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb klikime-fitime. Ky mekaniz\u00ebm, kjo inteligjenc\u00eb artificiale shum\u00eb e thjesht\u00eb, e form\u00ebs \u201cameb\u00eb\u201d t\u00eb inteligjenc\u00ebs jo njer\u00ebzore, nuk \u00ebsht\u00eb se ka objektiv urrejtjen apo gjith\u00ebnxirjen si t\u00eb tilla, por i favorizon ato, kur urrejtja dhe mohimi i gjithshkaje t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb rezulton t\u00eb jen\u00eb burime efi\u00e7iente klikimesh dhe nd\u00ebrveprimesh. Pra, fitimi<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu, Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me nj\u00eb problem serioz: a po na tregohet realiteti yn\u00eb si \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me t\u00eb mirat dhe mungesat e tij, apo po na shitet nj\u00eb version i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb algoritmi e konsideron m\u00eb fitimprur\u00ebs? I Shqip\u00ebris\u00eb se krimit, vrasjes, p\u00ebrdhunimit, dhun\u00ebs, korrupsionit dhe abuzimit.<\/p>\n<p>Algoritmi nuk pyet: \u201cA \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria m\u00eb mir\u00eb me x apo y veprim?\u201d. Pyetja e algoritmit n\u00eb YouTube, Instagram, X, Tik-Tok e kudo n\u00eb \u00e7do rrjet social, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr:\u201cA do t\u00eb klikoj\u00eb p\u00ebrdoruesi?\u201d<\/p>\n<p>Kjo pyetje \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kuptuar problemin. Nj\u00eb lajm p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb ri, nj\u00eb fabrik\u00eb q\u00eb hap vende pune, nj\u00eb fermer q\u00eb rrit eksportet, nj\u00eb kompani shqiptare q\u00eb zgjerohet jasht\u00eb vendit, nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, nj\u00eb teknologji e re q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb Shqip\u00ebri apo nj\u00eb projekt q\u00eb p\u00ebrfundon me sukses, mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb ky lajm n\u00eb v\u00ebmendjen e algoritmit? A gjeneron ai t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi klikimesh?<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve jo. Nj\u00eb titull q\u00eb thot\u00eb: \u201cHapet nj\u00eb fabrik\u00eb e re dhe krijohen 150 vende pune\u201d mund t\u00eb jet\u00eb ekonomikisht shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sesa nj\u00eb lajm q\u00eb turfullon \u201cSkandal! P\u00ebrplasje, akuza dhe revolt\u00eb!\u201d. Mir\u00ebpo i pari nuk \u00ebsht\u00eb ekonomikisht i mir\u00eb p\u00ebr pronarin e platform\u00ebs q\u00eb komandon algoritmin. I dyti, skandali, p\u00ebrplasja, akuza, gjyqi popullor ka potencial shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb nga algoritmet e YouTube, Instagram, X, Tik-Tok, etj..<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb deformim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, madje thelb\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e klikueshme, fillon t\u00eb perceptohet si ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ekonomia e lajmit tek ekonomia e zem\u00ebrimit<\/p>\n<p>K\u00ebtu gjenerohet deformimi, shp\u00ebrfytyrimi i madh i realitetit t\u00eb vendit ton\u00eb. V\u00ebrtet kemi korrupsion, abuzime, munges\u00eb sh\u00ebrbimesh cil\u00ebsore, largime qytetar\u00ebsh, sidomos t\u00eb rinjsh, por vendi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i gjithi k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Ndodh k\u00ebshtu kalimi nga ekonomia e lajmit, tek ekonomia e v\u00ebmendjes, e zem\u00ebrimit dhe e gjith\u00ebnxirjes.<\/p>\n<p>Dhe ekonomia e v\u00ebmendjes funksionon mbi nj\u00eb parim shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: v\u00ebmendja e p\u00ebrdoruesit \u00ebsht\u00eb burim ekonomik. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrdoruesi n\u00eb rrjet, n\u00eb platform\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb klikoj\u00eb, komentoj\u00eb, shp\u00ebrndaj\u00eb dhe rikthehet, aq m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb vlera ekonomike e k\u00ebsaj v\u00ebmendjeje, audience.<\/p>\n<p>Emocionet nuk prodhojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb nj\u00ebjtin reagim. N\u00eb nj\u00eb platform\u00eb me miliona klikues, e mira nuk t\u00ebrheq. \u201cNj\u00eb lajm i mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lajm \u201c, thon\u00eb gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs. Zem\u00ebrimi, urrejtja, frika, skandali, konflikti dhe polarizimi kan\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e qytetar\u00ebve-p\u00ebrdorues. Dhe sot jemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm negativ mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhjet\u00ebra komente. Nj\u00eb lajm pozitiv mund t\u00eb lexohet, nga e p\u00ebrditshmja e gjith\u00ebnxirjes t\u00eb mos besohet dhe pastaj t\u00eb harrohet. Nj\u00eb titull q\u00eb provokon konflikt mund t\u00eb ndez\u00eb nj\u00eb debat prej qindra komentesh. Nj\u00eb titull p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim publik t\u00eb realizuar mir\u00eb merr pak ose aspak nd\u00ebrveprime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb spirale ekonomike e negativitetit: urrejtja dhe negativiteti \u2192 klikime \u2192 nd\u00ebrveprime \u2192 m\u00eb shum\u00eb shikueshm\u00ebri \u2192 m\u00eb shum\u00eb prodhim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes negative \u2192 m\u00eb shum\u00eb negativitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, algoritmi nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb \u201currej\u00eb\u201d Shqip\u00ebrin\u00eb. Mjafton q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb se urrejtja dhe gjith\u00ebnxirja shiten shum\u00eb mir\u00eb tek ne.<\/p>\n<p>A po nd\u00ebrtohet nj\u00eb Shqip\u00ebri virtuale, m\u00eb e zez\u00eb se Shqip\u00ebria reale?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Vendi yn\u00eb ka probleme reale dhe serioze. Korrupsioni, pabarazit\u00eb, varf\u00ebria relative, emigracioni, problemet e sh\u00ebrbimeve publike, konfliktet politike dhe \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb fshihen duke folur p\u00ebr \u201calgoritmin\u201d.<\/p>\n<p>Por ekziston edhe ana tjet\u00ebr. N\u00ebse qytetari ekspozohet \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, ndaj lajmeve p\u00ebr krime, aksidente, korrupsion, skandale, konflikte politike, p\u00ebrplasje personale dhe gjuh\u00eb urrejtjeje, ai mund t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se asgj\u00eb nuk funksionon.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndijim, perceptim i deformuar. Sepse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebri ka mij\u00ebra biznese q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb, investime t\u00eb reja private, rritje t\u00eb turizmit, kompani q\u00eb eksportojn\u00eb, profesionist\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb karriera, fermer\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb dhe eksportojn\u00eb, t\u00eb rinj q\u00eb krijojn\u00eb kompani teknologjike, infrastruktur\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohet dhe qytete e bregdete q\u00eb ndryshojn\u00eb. Ndoshta shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa lajme negative. Por k\u00ebto histori t\u00eb mira dhe reale jete kan\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb madh mediatik: nuk b\u00ebrtasin, nuk shajn\u00eb, nuk akuzojn\u00eb.<\/p>\n<p> \u201cGjith\u00ebnxirja\u201d si produkt mediatik<\/p>\n<p>Problemi b\u00ebhet edhe m\u00eb serioz kur negativiteti kalon nga raportimi i nj\u00eb realiteti problematik, n\u00eb nd\u00ebrtimin sistematik t\u00eb nj\u00eb narrative ku \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e zez\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, nuk mjafton t\u00eb denoncohet nj\u00eb problem. Duhet t\u00eb krijohet ideja se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb problem. Nuk mjafton t\u00eb thuhet se nj\u00eb institucion ka d\u00ebshtuar. P\u00ebrfundimi duhet t\u00eb jet\u00eb se t\u00eb gjitha institucionet jan\u00eb t\u00eb korruptuara.<\/p>\n<p>Nuk mjafton nj\u00eb rast korrupsioni. P\u00ebrfundimi b\u00ebhet se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e korruptuar\u201d. Nuk mjafton nj\u00eb emigrant q\u00eb largohet. P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb se \u201ct\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt po ikin\u201d. Nuk mjafton nj\u00eb biznes q\u00eb falimenton. P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb se \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb b\u00ebsh biznes\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e p\u00ebrgjith\u00ebsimit ekstrem, e cila shpesh prodhon m\u00eb shum\u00eb klikime, sesa lajmi i mir\u00eb, apo analiza e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kosto shoq\u00ebrore p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e madhe. Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb beson se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar mund t\u00eb humbas\u00eb jo vet\u00ebm besimin te institucionet, por edhe besimin te vetvetja.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh me lajmin pozitiv?<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Lajmi pozitiv nuk do t\u00eb thot\u00eb propagand\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb kritikoj\u00eb pushtetin, t\u00eb denoncoj\u00eb korrupsionin, t\u00eb zbuloj\u00eb abuzimet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo gazetaria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb katalog d\u00ebshtimesh. N\u00ebse nj\u00eb media raporton nj\u00eb investim t\u00eb ri, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se po i b\u00ebn reklam\u00eb qeveris\u00eb. N\u00ebse raporton nj\u00eb kompani q\u00eb hap vende pune, nuk do t\u00eb thot\u00eb se po fsheh problemet e ekonomis\u00eb. N\u00ebse raporton rritjen e eksporteve, nuk do t\u00eb thot\u00eb se po mohon problemet e biznesit.<\/p>\n<p>Realiteti \u00ebsht\u00eb kompleks. Nj\u00eb vend mund t\u00eb ket\u00eb korrupsion dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht investime. Mund t\u00eb ket\u00eb emigracion dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht rritje t\u00eb pagave. Mund t\u00eb ket\u00eb probleme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht spitale q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen. Mund t\u00eb ket\u00eb protest\u00eb mbi 80 ditore politike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb varf\u00ebri dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht rritje t\u00eb konsumit. Mund t\u00eb ket\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha dhe progres real.<\/p>\n<p>Detyra e gazetaris\u00eb s\u00eb ndershme dhe profesionale \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fotografin\u00eb, jo vet\u00ebm pjes\u00ebn q\u00eb gjeneron m\u00eb shum\u00eb klikime.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria e pun\u00ebs algoritmin e vet?<\/p>\n<p>Ndoshta sfida m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb minimizojm\u00eb lajmet negative, sikurse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa vende, ku me ligj ndalohet n\u00eb mediat publikimi i lajmeve t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb apo si lajm i par\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte e pamundur n\u00eb kushtet tona dhe e pad\u00ebshirueshme.<\/p>\n<p>Sfida \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb v\u00ebmendjes publike. N\u00ebse Shqip\u00ebria ka qindra mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. N\u00ebse mij\u00ebra kompani paguajn\u00eb paga t\u00eb patrukuara dhe taksa, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. N\u00ebse eksportet rriten, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb fermer arrin t\u00eb shes\u00eb prodhimin n\u00eb tregjet evropiane, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. N\u00ebse nj\u00eb i ri nd\u00ebrton nj\u00eb kompani teknologjike, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. N\u00ebse nj\u00eb qytet transformohet ekonomikisht, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. N\u00ebse nj\u00eb shqiptar kthehet nga emigracioni dhe investon kursimet n\u00eb vend, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e pun\u00ebs. Dhe \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb e madhe se ajo e krimit, abuzimit dhe e korrupsionit. Algoritmi na k\u00ebrkon q\u00eb ta shohim Shqip\u00ebrin\u00eb e dyt\u00eb, m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn, si m\u00eb t\u00eb madhen.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Vendin ton\u00eb nuk kemi pse ta b\u00ebjm\u00eb roz\u00eb e ta romantizojm\u00eb, por as t\u00eb fshihemi dhe personalizohemi pas Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb skandalit dhe korrupsionit, si na e k\u00ebrkon algoritmi i sot\u00ebm, p\u00ebr fitimin e pronarit t\u00eb tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli M\u00ebnyra se si funksionojn\u00eb sot rrjetet sociale: YouTube, Instagram, X, Tik-Tok, etj., \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb t\u2019u marrin p\u00ebrdoruesve-qytetar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb rrjet, nd\u00ebrveprime dhe klikime. K\u00ebto rrjete pretendojn\u00eb se thjesht u japin p\u00ebrdoruesve at\u00eb q\u00eb ata duan t\u00eb shohin, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet algoritmet (nj\u00ebsi t\u00eb thjeshta t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}