{"id":97812,"date":"2026-08-25T08:48:16","date_gmt":"2026-08-25T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/si-po-depertojne-parate-e-krimit-pas-bumit-turistik-ne-bregdetin-shqiptar\/"},"modified":"2026-08-25T08:48:16","modified_gmt":"2026-08-25T08:48:16","slug":"si-po-depertojne-parate-e-krimit-pas-bumit-turistik-ne-bregdetin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/25\/si-po-depertojne-parate-e-krimit-pas-bumit-turistik-ne-bregdetin-shqiptar\/","title":{"rendered":"Si po dep\u00ebrtojn\u00eb parat\u00eb e krimit pas bumit turistik n\u00eb bregdetin shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mes t\u00eb gushtit, Ksamili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb mbipopulluara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rrug\u00ebt e fshatit mbushen me makina me targa t\u00eb huaja, muzika nga baret vazhdon deri n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit dhe plazhet e vogla p\u00ebrball\u00eb ishujve \u2013 t\u00eb rrethuara nga hotele, restorante dhe klube, konkurrojn\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt e ardhur nga e gjith\u00eb Europa.<\/p>\n<p>Luis Miguel Varela Mendes ishte nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Portugezi 20-vje\u00e7ar kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pushime, si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi miqsh. N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 18 gushtit, ai ndodhej n\u00eb \u201cTortuga Bay\u201d, e njohur edhe si \u201cPrincipotes\u201d, nj\u00eb struktur\u00eb turistike luksoze p\u00ebrball\u00eb tre ishujve t\u00eb Ksamilit.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 05:15, pas nj\u00eb konflikti me disa persona, Mendes u q\u00ebllua me thik\u00eb p\u00ebr vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb internet, kompleksi Principotes e p\u00ebrshkruan veten me shprehjen \u201cMikpritja si art\u201d. Por pas vrasjes, nj\u00eb tjet\u00ebr realitet filloi t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe p\u00ebr hotelin dhe pronarin e tij.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, struktura dhe aktiviteti zot\u00ebrohen nga Kade Bulica, nj\u00eb grua 76-vje\u00e7are. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e Bekim Bulic\u00ebs, 36 vje\u00e7, i cili pas ngjarjes u shpall n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d. Ekstrakti i kompanis\u00eb tregon se Bulica e kishte regjistruar aktivitetin n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, me nj\u00eb kapital fillestar prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Djali i saj ishte i njohur p\u00ebr policin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Edvin Ndreu, i tha BIRN se Bekim Bulica ishte proceduar p\u00ebr krime ndaj personit, pasi ishte p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb dhunimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi policie dhe v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. Ai rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur edhe probleme t\u00eb tjera me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sigurin\u00eb e \u201cPrincipote\u201d, e \u00ebma e Bulic\u00ebs kishte pun\u00ebsuar nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb Kufitare t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve Fier dhe nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb Bashkiake Gjirokast\u00ebr, nd\u00ebrsa nj\u00eb person i kat\u00ebrt punonte si truproj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shp\u00ebrtheu konflikti q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasjen e Mendes, ata ishin aty.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, nuk nd\u00ebrhyn\u00eb dhe nuk njoftuan autoritetet. T\u00eb kat\u00ebrt u ndaluan p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi dhe mosmarrjen e masave p\u00ebr ndalimin e paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe turizmit thon\u00eb se rasti i Ksamilit ngre pik\u00ebpyetje m\u00eb t\u00eb gjera mbi kontrollin e personave dhe burimin e parave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas investimeve turistike q\u00eb po transformojn\u00eb bregdetin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin e sigurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, bregdeti shqiptar ka qen\u00eb nj\u00eb kantier i madh nd\u00ebrtimi. Hotele t\u00eb rinj, resorte, apartamente, beach bare dhe restorante jan\u00eb ngritur nga Velipoja n\u00eb Ksamil. Administrimi i resorteve apo strukturave turistike nga persona me precedent\u00eb penal\u00eb apo nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar vler\u00ebsohet nga ekspert\u00ebt si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto ambiente shpesh kthehen n\u00eb baza operacionale logjistike, ku mbajtja pa leje e arm\u00ebve, fshehja e personave n\u00eb k\u00ebrkim dhe p\u00ebrplasjet mes grupeve rivale transferohen brenda hap\u00ebsirave publike e turistike\u201d, shprehet ish-prokurori Eugen Be\u00e7i, duke i cil\u00ebsuar k\u00ebto ambiente si \u2018zona t\u00eb pambrojtura juridikisht\u2019.<\/p>\n<p>Sipas tij, ngjarjet e r\u00ebnda n\u00eb ambiente akomoduese nuk jan\u00eb thjesht krime t\u00eb izoluara, por ekspozim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i qytetar\u00ebve dhe turist\u00ebve ndaj rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn, me kosto t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr rendin dhe ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Redion Qirjazi, drejtori ekzekutiv i fondacionit \u201cMary Ward Loreto\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse me veprimtari n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore dhe mbrojtjen e viktimave t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti kriminal, konstaton se biznese t\u00eb m\u00ebdha turistike kan\u00eb krijuar \u201czona jasht\u00ebligjshm\u00ebrie\u201d n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto struktura, sipas raportimeve dhe evidentimit t\u00eb vet\u00eb SPAK, funksionojn\u00eb jo vet\u00ebm si biznese por edhe si territore n\u00ebn kontrollin e grupeve t\u00eb strukturuara kriminale,\u201d tha Qirjazi.<\/p>\n<p>Sipas tij ngjarja tragjike e Ksamilit ku u vra turisti portugez, tregon se personeli \u00ebsht\u00eb i pakualifikuar dhe n\u00eb disa raste sillet si nj\u00eb \u2018polici private\u2019 e dhunshme q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson shtetin.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb \u2018guxim\u2019 k\u00ebto nj\u00ebsi mund ta p\u00ebrftojn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse besojn\u00eb se mund t\u00eb veprojn\u00eb mbi ligjin\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Qirjazi v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebto ngjarje ka edhe komprometim t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfshirja e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb apo burgjeve q\u00eb punojn\u00eb si sigurim privat n\u00eb k\u00ebto hotele dhe klube (p\u00ebr arsye financiare apo t\u00eb tjera), komprometon profesionalizmin dhe integritetin e punonj\u00ebsve t\u00eb shtetit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje serioze aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, kur kjo e fundit ndikon drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb biznesin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tyre privat\u201d, thekson ai dhe shton se k\u00ebto rrethana tregojn\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb monitoruar radh\u00ebt e saj n\u00eb ushtrimin e pun\u00ebve t\u00eb dyta n\u00eb pozicione q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lejuara.<\/p>\n<p>Sipas Qirjazit, ngjarje t\u00eb tilla cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb imazhin e siguris\u00eb dhe turizmit, largojn\u00eb investitor\u00ebt e huaj serioz\u00eb dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb sjellin paralajm\u00ebrime udh\u00ebtimi nga vendet e BE-s\u00eb. \u201cKrimi i zakonsh\u00ebm ndodh kudo, por krimi i r\u00ebnd\u00eb l\u00eb impakt t\u00eb pakthyesh\u00ebm n\u00eb imazhin e vendit\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p><strong>Krimi i organizuar n\u00eb turiz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bilancet e SPAK p\u00ebr pasurit\u00eb e sekuestruara an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe personave t\u00eb lidhur me ta, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm e z\u00ebn\u00eb hotelet, q\u00eb gjenden kryesisht n\u00eb bregdetin shqiptar. Vet\u00ebm p\u00ebr shtat\u00eb muajt e vitit 2026, u raportua nga SPAK se jan\u00eb vendosur sekuestro preventive mbi pasuri me vler\u00eb 440 milion\u00eb euro, q\u00eb dyshohet se jan\u00eb krijuar me burime financiare t\u00eb p\u00ebrfituara nga veprimtari t\u00eb paligjshme, kryesisht nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Sipas ish-prokurorit Eugen Be\u00e7i, sektori i turizmit dhe nd\u00ebrtimit ofron terrenin ideal p\u00ebr pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale. Sipas tij, arsyet jan\u00eb krejt\u00ebsisht praktike dhe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me qarkullimin e lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb fizike (cash), si dhe me volumin e madh sezonal q\u00eb lejon justifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb padeklaruara p\u00ebrmes faturimeve fiktive ose rritjes artificiale t\u00eb xhiros ditore.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i resorteve dhe hoteleve mund\u00ebson futjen e parave t\u00eb pista n\u00eb ciklin ligjor ekonomik, duke kaluar nga paraja informale n\u00eb asete t\u00eb paluajtshme me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb tregtare\u201d, shprehet Be\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai shton se shkaku tjet\u00ebr pse krimi i organizuar investon n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor jan\u00eb edhe avantazhet p\u00ebr ngritjen dhe administrimin e tyre leht\u00ebsisht nga persona t\u00eb lidhur apo me emra fiktiv\u00eb, duke krijuar barriera ligjore p\u00ebr gjurmimin e pronarit p\u00ebrfitues real.<\/p>\n<p>Eva Rama, kryetarja e Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Operator\u00ebve Turistik\u00eb, ATOA, shprehet se, megjith\u00ebse ngjarje t\u00eb ve\u00e7uara si ajo n\u00eb Ksamil ndikojn\u00eb n\u00eb sektorin e turizmit, ato nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar nj\u00eb sektor t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, shqet\u00ebsuese p\u00ebr turizmin \u00ebsht\u00eb kur strukturat turistike rezultojn\u00eb t\u00eb zot\u00ebrohen apo kontrollohen nga persona t\u00eb lidhur me veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk kemi m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rendit apo nj\u00eb ngjarje kriminale t\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb hotel, por nj\u00eb problem q\u00eb prek edhe besueshm\u00ebrin\u00eb dhe imazhin e sektorit\u201d, shprehet ajo dhe n\u00ebnvizon se turizmi \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm ndaj perceptimit t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb destinacion fillon t\u00eb shoq\u00ebrohet me ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kriminale dhe me struktura t\u00eb lidhura me persona me t\u00eb kaluar kriminale, kjo padyshim nuk i sh\u00ebrben imazhit q\u00eb Shqip\u00ebria k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb si destinacion turistik\u201d, pohon Rama dhe rendit disa probleme q\u00eb shfaqen si pasoj\u00eb e zot\u00ebrimit t\u00eb aseteve turistike nga ana e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, nj\u00eb realitet i till\u00eb deformon konkurrenc\u00ebn, pasi bizneset q\u00eb punojn\u00eb me kapital t\u00eb ligjsh\u00ebm nuk konkurrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte me struktura ku mund t\u00eb qarkulloj\u00eb kapital me origjin\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se kjo cenon besimin te tregu dhe te vet\u00eb investimet n\u00eb turiz\u00ebm. \u201cKur raste t\u00eb tilla b\u00ebhen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe marrin v\u00ebmendje publike apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndikojn\u00eb edhe n\u00eb perceptimin e siguris\u00eb dhe n\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion\u201d, konstaton Rama.<\/p>\n<p>Mejgithat\u00eb, Rezart Shehu, konsulent p\u00ebr menaxhimin e strukturave turistike, e cil\u00ebson ngjarjen e 18 gushtit si t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim duhet trajtuar si nj\u00eb ngjarje e izoluar, dhe jo si nj\u00eb tregues se turizmi shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i pasigurt,\u201d tha Sheu.<\/p>\n<p>\u201cNgjarje kriminale ndodhin edhe n\u00eb destinacione t\u00eb tjera turistike t\u00eb rajonit dhe t\u00eb Europ\u00ebs dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht se i gjith\u00eb sektori turistik i atij vendi \u00ebsht\u00eb problematik\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Shehu faj\u00ebson institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr investimet e fondeve me prejardhje t\u00eb paligjshme n\u00eb sektorin e turizmit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ekzistojn\u00eb indicie apo t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb lidhen me burimin e pasuris\u00eb, aktivitetin kriminal ose p\u00ebrdorimin e biznesit p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb paligjshme, institucionet duhet t\u00eb ken\u00eb kapacitetin dhe mekanizmat p\u00ebr ta evidentuar dhe kontrolluar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrndryshe krijohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku kapitali me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb mund t\u00eb investohet dhe t\u00eb pastrohet p\u00ebrmes sektor\u00ebve me rritje t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe turizmin\u201d, n\u00ebnvizon Shehu.<\/p>\n<p><strong>Masat e munguara<\/strong><\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, institucionet shtet\u00ebrore duhet t\u00eb verifikojn\u00eb burimet e vlerave financiare q\u00eb investohen n\u00eb sektorin e turizmit, si dhe n\u00eb \u00e7do sektor tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Turizmit dhe Policia e Shtetit duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me SPAK p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb kontroll t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb kapitalit p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7do licence p\u00ebr hotele apo plazhe\u201d, thot\u00eb Qirjazi dhe vler\u00ebson se duhet t\u00eb merren masa p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb fizike n\u00eb biznese private, si dhe t\u00eb reformohen strukturat e policive private.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb forcohen masat n\u00eb rastet kur ka paligjshm\u00ebri, deri n\u00eb bllokimin e llogarive dhe heqjen e licenc\u00ebs p\u00ebr arsye t\u00eb cenimit t\u00eb siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Edhe ish-prokurori Eugen Be\u00e7i vler\u00ebson se p\u00ebrballja me k\u00ebt\u00eb fenomen k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje t\u00eb koordinuar nd\u00ebrmjet hetimit pasuror dhe kontrollit administrativ n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cHetimet pasurore nuk duhet t\u00eb nisin vet\u00ebm pas ngjarjeve me arm\u00eb, por si hetim proaktiv paralel p\u00ebr \u00e7do investim madhor ku profili financiar i investitorit nuk p\u00ebrputhet me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb deklaruara\u201d, v\u00ebren ai.<\/p>\n<p>Sipas Be\u00e7it, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ket\u00eb verifikim t\u00eb thelluar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave dhe tatimet; filt\u00ebr ligjor p\u00ebr licencat turistike p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi administrativ me kritere t\u00eb forta integriteti; si dhe nj\u00eb kontroll t\u00eb shtuar policor mbi sigurin\u00eb e mjediseve.<\/p>\n<p>Institucionet shtet\u00ebrore faj\u00ebsohen si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar edhe prej ekspert\u00ebve t\u00eb sektorit t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>\u201cKontrolli duhet t\u00eb filloj\u00eb q\u00eb te transparenca e pron\u00ebsis\u00eb reale dhe burimi i financimit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr investimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb me kontrollin fiskal dhe zbatimin real t\u00eb legjislacionit kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave,\u201d pohon kryetarja e ATOA, Eva Rama.<\/p>\n<p>\u201cShteti i ka instrumentet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb; \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb funksionojn\u00eb dhe t\u00eb zbatohen nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe sipas Shehut, turizmi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb profesionaliz\u00ebm institucional, zbatim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb ligjit, transparenc\u00eb dhe mb\u00ebshtetje n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo do t\u00eb mbronte jo vet\u00ebm turist\u00ebt, por edhe operator\u00ebt korrekt\u00eb q\u00eb investojn\u00eb dhe punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb destinacion turistik.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/parate-krimi\/\">Si po dep\u00ebrtojn\u00eb parat\u00eb e krimit pas bumit turistik n\u00eb bregdetin shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mes t\u00eb gushtit, Ksamili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb mbipopulluara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rrug\u00ebt e fshatit mbushen me makina me targa t\u00eb huaja, muzika nga baret vazhdon deri n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit dhe plazhet e vogla p\u00ebrball\u00eb ishujve \u2013 t\u00eb rrethuara nga hotele, restorante dhe klube, konkurrojn\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt e ardhur nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97812","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97812\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}