{"id":97773,"date":"2026-08-24T17:48:11","date_gmt":"2026-08-24T17:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/rama-reflekton-ndaj-protestave-na-sfiduan-realisht-por-edhe-ne-do-ndryshojme-dhe-permiresohemi\/"},"modified":"2026-08-24T17:48:11","modified_gmt":"2026-08-24T17:48:11","slug":"rama-reflekton-ndaj-protestave-na-sfiduan-realisht-por-edhe-ne-do-ndryshojme-dhe-permiresohemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/rama-reflekton-ndaj-protestave-na-sfiduan-realisht-por-edhe-ne-do-ndryshojme-dhe-permiresohemi\/","title":{"rendered":"Rama \u2018reflekton\u2019 ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojm\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsohemi"},"content":{"rendered":"<p>Dy dit\u00ebt e mbledhjes n\u00eb Pogradec duket se kan\u00eb prodhuar edhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb retorik\u00ebn e Edi Ram\u00ebs ndaj protestave qytetare. Kryeministri pranoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se protesta e ka sfiduar realisht qeverin\u00eb dhe se zhvillimet e fundit kan\u00eb \u201cg\u00ebrryer\u201d raportin mes qytetarit dhe shtetit, duke e vendosur ekzekutivin p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim n\u00eb rrjetet sociale, teksa po largohej nga Pogradeci, Rama tha se puna e dy dit\u00ebve ka sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi protestat qytetare dhe raportin mes shtetit dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka g\u00ebrryer nj\u00eb shtrat t\u00eb raportit t\u00eb qytetarit me shtetin dhe t\u00eb qeverisjes, por jam i bindur q\u00eb, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ata q\u00eb do t\u00eb dalin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb do t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe qeveria e tyre. Qeverisja do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Bazuar n\u00eb dijen dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e fituar, me burimet njer\u00ebzore n\u00eb dispozicion, duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk ka arsye t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi p\u00ebrgatitur shum\u00eb\u00e7ka tanim\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj q\u00eb nisi p\u00ebrpara sesa pushimet t\u00eb nd\u00ebrprisnin pun\u00ebn intensive t\u00eb dit\u00ebs. Kemi konsoliduar disa pozicione, qoft\u00eb lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar. Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re t\u00eb partis\u00eb n\u00eb territor p\u00ebrmes pranis\u00eb besnike dhe kemi konsoliduar disa pozicione, n\u00eb raport me vitin e dyt\u00eb t\u00eb disa programeve t\u00eb qeveris\u00eb\u201d,\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri ve\u00e7oi programin e strehimit si nj\u00eb prej projekteve q\u00eb pritet t\u00eb marr\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb mandatit. Ai e p\u00ebrshkroi at\u00eb si nj\u00eb program t\u00eb ri, nd\u00ebrsa e lidhi me nj\u00eb paket\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrhyrjesh n\u00eb disa sektor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb i spikaturi do t\u00eb jet\u00eb programi i strehimit, q\u00eb vjen si nj\u00eb gj\u00eb krejt e re. Dhe deri te nj\u00eb s\u00ebr\u00eb programesh t\u00eb tjera q\u00eb prekin disa sektor\u00eb. Pa harruar edhe ecurin\u00eb e pun\u00ebs q\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb puna e projektuar qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Besa \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb nj\u00eb koncept i konsoliduar n\u00eb themel t\u00eb pozicionit t\u00eb par\u00eb, n\u00eb raportin shtet-qytetar. Bes\u00ebn e shohim si nj\u00eb akronim dhe jo si fjal\u00ebn m\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb thesarit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb Rama prezantoi pas mbledhjes ishte \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d. Sipas tij, mekanizmi duhet t\u2019u jap\u00eb qytetar\u00ebve informacion n\u00eb koh\u00eb reale dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shteti komunikon me ta.<\/p>\n<p>\u201cDo shtohet edhe Pasqyr\u00eb Albania, ku qytetari do drejtohet p\u00ebr t\u2019u informuar n\u00eb koh\u00eb reale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dritare ku secili ka autonomin\u00eb e vet. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb k\u00ebrkesa e qytetarit q\u00eb do t\u00eb konceptohet si nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb transportohet me post\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr q\u00eb shkon qeveria te qytetari dhe shteti te qytetari, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe t\u00eb paarmatosur me argumenta, p\u00ebrball\u00eb algoritmit\u201d,\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb foli gjithashtu p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quajti nd\u00ebrtimi i \u201cShqip\u00ebris\u00eb Sociale\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjes ai vendosi n\u00eb qend\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, duke argumentuar se prioritetet sociale duhet t\u00eb zhvendosen nga mbijetesa te standardi i jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ty. Kemi p\u00ebrcaktuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb piketash p\u00ebr \u00e7do sektor. Jemi p\u00ebrqendruar shum\u00eb te sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi, te krijimi i nj\u00eb zinxhiri, i cili do t\u00eb jet\u00eb zinxhiri i Shqip\u00ebris\u00eb Sociale. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ka qen\u00eb gjithmon\u00eb. Fillon e b\u00ebhet e mundshme sepse jan\u00eb shtuar mund\u00ebsit\u00eb. Nj\u00eb Shqip\u00ebri Sociale n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Sot \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e jet\u00ebs, jo mbijetesa\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri njoftoi edhe p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb plani q\u00eb lidhet me \u00e7mimet e ushqimeve baz\u00eb. Rama sqaroi se qeveria nuk synon t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb \u00e7mimet, por t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm transparence p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKemi folur p\u00ebr \u00e7mimet. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem ku nuk kemi asnj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb \u00e7mimeve nga shteti, por kemi nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr qytetarin lidhur me \u00e7mimet e ushqimeve baz\u00eb, q\u00eb do ta prezantojm\u00eb kur t\u00eb jet\u00eb i konsoliduar\u201d,\u00a0tha ai.<\/p>\n<p>Po ashtu Rama e krahasoi protest\u00ebn me munges\u00ebn, sipas tij, t\u00eb nj\u00eb sfide reale politike nga opozita.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka qen\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb dhurat\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur. Nuk kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb t\u00eb na sfidoj\u00eb realisht. Ajo protest\u00eb q\u00eb ndodhi na ka sfiduar realisht, p\u00ebr aq koh\u00eb sa ishte qytetare. Aty u shfaq\u00ebn njer\u00ebz q\u00eb i \u00e7oi nevoja p\u00ebr t\u00eb bashkuar z\u00ebrin dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ne meritojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb jam i bindur dhe optimist. Jam shum\u00eb i energjizuar. Mos harroni q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb e vler\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe kurr\u00eb m\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kjo ka nj\u00eb arsye. Kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Rama.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-reflekton\/\">Rama \u2018reflekton\u2019 ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojm\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsohemi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dit\u00ebt e mbledhjes n\u00eb Pogradec duket se kan\u00eb prodhuar edhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb retorik\u00ebn e Edi Ram\u00ebs ndaj protestave qytetare. Kryeministri pranoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se protesta e ka sfiduar realisht qeverin\u00eb dhe se zhvillimet e fundit kan\u00eb \u201cg\u00ebrryer\u201d raportin mes qytetarit dhe shtetit, duke e vendosur ekzekutivin p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97773","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97773\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}