{"id":97772,"date":"2026-08-24T16:48:14","date_gmt":"2026-08-24T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/prof-agim-gjakova-mjeshtri-i-rrefimit-dhe-vjershetorit-te-paepur-midis-te-mundshmes-dhe-te-pamundshmes\/"},"modified":"2026-08-24T16:48:14","modified_gmt":"2026-08-24T16:48:14","slug":"prof-agim-gjakova-mjeshtri-i-rrefimit-dhe-vjershetorit-te-paepur-midis-te-mundshmes-dhe-te-pamundshmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/prof-agim-gjakova-mjeshtri-i-rrefimit-dhe-vjershetorit-te-paepur-midis-te-mundshmes-dhe-te-pamundshmes\/","title":{"rendered":"Prof. Agim GJAKOVA \u2013 Mjeshtri i Rr\u00ebfimit dhe Vjersh\u00ebtorit t\u00eb Paepur, midis t\u00eb Mundshmes dhe t\u00eb Pamundshmes!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Raimonda Moisiu-SADE  <\/p>\n<p>-Agim Gjakova, nj\u00eb Krijimtari pa Kufi\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, ndodhesha n\u00eb Tiran\u00eb, dhe nj\u00eb telefonat\u00eb nga mikja ime e ndritur e fisnike, Kozeta Mamaqi, e cila m\u00eb ftonte n\u00eb promovimin e nj\u00eb serie veprash, proz\u00eb e poezi t\u00eb autorit dimensional, mikut t\u00eb saj, Prof. Agim Gjakov\u00ebs!<br \/>\n\u201cTakimi im i par\u00eb\u201d me Prof. Agim Gjakov\u00ebn e ka zanafill\u00ebn n\u00eb rinin\u00eb time t\u00eb hershme, kjo ndodhi krejt rast\u00ebsisht, si nj\u00eb \u201cbashk\u00ebbisedim intim\u201d me poezin\u00eb dhe proz\u00ebn e tij t\u00eb shquar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb studioja n\u00eb Gjuh\u00ebt e Huaja, -n\u00eb at\u00eb auditor ku vite m\u00eb par\u00eb kishte kryer studimet e larta p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Angleze edhe Profesori i nderuar.<br \/>\nSa her\u00eb gjendem n\u00eb atdhe ftesat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb promovime libri, i mir\u00ebpres me ndjesin\u00eb e nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb vecant\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb librit, sepse b\u00ebn jo vet\u00ebm bashk\u00eb shkrimtar\u00eb, poet\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb artit e let\u00ebrsis\u00eb, porse ndjen at\u00eb lidhjen njer\u00ebzore dhe empatin\u00eb e past\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar dhe kuptuar bot\u00ebn krijuese t\u00eb dijes dhe respektit p\u00ebr autorin, mend\u00ebrisht dhe shpirt\u00ebrisht, nj\u00eb moment vler\u00ebsimi dhe mir\u00ebnjohje edhe p\u00ebr ata q\u00eb e duan dhe e shkruajn\u00eb let\u00ebrsin\u00eb. Ftesa p\u00ebr promovimin e vepr\u00ebs s\u00eb Prof. Agim Gjakov\u00ebs ishte nj\u00eb mund\u00ebsi harmonie, besimi dhe e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb kaluar disa or\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, produktive e plot kultur\u00eb. Aty gjendeshin, bashk\u00ebbiseduan dhe vler\u00ebsuan let\u00ebrsin\u00eb e Prof. Gjakov\u00ebs plot shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, publicist\u00eb t\u00eb njohur, miq e koleg\u00eb t\u00eb kahersh\u00ebm e t\u00eb rinj t\u00eb tij. Secili prej tyre shprehte fjal\u00ebn e tij\/saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri fisnik, modest e fjal\u00ebndritur, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e tij t\u00eb pasur, jo vet\u00ebm n\u00eb sasi \u2013 mbi dhjetra e dhjetra libra t\u00eb botuar \u2013 por edhe t\u00eb realizuar denj\u00ebsisht, cil\u00ebsisht e krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Madje p\u00ebr Profesor Gjakov\u00ebn u theksua se; \u201clet\u00ebrsia e tij meriton shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vler\u00ebsim dhe v\u00ebmendje!\u201d<br \/>\nProf. Agim Gjakova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb interesante dhe jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ka nj\u00eb histori njer\u00ebzore dhe krijimitari t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme. T\u00eb shkruash dhe t\u00eb sjell\u00ebsh n\u00eb v\u00ebmendjen e audienc\u00ebs s\u00eb lexuesve dhe kombit shqiptar, biografin\u00eb krijuese dhe bukurin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb pasur t\u00eb prozatorit, dramaturgut, skenaristit, publicistit, dhe poetit Agim Gjakova, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku arti i fjal\u00ebs g\u00ebrshetohet me thell\u00ebsin\u00eb e dijes universale, q\u00eb reflekton shpirtin e pathyesh\u00ebm rebel, prek zemrat dhe lart\u00ebson ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nUdh\u00ebtimi krijues i shkrimtarit t\u00eb shquar Prof. Agim Gjakova nis aty ku fillon kurreshtja jon\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, q\u00eb n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs, ai nuk u mbyll kurr\u00eb brenda nj\u00eb kornize t\u00eb vetme, porse sfidoi veten dhe fjal\u00ebn shqipe n\u00eb \u00e7do zhan\u00ebr: Vjersh\u00ebtor dhe Tregimtar, q\u00eb preku shpirtin e lexuesit t\u00eb ri dhe t\u00eb rritur, Novelist dhe Romancier, ku nd\u00ebrtoi struktura t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe personazhe t\u00eb gjall\u00eb, Eseist dhe Studiues, q\u00eb analizoi me mpreht\u00ebsi shoq\u00ebrin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb, Folklorist i talentuar, ku mblodhi dhe ruajti thesaret e shpirtit popullor.<br \/>\nProf. Agim Gjakova deri m\u00eb tani ka botuar mbi 30-\u00eb libra duke p\u00ebrfshir\u00eb dhjetra romane, romani i tij i fundit \u201cI pabinduri\u201d, dhe \u201cE dashura e kat\u00ebr djemve\u201d, e dhjetra e dhjetra p\u00ebrmbledhje me poezi, proz\u00eb, publicistik\u00eb, dhe vecmas n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dokumentare. <\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb profilin e tij \u00ebsht\u00eb guximi intelektual, dhe mjeshtri i rr\u00ebfimit t\u00eb nj\u00eb shpirti rebel t\u00eb paepur, n\u00eb \u00e7do rresht t\u00eb shkruar, ai ec\u00ebn n\u00eb fillin e holl\u00eb midis t\u00eb mundshmes dhe t\u00eb pamundshmes; si nj\u00eb mjesht\u00ebr i v\u00ebrtet\u00eb i rr\u00ebfimit, ai arriti t\u00eb kthej\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs n\u00eb art t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<br \/>\nProf. Agim Gjakova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb erudit, prozator profilik, dhe poet modernist, q\u00eb nuk mjaftohet vecse me frym\u00ebzimin e castit dhe ndjenjat personale, ai nd\u00ebrton urat mes epokave, lidh t\u00eb shkuar\u00ebn klasike me shqet\u00ebsimet moderne t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai jeton, nd\u00ebrton urat e komunikimit p\u00ebrher\u00eb \u201cN\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, mes poezis\u00eb, proz\u00ebs, publicistik\u00ebs, filozofis\u00eb, historis\u00eb, mitet e lashta dhe heronjt\u00eb. Ritmika dhe ngroht\u00ebsia e stilit t\u00eb tij krijues, reflektojn\u00eb shpirtin e pathyesh\u00ebm dhe lidhjen e vecant\u00eb me Atdheun dhe Historin\u00eb, kompromisi q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb me admiruesit e shumt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb letrat shqipe, komb\u00ebtare, ballkanike dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, figura t\u00eb tilla emblematike si Prof. Agim Gjakova, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb panteonin e mendimit human, qytetari, dije dhe m\u00ebncuri, q\u00eb shpalosin nj\u00eb erudicion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Sinteza e lirizmit poetik dhe let\u00ebrsis\u00eb dokumentare n\u00eb veprat e Prof. Agim Gjakov\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb modelin unik n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe, q\u00eb harmonizoj\u00eb dy pole shpesh t\u00eb larg\u00ebta: lirizmin e thell\u00eb dhe sakt\u00ebsin\u00eb dokumentare.  Gjakova nuk mjaftohet me pasqyrimin e ftoht\u00eb t\u00eb fakteve, ai i vesh ato me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb ngjarjet reale t\u00eb mos mbeten thjesht kronika, por t\u00eb kthehen n\u00eb p\u00ebrjetime shpirt\u00ebrore p\u00ebr lexuesin. Si nj\u00eb shkrimtar q\u00eb d\u00ebshmoi dhe krijoi n\u00ebp\u00ebr faza vendimtare historike, Gjakova sh\u00ebrben si ur\u00eb lidh\u00ebse mes tri epokave: Historis\u00eb modern, ku vendoset baza e stilit t\u00eb tij- realizmit socialist, prej nga trash\u00ebgon v\u00ebmendjen ndaj kontekstit social dhe let\u00ebrsis\u00eb postkomuniste, ku fiton lirin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb shprehjes dhe analiz\u00ebs objektive. Kulmi i tij pubicistik dhe artistik identifikohet n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb dokumentare, nj\u00eb \u201cg\u00ebrshetim hibrid\u201d mes let\u00ebrsis\u00eb artistike -fantazis\u00eb dhe ndjenj\u00ebs- dhe asaj dokumentare -faktit dhe d\u00ebshmis\u00eb -mbrohet nga nj\u00eb aureol\u00eb e fort\u00eb integriteti professional. Prof. Agim Gjakova na d\u00ebshmon se e v\u00ebrteta historike dhe bukuria estetike mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb pa e c\u00ebnuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>-Metafora e Shpirtit t\u00eb Lir\u00eb dhe Rebel, q\u00eb nuk u p\u00ebrkul kurr\u00eb n\u00eb  \u201cVargje Gjakoviane\u201d.<br \/>\nT\u00eb jesh poet apo vet\u00eb termi poezi n\u00eb kuptimin thelb\u00ebsor t\u00eb fjal\u00ebs, n\u00ebnkupton at\u00eb q\u00eb ta shoh\u00ebsh bot\u00ebn me ndjeshm\u00ebrin\u00eb e bukuris\u00eb t\u00eb nj\u00eb shpirti artistik, ku cdo p\u00ebrjetim apo emocion njer\u00ebzor buron nga ndjeshm\u00ebria impulsive e shpirtit t\u00eb lir\u00eb, talentit dhe pjekuris\u00eb artistke, e cila ekziston brenda gjithckaje njer\u00ebzore dhe n\u00eb akord me lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb poezi gjall\u00ebruese q\u00eb shkon p\u00ebrtej vargjeve t\u00eb shkruara. Mes dhjetra v\u00ebllimeve me poezi un\u00eb zgjodha t\u00eb analizoj at\u00eb \u2013 i titulluar \u201cPoezia 19\u201d, t\u00eb prozatorit, dramaturgut, skenaristit, publicistit, dhe poetit t\u00eb shquar t\u00eb kombit, Prof. Agim Gjakova,<br \/>\nStruktura e k\u00ebtij v\u00ebllimit poetik \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb cikle t\u00eb ndjeshme p\u00ebrmes em\u00ebrtimeve metaforike dhe numerike, q\u00eb mbartin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb simbolike dhe filozofike. Cikle poetike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb intime dhe m\u00eb dramatike t\u00eb lirik\u00ebs s\u00eb poetit, ato mbartin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb biografike, duke pasur parasysh se poeti jetoi n\u00ebn dy diktatura dhe u d\u00ebbua nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri, ku u p\u00ebrball me izolim dhe p\u00ebrndjekje. V\u00ebllimi p\u00ebrmban poezi lirike, me ton qytetar, intelektual, patriotik, kujtime, mall, dhimbje, dashuri, t\u00eb cilat shprehin ngaz\u00ebllimin dhe enthusiazmin e nj\u00eb komuniteti t\u00eb brisht\u00eb, n\u00eb rastin ton\u00eb si te v\u00ebllimi poetik \u201cPoezia 19\u201d, nj\u00eb fitore e arritur n\u00eb liri, progresin social, romantizmin, frym\u00ebzimin e frym\u00ebzuese, deklamimin e bukuris\u00eb shpirt\u00ebrore e trupore n\u00eb vjersh\u00ebrimin klasik.<br \/>\n\u00c7do cik\u00ebl poetik p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb lidhje me Prof. Agim Gjakov\u00ebn si individ dhe si poet i nj\u00eb shpirti t\u00eb trazuar dhe kryengrit\u00ebs, i cili ka sfiduar regjimet dhe ka vuajtur p\u00ebrndjekjet, kjo eksperienc\u00eb jet\u00ebsore reflektohet thell\u00ebsisht n\u00eb strukturimin e poezis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Eksperiencat jet\u00ebsore dhe p\u00ebrkushtimi krijues, si cilt\u00ebrsia e ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngaz\u00ebllimi apo enthusiazmi- k\u00ebto sentimente t\u00eb jet\u00ebs, -poeti e ndjen t\u00eb nevoj\u00ebshme t\u2019u jap\u00eb z\u00eb duke i hedhur n\u00eb vargje e poezi. Poezia e Prof. Agim Gjakova \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual i bot\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb dhe thjesht\u00ebsia e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Gjenialiteti i ambicies s\u00eb tij si poet balancohet nga nj\u00eb ndjenj\u00eb e ftoht\u00eb absurditeti, me shk\u00ebndija talljeje t\u00eb but\u00eb me veten, nga muzat, meditimet dhe spekulimet rreth jet\u00ebs, gj\u00ebrat e p\u00ebrjet\u00ebshme t\u00eb ekzistenc\u00ebs humane, \u2013 jet\u00ebs e vdekjes.<br \/>\nVeprat poetike t\u00eb tij jan\u00eb madh\u00ebshtore, pa hezitim po p\u00ebrdor termin \u201cvargje gjakoviane\u201d, ku p\u00ebrfshihen poezi lirike, erotike, poezia e dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun, Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn, p\u00ebr vendlindjen dhe poezi me tematik\u00eb sociale, historike dhe refleksive q\u00eb amplifikojn\u00eb stilin ekspresiv t\u00eb dhimbjes s\u00eb bukur \u2013dashuris\u00eb! Poeti Gjakova blasfemon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb instiktit njer\u00ebzor, me konceptimin mistik t\u00eb lexuesit p\u00ebr bot\u00ebndijimin, bot\u00ebperceptimin dhe arritjen e nj\u00eb poeti t\u00eb shquar, duke e vendosur madh\u00ebshtin\u00eb e epik\u00ebs reale, p\u00ebrmes integritetit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb past\u00ebr, struktur\u00ebs fizike dhe kultur\u00ebs thell\u00ebsisht poetike q\u00eb d\u00ebshmohen prej secilit cik\u00ebl n\u00eb kontekstin e poezive. <\/p>\n<p>Libri nis me poezin\u00eb lirike e titulluar  \u201cGruas sime\u201d, autori p\u00ebrshkruan karakterin e zgjuar, dhe t\u00eb ngroht\u00eb \u2013 por edhe t\u00eb sert\u00eb, t\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb bukur fizikisht, unike, vitale dhe shpirtbukur, -nj\u00eb grua e mrekullueshme p\u00ebr ta pasur pran\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira; \u201cshigjetim i agut n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto vite t\u00eb gjat\u00eb\/ nd\u00ebrsa qielli im ishte fytyra jote n\u00ebp\u00ebr hekura\/ hap\u00ebsira m\u00eb mbeteshin buz\u00ebqeshjet e tua t\u00eb rreshkura\u201d.<br \/>\nForca frym\u00ebzuese dhe shp\u00ebrthyese e Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrthurur me kujtimet personale, dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga simbolikat m\u00eb intime dhe dramatike t\u00eb lirik\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb shprehur at\u00eb universalen, ekzistenc\u00ebn e burrit dhe gruas\u2013dashurin\u00eb dhe frym\u00ebzimin!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl, figura e gruas ngrihet p\u00ebrtej nj\u00eb subjekti t\u00eb thjesht\u00eb lirik dhe romantik, ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb mbijetes\u00ebs dhe besnik\u00ebris\u00eb. Gjakova shp\u00ebrfaq nj\u00eb ton intim, t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb sinqert\u00eb, -t\u00eb zhveshur nga patetizmi. Prof. Gjakova e di fare mir\u00eb se njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb mplaken kur heqin dor\u00eb nga dashuria, andaj ai i lutet bashk\u00ebshortes: \u201cBuz\u00ebqesh edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mua\u201d- me nj\u00eb gjuh\u00eb e ndjenj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb por t\u00eb p\u00ebrzishme, ku dashuria sh\u00ebrben si e vetmja streh\u00eb p\u00ebrkundrejt eg\u00ebrsis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb jashtme; sepse  \u201cdrita mbi fytyr\u00eb tremb terrin e eg\u00ebr n\u00eb nj\u00eb skut\u00eb\/ dhe v\u00ebshtrimin e luanit dalngadal\u00eb me zbut\u00eb\u201d, \u2013 p\u00ebr t\u00eb shprehur at\u00eb universalen, ekzistenc\u00ebn e burrit \u2013dashurin\u00eb, vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb edhe ar\u00ebsyeja pse Prof. Gjakova zhvendoset nga vargu n\u00eb varg n\u00eb cdo moment t\u00eb dit\u00ebs, sepse poeti dhe gruaja, dashuria e jet\u00ebs s\u00eb tij, aty gjejn\u00eb vetveten; \u201cbuz\u00ebqesh edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mua, \/si nj\u00eb karvan thneglash mendimet ma pickojn\u00eb trurin, \/ helmin ma thith si shpendi kok\u00ebrr p\u00ebr kok\u00ebrr gruri.\u201d<br \/>\nK\u00ebto vargje t\u00eb mir\u00eb-vendosura n\u00eb strof\u00eb, i japin rrjedh\u00eb procesit t\u00eb transformimit t\u00eb duksh\u00ebm; mendimi e ndjek k\u00ebt\u00eb proces-n\u00eb fakt e nxjerr dhe e prezanton at\u00eb, \u2013 si nj\u00eb kompleks mamorfozash t\u00eb imazhit q\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar. Kursi logjik i k\u00ebtij transformimi q\u00eb ndihet shpesh si nj\u00eb ndjenj\u00eb faji t\u00eb pafajsh\u00ebm i poetit, i cili, p\u00ebr shkak t\u00eb idealeve dhe fateve t\u00eb tij politike, e ka ekspozuar edhe q\u00ebnien e saj m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb ndaj stuhive t\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb vet\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb  \u201cGruas sime\u201d, \u201cbuz\u00ebqeshja\u201d shpreh optimizmin dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i mbijetuar err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb e fuqishme q\u00eb p\u00ebrcjell mesazhe shprese, intimiteti, dhimbje dhe trishtimi t\u00eb p\u00ebrmbajtur dashurie. \u201cBuz\u00ebqeshja\u201d nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shprehje fizike, por nj\u00eb dritare shpirt\u00ebrore q\u00eb zbulon kontrastin mes bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb poetit dhe realitetit.  P\u00ebr t\u00eb sfiduar padrejt\u00ebsit\u00eb, dhe fatin e tyre, Gjakova fsheh nj\u00eb plag\u00eb e dhimbje t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore me nj\u00eb qet\u00ebsi therr\u00ebse, ironie e revolte, ai shpreh ngroht\u00ebsi, afrimitet dhe magjin\u00eb e \u00e7asteve romantike; \u201cbuz\u00ebqesh edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mua, \/le t\u00eb m\u00eb l\u00ebvizin ngjyrat p\u00ebrtej koh\u00ebs m\u00eb thell\u00eb, \/ah cfar\u00eb ndjesish, vrullesh, shp\u00ebrthimesh t\u00eb val\u00ebta ndjell!\u201d<br \/>\nPoezia \u201c Gruas sime\u201d kontraston \u201cp\u00ebr nj\u00eb buz\u00ebqeshje gjithkujt ja kam zili\u201d, \/ -teksa gjen ngush\u00ebllim me bukurin\u00eb dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebrie n\u00eb \u201cbuz\u00ebqeshjen dhe syt\u00eb e gruas s\u00eb tij\u201d, vend ku \u201cvecse ai mund t\u00eb hyj\u00eb\u201d, ngaq\u00eb \u201cka vite zemra e ka harruar at\u00eb stoli!\u201d Prof. Gjakova na sugjeron se kujtimet, vizionet dhe \u00ebnd\u00ebrrimet, ofrojn\u00eb streh\u00eb nga kalimi i koh\u00ebs dhe p\u00ebrkohshm\u00ebria e jet\u00ebs, porse ato nuk do t\u00eb vdesin kurr\u00eb!<br \/>\nSecili cik\u00ebl poetik si bosht strukturor ka simbolik\u00ebn e numurit \u201cShtat\u00eb\u201d, p\u00ebrdorimi i p\u00ebrs\u00ebritur i k\u00ebtij numri nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. N\u00eb let\u00ebrsi dhe mitologji, ky num\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson plot\u00ebsin\u00eb, ciklin e mbyllur kozmik (shtat\u00eb dit\u00ebt e krijimit) dhe transformimin e plot\u00eb, nd\u00ebrsa Poeti Gjakova, p\u00ebrmes k\u00ebtij numri, nd\u00ebrton nj\u00eb univers poetik t\u00eb mbyllur dhe t\u00eb vet\u00eb-mjaftuesh\u00ebm. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, stili i shkrimit t\u00eb Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb pothuajse ritualistike, i thjesht\u00eb, i shkruar n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb dhe pothuajse bisedor e lidhur me numrin \u201cshtat\u00eb\u201d-mitologjik dhe biblik q\u00eb e con lexuesin n\u00eb zbulimin e jet\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrpjekjet me makthin e historis\u00eb e atdheut, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson kulmin e tronditjes ekzistenciale dhe komb\u00ebtare t\u00eb autorit.<br \/>\nP\u00ebrmes cikleve; \u201cShtat\u00eb Dit\u00eb\u201d\/ \u201cShtat\u00eb Net\u201d\/- numuri \u201cshtat\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb ura lidh\u00ebse midis reales dhe mitikes, q\u00eb Poeti Gjakova luan me dualitetin Dit\u00eb\/ Nat\u00eb\/, kalimin nga err\u00ebsira e nat\u00ebs, ku dhimbja dhe makthet gdhihen te zgjimi i dit\u00ebs, dhe shpirti d\u00ebrgohet s\u00ebrish n\u00eb frontin e p\u00ebrballjes me realitetin e v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb e titulluar \u201cNata e shtat\u00eb \u2013 (\u201c\u00cbnd\u00ebrrimi i Shtat\u00eb\u201d) -Nata dhe \u00cbndrra, jan\u00eb hap\u00ebsira ku poeti gjen lirin\u00eb absolute p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar \u201ct\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat\u201d e shtypur nga realiteti. Andaj poeti p\u00ebrdor elemente t\u00eb natyr\u00ebs si \u201clumi\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar z\u00ebrat e brendsh\u00ebm t\u00eb njeriut; gurgullon, k\u00ebndon, mallkon, grindet; \u201cDisa thon\u00eb se lumi gj\u00ebmon, \/se gurgullon, \/se cic\u00ebrin\u00eb, \/se k\u00ebndon\/ se tallet, \/ se zem\u00ebrohet\/ se flet p\u00ebrcart, \/ se mallkon\/ se grindet, \/se p\u00ebrk\u00ebdhel, \/ bie n\u00eb gjum\u00eb, \/ ku ta gjej at\u00eb lum\u00eb, \/t\u2019ia d\u00ebgjoj t\u00eb gjitha z\u00ebrat.\u201d<br \/>\nCikli \u201cnat\u00eb-dit\u00eb\u201d na tregon se krijimtaria e Prof. Gjakov\u00ebs refuzon t\u00eb mbetet statike; ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb p\u00ebrhershme, ashtu si vet\u00eb natyra. \u201cNata\u201d lidhet me \u00ebnd\u00ebrrimin, meditimin, kujtimet e hidhura t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe z\u00ebrat e brendsh\u00ebm, nd\u00ebrsa \u201cDita\u201d sjell zgjimin, p\u00ebrballjen me realitetin e vrazhd\u00eb dhe d\u00ebrgimin e shpirtit e t\u00eb zjarrmis\u00eb drejt qiellit e bot\u00ebs s\u00eb prekshme, nj\u00eb p\u00ebrballje ekzistenciale me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nCiklet poetike: \u201cShtat\u00eb Lule\u201d \/ \u201cShtat\u00eb Puthje\u201d paraqesin esenc\u00ebn e shpirtit t\u00eb lir\u00eb dhe bot\u00ebs shpirt\u00ebrore m\u00eb lirike, m\u00eb intime dhe m\u00eb filozofike t\u00eb Gjakov\u00ebs. Ato shp\u00ebrfaqen si nj\u00eb dialog me veteveten q\u00eb merr form\u00ebn e monologut intim \u2013 g\u00ebrshetimin e ndjenj\u00ebs s\u00eb thell\u00eb mes dashuris\u00eb njer\u00ebzore; \u201cputhjet\u201d dhe bukuris\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb natyr\u00ebs;  \u201clulet\u201d q\u00eb paraqesin sinqeritetin emocional dhe nj\u00eb raport mbi struktur\u00ebn e ciklit mitik dhe ritual, t\u00eb numurit \u201cshtat\u00eb\u201d. Metafora t\u00eb fuqishme q\u00eb simbolizojn\u00eb bukurin\u00eb, rritjen shpres\u00ebn, lidhjen njer\u00ebzore dhe rilindjen e natyr\u00ebs s\u00eb ndjenjave. \u201cShtat\u00eb Puthje\u201d, nj\u00eb titull metaforik e lirik q\u00eb kap\u00ebrcen erotiken e thjesht\u00eb, ato jan\u00eb ura mes dy brigjeve (sipas Jakov Xoxes te \u201cLumi e vdekur\u201d \u2013 \u201cNj\u00eb e puthur mbyll dy brigje e cel dy zemra\u201d) -q\u00eb nuk jan\u00eb vecse akti fizik njer\u00ebzor, por nj\u00eb element mistik, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shtat\u00eb pika takimi midis shpirtit t\u00eb poetit dhe bot\u00ebs, pajton shpirtin e Gjakov\u00ebs me fatin, dhe njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb.  \u201cShtat\u00eb Puthje\u201d k\u00ebtu shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb bekim ekzistencial, n\u00eb k\u00ebrkimin e dashuris\u00eb dhe t\u00eb paqes pas nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi apo traziatje t\u00eb gjat\u00eb shoq\u00ebrore e personale.<br \/>\n Puthja \u00ebsht\u00eb dashuri, dhe paqe q\u00eb vjen pas stuhive t\u00eb jet\u00ebs; \u201cPo puth tok\u00ebn\u2026\/ Po puth detin e shkum\u00ebzuar. \/ Po puth pyllin, \/Po puth pragun e sht\u00ebpis\u00eb, \/Po puth\u00eb vreshtin, \/Po puth shtegun e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, \/ Po puth fotografin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>\u201cShtat\u00eb Lulet\u201d simbolizojn\u00eb zvet\u00ebnimin, bukurin\u00eb, por edhe brisht\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs e t\u00eb memories. \u00c7do \u201clule\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stacion poetik q\u00eb prek nj\u00eb dimension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jet\u00ebs: dashurin\u00eb, vendlindjen, vuajtjen, besnik\u00ebrin\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebn.<br \/>\nCiklet poetike; \u201cShtat\u00eb Rrezatime\u201d \/ \u201cShtat\u00eb Udh\u00ebtimet\u201d mbartin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme simbolike dhe filozofike, m\u00ebncurin\u00eb dhe shpirtin e poetit; rrezatimi n\u00ebnkupton energji, drit\u00eb, zgjimin intelektual dhe filozofik si nj\u00eb streh\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb gjetur qet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb past\u00ebrtin\u00eb, rinin\u00eb dhe mbijetes\u00ebn e shpirtit njer\u00ebzor p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs, shtypjes dhe persekutimit;<br \/>\nVargjet e \u201cShtat\u00eb Rrezatime\u201d jan\u00eb simbole t\u00eb drit\u00ebs dhe dijes, rrezatime t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb, dhe shpres\u00ebs q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes err\u00ebsir\u00ebs;  (Syzeza)\u2026<br \/>\nKall pyllin, \/cop\u00ebton h\u00ebn\u00ebn, \/ndrit yllin. \/ (Harkvetulla)\u2026ma skizon nj\u00eb rrudh\u00ebz, \/ si zbulim marramend\u00ebs. \/ (Buz\u00ebkuqja)\u2026 ma mpreh d\u00ebshir\u00ebn, \/ m\u2019i shti ethet, \/ \u2026n\u00eb vorbill ngacmimesh. \/ (Qaf\u00ebgastarja)\u2026e ma hedh tutje mug\u00ebtir\u00ebn, \/ma v\u00ebrtit\u00eb t\u00ebr\u00eb rruzullimin. \/<br \/>\nNd\u00ebrsa te cikli \u201cShtat\u00eb Udh\u00ebtimet\u201d- madje poeti e shoq\u00ebron edhe me n\u00ebntituj sikund\u00ebr  \u2013 \u201cVesi im i par\u00eb\/ dyt\u00eb\/ tret\u00eb\/ kat\u00ebrt\/ pest\u00eb\/ gjasht\u00eb\/ dhe shtat\u00eb n\u00eb shpirt\u201d \u2013 shpreh p\u00ebrshkall\u00ebzimin emocional t\u00eb tij q\u00eb mbart pjekurin\u00eb shpirt\u00ebrore, sekretin dimensional t\u00eb dashuris\u00eb dhe dhimbjes njer\u00ebzore. \u201cVesi\u201d \u00ebsht\u00eb dialogu unik dhe lirik i ndjenj\u00ebs, rrug\u00ebtimit shpirt\u00ebror t\u00eb vazhduesh\u00ebm i poetit mes udh\u00ebtimeve dhe endjes s\u00eb tij; \u201cn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e am\u00ebshuar t\u00eb ndjenjave\u201d\/\u2026 porse\u2026.\u201dnuk ndalet s\u00eb udh\u00ebtuari\u201d derisa -\u201cdhe gjej sh\u00ebmb\u00ebllimin e dashuris\u00eb\u201d-varg\u00ebzon poeti.<br \/>\n\u201cVesi\u201d nis nga i pari q\u00eb shfaq pik\u00ebnisjen e ndjenj\u00ebs, pafaj\u00ebsin\u00eb, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb ose shk\u00ebndij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijes, tek \u201ci dyti\u201d takimin me dashurin\u00eb apo bot\u00ebn q\u00eb e rrethon, \u201ci treti\u201d kulmon me ndjenjat rinore, zjarrin e brendsh\u00ebm d\u00ebshirat dhe energjin\u00eb krijuese, \u201cI kat\u00ebrti\u201d na rr\u00ebfen pik\u00ebn e kthes\u00ebs, \u201cI pesti\u201d reflekton; urt\u00ebsi, v\u00ebshtrimin te vetvetja, pranimin e fatit t\u00eb jet\u00ebs ashtu sikund\u00ebr vjen \u2013ai fat i shkruar diku n\u00eb \u201ct\u00eb tretat e lindjes, e ardhjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb\u201d, derisa arrin at\u00eb pjekurin\u00eb e stuhive emocionale te \u201cVesi i gjasht\u00eb\u201d p\u00ebrtej reales, materiales, mistikes, artit dhe liris\u00eb s\u00eb plot\u00eb shpirt\u00ebrore.<br \/>\nTe \u201cVesi i shtat\u00eb\u201d arrin paqen absolute, mes hyjnores, njer\u00ebzores dhe p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb kujtes\u00ebs.<br \/>\nCikli \u201cShtat\u00eb Udh\u00ebtime\u201d simbolizon vlerat njer\u00ebzore, q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me kalvarin, persekutimin politik e social, sakrificat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe, identitetin, kujtes\u00ebn, integritetin dhe dinjitetin komb\u00ebtar. Poeti udh\u00ebton p\u00ebrmes krah\u00ebve dhe m\u00ebndjes s\u00eb sh\u00ebndetshm\u00eb, p\u00ebr t\u2018i gjetur kuptimin e jet\u00ebs, drejt\u00ebsin\u00eb e lirin\u00eb absolute n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar p\u00ebrtej mureve t\u00eb censur\u00ebs.  \u201cShtat\u00eb Fluturime\u201d reflektojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e poetit Gjakova p\u00ebr t\u2019i kthyer p\u00ebrvojat personale n\u00eb p\u00ebrvoja universale, kombinimi i artit me filozofiken, artistiken, psikiken dhe shpirt\u00ebroren, lirin\u00eb e shteg\u00ebtimit t\u00eb pandalsh\u00ebm t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor drejt t\u00eb panjohur\u00ebs dhe t\u00eb bukur\u00ebs, ku fluturimi shihet si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb dhe izolimin. Te cikli \u201cShtat\u00eb Tundime\u201d, Prof. Gjakova shp\u00ebrfaq dualitetin njer\u00ebzor midis r\u00ebnies \u2013tundimit- dhe ringritjes, p\u00ebrplasjet n\u00eb jet\u00eb me dob\u00ebsit\u00eb e veta, d\u00ebshirat, sfidat e brendshme, dilemat morale dhe vuajtjen ekzistenciale, p\u00ebrmes sprovave historike dhe politike q\u00eb ka kaluar autori dhe populli q\u00eb nga izolimi, p\u00ebrndjekja dhe mbijetesa.<br \/>\nTe \u201cShtat\u00eb Ligj\u00ebrime\u201d, Prof. Agim Gjakova shquhet p\u00ebr ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj fateve historike, social-politike t\u00eb atdheut q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe nj\u00eb shtyll\u00eb kryesore t\u00eb motiveve e p\u00ebrvojave t\u00eb tij. Poeti komunikon me figurat historike dhe mitet historike p\u00ebr t\u00eb gjetur forc\u00eb; mali, shqiponja dhe shk\u00ebmbi sh\u00ebrbejn\u00eb si simbole t\u00eb paluajtshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb identitetit, kthimin tek rr\u00ebnj\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb kujtuar historin\u00eb, gjuh\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb etnike, cdo \u201cligj\u00ebrim\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt rezistence intelektuale dhe qytetarie!<br \/>\nTe  \u201cShtat\u00eb t\u00eb Dhimb\u00ebshm\u00eb\u201d -poeti Gjakova nd\u00ebrton nj\u00eb monolog t\u00eb brendsh\u00ebm mbi dhimbjen e tok\u00ebs, duke p\u00ebrdorur metafora t\u00eb natyr\u00ebs, lumi q\u00eb gj\u00ebmon apo mallkon, malet, bresh\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pasqyruar trazirat e shpirtit jo vecse t\u00eb tij, por t\u00eb cdo bashk\u00ebatdhetari. Cikli poetik i dhimbjes fillon me poezin\u00eb \u201cDhembja e par\u00eb\u201d (NANA) -ja si varg\u00ebzon poeti;<br \/>\n\u201c\u2026m\u00eb dridhen buz\u00ebt\u201d, \/ m\u00eb njomen syt\u00eb, \/ m\u00eb shungullojn\u00eb vesh\u00ebt, \/ m\u00eb meket goja.\u201d<br \/>\n N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, stili i shkrimit t\u00eb Prof. Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb informal, i thjesht\u00eb, i shkruar n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb dhe bisedor; \u201ct\u00eb th\u00ebrras e nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjesh, \/drith\u00ebrim\u00eb, zjarrmi, ftoht\u00eb akull, \/ ngarend, t\u00eb t\u00eb arrij, \/por\/ooo\u2026\/\u00ebsht\u00eb hija jote bir.\u201d<br \/>\nPoeti Gjakova shp\u00ebrfaq at\u00eb q\u00eb kritik\u00ebt e quajn\u00eb \u201cpoezi me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, tro\u00e7 dhe pa doreza\u201d, ai shpreh dhimbjen p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, duke goditur hipokrizin\u00eb shoq\u00ebrore, humbjen e vlerave njer\u00ebzore dhe deformimin e idealeve t\u00eb liris\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit analfabet\u00eb apo tradhtar\u00ebt, si\u00e7 e thot\u00eb te \u201cDhimbjet nuk mashtrohen si njer\u00ebzit\u201d.<br \/>\nP\u00ebrmes g\u00ebrshetimit t\u00eb dy cikleve; \u201dShtat\u00eb Ligj\u00ebrime\u201c\/ \u201cShtat\u00eb t\u00eb dhimb\u00ebshme\u201d, Gjakova vendos nj\u00eb ekuilib\u00ebr me elementet mitike, dhe paktin e shpirtit intim, melankolik, reflektiv, her\u00eb-her\u00eb rebel, e i guximsh\u00ebm, her\u00eb-her\u00eb provokues dhe reformator, i fenomeneve t\u00eb jet\u00ebs, plag\u00ebt q\u00eb mbart nj\u00eb popull, dhe duke shtryt\u00ebzuar verbin poetik, me energji shpreh\u00ebse, intensitet t\u00eb vrullsh\u00ebm, shqipton me z\u00ebrin e vet poetik, lirik dhe estetik; z\u00ebrin dhe dinjitetin q\u00eb nuk lejojn\u00eb tjet\u00ebrsimin e tij. Kjo dyshe poetike mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e fuqishme e mbijetes\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare.<br \/>\nTe cikli \u201cShtat\u00eb t\u00eb Kund\u00ebrta\u201d simbolizon filozofin\u00eb e kontrasteve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs dhe realitetit politik e shoq\u00ebror, mes t\u00eb mir\u00ebs e s\u00eb keqes, dhe pavar\u00ebsisht \u201ct\u00eb kund\u00ebrtave\u201d, cikli p\u00ebr\u00e7on mesazhin e nevoj\u00ebs p\u00ebr ekuilib\u00ebr dhe zgjim shpirt\u00ebror t\u00eb individit dhe kombit.<br \/>\nCikli  \u201cShtat\u00eb Vrrag\u00eb\u201d, vet\u00eb fjala \u201cvrrag\u00eb\u201d n\u00ebnkupton nj\u00eb shenj\u00eb, plag\u00eb t\u00eb mbetur apo gjurm\u00eb vuajtjeje. Ato tregojn\u00eb se \u00e7do sakrific\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme te poeti dhe tek identiteti komb\u00ebtar, duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhun\u00ebn e genocidin etnik.<br \/>\nCikli \u201cShtat\u00eb Nostalgji\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson bot\u00ebn e ndjeshme, shpirtin e l\u00ebnduar, dhe fyerjen e inteligjenc\u00ebs s\u00eb poetit.<br \/>\nProf. Gjakova e kthen mallin (nostalgjin\u00eb) p\u00ebr tok\u00ebn p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, prind\u00ebrit, rrugicat me kalldr\u00ebm t\u00eb \u00c7arshis\u00eb, shok\u00ebt e rinis\u00eb, lirin\u00eb e humbur, dhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e rrethonin, -n\u00eb durim, kurajo dhe frym\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb identitetin komb\u00ebtar. Nostalgjia k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ndjenj\u00eb passive, lirike, erotike apo romantike, por nj\u00eb form\u00eb rezistence shpirt\u00ebrore, q\u00eb poeti nuk mund ta shoh\u00eb e prek\u00eb, andaj e sjell at\u00eb p\u00ebrmes vargjeve.<br \/>\nCikli \u201cShtat\u00eb cil\u00ebsit\u00eb\u201d \u2013 paraqet karakterin e fort\u00eb dhe q\u00ebndrestar para furtunave dhe stuhive t\u00eb jet\u00ebs; \u201cShpartalloj t\u00eb gjitha shpikjet e s\u00eb lig\u00ebs, \/ me detin e p\u00ebrballimit\u201d\/ \u2013 dinjitetin e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb poetit; \u201c a m\u00eb thoni ku shitet nd\u00ebrgjegja, \/t\u2019i shpenzoj edhe parat\u00eb e fundit, \/ t\u2019ua dhuroj dyk\u00ebmb\u00ebshve q\u00eb u dridhet dora!\u201d<br \/>\n Krenaria alias (burr\u00ebria) \u00ebsht\u00eb motiv tejet i fuqish\u00ebm q\u00eb paraqet lidhjen me rr\u00ebnj\u00ebt, vendlindjen dhe identitetin, andaj poeti Gjakova vler\u00ebson dhe mbron vlerat, traditat dhe historin\u00eb e popullit t\u00eb tij: \u201c ta v\u00ebshtroj dreqin n\u00eb sy, \/ ta dridh dheun si t\u00ebrmet, \/\u2026\u201dm\u00eb falni njer\u00ebz, \/ q\u00eb nuk linda nga balta\u201d!<br \/>\nProf. Gjakova \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i artikulimit t\u00eb integritetit emocional, moral dhe atij artistik q\u00eb krijon nj\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb midis vlerave q\u00eb vet\u00eb poeti ka n\u00eb jet\u00ebn reale dhe vlerave q\u00eb ai mbron p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb tij.  Prof. Gjakova shkruan me v\u00ebrtet\u00ebsi, sinqeritet t\u00eb plot\u00eb dhe pa kompromise, ai i q\u00ebndron besnik z\u00ebrit t\u00eb tij unik, p\u00ebrshkruan ndjenjat njer\u00ebzore, g\u00ebzimin, dhimbjen, vret frik\u00ebn ashtu sic jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa i zbukuruar apo ekzagjeruar ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme. Bota poetike e Prof. Agim Gjakov\u00ebs konsiston n\u00eb vizionin, shpirt\u00ebror, real e virtual t\u00eb ekzistenc\u00ebs humane, e ar\u00ebsyeshme br\u00ebnda p\u00ebrmbajtjes gjenetike nga tradita e besimi, hap\u00ebsira e koha, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn krijon at\u00eb lidhjen e fort\u00eb t\u00eb besimit midis vet\u00eb atij dhe lexuesit, duke e b\u00ebr\u00eb poezin\u00eb t\u00eb ndihet e gjall\u00eb, e fuqishme dhe e pavdekshme; \u201caskush s\u2019mund t\u00eb ma l\u00ebvroj\u00eb qenien \/\u2026\u201dm\u00eb falni njer\u00ebz, \/ q\u00eb nuk linda nga balta!\u201d<br \/>\nPoezia e Prof. Agim Gjakov\u00ebs funksionon p\u00ebrmes kodeve numerik\u00eb, dhe metaforave t\u00eb shumta, -kur ai nd\u00ebrthur jet\u00ebn-lulet, ndjenj\u00ebn-puthjet, dhe drit\u00ebn \u2013rrezatimet, -poeti me mjesht\u00ebri artistike e filozofike nd\u00ebrton nj\u00eb manifest t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs shpirt\u00ebrore, duke na rr\u00ebfyer se pavar\u00ebsishit kalvarit t\u00eb net\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb vuajtjeve e sakrificave, njeriun gjen forc\u00eb dhe energji t\u00eb rilind\u00eb e t\u00eb zgjohet\u2026<br \/>\nPoeti Agim Gjakova flet qartsh\u00ebm p\u00ebr kufirin midis artit dhe jet\u00ebs, ku iluzioni bind\u00ebs i artit l\u00ebkundet. Poezia e tij eksploron tensionin midis natyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb ekzistenc\u00ebs fizike dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb \u00ebndrrave, t\u00eb cilat mund t\u00eb ofrojn\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebrie dhe arratisjeje.<br \/>\n\u201cNuk gjej m\u00ebnyr\u00eb si t\u2019ua fshij f\u00eblliq\u00ebsit\u00eb,  \u2013 dhe na lejon t\u00eb shohim di\u00e7ka q\u00eb l\u00ebviz rreth realitetit dhe imagjinat\u00ebs;  \u201cvec t\u2019i p\u00ebrcoj n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, \/ t\u2019i pranoj\u00eb ndonj\u00eb planet i marrosur.\u201d<br \/>\nVargjet e cituara m\u00eb lart flasin p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e poetit p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga vuajtjet njer\u00ebzore dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur qet\u00ebsi n\u00eb natyr\u00eb. Kjo poezi pasqyron nj\u00eb melankoli t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ikjen nga realiteti i lodhsh\u00ebm.<br \/>\nTitujt numerik\u00eb dhe metaforik\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se njeriu, pavar\u00ebsisht cop\u00ebtimit shpirt\u00ebror apo thyerjeve historike, k\u00ebrkon gjithmon\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb dhe nj\u00eb pik\u00eb zgjimi p\u00ebr t\u00eb gjetur kuptimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>-Prof. Agim Gjakova: Historia dhe Atdheu, -Nj\u00eb Trash\u00ebgimi q\u00eb Vazhdon edhe Sot\u2026 <\/p>\n<p>Poeti i shquar Agim Gjakova i ka kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb admirueshme gjuh\u00ebs shqipe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur, t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb punuar mir\u00eb, \u201cme k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb\u201d, por thell\u00ebsisht figurative. Ai nuk p\u00ebrdor nj\u00eb thurrje klasike rime; ai preferon vargun e lir\u00eb por me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb diktuar nga anafora dhe paralelizmi strukturor. Ndarja n\u00eb kapituj numerik\u00eb i jep librit karakterin e nj\u00eb obelisku letrar, ku \u00e7do varg mb\u00ebshtet tjetrin.  Stili i tij i ve\u00e7ant\u00eb letrar nd\u00ebrton nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb natyrshme komunikimi midis dy dialekteve kryesore t\u00eb shqipes. Struktura gramatikore, zhargoni dhe shtrirja gjuh\u00ebsore, koha e foljeve dhe drejtshkrimi i fjal\u00ebve, tregojn\u00eb se autori ka njohuri t\u00eb shk\u00eblqyera e profesionale t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.  Origjina dhe jeta e tij mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, ar\u00ebsimin e hersh\u00ebm e kryen n\u00eb vendlindje \u2013Kosov\u00eb- dhe pas d\u00ebbimit t\u00eb familjes s\u00eb tij, ai mbaron studimet e larta n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, p\u00ebr gjuh\u00eb e let\u00ebrsi angleze, m\u00eb pas ai punoi p\u00ebr dekada si redaktor e skenarist, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Prof. Gjakov\u00ebn zot\u00ebrues t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb tosk\u00ebrishtes dhe gjuh\u00ebs standarde, dhe nj\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb flakt\u00eb i past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, q\u00eb shmangte fjal\u00ebt e huaja t\u00eb panevojshme duke shfryt\u00ebzuar burimet e brendshme t\u00eb t\u00eb dy dialekteve.<br \/>\nSi n\u00eb poezi e proz\u00eb, Prof. Gjakova nuk e braktis forc\u00ebn, ritmin dhe leksikun e geg\u00ebnishtes, porse ai e pasuron at\u00eb me struktur\u00ebn dhe but\u00ebsin\u00eb e tosk\u00ebrishtes. Romanet dhe poezit\u00eb e Prof. Gjakov\u00ebs p\u00ebrher\u00eb hapin dyert, dhe p\u00ebrher\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb te lexuesi. Ajo q\u00eb shk\u00eblqen n\u00eb krijimtarin\u00eb dimensionale t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb pasioni i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Prof. Gjakov\u00ebs p\u00ebr poezin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb. Pasioni i tij i paepur d\u00ebshmon se let\u00ebrsia e mir\u00eb i mbijeton \u00e7do stuhie, nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb vazhdon edhe sot, kur kthejm\u00eb kok\u00ebn pas n\u00eb udh\u00ebtimin e tij krijues, shohim nj\u00eb monument t\u00eb pasur letrar. P\u00ebr shum\u00eb breza lexuesish, emri i tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb kopertin\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebrmes bot\u00ebve t\u00eb ndryshme letrare.<br \/>\nFigura e vlera komb\u00ebtare dhe historike t\u00eb tilla si Poeti e Shkrimtari i Shquar Prof. Agim Gjakova, duhet t\u00eb vler\u00ebsohen m\u00eb krenari e dinjitet komb\u00ebtar, p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn, letrat shqipe dhe brezat e ardhsh\u00ebm, ai na m\u00ebsoi se shkrimtari nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb v\u00ebzhgues, por nj\u00eb d\u00ebshmitar i epokave dhe koh\u00ebs s\u00eb vet.<br \/>\nI mencur, i matur, aktiv dhe me nj\u00eb shpirt t\u00eb madh, edhe pse me n\u00ebnt\u00eb dekada mbi supe, Prof. Agim Gjakova vazhdon t\u00eb na jap\u00eb vepra brilante nga shpirti, talenti dhe pasioni i tij krijues, \u2013 shpirtin e tij t\u00eb lir\u00eb dhe rebel, q\u00eb nuk u p\u00ebrkul kurr\u00eb, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb humanes dhe dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<br \/>\nProf. Agim Gjakova mbetet nj\u00eb personalitet shum\u00ebdimensional q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kultur\u00ebn tone.<br \/>\nVepra e Trash\u00ebgimi e tij jeton e plot\u00eb, duke frym\u00ebzuar sot e k\u00ebsaj dite brezat e ardhsh\u00ebm, dhe studiuesit e historis\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nRaimonda Moisiu-SADE<br \/>\nAuthor\/Freelancer<br \/>\nGusht, 2026<br \/>\nJacksonville Florida USA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Raimonda Moisiu-SADE -Agim Gjakova, nj\u00eb Krijimtari pa Kufi\u2026 N\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, ndodhesha n\u00eb Tiran\u00eb, dhe nj\u00eb telefonat\u00eb nga mikja ime e ndritur e fisnike, Kozeta Mamaqi, e cila m\u00eb ftonte n\u00eb promovimin e nj\u00eb serie veprash, proz\u00eb e poezi t\u00eb autorit dimensional, mikut t\u00eb saj, Prof. Agim Gjakov\u00ebs! \u201cTakimi im i par\u00eb\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97772","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97772\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}