{"id":97735,"date":"2026-08-24T10:48:26","date_gmt":"2026-08-24T10:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/vejushat-e-zeza-grate-po-akuzohen-se-martohen-me-rekrutet-e-ushtrise-ruse-per-te-perfituar-kompensimet-pas-vdekjes\/"},"modified":"2026-08-24T10:48:26","modified_gmt":"2026-08-24T10:48:26","slug":"vejushat-e-zeza-grate-po-akuzohen-se-martohen-me-rekrutet-e-ushtrise-ruse-per-te-perfituar-kompensimet-pas-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/vejushat-e-zeza-grate-po-akuzohen-se-martohen-me-rekrutet-e-ushtrise-ruse-per-te-perfituar-kompensimet-pas-vdekjes\/","title":{"rendered":"\u201cVejushat e zeza\u201d: Grat\u00eb po akuzohen se martohen me rekrut\u00ebt e ushtris\u00eb ruse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kompensimet pas vdekjes"},"content":{"rendered":"<p>Kur ushtria ruse njoftoi Marien se babai i saj 59-vje\u00e7ar ishte q\u00eblluar n\u00eb vij\u00ebn e frontit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe m\u00eb pas kishte vdekur nga plag\u00ebt, ajo mbeti e tronditur dhe e shokuar dyfish. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e dinte se babai i saj, Juri, ishte regjistruar n\u00eb ushtri, por edhe u informua se ai ishte martuar vet\u00ebm dy dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb luftuar.<\/p>\n<p>\u201cJam ende n\u00eb shok dhe ende nuk mund ta pranoj at\u00eb q\u00eb ka ndodhur\u201d, tha Maria, duke qar\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e kuzhin\u00ebs n\u00eb apartamentin e saj t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg. \u201cN\u00eb fillim m\u00eb dukej si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Edhe tani, ndonj\u00ebher\u00eb zgjohem duke menduar se duhet ta kem \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por kjo po ndodh v\u00ebrtet\u201d, shtoi ajo mes lot\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nusja, t\u00eb cil\u00ebn Maria thot\u00eb se nuk e kishte takuar kurr\u00eb dhe as nuk e kishte d\u00ebgjuar baban\u00eb e saj t\u00eb p\u00ebrmendte, ishte 22 vjet m\u00eb e re se ai dhe ishte b\u00ebr\u00eb personi ligj\u00ebrisht i af\u00ebrt me t\u00eb, duke fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kompensimin zyrtar. \u201cUn\u00eb nuk kam folur kurr\u00eb me k\u00ebt\u00eb grua\u201d, tha Maria, 37 vje\u00e7e (CNN p\u00ebrdor vet\u00ebm emrin e saj p\u00ebr arsye privat\u00ebsie). \u201cNuk di \u00e7far\u00eb t\u2019i them, sepse menj\u00ebher\u00eb dyshova se ishte nj\u00eb mashtrim.\u201d (CNN u p\u00ebrpoq t\u00eb kontaktonte vejush\u00ebn e Jurit p\u00ebr koment).<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb ushtar rus vritet n\u00eb betej\u00eb, familjar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt marrin pagesa t\u00eb nj\u00ebhershme nga ushtria, duke filluar nga 5 milion\u00eb rubla (rreth 64,000 dollar\u00eb). Kompensimi synon t\u2019i siguroj\u00eb rekrut\u00ebt se, n\u00ebse \u2014 dhe shpesh kur \u2014 ndodh m\u00eb e keqja, t\u00eb dashurit e tyre mb\u00ebshteten financiarisht.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Rusi po shtohen shqet\u00ebsimet se kjo pages\u00eb po shfryt\u00ebzohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga mashtruese t\u00eb pam\u00ebshirshme, t\u00eb cil\u00ebt zyrtar\u00ebt rus\u00eb dhe mediat shtet\u00ebrore i quajn\u00eb \u201cvejushat e zeza\u201d. Ato mashtrojn\u00eb burra t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr n\u00eb martesa fiktive p\u00ebrpara se t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb luft\u00eb dhe m\u00eb pas k\u00ebrkojn\u00eb kompensimin n\u00ebse bashk\u00ebshort\u00ebt e rinj vriten, duke p\u00ebrjashtuar familjar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit, rus\u00ebt jan\u00eb tronditur nga disa histori p\u00ebr rekrut\u00eb q\u00eb dyshohet se jan\u00eb joshur p\u00ebr t\u2019u martuar p\u00ebrpara se t\u00eb vdisnin n\u00eb vij\u00ebn e frontit, madje edhe p\u00ebr burra q\u00eb jan\u00eb martuar nd\u00ebrsa ndodheshin n\u00eb shtratin e vdekjes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb raportuar gjer\u00ebsisht si \u201cvejush\u00eb e zez\u00eb\u201d vitin e kaluar, nj\u00eb infermiere q\u00eb punonte n\u00eb nj\u00eb spital ushtarak u pushua nga puna pasi u akuzua se ishte martuar me pes\u00eb ushtar\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00ebn kujdesin e saj, p\u00ebrpara se ata t\u00eb vdisnin nga plag\u00ebt, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrfitimet pas vdekjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky fenomen ka prekur nj\u00eb nerv t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb  e alarmuar nga pasojat e luft\u00ebs s\u00eb vazhdueshme n\u00eb Ukrain\u00eb \u2014 t\u00eb cil\u00ebn Kremlini ende e quan \u201coperacion special ushtarak\u201d \u2014 mbi jet\u00ebn brenda Rusis\u00eb. Me sfondin e nj\u00eb ekonomie n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim, mungesave t\u00eb karburantit, kostos njer\u00ebzore gjithnj\u00eb n\u00eb rritje dhe sulmeve shkat\u00ebrruese ukrainase n\u00eb territorin rus, d\u00ebnimi publik ndaj mashtruesve po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i fort\u00eb, nd\u00ebrsa shtohen thirrjet p\u00ebr nj\u00eb goditje zyrtare ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201cFamiljet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb Operacionin Special Ushtarak kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga kriminel\u00ebt e pacip\u00eb, nga t\u00eb ashtuquajturat \u2018vejusha t\u00eb zeza\u2019, nga mashtruesit financiar\u00eb dhe telefonik\u00eb dhe nga grabitqar\u00ebt q\u00eb synojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pagesa monetare\u201d, tha Leonid Slutsky, ligjv\u00ebn\u00ebs i njohur n\u00eb parlamentin rus, i cili zakonisht \u00ebsht\u00eb jokritik ndaj pushtetit. Krime t\u00eb tilla tani po arrijn\u00eb \u201cp\u00ebrmasa serioze\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Pas pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb shkurt 2022, Kremlini i inkurajoi aktivisht rekrut\u00ebt rus\u00eb t\u00eb martoheshin, ndoshta p\u00ebr t\u00eb forcuar mb\u00ebshtetjen familjare ose p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb motivim shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Fushata promartes\u00ebs ishte gjithashtu n\u00eb p\u00ebrputhje me promovimin nga presidenti rus Vladimir Putin t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave \u201cvlera tradicionale\u201d, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Rusia po p\u00ebrballet me r\u00ebnie demografike.<\/p>\n<p>Autoritetet u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb leht\u00ebsonin martesat e shpejta p\u00ebr ushtar\u00ebt e saporekrutuar, duke shmangur periudh\u00ebn normale t\u00eb pritjes, nd\u00ebrsa televizioni shtet\u00ebror transmetonte ceremoni martesash masive t\u00eb organizuara nga zyrtar\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar m\u00eb tej procesin.<\/p>\n<p>Martesa me nj\u00eb ushtar, ve\u00e7an\u00ebrisht me nj\u00eb rekrut q\u00eb pritet t\u00eb d\u00ebrgohet s\u00eb shpejti n\u00eb front, ku jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb vijat e frontit t\u00eb quajtura \u201cmakina e mishit\u201d \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb katastrofikisht e shkurt\u00ebr, madje \u00ebsht\u00eb paraqitur si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb banes\u00eb. N\u00eb nj\u00eb videopodcast t\u00eb regjistruar n\u00eb qytetin siberian Tomsk vitin e kaluar, nj\u00eb agjente ruse imobiliare u dha bler\u00ebsve t\u00eb mundsh\u00ebm k\u00ebshilla jasht\u00ebzakonisht cinike.<\/p>\n<p>\u201cJam nj\u00eb grua 30-vje\u00e7are, por n\u00ebse dua t\u00eb blej nj\u00eb apartament, nga t\u2019i gjej parat\u00eb?\u201d pyeti drejtuesja, Darya Cherdantseva. \u201c\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj agjentja Marina Orlova. \u201cGjej nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb Operacionin Special Ushtarak dhe kur ai t\u00eb vritet, ti merr 8 milion\u00eb rubla\u201d, ose rreth 102,000 dollar\u00eb, tha ajo duke qeshur. \u201cShum\u00eb gra po blejn\u00eb apartamente t\u00eb lira n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb biznes\u201d, shtoi Orlova.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja grat\u00eb u ndoq\u00ebn penalisht, u d\u00ebnuan me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh or\u00ebsh sh\u00ebrbimi n\u00eb komunitet dhe u detyruan t\u2019u k\u00ebrkonin falje ushtar\u00ebve dhe bashk\u00ebshorteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjykatat ruse kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb bujshme, si p\u00ebr shembull n\u00eb konfliktin e b\u00ebr\u00eb publik gjer\u00ebsisht mes n\u00ebn\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ushtari rus nga Ryazani dhe nj\u00eb gruaje vendase q\u00eb ai kishte njohur dhe me t\u00eb cil\u00ebn ishte martuar gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr lejeje nga fronti. Ushtari, Georgy Kostyrko, u njoh online me Angelina Varyukhina dhe u martua me t\u00eb vet\u00ebm 10 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e tij. Sipas n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Kostyrkos, bashk\u00ebshortja e re filloi shum\u00eb shpejt t\u00eb publikonte fotografi dhe video t\u00eb saj me burra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe djali i saj k\u00ebrkoi divorcin. Por ai u vra n\u00eb luftime p\u00ebrpara se procedurat e divorcit t\u00eb p\u00ebrfundonin, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb si p\u00ebrfituese ligjore t\u00eb kompensimit pas vdekjes.<\/p>\n<p>Varyukhina dha nj\u00eb version tjet\u00ebr t\u00eb ngjarjeve, duke th\u00ebn\u00eb se akuzat p\u00ebr martes\u00ebn e saj t\u00eb shkurt\u00ebr ishin nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i \u201cnxir\u00eb\u201d reputacionin dhe se ajo dhe Kostyrko ishin pajtuar pas konfliktit. Ajo tha se fotografit\u00eb e saj me burra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb internet kishin p\u00ebr q\u00ebllim ta b\u00ebnin Georgyn xheloz. Statusi i Varyukhin\u00ebs si personi m\u00eb i af\u00ebrt ligjor i ushtarit u anulua p\u00ebrfundimisht nga gjykatat, por skandali shkaktoi zem\u00ebrim t\u00eb gjer\u00eb publik.<\/p>\n<p>Por ka pasur edhe raste trondit\u00ebse ku pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave ruse t\u00eb siguris\u00eb duket se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin e mashtrimeve me \u201cvejushat e zeza\u201d, duke bashk\u00ebpunuar me gra p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre t\u00eb saporekrutuar n\u00eb misione t\u00eb rrezikshme, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kompensimit n\u00ebse ata vriteshin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast vitin e kaluar, mediat ruse raportuan p\u00ebr nj\u00eb hetim n\u00eb Primorsky Krai, n\u00eb lindjen e larg\u00ebt t\u00eb vendit, lidhur me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshuar ku p\u00ebrfshiheshin nj\u00eb oficer urdh\u00ebrues, nj\u00eb rreshter dhe nj\u00eb llogaritar ushtarak. T\u00eb tre akuzoheshin se rekrutonin burra t\u00eb dob\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb jetim\u00eb dhe persona pa t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb ngusht\u00eb, dhe u organizonin atyre martesa. M\u00eb pas, rekrut\u00ebt dyshohet se d\u00ebrgoheshin n\u00eb pozicione me rrezik t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e frontit, ku kishin m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb vriteshin n\u00eb luftime. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk ka pasur p\u00ebrdit\u00ebsime publike mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, Maria e \u00e7oi CNN-in n\u00eb apartamentin e vjet\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb saj, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur. Ajo \u00ebsht\u00eb e bindur se edhe banesa e tij ishte pjes\u00eb e mashtrimit. Pas nj\u00eb dere t\u00eb thyer, pronar\u00ebt e rinj k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se shitja kishte qen\u00eb legjitime dhe se ata nuk e kishin takuar kurr\u00eb shit\u00ebsin. Por parat\u00eb dhe vejusha, nj\u00ebsoj si babai i Marias, tashm\u00eb jan\u00eb zhdukur. \u201cNuk ka mbetur absolutisht asgj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e dhimbshme\u201d, tha Maria mes lot\u00ebsh. \u201cNuk kam asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb t\u00eb m\u00eb kujtoj\u00eb at\u00eb, vet\u00ebm \u00e7el\u00ebsat e apartamentit t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb as nuk funksionojn\u00eb, dhe kaq.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur ushtria ruse njoftoi Marien se babai i saj 59-vje\u00e7ar ishte q\u00eblluar n\u00eb vij\u00ebn e frontit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe m\u00eb pas kishte vdekur nga plag\u00ebt, ajo mbeti e tronditur dhe e shokuar dyfish. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e dinte se babai i saj, Juri, ishte regjistruar n\u00eb ushtri, por edhe u informua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97735","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97735\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}