{"id":97727,"date":"2026-08-24T09:48:42","date_gmt":"2026-08-24T09:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/kosova-para-dhe-pas-16-shtatorit\/"},"modified":"2026-08-24T09:48:42","modified_gmt":"2026-08-24T09:48:42","slug":"kosova-para-dhe-pas-16-shtatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/24\/kosova-para-dhe-pas-16-shtatorit\/","title":{"rendered":"Kosova para dhe pas 16 shtatorit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Gjykata Speciale, e themeluar nga vet\u00eb Kosova dhe e mb\u00ebshtetur me vite nga SHBA-ja, gjendet para momentit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nd\u00ebrsa akuza monstruoze p\u00ebr \u00abtregti me organe\u00bb ra, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb pa p\u00ebr\u00e7arje shoq\u00ebrore dhe skenare apokaliptike n\u00eb Kosov\u00eb: ndihma m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb akuzuarit \u00ebsht\u00eb shteti i mir\u00ebqeverisur.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator Gjykata Speciale me seli n\u00eb Hag\u00eb, e themeluar nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse kat\u00ebr ish-prij\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur kund\u00ebr regjimit serb jan\u00eb fajtor\u00eb apo jo p\u00ebr krime lufte dhe krime t\u00eb tjera. Si p\u00ebr t\u00eb akuzuarit ashtu edhe p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ata t\u00eb shpalleshin t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues \u00ebsht\u00eb amerikan. T\u00eb tre kryeprokuror\u00ebt e em\u00ebruar me mandat t\u00eb plot\u00eb kan\u00eb qen\u00eb amerikan\u00eb. Edhe kryeprokurorja aktuale \u00ebsht\u00eb amerikane. Juristi q\u00eb e ka hapur udh\u00ebn p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale \u00ebsht\u00eb amerikan (Clint Williamson). Qeveria q\u00eb ka insistuar me ngulm p\u00ebr t\u00eb themeluar Gjykat\u00ebs Speciale ka qen\u00eb qeveria amerikane e prir\u00eb nga presidenti Barack Obama, n\u00ebnpresidenti Joe Biden, ministrja e Jashtme Hillary Clinton dhe pasardh\u00ebsi i saj n\u00eb post John Kerry. Kund\u00ebr kujt po protestohet?<\/p>\n<p>Si filloi? M\u00eb 1999 nj\u00eb gazetar amerikan shkroi nj\u00eb memorandum dhe ia dor\u00ebzoi Misionit t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK): aty gazetari theksonte se kishte d\u00ebgjuar nga burime shqiptare mbi transportin e personave t\u00eb ndaluar nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri dhe keqtrajtimin e tyre atje, p\u00ebrfshir\u00eb \u00abheqjen e organeve\u00bb.<\/p>\n<p>Gazetari amerikan, i cili, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ka merita n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb Serbis\u00eb ndaj civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk shkroi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u00abheqjes s\u00eb organeve\u00bb me arsyetimin se nuk kishte mjaft d\u00ebshmi. Por akuza monstruoze nisi t\u00eb qarkulloj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr zyra nd\u00ebrkomb\u00ebtare, UNMIK-u dhe Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi zhvilluan hetime n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri dhe nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb juridikisht relevante!<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2008, vet\u00ebm disa jav\u00eb pasi u shpall pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, ish-kryeprokurorja e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi, juristja kontraverse zvicerane Carla Del Ponte, doli me nj\u00eb lib\u00ebr mbi pun\u00ebn e saj n\u00eb gjykat\u00ebn e OKB-s\u00eb. Nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar me gjas\u00eb n\u00eb afat rekord: Del Ponte p\u00ebrfundoi mandatin n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007 dhe n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 2008 libri qe gati \u2013 i shkruar me ndihm\u00ebn e nj\u00eb gazetari amerikan me origjin\u00eb kroate.<\/p>\n<p>Edhe ky gazetar (Chuck Sudetic) ishte kritikuar p\u00ebr pun\u00ebn e tij jo aq t\u00eb past\u00ebr publicistike. Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Del Pontes n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs, Florence Hartmann, theksoi m\u00eb 2008 se dyshimet e paprovuara dhe t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb nj\u00eb veprim i \u00abpap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i padenj\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Nga libri i Del Pontes akuza p\u00ebr \u00abtregti me organe\u00bb nisi t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb zyrat e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb prill 2008 shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb prir\u00eb nga an\u00ebtari rus Konstantin Kosa\u00e7ev, paraqit\u00ebn nj\u00eb mocion dhe k\u00ebrkuan nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00abhetim t\u00eb thell\u00eb\u00bb t\u00eb akuzave t\u00eb ngritura nga Del Ponte. N\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs nuk u zhvillua debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u2013 duket se mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb ekzistonte nj\u00eb nguti e madhe p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pastaj Komiteti i Asambles\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut e ngarkoi an\u00ebtarin zviceran Dick Marty si raportues p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb raport mbi k\u00ebto pretendime. Marty ishte nj\u00eb prokuror zviceran me p\u00ebrvoj\u00eb dhe kund\u00ebrshtar i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs ai g\u00ebzonte reputacion t\u00eb mir\u00eb pasi m\u00eb par\u00eb kishte d\u00ebshmuar n\u00eb dy raporte se sh\u00ebrbimi sekret amerikan CIA, n\u00eb bashk\u00ebpunim me 14 shtete europiane, kishte organizuar burgje sekrete n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb vende n\u00eb vazhd\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit. M\u00eb her\u00ebt Marty ishte dekoruar nga qeveria amerikane p\u00ebr meritat e tij n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr mafies nd\u00ebrsa punonte si prokuror n\u00eb Kantonin e Ti\u00e7inos n\u00eb Zvicr\u00ebn italiane.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tij t\u00eb prezantuar m\u00eb 12 dhjetor 2010, Dick Marty, p\u00ebrve\u00e7 akuzave t\u00eb tjera p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebriti edhe akuz\u00ebn monstruoze t\u00eb Del Pontes. Fakte t\u00eb reja nuk solli. K\u00ebshilli i Europ\u00ebs miratoi raportin dhe me shpejt\u00ebsi k\u00ebrkoi nga Bashkimi Europian t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb mandatin e Misionit t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb EULEX p\u00ebr t\u00eb hetuar akuzat e p\u00ebrmendura n\u00eb raportin e Dick Martyit. Nuk k\u00ebrkoi hetim nga pala kosovare, vet\u00ebm bashk\u00ebpunim (ngjash\u00ebm b\u00ebri edhe me Serbin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb). Pastaj \u00e7\u00ebshtja kaloi prap\u00eb n\u00eb duar t\u00eb amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb prokuror amerikan, Clint Williamson, drejtoi t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Task Forc\u00eb Hetimore e Specializuar (SITF). Detyr\u00eb e saj ishte t\u00eb verifikonte akuzat e Dick Marty dhe t\u00eb hapte udh\u00ebn p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale. Williamson e prezantoi raportin e tij n\u00eb fund t\u00eb korrikut 2014 duke th\u00ebn\u00eb se ekzistonin prova p\u00ebr t\u00eb ngritur aktakuza p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u00abtregti me organe\u00bb, Williamson nuk solli asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb re. Ai vet\u00ebm recitoi at\u00eb q\u00eb kishte pretenduar Dick Marty. Williamson shkroi n\u00eb raportin e tij: \u00abKjo praktik\u00eb kishte ndodhur \u2039n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb kufizuar dhe se nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl individ\u00ebsh u vran\u00eb p\u00ebr [k\u00ebt\u00eb] q\u00ebllim\u203a\u00bb.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr \u00abtregti me organe\u00bb u b\u00eb 18 vjet m\u00eb par\u00eb nga juristja populliste zvicerane Carla Del Ponte, pasi m\u00eb par\u00eb po qarkullonin thashetheme e supozime. Kur n\u00eb vitin 2020 u b\u00eb publike aktakuza, \u00abtregtia me organe\u00bb s\u2019u p\u00ebrmend fare, si\u00e7 nuk u trajtua as gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb zgjati mbi 5 vjet. Shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb dyshojn\u00eb n\u00eb integritetin dhe kredibilitetin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa ishte gjall\u00eb Dick Marty refuzoi t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00eb pyetjet e mia kritike lidhur me akuzat p\u00ebr \u00abtregti me organe\u00bb. Refuzoi edhe nj\u00eb takim p\u00ebr intervist\u00eb, nd\u00ebrsa u jepte intervista gazetar\u00ebve t\u00eb mediave zvicerane te t\u00eb cil\u00ebt nuk shihte rrezikun e pyetjeve kritike mbi raportin e tij, fundja ata nuk ishin njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Ballkanit. Del Ponte dhe Williamson do t\u00eb duhej t\u00eb sqaroheshin para opinionit se p\u00ebrse keqp\u00ebrdor\u00ebn indikacione pa relevanc\u00eb juridike p\u00ebr t\u2019i plasuar si akuza t\u00eb r\u00ebnda?<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb debatit dhe hetimeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale m\u00eb 2015, klasa politike e Kosov\u00ebs n\u00eb pushtet ishte mjaft pasive. Menj\u00ebher\u00eb pasi doli raporti i Dick Marty u tha se \u00abKosova \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr hetime nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00bb, se \u00abKosova nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur\u00bb dhe \u2013 kulmi i papjekuris\u00eb \u2013 se me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb merret bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare sepse Kosova nuk pask\u00ebsh kapacitet p\u00ebr t\u2019i mbrojtur d\u00ebshmitar\u00ebt. Kur nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb politik i Kosov\u00ebs mban k\u00ebso q\u00ebndrimesh kapitulluese, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk sheh arsye t\u2019i besoj\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2011 pasoi goditja tjet\u00ebr kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Raportuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Jean-Charles Gardetto, nj\u00eb deputet nga Monaco, theksoi se n\u00eb Kosov\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrezik. N\u00eb raportin e tij Gardetto evidentoi tre faktor\u00eb kryesor\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb: frik\u00ebsimi dhe presioni shoq\u00ebror, pamund\u00ebsia e fshehjes s\u00eb identitetit dhe mungesa e mbrojtjes institucionale.<\/p>\n<p>Nga pala kosovare, politikani q\u00eb ka insistuar m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale ka qen\u00eb presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i. M\u00eb 3 gusht 2015 ai u kujdes q\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhen ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse kushtetuese. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 mesi i korrikut 2015 \u2013 n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00ebndroi kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00abp\u00ebr t\u00eb diskutuar\u00bb \u00e7\u00ebshtjen e Gjykat\u00ebs Speciale. Kritik\u00ebt e Ram\u00ebs thon\u00eb se ai erdhi p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb kalonte sa m\u00eb shpejt gjykat\u00ebn n\u00eb parlament. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Rama ishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, t\u00eb cil\u00ebn e quante \u00abpasuri komb\u00ebtare\u00bb.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 janar 2016, Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i par\u00eb i Kosov\u00ebs, n\u00ebnshkroi me Holand\u00ebn marr\u00ebveshjen e p\u00ebrkohshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb. M\u00eb 15 shkurt, Tha\u00e7i n\u00ebnshkroi edhe marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare q\u00eb rregullonte pranin\u00eb dhe funksionimin e saj n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb faj\u00ebsohet Tha\u00e7i p\u00ebr k\u00ebto veprime, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb disa \u00abpatriot\u00eb\u00bb pa dije politike? Jo. Tha\u00e7i luftoi aq sa mundi dhe n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten nga Gjykata Speciale, por n\u00eb fund e vuri interesin e Kosov\u00ebs mbi interesin personal. Shum\u00eb bjerradit\u00ebs t\u00eb kafehaneve t\u00eb Prishtin\u00ebs thon\u00eb: \u00abNuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebshohet pe\u00bb. Ok!<\/p>\n<p>Por pastaj duhet shikuar drejt Kroacis\u00eb. Me vite t\u00eb t\u00ebra Kroacia e mbrojti gjeneralin Ante Gotovina. Kur u rrit presioni, Kroacia u dor\u00ebzua dhe Gotovina iku nga vendi. Por nuk arriti larg. U arrestua n\u00eb Spanj\u00eb. U transferua n\u00eb Hag\u00eb. U gjykua. Dhe u shpall i pafajsh\u00ebm. Ky mund t\u00eb jet\u00eb epilogu edhe p\u00ebr krer\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse jo m\u00eb 16 shtator, beteja juridike vazhdon.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb miratuan Gjykat\u00ebn Speciale disa gabime i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kur doli raporti i Dick Martyt, nuk u insistua q\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjykate t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, selia e saj t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj t\u00eb ket\u00eb edhe gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Gabimi tjet\u00ebr: Kosova l\u00ebshoi pe dhe e themeloi Gjykat\u00ebn Speciale pa k\u00ebrkuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb paraprakisht t\u00eb pranohej n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs. Po t\u00eb b\u00ebhej kjo, t\u00eb akuzuarit do t\u00eb mund t\u2019i ankoheshin Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut me seli n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb huligan\u00eb t\u00eb \u00e7arshis\u00eb politike kosovare q\u00eb aktgjykimin n\u00eb Hag\u00eb duan ta p\u00ebrdorin p\u00ebr interesa t\u00eb politik\u00ebs ditore n\u00eb Kosov\u00eb. Duan t\u00eb manipulojn\u00eb me fatin e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr beteja politike n\u00eb Kosov\u00eb. Duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushata elektorale. Duan t\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb shoq\u00ebri duke i ndar\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb \u00abpatriot\u00eb\u00bb dhe \u00abtradhtar\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb till\u00eb madje q\u00eb thon\u00eb se pas 16 shtatorit do t\u00eb kallet Kosova n\u00ebse verdikti nuk \u00ebsht\u00eb lirues. Kjo, kuptohet, nuk do t\u00eb ishte as n\u00eb interes t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, as n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas \u00e7do shfrenimi popullist vendi paguan nj\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>E ka paguar disa her\u00eb deri m\u00eb tani. Shoq\u00ebrit\u00eb e pjekura politikisht nxjerrin m\u00ebsime nga e kaluara. Ndihma m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u2019u b\u00ebhet t\u00eb akuzuarve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi i Kosov\u00ebs n\u00eb shtet t\u00eb mir\u00ebqeverisur dhe jo keqp\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr mitingje partiake dhe paralajm\u00ebrimi i skenareve apokaliptike. \/Telegrafi\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Gjykata Speciale, e themeluar nga vet\u00eb Kosova dhe e mb\u00ebshtetur me vite nga SHBA-ja, gjendet para momentit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nd\u00ebrsa akuza monstruoze p\u00ebr \u00abtregti me organe\u00bb ra, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb pa p\u00ebr\u00e7arje shoq\u00ebrore dhe skenare apokaliptike n\u00eb Kosov\u00eb: ndihma m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb akuzuarit \u00ebsht\u00eb shteti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}