{"id":97663,"date":"2026-08-23T13:48:15","date_gmt":"2026-08-23T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/degjova-te-shtena-cdo-4-5-sekonda-pastaj-heshtje-deshmia-per-vdekjen-e-ciftit-shqiptar-ne-greqi\/"},"modified":"2026-08-23T13:48:15","modified_gmt":"2026-08-23T13:48:15","slug":"degjova-te-shtena-cdo-4-5-sekonda-pastaj-heshtje-deshmia-per-vdekjen-e-ciftit-shqiptar-ne-greqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/degjova-te-shtena-cdo-4-5-sekonda-pastaj-heshtje-deshmia-per-vdekjen-e-ciftit-shqiptar-ne-greqi\/","title":{"rendered":"\u2018D\u00ebgjova t\u00eb sht\u00ebna \u00e7do 4-5 sekonda pastaj heshtje\u2019, d\u00ebshmia p\u00ebr vdekjen e \u00e7iftit shqiptar n\u00eb Greqi"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Nea Smyrni duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast vrasjeje t\u00eb nj\u00eb gruaje, ku jasht\u00eb nj\u00eb pallati u gjet\u00ebn t\u00eb vdekur nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua, pak para or\u00ebs 05:30 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Gruaja q\u00eb jetonte n\u00eb pallat \u00ebsht\u00eb identifikuar. Ajo ka lindur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1981 (45 vje\u00e7) dhe ka nj\u00eb kart\u00eb identiteti greke. Nj\u00eb mjek ligjor pritet n\u00eb vendngjarje, ku do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se sa plumba ka marr\u00eb 45-vje\u00e7arja.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deritanishme, burri q\u00eblloi 45-vje\u00e7aren dhe m\u00eb pas vrau veten. Incidenti duket se ka ndodhur p\u00ebr motive personale, nd\u00ebrsa \u00e7ifti ndoshta nuk ishte i martuar. E ndjera kishte koh\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb pallat me vajz\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Nga materiali i mbledhur nga oficer\u00ebt e Departamentit t\u00eb Vrasjeve, gjith\u00e7ka tregon se burri i kishte ngritur prit\u00eb 45-vje\u00e7ares. Kur ajo mb\u00ebrriti n\u00eb hyrjen e pallatit, n\u00eb rrug\u00ebn Grigoriou Kydonion, dyshohet se ai e q\u00eblloi me arm\u00eb, duke e plagosur p\u00ebr vdekje, dhe m\u00eb pas e drejtoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arm\u00eb ndaj vetes, duke i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Pamjet filmike dhe arma, prova ky\u00e7e p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>Policia ka gjetur arm\u00ebn, nd\u00ebrsa nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e hetimeve duket se kan\u00eb luajtur pamjet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb pallatit.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje regjistrohet burri duke pritur gruan \u2013 t\u00eb dy me origjin\u00eb shqiptare \u2013 m\u00eb pas duke drejtuar arm\u00ebn ndaj saj dhe duke hapur zjarr, p\u00ebrpara se t\u00eb vriste veten.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjova disa zhurma shum\u00eb t\u00eb forta\u201d<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, u d\u00ebgjuan tre zhurma t\u00eb forta, t\u00eb ngjashme me t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb, por jo nj\u00ebra menj\u00ebher\u00eb pas tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Orange Press Agency q\u00eb citon noa.al, nj\u00eb banore e zon\u00ebs p\u00ebrshkroi momentet e alarmit q\u00eb u krijuan n\u00eb lagje n\u00eb koh\u00ebn kur ndodhi ngjarja.<\/p>\n<p>\u201cPo flija, por nuk isha n\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Papritur d\u00ebgjuam t\u00eb pakt\u00ebn tre zhurma shum\u00eb t\u00eb forta. Nuk e dinim n\u00ebse ishin t\u00eb sht\u00ebna apo jo, por ishin jasht\u00ebzakonisht t\u00eb forta. Un\u00eb num\u00ebrova tre. Nuk ishin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs; kishte nj\u00eb interval prej tre, kat\u00ebr, pes\u00eb sekondash mes tyre\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, reagimi i autoriteteve ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb fillim askush nuk mund ta imagjinonte se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cPas pak u d\u00ebgjua sirena e makin\u00ebs s\u00eb policis\u00eb. M\u2019u duk sikur di\u00e7ka ra nga shum\u00eb lart. Nuk e di, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn paralele dhe mes nesh ka pallate, k\u00ebshtu q\u00eb as nuk dol\u00ebm jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, asgj\u00eb. Nuk e besova, nuk m\u00eb shkoi nd\u00ebr mend se ishte e sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb, por ishte\u2026\u201d, p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>Vrasja e gruas n\u00eb Nea Smyrni: Hetimet vazhdojn\u00eb<\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb para, n\u00eb pallatin jasht\u00eb t\u00eb cilit ndodhi ngjarja e p\u00ebrgjakshme nuk banonte 45-vje\u00e7arja, por vajza e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po hetohet edhe marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb ajo kishte me burrin q\u00eb e vrau, pasi t\u00eb nj\u00ebjtat informacione b\u00ebjn\u00eb me dije se ata mund t\u00eb mos ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb martuar.<\/p>\n<p>Pamjet filmike dhe arma konsiderohen prova ky\u00e7e p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, hetimin e s\u00eb cil\u00ebs e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Drejtoria p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Hetimet jan\u00eb n\u00eb vazhdim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar rrethanat e sakta n\u00eb t\u00eb cilat ndodhi ngjarja e p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<p>Autoritetet tashm\u00eb po shqyrtojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me motivin dhe marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb burri kishte me 45-vje\u00e7aren.<\/p>\n<p>Dyshohet se \u00e7ifti kishte nj\u00eb histori t\u00eb m\u00ebparshme mes tyre dhe, n\u00eb vitin 2024, gruaja e kishte denoncuar burrin n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb s\u00eb Akropolit p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kishte deklaruar se burri i kishte marr\u00eb nj\u00eb motor.<\/p>\n<p>Edhe burri ishte me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe banonte n\u00eb Kallithea.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Nea Smyrni duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast vrasjeje t\u00eb nj\u00eb gruaje, ku jasht\u00eb nj\u00eb pallati u gjet\u00ebn t\u00eb vdekur nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua, pak para or\u00ebs 05:30 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Gruaja q\u00eb jetonte n\u00eb pallat \u00ebsht\u00eb identifikuar. Ajo ka lindur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1981 (45 vje\u00e7) dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97663","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97663\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}