{"id":97649,"date":"2026-08-23T12:48:11","date_gmt":"2026-08-23T12:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/u-largua-nga-detyra-reagon-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-sherbimit-zjarrfikes-zjarri-nuk-luftohet-me-lajme-dhe-fotografi\/"},"modified":"2026-08-23T12:48:11","modified_gmt":"2026-08-23T12:48:11","slug":"u-largua-nga-detyra-reagon-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-sherbimit-zjarrfikes-zjarri-nuk-luftohet-me-lajme-dhe-fotografi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/u-largua-nga-detyra-reagon-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-sherbimit-zjarrfikes-zjarri-nuk-luftohet-me-lajme-dhe-fotografi\/","title":{"rendered":"U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Zjarrfik\u00ebs: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi"},"content":{"rendered":"<p>Ish-drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Zjarrfik\u00ebs, Arben Cara, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale pas largimit t\u00eb tij nga detyra n\u00eb mes t\u00eb gushtit, gjat\u00eb kulmit t\u00eb sezonit t\u00eb zjarreve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, Cara ka sqaruar se vendimi i z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort Lamallari, p\u00ebr transferimin e kompetencave t\u00eb drejtuesit mori vet\u00ebm gjasht\u00eb minuta.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, ai thekson se puna e nj\u00eb drejtuesi nuk matet me metrat e p\u00ebrparimit n\u00eb terren dhe se nuk mund t\u00eb urdh\u00ebronte ekipet t\u00eb hynin n\u00eb situata ku rrezikohej jet\u00ebsisht mbijetesa e tyre, duke theksuar se zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme ka prezantuar Ervis Gjoshin si drejtuesin e komanduar t\u00eb mbrojtjes nga zjarri pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Car\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi q\u00eb merret n\u00eb gjasht\u00eb minuta dhe gjykohet p\u00ebr gjasht\u00eb muaj!<br \/>\nZjarri nuk barazohet me uj\u00eb dhe mjete. T\u00eb mendosh k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt vendimeve t\u00eb gabuara. N\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn time, n\u00eb \u00e7do mbledhje, n\u00eb \u00e7do raport, n\u00eb \u00e7do emision televiziv pas nj\u00eb zjarri t\u00eb madh, pyetja ka qen\u00eb pothuajse gjithmon\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb:<\/p>\n<p>Sa mjete kishit ?<br \/>\nNuk m\u00eb ka pyetur pothuajse askush:<br \/>\n\u00c7far\u00eb vendimesh u mor\u00ebn n\u00eb ato pak minuta kritike?<br \/>\nNe kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb kultur\u00eb ku serioziteti matet me gj\u00ebra t\u00eb num\u00ebrueshme:<br \/>\nSa zjarrfik\u00ebse dol\u00ebn.<br \/>\nSa ton uj\u00eb u hodh\u00ebn.<br \/>\nSa fluturime b\u00ebri helikopteri.<br \/>\nSa avion\u00eb erdh\u00ebn nga jasht\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto numra jan\u00eb t\u00eb bukur, jan\u00eb t\u00eb fotografuesh\u00ebm dhe kan\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb pakontestueshme: num\u00ebrohen. Por, sado e madhe t\u00eb jet\u00eb shifra, ajo nuk mjafton.<br \/>\nN\u00ebse zjarri shuhet, themi: mjetet e shuan.<br \/>\nN\u00ebse zjarri nuk shuhet, themi: mjetet nuk mjaftuan. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, askush nuk ka gabuar. Dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr vitin tjet\u00ebr b\u00ebhet s\u00ebrish e nj\u00ebjt\u00eb:<br \/>\n\u201cNa duhen m\u00eb shum\u00eb mjete .\u201d<br \/>\nKam par\u00eb zjarre t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb humbura me nj\u00ebzet automjete n\u00eb terren dhe zjarre t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fituara me pes\u00eb. Dallimi nuk ishte gjithmon\u00eb sasia. Dallimi ishte n\u00ebse dikush kishte menduar, n\u00eb or\u00ebn e par\u00eb, se ku do t\u00eb ishte zjarri n\u00eb or\u00ebn e kat\u00ebrt..<br \/>\nZjarri k\u00ebrkon mendje\u2026<\/p>\n<p>Do t\u00eb them di\u00e7ka q\u00eb ndoshta nuk m\u00eb sjell shum\u00eb simpati, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe e di \u00e7do profesionist q\u00eb ka drejtuar nj\u00eb zjarr t\u00eb madh:<br \/>\nMjeti ajror nuk e shuan i vet\u00ebm zjarrin e madh.<br \/>\nAi ngadal\u00ebson nj\u00eb krah, ftoh nj\u00eb front, blen minuta.<\/p>\n<p>Pun\u00ebn p\u00ebrfundimtare e b\u00ebn njeriu n\u00eb tok\u00eb: me vij\u00eb, me ekip dhe me mjet dore. N\u00ebse pas hedhjes nuk ka ekip q\u00eb e konsolidon menj\u00ebher\u00eb zon\u00ebn, uji avullon dhe zjarri mund t\u00eb rikthehet.<br \/>\nPor avioni ka nj\u00eb ve\u00e7ori tjet\u00ebr:<br \/>\nAi fluturon n\u00eb lajmet e or\u00ebs tet\u00eb.<\/p>\n<p>I tregon qytetar\u00ebve se shteti erdhi. E mbyll debatin publik p\u00ebr 24 or\u00eb. Por zjarri nuk p\u00ebrfundon sepse nuk shihet m\u00eb flaka. Mos shihni vet\u00ebm flak\u00ebt e larta dhe p\u00ebrv\u00ebluese.<br \/>\nDjegia pa flak\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb shtres\u00ebn e humusit, n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, n\u00eb trungje t\u00eb zbraz\u00ebta dhe n\u00eb grumbuj gjethesh. Kjo djegie mund t\u00eb ec\u00eb ngadal\u00eb, por t\u00eb ruaj\u00eb temperatur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb rreziku i \u201cinjoruar\u201d.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb shkakton d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Ai p\u00ebr t\u00eb cilin shpesh askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse askush nuk e kupton se ku u mor vendimi i gabuar. Sepse komandanti pa flak\u00ebt t\u00eb ulen dhe u largua.<br \/>\nFaza e ftohjes nuk u konsiderua operacion, perimetri nuk u kontrollua i gjithi, shkaku nuk u hetua. Dhe kur them shkaku, nuk n\u00ebnkuptoj vet\u00ebm pirromanin.<br \/>\nN\u00ebnt\u00eb parime p\u00ebr komandantin e zjarrit<br \/>\nVendos mbi t\u00eb ardhmen, jo mbi t\u00eb tashmen<\/p>\n<p>Mjeti q\u00eb niset tani mund t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb pas 40 minutash, n\u00eb nj\u00eb zjarr krejt tjet\u00ebr. \u00c7do vendim merret kundrejt zjarrit t\u00eb projektuar, jo vet\u00ebm atij t\u00eb raportuar.<br \/>\nKomandanti nuk pyet vet\u00ebm:<br \/>\nKu \u00ebsht\u00eb zjarri ?<br \/>\nAi gjykon:<br \/>\nKu do t\u00eb jet\u00eb zjarri kur ekipi t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb atje ?<\/p>\n<p>Vendimi i ftoht\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e pest\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se vendimi n\u00eb panik n\u00eb or\u00ebn e tret\u00eb. Komandanti duhet t\u00eb paracaktoj\u00eb kriteret, jo t\u00eb improvizoj\u00eb reagimet. N\u00ebse era ndryshon drejtim dhe kalon nj\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrcaktuar, sektori t\u00ebrhiqet. N\u00ebse fronti kalon nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb caktuar, evakuimi fillon. Vendimi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb menduar p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhet urgjent.<br \/>\nVendos brenda ritmit t\u00eb zjarrit, jo brenda ritmit t\u00eb institucionit. Sa m\u00eb i shpejt\u00eb zjarri, aq m\u00eb e shkurt\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb hierarkia.<br \/>\nZjarri nuk pret shkres\u00ebn.<br \/>\nZjarri nuk pret mbledhjen.<br \/>\nZjarri nuk pret zinxhirin e gjat\u00eb t\u00eb miratimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn e par\u00eb nd\u00ebrto struktur\u00ebn e komandimit<br \/>\nGj\u00ebja m\u00eb e vlefshme q\u00eb b\u00ebn komandanti nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb jap\u00eb pafund urdhra taktik\u00eb. \u00cbsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb struktur\u00ebn q\u00eb do t\u2019i mbaj\u00eb urdhrat e ardhsh\u00ebm si;<br \/>\n\u2022 Komand\u00eb.<br \/>\n\u2022 Komunikim.<br \/>\n\u2022 Sektor\u00eb.<br \/>\n\u2022 Informacion.<br \/>\n\u2022 Siguri.<br \/>\n\u2022 Logjistik\u00eb.<br \/>\nPa taktik\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi nuk ka strategji<br \/>\nKomandanti q\u00eb reagon vet\u00ebm ndaj asaj q\u00eb sheh n\u00eb \u00e7do moment nuk po drejton zjarrin. Po ndjek zjarrin. Strategjia ndryshon kur ndryshojn\u00eb kushtet.<br \/>\nVendos duke ditur gjithmon\u00eb ku jan\u00eb njer\u00ebzit<br \/>\nAsnj\u00eb objektiv taktik nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se siguria e ekipit.<br \/>\nKomandanti duhet t\u00eb dij\u00eb:<br \/>\nKu jan\u00eb njer\u00ebzit? Ku do t\u00eb jen\u00eb? Nga do t\u00eb dalin? \u00c7far\u00eb rreziku po afrohet?<br \/>\nRendit prioritetet e panegociueshme\u2026<br \/>\n1. Jeta e zjarrfik\u00ebsve<br \/>\n2. Jeta e popullsis\u00eb<br \/>\n3. Stabilizimi i situat\u00ebs<br \/>\n4. Prona<br \/>\n5. Mjedisi<br \/>\n6. Gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb, etj..<br \/>\nPrioritetet nuk ndryshojn\u00eb sepse presioni mediatik ndryshon.<br \/>\nPyet: A lejohet fizikisht kjo metod\u00eb ?<\/p>\n<p>Gjat\u00ebsia e flak\u00ebs, rrezatimi termik, era, terreni dhe sjellja e zjarrit jan\u00eb kufij fizik\u00eb, jo sugjerime. Nuk mund t\u00eb urdh\u00ebrosh nj\u00eb ekip t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb fizikisht nuk lejon mbijetes\u00ebn e tij.<br \/>\nTaktika duhet t\u2019i bindet fizik\u00ebs.<br \/>\nT\u00ebrheqja dhe evakuimi nuk jan\u00eb d\u00ebshtim<br \/>\nT\u00ebrheqja \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb.<br \/>\nEvakuimi \u00ebsht\u00eb vendim komandimi.<\/p>\n<p>Komandanti i mir\u00eb nuk matet vet\u00ebm me sa metra p\u00ebrparoi. Matet edhe me faktin n\u00ebse kuptoi n\u00eb koh\u00eb se kur duhej t\u00eb ndalonte, t\u00eb t\u00ebrhiqej dhe t\u00eb ndryshonte plan.<br \/>\nPor n\u00ebnt\u00eb parime nuk zgjidhin \u00e7do zjarr<br \/>\nAs n\u00ebnt\u00eb, as n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, sepse parimet nuk vendosin. Vendos njeriu.<br \/>\nDhe njeriu vendos ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb mendoj\u00eb, jo thjesht ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb veproj\u00eb. Nj\u00eb list\u00eb e m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh nuk ka shp\u00ebtuar kurr\u00eb nj\u00eb situat\u00eb. Trajnimi i mendimit, p\u00ebrvoja, simulimi dhe kultura e komandimit.<br \/>\nN\u00eb fund, problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa mjete kemi<br \/>\nNj\u00eb avion mund t\u00eb kushtoj\u00eb sa nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e madhe e buxhetit vjetor t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi. Nj\u00eb njeri i trajnuar p\u00ebr t\u00eb menduar mir\u00eb n\u00eb minutat kritike kushton shum\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb paradoksi: Ne investojm\u00eb miliona n\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u00eb reaguar, por shum\u00eb m\u00eb pak n\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u00eb vendosur. \u00c7do ver\u00eb e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjedhje.<br \/>\nDhe \u00e7do shtator e paguajm\u00eb.<br \/>\nZjarri nuk luftohet vet\u00ebm me uj\u00eb.<br \/>\nNuk luftohet vet\u00ebm me mjete.<br \/>\nNuk luftohet vet\u00ebm nga ajri.<\/p>\n<p>Zjarri luftohet nga vendimi i duhur, n\u00eb koh\u00ebn e duhur, nga njeriu i duhur. Sepse vendimi i mir\u00eb nuk ka gjithmon\u00eb pamje televizive. Nuk fotografohet, nuk num\u00ebrohet n\u00eb raport, nuk b\u00ebhet gjithmon\u00eb lajm.<br \/>\nPor ka nj\u00eb ve\u00e7ori:<br \/>\nPasojat e tij t\u00eb mira jan\u00eb t\u00eb padukshme.<br \/>\nSepse jan\u00eb pik\u00ebrisht ato gj\u00ebra q\u00eb nuk ndodh\u00ebn.<br \/>\nDhe ky \u00ebsht\u00eb ndoshta suksesi m\u00eb i madh i nj\u00eb komandanti zjarri<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/drejtori-zjarrfikes\/\">U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Zjarrfik\u00ebs: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Zjarrfik\u00ebs, Arben Cara, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale pas largimit t\u00eb tij nga detyra n\u00eb mes t\u00eb gushtit, gjat\u00eb kulmit t\u00eb sezonit t\u00eb zjarreve. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, Cara ka sqaruar se vendimi i z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97649","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97649"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97649\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}