{"id":97620,"date":"2026-08-23T08:48:16","date_gmt":"2026-08-23T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/retorika-e-putin-pranon-demet-ne-ekonomine-ruse-por-kercenon-kievin-pergjigjja-do-te-jete-shkaterruese-trupat-tane-do-ti-arrijne-objektivat\/"},"modified":"2026-08-23T08:48:16","modified_gmt":"2026-08-23T08:48:16","slug":"retorika-e-putin-pranon-demet-ne-ekonomine-ruse-por-kercenon-kievin-pergjigjja-do-te-jete-shkaterruese-trupat-tane-do-ti-arrijne-objektivat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/retorika-e-putin-pranon-demet-ne-ekonomine-ruse-por-kercenon-kievin-pergjigjja-do-te-jete-shkaterruese-trupat-tane-do-ti-arrijne-objektivat\/","title":{"rendered":"Retorika e Putin, pranon d\u00ebmet n\u00eb ekonomin\u00eb ruse, por k\u00ebrc\u00ebnon Kievin: P\u00ebrgjigjja do t\u00eb jet\u00eb shkat\u00ebrruese, trupat tan\u00eb do t\u2019i arrijn\u00eb objektivat"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn e stanjacionit t\u00eb Leonid Brezhnevit thuhej se Komiteti Qendror mblidhej p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar t\u00eb dukshmen. Dalja e dyt\u00eb brenda nj\u00eb muaji e Vladimir Putinit, n\u00eb rolin e \u201cbabait t\u00eb kombit\u201d, n\u00eb asamblen\u00eb e partis\u00eb s\u00eb tij Rusia e Bashkuar, ka disa ngjashm\u00ebri me at\u00eb t\u00eb kaluar, sepse mesazhi \u00ebsht\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, terreni \u00ebsht\u00eb pastruar nga \u00e7do penges\u00eb dhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 18-20 shtatorit nuk do t\u00eb ket\u00eb surpriza.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas nj\u00eb skenari tashm\u00eb t\u00eb konsoliduar, partia q\u00eb presidenti rus e konsideron si krijes\u00ebn e tij politike, \u201cisha un\u00eb ai q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e krijova\u201d, tha dje, pritet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb, pavar\u00ebsisht se mb\u00ebshtetja aktuale p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 33%, sipas sondazheve t\u00eb fundit. Duke par\u00eb alternativat e pakta politike n\u00eb Rusi dhe eliminimin e t\u00eb vetmit konkurrent, partis\u00eb pacifiste Jabloko, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat q\u00eb gjithsesi duhet t\u2019i shtyj\u00eb strateg\u00ebt e Kremlinit t\u00eb reflektojn\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt zgjedhjeve<\/p>\n<p>Por nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr improvizime, ndryshim q\u00ebndrimi apo p\u00ebr t\u00eb pranuar lodhjen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur nga lufta. P\u00ebrpara me shfaqjen elektorale, me nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb. Pjes\u00ebn e tyre pritet ta marrin edhe aleat\u00ebt: komunist\u00ebt, liberal-demokrat\u00ebt, si dhe \u201cNjer\u00ebz t\u00eb Rinj\u201d, partia q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shtres\u00ebn e mesme dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit. Secila pritet t\u00eb marr\u00eb rreth 10%, pak m\u00eb shum\u00eb ose pak m\u00eb pak. M\u00eb pas vjen \u201cRusia e Drejt\u00eb\u201d, e cila i referohet Dostojevskit p\u00ebr ta p\u00ebrkufizuar veten si z\u00ebri i \u201ct\u00eb posht\u00ebruarve dhe t\u00eb fyerve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha jan\u00eb parti satelite t\u00eb pushtetit, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mb\u00ebshtetjen e deklaruar p\u00ebr luft\u00ebn dhe nacionalizmin q\u00eb buron prej saj. N\u00eb fakt, Putin dje fal\u00ebnderoi ata q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb teori, duhet t\u00eb ishin rival\u00ebt e tij politik\u00eb, \u201cp\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre shtet\u00ebror dhe patriotik, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i japin popullit, atdheut dhe mua si kreu i shtetit n\u00eb zgjidhjen e detyrave shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pallatin Megasport, i nd\u00ebrtuar n\u00eb territorin e ish-aeroportit, zon\u00eb ku n\u00eb vitin 1896, gjat\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebs q\u00eb pasoi festimet p\u00ebr kuror\u00ebzimin e Nikoll\u00ebs II, humb\u00ebn jet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 1.300 persona, Putin p\u00ebrdori gjer\u00ebsisht retorik\u00ebn patriotike.<\/p>\n<p>Ai foli p\u00ebr unitetin e kombit dhe vlerat e trash\u00ebguara nga paraardh\u00ebsit. Jo rast\u00ebsisht, p\u00ebr kongresin ishte zgjedhur Dita e Flamurit Komb\u00ebtar. Putin foli gjithashtu p\u00ebr respektimin e parimeve demokratike q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb pjes\u00eb e procesit zgjedhor, duke iu referuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme faktit se n\u00eb Ukrain\u00eb nuk zhvillohen m\u00eb zgjedhje dhe duke deklaruar se \u201cregjimit t\u00eb Kievit i mungon legjitimiteti\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti rus foli edhe p\u00ebr kap\u00ebrcimin e sigurt t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cthelbi neonazist dhe rusofob\u201d i sulmeve t\u00eb fundit ukrainase ndaj qendrave t\u00eb tregtis\u00eb online n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Rusis\u00eb. Me pak fjal\u00eb, ai paraqiti vizionin e tij p\u00ebr bot\u00ebn dhe realitetin n\u00eb t\u00eb cilin jeton.<\/p>\n<p>Hakmarrja<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh kontekstin e nj\u00eb tjet\u00ebr aktiviteti ku Putin u shfaq si figura e padiskutueshme e pushtetit, tonet e tij ishin t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. N\u00eb thelb, Putin p\u00ebrs\u00ebriti parimin \u201csy p\u00ebr sy\u201d, duke e lidhur shtimin e fundit t\u00eb bombardimeve ruse me sulmet ukrainase kund\u00ebr infrastruktur\u00ebs ekonomike dhe logjistike brenda Rusis\u00eb. Ai pranoi se k\u00ebto sulme po \u201cshkaktojn\u00eb d\u00ebme ekonomike dhe sjellin humbje\u201d, por sipas tij nuk po arrijn\u00eb t\u00eb sjellin ndonj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb po zhvillohet.<\/p>\n<p>\u201cRegjimi i Kievit e hapi vet\u00eb k\u00ebt\u00eb kuti t\u00eb Pandor\u00ebs, por masat hakmarr\u00ebse nuk do t\u00eb vonojn\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe shum\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrruese\u201d, deklaroi Putin.<br \/>\nEdhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, pasi e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb strategji q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme, ishte deklarata tjet\u00ebr e presidentit rus p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazetarin e televizionit shtet\u00ebror Pavel Zarubin.<\/p>\n<p>Putin tha se sulmet kund\u00ebr infrastruktur\u00ebs ukrainase jan\u00eb \u201cn\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe efektive\u201d dhe se ato kontribuojn\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb ndihmuar djemt\u00eb tan\u00eb n\u00eb front q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb objektivat e tyre ushtarake\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb edhe Lavrov<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb doli edhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili foli p\u00ebr \u201clehjet p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Rusis\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga lukuni per\u00ebndimore\u201d. Ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergey Lavrov, nga ana tjet\u00ebr, e cil\u00ebsoi Europ\u00ebn si \u201cnj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb mbushur me metastaza t\u00eb nazizmit\u201d, nd\u00ebrsa premtoi se Rusia nuk do t\u00eb ulet kurr\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me \u201casnj\u00eb shtet europian aleat t\u00eb nazist\u00ebve t\u00eb Kievit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre deklaratave, q\u00eb l\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb negociate t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga nj\u00eb vend europian, iu shtua m\u00eb pas edhe q\u00ebndrimi i vet\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>\u201cPropozimet p\u00ebr marr\u00ebveshje q\u00eb na paraqiten jan\u00eb shpesh f\u00ebminore dhe t\u00eb papranueshme. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb negociojm\u00eb me Ukrain\u00ebn, por duke u bazuar n\u00eb realitetin aktual n\u00eb terren\u201d, deklaroi presidenti rus.<br \/>\nVladimir Putin ndihet n\u00eb avantazh dhe tregon se nuk ka aspak ngut. Mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: i gjith\u00eb Donbasi, ose luft\u00eb pa fund.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjalimit t\u00eb tij, duartrokitjet e zakonshme u shoq\u00ebruan edhe nga thirrjet p\u00ebr nj\u00eb \u201cRusi q\u00eb nuk njeh kufij\u201d.<strong><em> \/Corriere Della Sera\/<\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn e stanjacionit t\u00eb Leonid Brezhnevit thuhej se Komiteti Qendror mblidhej p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar t\u00eb dukshmen. Dalja e dyt\u00eb brenda nj\u00eb muaji e Vladimir Putinit, n\u00eb rolin e \u201cbabait t\u00eb kombit\u201d, n\u00eb asamblen\u00eb e partis\u00eb s\u00eb tij Rusia e Bashkuar, ka disa ngjashm\u00ebri me at\u00eb t\u00eb kaluar, sepse mesazhi \u00ebsht\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97620","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97620\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}