{"id":97611,"date":"2026-08-23T07:48:13","date_gmt":"2026-08-23T07:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/dy-argumente-absurde-per-kundershtine-e-reformes-territoriale\/"},"modified":"2026-08-23T07:48:13","modified_gmt":"2026-08-23T07:48:13","slug":"dy-argumente-absurde-per-kundershtine-e-reformes-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/dy-argumente-absurde-per-kundershtine-e-reformes-territoriale\/","title":{"rendered":"Dy argumente absurde p\u00ebr kund\u00ebrshtin\u00eb e reform\u00ebs territoriale"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Manjani\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\nKa dy argumente q\u00eb po d\u00ebgjohen k\u00ebto dit\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs territoriale. Dy argumente aq t\u00eb dob\u00ebta, sa t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh n\u00ebse jan\u00eb serioze apo satir\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, nuk jan\u00eb satir\u00eb. Jan\u00eb argumente publike t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb po mbrojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e disa bashkive q\u00eb prej vitesh jetojn\u00eb me frym\u00ebmarrje artificiale financiare.<\/p>\n<p>I pari \u00ebsht\u00eb ky: \u201cPo u shkrin\u00eb bashkit\u00eb, do boshatiset territori.\u201d<\/p>\n<p>E lexova n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend dhe, sinqerisht, mendova se ishte ndonj\u00eb lajm i rrem\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e fake news, njeriu detyrohet t\u00eb verifikoj\u00eb edhe budallall\u00ebkun, se mos e ka keqkuptuar. Por jo. \u00cbsht\u00eb argument q\u00eb po p\u00ebrdoret seriozisht.<\/p>\n<p>Pra, sipas k\u00ebsaj logjike, arsyeja pse njer\u00ebzit jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto bashki nuk qenka ekonomia, puna, infrastruktura, investimet apo cil\u00ebsia e jet\u00ebs. Jo. Njer\u00ebzit paskan zgjedhur t\u00eb rrin\u00eb aty sepse ekziston nj\u00eb k\u00ebshill bashkiak me disa k\u00ebshilltar\u00eb dhe disa paga modeste.<\/p>\n<p>O Zot\u2026 ndihmom\u00eb t\u00eb gjej nj\u00eb logjik\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrtypur k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ishte e v\u00ebrtet\u00eb kjo teori, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto bashki do ishin sot vendet m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse k\u00ebshillat bashkiak\u00eb kan\u00eb vite q\u00eb ekzistojn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb brutal. Njer\u00ebziz kan\u00eb ikur. Kan\u00eb ikur pavar\u00ebsisht kryetar\u00ebve, k\u00ebshilltar\u00ebve, mbledhjeve t\u00eb k\u00ebshillit dhe vendimeve t\u00eb tyre \u201chistorike\u201d. Kan\u00eb ikur sepse aty nuk gjet\u00ebn arsye p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Ndoshta disa k\u00ebshilltar\u00eb lolal\u00eb kan\u00eb hallin e tyre. Ndoshta po flasin p\u00ebr largimin e vetes nga ato bashki sapo t\u00eb ken\u00eb ikur nga lista e pagave publike. K\u00ebt\u00eb e kuptoj deri diku. Por ta paraqes\u00ebsh k\u00ebt\u00eb si hallin e banor\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr absurditeti.<\/p>\n<p>Reforma territoriale nuk b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pun\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb bashkiak\u00eb. B\u00ebhet, ose duhet t\u00eb b\u00ebhet, p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve. N\u00ebse nj\u00eb bashki e zgiedhur nuk ka kapacitet financiar, nuk prodhon zhvillim dhe mbijeton vet\u00ebm me transfertat e buxhetit t\u00eb shtetit, problemi nuk \u00ebsht\u00eb reforma. Problemi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb modeli q\u00eb ka falimentuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebshill bashkiak serioz nuk duhet t\u00eb na thot\u00eb: \u201cMos na shkrini se do ikin njer\u00ebzit.\u201d Duhet t\u00eb na bind\u00eb me projekte, me ekonomi, me turiz\u00ebm, me bujq\u00ebsi, me industri, me investime. Duhet t\u00eb na tregoj\u00eb pse ajo bashki meriton t\u00eb ekzistoj\u00eb si nj\u00ebsi zhvillimi, jo si nj\u00eb zyr\u00eb pensionesh q\u00eb shp\u00ebrndan fondet e shtetit. N\u00ebse njer\u00ebzi ikin nga ajo bashki nuk ka kuptim t\u00eb mbajm\u00eb k\u00ebshillin dhe kryetarin si nj\u00ebsi t\u00eb zgjedhura. Kush i zgjedh k\u00ebta n\u00ebse njer\u00ebzit ikin se at nuk kan\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb m\u00eb?!<\/p>\n<p>Duhet ta themi tro\u00e7 se gjith\u00eb kjo gurgule nuk b\u00ebhet p\u00ebr territorin. As p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ikur e duan t\u00eb ilkin nga ato zona. Por p\u00ebr disa karrige dhe disa paga.<\/p>\n<p>Argumenti i dyt\u00eb: sipas PD, Shqip\u00ebria qenka m\u00eb mir\u00eb me 100 bashki.<\/p>\n<p>PD thot\u00eb se ndarja e shqiptar\u00ebve t\u00eb mbetur n\u00eb rreth 100 bashki do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendin. Por ky \u00ebsht\u00eb slogan politik, jo argument zhvillimor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl, me popullsi n\u00eb r\u00ebnie dhe me emigracion masiv. Nuk ka asnj\u00eb logjik\u00eb ekonomike q\u00eb zhvillimi t\u00eb vij\u00eb nga cop\u00ebtimi administrativ. Cop\u00ebtimi mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb af\u00ebr qytetarit. Dakord. Por pyetja kryesore mbetet me \u00e7far\u00eb parash do ta ofroj\u00eb at\u00eb sh\u00ebrbim?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kuptimi kan\u00eb 100 kryetar\u00eb e k\u00ebshilla t\u00eb zguedhur lokalisht mga nj\u00eb minimum banor\u00ebsh dhe financimin tua b\u00ebj\u00eb buxheti q\u00ebndror?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashki nuk zhvillohet vet\u00ebm sepse vizatohet nj\u00eb kufi i ri n\u00eb hart\u00eb. Zhvillohet kur ka baz\u00eb ekonomike, t\u00eb ardhura, investime dhe administrat\u00eb funksionale. Kufijt\u00eb nuk prodhojn\u00eb para. P\u00ebrkundrazi cop\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kushtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Politikisht ky argument \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e vet\u00eb PD-s\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb bashki t\u00eb vogla, aq m\u00eb shum\u00eb qendra pushteti lokal krijohen dhe, historikisht, kjo ka favorizuar m\u00eb shum\u00eb qeverin\u00eb sesa opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja, duan ta fitojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb pushtetin, apo thjesht po b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb kund\u00ebr \u00e7do reforme sepse e propozon qeveria?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshti p\u00ebr inat, jo p\u00ebr vizion.<\/p>\n<p>Reforma q\u00eb mungon n\u00eb debat<\/p>\n<p>Paradoksi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se debati \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te bashkit\u00eb, nd\u00ebrsa askush pothuajse nuk flet p\u00ebr qarqet.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb reform\u00eb territoriale q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr diskutim serioz. Jan\u00eb pik\u00ebrisht qarqet, kompetencat e tyre, numri i tyre, funksioni i tyre dhe raporti me pushtetin vendor. Aty ka debat substancial. Aty ka vend p\u00ebr modele zhvillimi dhe organizimi territorial.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa debati \u201cmos na hiqni bashkin\u00eb se ikin njer\u00ebzit\u201d \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e publikut.<\/p>\n<p>Reforma territoriale mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet. Madje duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohet sepse p\u00ebr mua ka probleme v\u00ebrtet\u00eb serioze q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb diskutim e vemendje.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb ka vend p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar me argumente serioze, me analiza financiare, demografike, ekonomike dhe administrative. Jo me p\u00ebrralla se njer\u00ebzit jetojn\u00eb aty vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb votuar k\u00ebshillin bashkiak, dhe jo me iden\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb zhvillohet duke u cop\u00ebtuar n\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb cop\u00ebza pashall\u00ebqesh administrative.<\/p>\n<p>Duhet ta mbajm\u00eb debatin aty ku duhet, te zhvillimi i territorit dhe mir\u00ebqenia e shqiprar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dhe, jo te mbijetesa e disa vendeve t\u00eb pun\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kujdes: Ilirjan Celibashi ka t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr reform\u00eb territoriale e administrative, n\u00ebse duam t\u00eb mbahen zgjedhjet e vendore\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani\/ Ka dy argumente q\u00eb po d\u00ebgjohen k\u00ebto dit\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs territoriale. Dy argumente aq t\u00eb dob\u00ebta, sa t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh n\u00ebse jan\u00eb serioze apo satir\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, nuk jan\u00eb satir\u00eb. Jan\u00eb argumente publike t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb po mbrojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e disa bashkive q\u00eb prej vitesh jetojn\u00eb me frym\u00ebmarrje artificiale financiare. I pari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97611","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97611\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}