{"id":97609,"date":"2026-08-23T07:48:12","date_gmt":"2026-08-23T07:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/harta-e-re-territoriale-pervoja-tregoi-se-bashkimi-i-njesive-rriti-taksat-por-jo-cilesine-e-sherbimeve-per-qytetaret\/"},"modified":"2026-08-23T07:48:12","modified_gmt":"2026-08-23T07:48:12","slug":"harta-e-re-territoriale-pervoja-tregoi-se-bashkimi-i-njesive-rriti-taksat-por-jo-cilesine-e-sherbimeve-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/23\/harta-e-re-territoriale-pervoja-tregoi-se-bashkimi-i-njesive-rriti-taksat-por-jo-cilesine-e-sherbimeve-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"Harta e re territoriale \/ P\u00ebrvoja tregoi se bashkimi i nj\u00ebsive rriti taksat, por jo cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatitet t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, brenda pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, hart\u00ebn e qeverisjes vendore. Projektligji i mazhoranc\u00ebs propozon uljen e numrit t\u00eb bashkive nga 61 n\u00eb 46, duke bashkuar 15 prej tyre me nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha fqinje.<\/p>\n<p>Por debati nuk duhet t\u00eb kufizohet te numri i bashkive. Pyetjet thelb\u00ebsore jan\u00eb\u00a0n\u00ebse harta e re do t\u00eb\u00a0arrij\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0b\u00ebj\u00eb\u00a0nj\u00eb\u00a0menaxhim m\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0mir\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0zon\u00ebs n\u00eb\u00a0nj\u00ebsin\u00eb\u00a0q\u00eb\u00a0mbulon pushteti vendor dhe do t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb realisht sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014 nuk \u00ebsht\u00eb inkurajuese. Bashkimi i 373 nj\u00ebsive vendore n\u00eb 61 bashki synonte ekonomi shkalle, administrata m\u00eb profesionale dhe sh\u00ebrbime m\u00eb cil\u00ebsore. T\u00eb ardhurat vendore u rrit\u00ebn p\u00ebr shkak se mor\u00ebn m\u00eb\u00a0shum\u00eb\u00a0funksione dhe taksat e tarifat m\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0larta,\u00a0por kjo nuk u p\u00ebrkthye n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore evidentoi se furnizimi me uj\u00eb, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe reagimi ndaj fatkeq\u00ebsive u p\u00ebrkeq\u00ebsuan n\u00eb zonat me nevoja m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sidomos n\u00eb territorin rural.<\/p>\n<p>Teksa banor\u00ebt detyroheshin t\u00eb udh\u00ebtonin me or\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim minimal, kjo nxiti dhe shpopullimin e zonave. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi q\u00eb rrezikon t\u00eb anashkalohet p\u00ebrs\u00ebri: bashkimi administrativ zvog\u00eblon numrin e institucioneve, por nuk e shkurton distanc\u00ebn e qytetarit nga sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Kur qendra e vendimmarrjes largohet dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative nuk kan\u00eb buxhet, personel e kompetenca reale, ekonomia e shkall\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb kosto shtes\u00eb p\u00ebr banorin.<\/p>\n<p>Edhe pretendimi se reforma\u00a0e vitit\u00a02024 solli\u00a0administrata m\u00eb t\u00eb vogla dhe m\u00eb eficiente ka r\u00ebn\u00eb\u00a0t\u00ebr\u00ebsisht. Personeli i pushtetit vendor u dyfishua nga rreth 19 mij\u00eb\u00a0punonj\u00ebs n\u00eb\u00a02014 n\u00eb\u00a0mbi 39 mij\u00eb\u00a0n\u00eb\u00a02025.\u00a0Vitin e kaluar,\u00a0rreth gjysma e buxhetit vendor shkoi p\u00ebr personelin, nga 25.5% n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb bashki t\u00eb vogla, pagat z\u00ebn\u00eb mbi 60% t\u00eb buxhetit, duke l\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr investime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporti i punonj\u00ebsve p\u00ebr 1,000 banor\u00eb u rrit me rreth 8.2% vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Rritja e personelit lidhet pjes\u00ebrisht me funksionet e transferuara nga qeveria qendrore, ndaj nuk mund t\u00eb trajtohet e gjitha si fryrje administrative.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ka analiza p\u00ebr t\u00eb\u00a0vler\u00ebsuar dobishm\u00ebrin\u00eb\u00a0e rritjes s\u00eb\u00a0numrit t\u00eb\u00a0punonj\u00ebsve. N\u00eb vitin 2024, sh\u00ebrbimi i mbetjeve mbulonte mesatarisht 85.6% t\u00eb popullsis\u00eb, por vet\u00ebm rreth 65% t\u00eb banor\u00ebve rural\u00eb. Pra, pas nj\u00eb dekade reform\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e fshatrave mbetet ende jasht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi baz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja tregoi se reforma e vitit 2014 u deformua gjat\u00eb\u00a0zbatimit. Shum\u00eb\u00a0funksione u transferuan t\u00eb\u00a0cop\u00ebzuara te\u00a0pushteti vendor, duke sjell\u00eb\u00a0kaos n\u00eb\u00a0ofrimin e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Zjarret jan\u00eb shembulli m\u00eb i qart\u00eb i pasojave t\u00eb amullis\u00eb s\u00eb kompetencave: stacionet dhe trupat zjarrfik\u00ebse varen nga bashkit\u00eb, standardet mbik\u00ebqyren nga Ministria e Brendshme, nd\u00ebrsa operacionet e m\u00ebdha duhet t\u00eb drejtohen nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mbrojtjes Civile, duke krijuar disa qendra vendimmarrjeje q\u00eb ngadal\u00ebsojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen dhe lejojn\u00eb kalimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga nj\u00eb institucion te tjetri.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje ngre edhe konsultimi p\u00ebr reform\u00ebn e re. Procesi nisi p\u00ebrmes nj\u00eb komisioni t\u00eb paraqitur si bipartizan, por p\u00ebrfundoi pa nj\u00eb produkt konsensual. Projektligji me 46 bashki u depozitua n\u00eb\u00a0Kuvend dhe vet\u00ebm m\u00eb pas iu d\u00ebrgua bashkive, t\u00eb cilave iu dhan\u00eb 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr konsultime me qytetar\u00ebt. Kjo krijon p\u00ebrshtypjen se qytetar\u00ebt po pyeten,\u00a0pasi harta \u00ebsht\u00eb konfiguruar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konsultim serioz duhej t\u00eb zhvillohej p\u00ebrpara p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb variantit. P\u00ebr \u00e7do bashkim duhej t\u00eb publikohej analiza e ndikimit: sa do t\u00eb kursehet, \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, sa do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb qytetari, si do t\u00eb ndahet buxheti dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi do t\u00eb ken\u00eb komunitetet q\u00eb humbasin statusin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebgjesat duhej t\u00eb p\u00ebrfshinin jo vet\u00ebm drejtuesit vendor\u00eb, por edhe banor\u00ebt e fshatrave, bizneset, fermer\u00ebt dhe grupet q\u00eb p\u00ebrdorin \u00e7do dit\u00eb sh\u00ebrbimet lokale.<\/p>\n<p>Reforma e re duhej t\u00eb niste nga analiza e problemeve\u00a0t\u00eb\u00a0reform\u00ebs s\u00eb\u00a0par\u00eb\u00a0dhe problemeve aktuale q\u00eb\u00a0kan\u00eb\u00a0banor\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebrbimet\u00a0dhe jo nga kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht duhej t\u00eb p\u00ebrcaktohej standardi minimal: sa larg duhet t\u00eb jet\u00eb qytetari nga sporteli, sa shpesh duhet t\u00eb mblidhen mbetjet dhe \u00e7far\u00eb mbulimi duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebt, ujitjen, zjarrfik\u00ebsit, kujdesin social dhe arsimin parashkollor. Vet\u00ebm m\u00eb pas mund t\u00eb vendosej n\u00ebse zgjidhja \u00ebsht\u00eb bashkimi, bashk\u00ebpunimi mes bashkive, forcimi i nj\u00ebsive administrative apo financimi m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Kapaciteti i dob\u00ebt i nj\u00eb bashkie nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht argument p\u00ebr shkrirjen e saj. Ai mund t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb e financimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, e munges\u00ebs s\u00eb stafit profesional,\u00a0ose e funksioneve q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me burimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, harta e re duhej t\u00eb shoq\u00ebrohej me reform\u00eb t\u00eb financave vendore dhe me kompetenca e buxhete t\u00eb identifikueshme p\u00ebr qytetet dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative. Em\u00ebrimi i nj\u00eb n\u00ebnkryetari n\u00eb qytetin q\u00eb humbet statusin e bashkis\u00eb nuk garanton af\u00ebrsi me qytetarin, n\u00ebse ai nuk ka autoritet dhe burime.<\/p>\n<p>Reforma e vitit 2014 tregoi se bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht bashki m\u00eb funksionale.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndryshojn\u00eb vet\u00ebm kufijt\u00eb, Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb 46 bashki n\u00eb vend t\u00eb 61, por t\u00eb nj\u00ebjtat probleme me financimin, administrat\u00ebn dhe sh\u00ebrbimet. Harta e re ka kuptim vet\u00ebm n\u00ebse qytetari sh\u00ebrbehet m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shpejt dhe m\u00eb pran\u00eb vendbanimit t\u00eb tij dhe nuk detyrohet ta braktis\u00eb at\u00eb\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve, dhe jo t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtes\u00eb p\u00ebr nxitje migrimi dhe braktisjeje t\u00eb zonave t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim,\u00a0thelbi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor lidhet edhe me krijimin e mjedisit institucional q\u00eb mb\u00ebshtet p\u00ebrfaq\u00ebsimin efektiv t\u00eb komuniteteve, sado t\u00eb vogla apo ekonomikisht t\u00eb pafuqishme t\u00eb jen\u00eb ato. P\u00ebrqendrimi i qendrave t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb ka sjell\u00eb reduktim t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/harta-territoriale\/\">Harta e re territoriale \/ P\u00ebrvoja tregoi se bashkimi i nj\u00ebsive rriti taksat, por jo cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatitet t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, brenda pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, hart\u00ebn e qeverisjes vendore. Projektligji i mazhoranc\u00ebs propozon uljen e numrit t\u00eb bashkive nga 61 n\u00eb 46, duke bashkuar 15 prej tyre me nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha fqinje. Por debati nuk duhet t\u00eb kufizohet te numri i bashkive. Pyetjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97609","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}