{"id":97509,"date":"2026-08-22T08:48:12","date_gmt":"2026-08-22T08:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/22\/goditje-per-qeverine-britanike-bllokohet-deportimi-i-shqiptareve-ne-vendlindje\/"},"modified":"2026-08-22T08:48:12","modified_gmt":"2026-08-22T08:48:12","slug":"goditje-per-qeverine-britanike-bllokohet-deportimi-i-shqiptareve-ne-vendlindje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/22\/goditje-per-qeverine-britanike-bllokohet-deportimi-i-shqiptareve-ne-vendlindje\/","title":{"rendered":"Goditje p\u00ebr qeverin\u00eb britanike, bllokohet deportimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb vendlindje"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Brendshme britanike mund t\u00eb pengohet t\u00eb deportoj\u00eb shum\u00eb djem t\u00eb rinj, viktima t\u00eb trafikimit, drejt Shqip\u00ebris\u00eb, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb fundit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra djem shqiptar\u00eb jan\u00eb identifikuar si viktima t\u00eb mundshme t\u00eb trafikimit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Shum\u00eb prej tyre d\u00ebrgohen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e tyre edhe n\u00ebse jan\u00eb viktima t\u00eb mundshme ose t\u00eb konfirmuara t\u00eb trafikimit, pasi Ministria e Brendshme argumenton se ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vendimi pritet t\u00eb jet\u00eb goditje e madhe p\u00ebr qeverin\u00eb, e cila po p\u00ebrpiqet t\u00eb rris\u00eb numrin e personave q\u00eb d\u00ebbon nga vendi.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kryesojn\u00eb shifrat e personave t\u00eb larguar me forc\u00eb nga Mbret\u00ebria e Bashkuar gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit. Sipas shifrave t\u00eb qeveris\u00eb britanike, 2,247 shqiptar\u00eb u deportuan n\u00eb 12 muajt deri n\u00eb fund t\u00eb marsit, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e kthimeve t\u00eb detyruara.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb viktimat kryesore shqiptare t\u00eb trafikimit ishin grate, kryesisht t\u00eb trafikuara drejt industris\u00eb s\u00eb seksit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, ato tashm\u00eb jan\u00eb tejkaluar nga meshkujt, kryesisht djem t\u00eb rinj, t\u00eb trafikuar p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e saj, qoft\u00eb si \u201ckopshtar\u00eb\u201d n\u00eb fermat e kanabisit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, 4,107 meshkuj shqiptar\u00eb iu referuan sh\u00ebrbimeve britanike p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr trafikim, krahasuar me 502 gra. N\u00eb vitin 2023, shifra ishte 3,463 meshkuj dhe 588 femra.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi nga nj\u00eb 21-vje\u00e7ar, viktim\u00eb e trafikimit nga Shqip\u00ebria, i cili u shfryt\u00ebzua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb band\u00eb shqiptare n\u00eb Belgjik\u00eb, kur vizitoi vendin s\u00eb bashku me baban\u00eb e tij n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are. Ai iu shit nj\u00eb bande tjet\u00ebr shqiptare, e cila e solli n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe e detyroi t\u00eb punonte n\u00eb kultivimin e bim\u00ebve t\u00eb kanabisit. M\u00eb von\u00eb ai u arratis dhe u njoh si viktim\u00eb e trafikimit, por iu refuzua azili, pasi iu tha se do t\u00eb ishte i sigurt n\u00ebse kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trup gjykues prej tre gjyqtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Tribunalin e Lart\u00eb t\u00eb emigracionit pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr azil dhe konstatoi se, edhe pse kishin kaluar pes\u00eb vjet q\u00eb nga koha kur ai ishte trafikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ai vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb \u201crrezik real\u201d nga trafikant\u00ebt e tij dhe nuk mund t\u00eb kthehej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt nxor\u00ebn udh\u00ebzime t\u00eb reja p\u00ebr Britanin\u00eb, t\u00eb cilat qeveria duhet t\u2019i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe Ministria e Brendshme duhet t\u2019i zbatoj\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri djemt\u00eb q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb trafikimit.<\/p>\n<p>Vendimi konstatoi se, megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem i p\u00ebrhapur. Gjykata gjithashtu vuri n\u00eb dukje se nuk ka streha t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr viktimat e trafikimit dhe se rreziku q\u00eb t\u00eb ritrafikohen pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Qendra Ligjore e Islingtonit e cila ka ekspertiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e viktimave shqiptare t\u00eb trafikimit, vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb praktikash shqet\u00ebsuese q\u00eb bandat p\u00ebrdorin ndaj viktimave t\u00eb tyre. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb filmimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb abuzimit seksual, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdhunimin e f\u00ebmij\u00ebve viktima t\u00eb trafikimit, dhe k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr publikimin e pamjeve n\u00eb rrjetet sociale; atyre gjithashtu u shfaqin t\u00eb rinjve video t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tyre t\u00eb dashur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se e din\u00eb se kush jan\u00eb familjar\u00ebt e tyre; nd\u00ebrsa bandat u shkaktojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve edhe d\u00ebmtime fizike, si thyerje t\u00eb kockave.\/<strong>\u00a0The Guardian<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeverine-britanike\/\">Goditje p\u00ebr qeverin\u00eb britanike, bllokohet deportimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb vendlindje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Brendshme britanike mund t\u00eb pengohet t\u00eb deportoj\u00eb shum\u00eb djem t\u00eb rinj, viktima t\u00eb trafikimit, drejt Shqip\u00ebris\u00eb, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb fundit gjyq\u00ebsor. Mij\u00ebra djem shqiptar\u00eb jan\u00eb identifikuar si viktima t\u00eb mundshme t\u00eb trafikimit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Shum\u00eb prej tyre d\u00ebrgohen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e tyre edhe n\u00ebse jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97509","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97509\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}