{"id":97479,"date":"2026-08-21T16:48:13","date_gmt":"2026-08-21T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/21\/situata-me-zjarret-ministria-e-mbrojtjes-8-vatra-aktive-dhe-4-nen-mbikeqyrje-evakuohen-banoret-e-rrezikuar-ne-mirdite\/"},"modified":"2026-08-21T16:48:13","modified_gmt":"2026-08-21T16:48:13","slug":"situata-me-zjarret-ministria-e-mbrojtjes-8-vatra-aktive-dhe-4-nen-mbikeqyrje-evakuohen-banoret-e-rrezikuar-ne-mirdite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/21\/situata-me-zjarret-ministria-e-mbrojtjes-8-vatra-aktive-dhe-4-nen-mbikeqyrje-evakuohen-banoret-e-rrezikuar-ne-mirdite\/","title":{"rendered":"Situata me zjarret\/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 n\u00ebn mbik\u00ebqyrje, evakuohen banor\u00ebt e rrezikuar n\u00eb Mirdit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Situata me zjarret vijon t\u00eb jet\u00eb problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 n\u00ebn mbik\u00ebqyrje dhe 1 n\u00ebn kontroll. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes b\u00ebri me dije se p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs jan\u00eb angazhuar n\u00eb nivel komb\u00ebtar t\u00eb pakt\u00ebn 369 forca t\u00eb strukturave vendore dhe rajonale, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga 270 efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>N\u00eb Gojan\u2013Gjegjan\u2013T\u00ebrbun t\u00eb Puk\u00ebs, vijon nj\u00eb angazhim i p\u00ebrforcuar me 255 forca dhe 11 mjete zjarrfik\u00ebse. Situata paraqitet e p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore t\u00eb Gojanit, n\u00eb lagjen Meshursh, Gojan i Vog\u00ebl dhe Gjegjan, nd\u00ebrsa zjarri vijon t\u00eb jet\u00eb aktiv n\u00eb drejtim t\u00eb Gojanit t\u00eb Vog\u00ebl dhe zon\u00ebs s\u00eb Prozhemit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Mal Milot, Kurbin, zjarri \u00ebsht\u00eb shuar pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb 7 efektiv\u00ebve t\u00eb MZSH Kurbin, 12 forcave policore, 35 forcave bashkiake dhe 30 efektiv\u00ebve t\u00eb FA-s\u00eb, me mjete zjarrfik\u00ebse dhe mb\u00ebshtetje nga ajri me 1 helikopter t\u00eb FA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes \u2013 p\u00ebrdit\u00ebsim mbi situat\u00ebn e zjarreve<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes informon se deri n\u00eb or\u00ebn 17:00 jan\u00eb regjistruar 24 vatra zjarri, nga t\u00eb cilat 8 mbeten aktive, 4 n\u00ebn mbik\u00ebqyrje dhe 1 n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs jan\u00eb angazhuar n\u00eb nivel komb\u00ebtar t\u00eb pakt\u00ebn 369 forca t\u00eb strukturave vendore dhe rajonale, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga 270 efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. N\u00eb total, angazhimi arrin n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 639 forca, nd\u00ebrsa FA mb\u00ebshtesin operacionet edhe me 5 automjete zjarrfik\u00ebse, 4 helikopter\u00eb dhe 2 avion\u00eb Air Tractor.<\/p>\n<p>N\u00eb Gojan\u2013Gjegjan\u2013T\u00ebrbun, Puk\u00eb, vijon nj\u00eb angazhim i p\u00ebrforcuar me 255 forca dhe 11 mjete zjarrfik\u00ebse. Konkretisht, jan\u00eb angazhuar 50 efektiv\u00eb MZSH nga Puka, Fush\u00eb-Arr\u00ebzi, Kamza, Kuk\u00ebsi, Hasi dhe Shkodra, 14 punonj\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebrbimit Pyjor, 68 punonj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrbimeve vendore, 70 vullnetar\u00eb dhe banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs, si dhe 53 efektiv\u00eb t\u00eb FA-s\u00eb. Operacioni mb\u00ebshtetet nga 2 helikopter\u00eb t\u00eb FA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Situata paraqitet e p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore t\u00eb Gojanit, n\u00eb lagjen Meshursh, Gojan i Vog\u00ebl dhe Gjegjan, nd\u00ebrsa zjarri vijon t\u00eb jet\u00eb aktiv n\u00eb drejtim t\u00eb Gojanit t\u00eb Vog\u00ebl dhe zon\u00ebs s\u00eb Prozhemit. Situata paraqitet m\u00eb e r\u00ebnduar n\u00eb lagjen Pepaj, Gojan i Madh, ku vatra \u00ebsht\u00eb afruar pran\u00eb banesave. Deri tani raportohen 4 banesa t\u00eb pabanuara t\u00eb djegura, nd\u00ebrsa nj\u00eb banes\u00eb e banuar q\u00eb ishte n\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtuar. P\u00ebr mbrojtjen e banesave jan\u00eb dislokuar 5 mjete zjarrfik\u00ebse dhe 30 forca ushtarake, nd\u00ebrsa aktualisht vijon nd\u00ebrhyrja nga ajri me 1 helikopter.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtan\u00eb, Mirdit\u00eb, \u00ebsht\u00eb angazhuar kapaciteti njer\u00ebzor dhe logjistik i bashkis\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrhyrja mb\u00ebshtetet nga 2 helikopter\u00eb dhe 2 mjete zjarrfik\u00ebse t\u00eb FA-s\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb zjarrit dhe rrezikut p\u00ebr banesat, Policia e Shtetit ka kryer evakuimin e banor\u00ebve t\u00eb rrezikuar, nd\u00ebrsa n\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb dislokuar edhe nj\u00eb ambulanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Dukat, Vlor\u00eb, vijon operacioni me 2 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 9 efektiv\u00eb MZSH, 8 punonj\u00ebs t\u00eb pyjores, 12 forca t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Orikum dhe 40 efektiv\u00eb t\u00eb FA-s\u00eb. Nd\u00ebrhyrja nga toka mb\u00ebshtetet nga ajri me 2 avion\u00eb Air Tractor t\u00eb Forc\u00ebs Ajrore. Pavar\u00ebsisht se vatra ka marr\u00eb shtrirje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb drejtim t\u00eb malit, aktualisht nuk rrezikohen banesa.<\/p>\n<p>N\u00eb Dajt, Tiran\u00eb, vijon puna p\u00ebr izolimin e vatrave t\u00eb mbetura me 30 efektiv\u00eb t\u00eb FA-s\u00eb, 13 efektiv\u00eb MZSH, 9 forca t\u00eb AZM-s\u00eb dhe 1 helikopter t\u00eb FA-s\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e vatrave jan\u00eb izoluar plot\u00ebsisht dhe aktualisht nuk ka rrezik p\u00ebr zonat e banuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Mal Milot, Kurbin, zjarri \u00ebsht\u00eb shuar pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb 7 efektiv\u00ebve t\u00eb MZSH Kurbin, 12 forcave policore, 35 forcave bashkiake dhe 30 efektiv\u00ebve t\u00eb FA-s\u00eb, me mjete zjarrfik\u00ebse dhe mb\u00ebshtetje nga ajri me 1 helikopter t\u00eb FA-s\u00eb. Zona tashm\u00eb mbahet n\u00ebn mbik\u00ebqyrje.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me prefekturat, bashkit\u00eb dhe t\u00eb gjitha strukturat e sistemit t\u00eb Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten t\u00eb angazhuara n\u00eb terren dhe n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb aty ku situata e k\u00ebrkon, me prioritet mbrojtjen e jet\u00ebs, banesave dhe pasuris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/situata-me-zjarret-4\/\">Situata me zjarret\/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 n\u00ebn mbik\u00ebqyrje, evakuohen banor\u00ebt e rrezikuar n\u00eb Mirdit\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Situata me zjarret vijon t\u00eb jet\u00eb problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 n\u00ebn mbik\u00ebqyrje dhe 1 n\u00ebn kontroll. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes b\u00ebri me dije se p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs jan\u00eb angazhuar n\u00eb nivel komb\u00ebtar t\u00eb pakt\u00ebn 369 forca t\u00eb strukturave vendore dhe rajonale, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga 270 efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97479","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97479\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}