{"id":97402,"date":"2026-08-20T18:48:14","date_gmt":"2026-08-20T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/revolucioni-qe-sngjiti-parate-e-shkuara-dem-dhe-fatura-per-shqiptaret\/"},"modified":"2026-08-20T18:48:14","modified_gmt":"2026-08-20T18:48:14","slug":"revolucioni-qe-sngjiti-parate-e-shkuara-dem-dhe-fatura-per-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/revolucioni-qe-sngjiti-parate-e-shkuara-dem-dhe-fatura-per-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Revolucioni q\u00eb s\u2019ngjiti, parat\u00eb e shkuara d\u00ebm dhe fatura p\u00ebr shqiptar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe efikasitetin e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje politike, n\u00eb periudh\u00ebn e regjimit komunist ishte nj\u00eb shprehje e famshme asokohe q\u00eb i p\u00ebrblidhte t\u00eb gjitha: \u201cS\u2019ka kala q\u00eb nuk marrin komunist\u00ebt, nuk dor\u00ebzohen kurr\u00eb\u201d!<br \/>\nAq shum\u00eb ishte i fiksuar kreu i regjimit, Enver Hoxha, pas k\u00ebtij postulati, ndoshta t\u00eb shpikur nga vet\u00eb ai, sa e kishte p\u00ebrcaktuar dhe vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si \u201cfanar ndri\u00e7ues n\u00eb bot\u00eb\u201d, duke  i bindur shqiptar\u00ebt, me zor apo me hat\u00ebr, se Shqip\u00ebria ishte qendra e bot\u00ebs dhe se marksiz\u00ebm-leninizmi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore kishte gjetur zbatim vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn diktatur\u00ebn e proletariatit, q\u00eb nuk lejonte asnj\u00eb investim t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar vendin! Madje kishte v\u00ebn\u00eb dhe \u2018klon\u2019 n\u00eb kufi, ku nuk hynte as dilte as miza pa leje, jo m\u00eb njer\u00ebzit!<br \/>\nDhe nj\u00eb \u2018sindrom\u2019 i till\u00eb zgjati p\u00ebr 45 vite, derisa regjimi komunist, i gjendur p\u00ebrball\u00eb rr\u00ebnimit ekonomik, social dhe politik, pa asnj\u00eb mik jasht\u00eb dhe pa asnj\u00eb investim t\u00eb huaj, ra n\u00eb fillimin e viteve \u201990! Shqiptar\u00ebt ishin aq t\u00eb zem\u00ebruar dhe t\u00eb shkat\u00ebrruar nga ky  regjim 45 vje\u00e7ar sa nuk donin m\u00eb as t\u00eb d\u00ebgjonin p\u00ebr Partin\u00eb Komuniste apo PPSH-n\u00eb, e cila u shkri dhe doli jasht\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb \u2018mbijetuar\u2019 m\u00eb pas tep\u00ebr e fraksionuar dhe me rezultate q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk l\u00ebviz\u00ebn nga zero. Pasi shqiptar\u00ebt ishin \u2018djegur nga qulli, dhe tashm\u00eb i frynin dhe kosit\u2019! Nuk b\u00ebhen m\u00eb  \u201cBashk\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb rikthyer komunizmin, qoft\u00eb dhe n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u2018revizionuar\u2019 formalisht k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri!<br \/>\nT\u00eb m\u00eb ndjejn\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb dakord me qasjen time, demokracia prandaj \u00ebsht\u00eb e bukur, pasi me rr\u00ebzimin e komunizmit lind\u00ebn dhe partit\u00eb politike, e shqiptar\u00ebt kan\u00eb mendime dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, por teksa shoh k\u00ebt\u00eb \u2018zvarritjen\u2019 mbi 80-ditore t\u00eb \u201cRevolucionit Flaming\u201d, i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb miksim l\u00ebvizjeje neomarksiste dhe t\u00eb islamit politik, m\u00eb kujton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb postulatin e at\u00ebhersh\u00ebm, \u2018s\u2019ka kala q\u00eb nuk marrin komunist\u00ebt, nuk dor\u00ebzohen kurr\u00eb\u2019, me t\u00eb cilin organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij revolucioni po mundohen t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, duke bindur veten e t\u00eb tjer\u00ebt se duhet t\u00eb vijoj\u00eb! Nisi si qytetare por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb \u2018xhiro\u2019 darke, sipas nj\u00eb axhende t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga \u2018grupi i mikrofonit\u2019 q\u00eb vendos se kush flet dhe se kush d\u00ebbohet!<\/p>\n<p>Teksa \u201cRevolucioni\u201d \u00ebsht\u00eb rrudhur n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa tashm\u00eb po na duken madh\u00ebshtore edhe k\u00ebto foltoret e Berish\u00ebs, mbetet v\u00ebrtet\u00eb mister se p\u00ebrse vijon n\u00eb zvarritet dit\u00eb pas dite, me t\u00eb njejtat slogane, me t\u00eb njejtat parulla, me t\u00eb njejtin format q\u00ebndrimesh dhe deklaratash, me t\u00eb njejt\u00ebt persona anonim\u00eb q\u00eb dalin e flasin, ndonj\u00ebher\u00eb pa e ditur as vet\u00eb ata se \u00e7far\u00eb thon\u00eb e \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, pa neglizhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rastet Gonen e famsh\u00ebm, i cili vdes p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr! Pra nuk e kuptojn\u00eb se p\u00ebrse vijon kjo \u2018xhiro\u2019 rutin\u00eb , p\u00ebrderisa Rama vijon t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr, vijon t\u00eb qeveris\u00eb pa u shqet\u00ebsuar, Berisha vijon t\u00eb jet\u00eb kryetar i PD dhe t\u00eb qeveris\u00eb me Nok\u00ebn, PD-n\u00eb, qytetar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb kafe, n\u00eb plazhe dhe n\u00eb xhiro darke pa e prishur terezin\u00eb, me gjith\u00eb lutjet, thirrjet dhe sulmet e organizator\u00ebve. Bizneset vijojn\u00eb pun\u00ebn, turist\u00ebt e huaj kan\u00eb rritur s\u00ebrish fluksin e ardhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe jeta vijon pa asnj\u00eb ndales\u00eb!<br \/>\nRevolucioni \u201cFlaming\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ritual t\u00eb pandryeshuesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb barcalet\u00eb p\u00ebr nga shkalla e efikasitetit dhe realizimit t\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin nisi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ngjan mot a mot me ato rekordet \u2018detare\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs, asokohe kryeminist\u00ebr, i cili megjith\u00ebse akoma dhe sot e k\u00ebsaj dite nuk e ka m\u00ebsuar notin, mburrej me q\u00ebndrimin me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb uj\u00eb! Q\u00ebndronte dy or\u00eb n\u00eb uj\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr not dhe e quante rekord t\u00eb thyer! K\u00ebshtu dhe protesta, pavar\u00ebsisht se mazhoranc\u00ebs dhe Ram\u00ebs nuk i ka l\u00ebvizur asnj\u00eb \u2018muskul\u2019 nga kjo protest\u00eb, vijon t\u00eb mburret me zgjatjen e dit\u00ebve n\u00eb bulevard, jo me q\u00ebllimin dhe arritjen e objektivit t\u00eb v\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, largimin e Ram\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb klas\u00ebs politike aktuale nga pushteti e politika!<br \/>\nMendojm\u00eb se tre jan\u00eb arsyet pse ky \u2018revolucion\u2019 rutin\u00eb vijon ende rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit, Tiran\u00eb, thjesht\u00eb dhe p\u00ebr inerci, pa asnj\u00eb objektiv p\u00ebr t\u00eb arritur!<br \/>\nE para e ndoshta m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb se, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha pagesat q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs p\u00ebr grupin organizator, dhe tashm\u00eb me d\u00ebshir\u00eb apo pa d\u00ebshir\u00eb duhet t\u00eb shkohet deri n\u00eb fund t\u00eb skenarit! Nuk po themi se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para Irani, Rusia, islami politik, apo dhe deri Albini e VLEN! Por q\u00eb nuk punon askush pa para n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, k\u00ebt\u00eb mund ta themi dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, si buka q\u00eb ham\u00eb! Madje dhe sherret brenda grupit t\u00eb organizimit t\u00eb \u201crevolucionit\u201d, p\u00ebr pun\u00eb parash kan\u00eb ardhur! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra euro! K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb sherr brenda protest\u00ebs, madje me z\u00eb dhe figur\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale, dhe jo ne!<br \/>\nPavar\u00ebsisht thirrjeve p\u00ebr shtr\u00ebngim t\u00eb radh\u00ebve dhe unitetit brenda grupit organizator, si n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, apo t\u00eb asaj gruas s\u00eb Beratit q\u00eb nuk donte as buk\u00eb dhe as uj\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb Nano e Meta t\u00eb mos ziheshin, sherret mes grupeve vijojn\u00eb me t\u00eb njejtin intensitet! Pra paraja \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes, dhe e themi k\u00ebt\u00eb pasi dhe n\u00eb grupin organizator jan\u00eb me shumic\u00eb njer\u00ebz t\u00eb bankave, ekonomist\u00eb apo q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebto zhvillimet ekonomike, ku valut\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb edukimit t\u00eb tyre! Sado von\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihen nga gjumi, parat\u00eb i kan\u00eb n\u00eb sy! Si t\u00eb gjith\u00eb, me para jetohet, s\u2019ka gj\u00eb falas!<br \/>\nFlitet brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb organizimit, p\u00ebr fluksin e parave q\u00eb vijn\u00eb nga Suedia, Holanda, Gjermania, Italia etj, sponsorizime nga majtis\u00eb t\u00eb thekur, shqiptar\u00eb ose jo, nga kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs apo dhe nga vendet jo mike, p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb n\u00ebndheshme! Por jan\u00eb hedhur para dhe nga brenda vendit, ku n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebta krer\u00ebt e partive t\u00eb vogla, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb faktor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer ndonj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb, e cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs po shuhet bashk\u00eb me k\u00ebto parti, t\u00eb cilat po rikthehen s\u00ebrish n\u00eb habitatin e vet! Pra aq sa kan\u00eb patur dhe mb\u00ebshtetjen e fundit n\u00eb p\u00ebrballjen elektorale, madje dhe m\u00eb pak! E kan\u00eb pranuar dhe vet\u00eb se kan\u00eb financime, pasi kushton mij\u00ebra euro nata! Madje dhe p\u00ebr t\u00eb pasur z\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto rrjetet sociale, p\u00ebrmes figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga t\u00eb gjitha fushat! Leku madh me nj\u00eb fjal\u00eb!<br \/>\nArsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo klima e shpres\u00ebs s\u00eb pashpres\u00eb, se n\u00eb \u2018ecje e sip\u00ebr\u2019 mund t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrmbysje vet\u00ebvetiu, ndonj\u00eb kataklizm\u00eb si\u00e7 ndodhi me r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1990, dhe komunist\u00ebt dhe islami politik jan\u00eb n\u00eb pritje se mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, pasi gjenden me \u2018kostum\u2019 t\u00eb ri si neomarksist\u00eb  k\u00ebt\u00eb protest\u00eb! Ndoshta rrin\u00eb me shpres\u00ebn se mund t\u00eb \u2018prekin telat e zemr\u00ebs\u2019 s\u00eb Ram\u00ebs dhe i lind atij n\u00eb zem\u00ebr q\u00eb t\u00eb ik\u00eb se i vjen gjynah kur sheh se si po skrapatohen k\u00ebta revolucionar\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb! Nuk themi se p\u00ebrfiton Gonja, as k\u00ebta tjet\u00ebr, s\u2019kan\u00eb \u2018stof\u2019 politikani k\u00ebta, jan\u00eb si lavjerrsat politik\u00eb, ngjash\u00eb me krer\u00eb OJF-je!<br \/>\nShqiptari e ka t\u00eb materializuar q\u00eb her\u00ebt n\u00eb koh\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, me at\u00eb th\u00ebnien lapidare t\u00eb pritjes me damixhanin e rakis\u00eb gati, tenxheren dhe zjarrin t\u00eb ndezur \u2018t\u00eb r\u00ebnies vet\u00eb t\u00eb atyre t\u00eb dashit\u2019,  p\u00ebr t\u2019i skuqur direkt n\u00eb mal dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur si meze p\u00ebr raki! Ne shqiptar\u00ebt jemi t\u00eb duruar dhe tep\u00ebr novator\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim! Prandaj na mbeti n\u00eb \u2018der\u00eb\u2019 p\u00ebr 45 vite komunizmi! I cili k\u00ebshtu, si pa ndjer\u00eb hyri, n\u00eb fillim ilegalisht dhe pas shum\u00eb vitesh n\u00eb pushtet me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, na kaloi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u2018sat\u00ebr\u2019 dhe tashm\u00eb i q\u00ebndrojm\u00eb sa m\u00eb larg \u00e7do neomarksisti!<\/p>\n<p>Arsyeja e tret\u00eb q\u00eb po vijon me zvarritje \u2018revolucioni\u2019 n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb pritjen e kahershme t\u00eb shqiptarit, p\u00ebr \u2018zbarkimin e aleat\u00ebve\u2019 dhe largimin e k\u00ebsaj qeverie! Jo pa q\u00ebllim sponsorizojn\u00eb n\u00eb media dhe rrjetet sociale lajme t\u00eb tilla, sipas t\u00eb cilave \u201crevolucioni\u2019 ka mb\u00ebshtetje nga Gjermania, nga Holanda, nga Belgjika, nga vendet nordike etj, pasi Rama \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr qeverit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve! Anipse t\u00eb gjitha veprimet e Ram\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebqeverisjes dhe p\u00ebrafrimit me BE-n\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto vende i mb\u00ebshtesin maksimalisht dhe e vler\u00ebsojn\u00eb publikisht qeverin\u00eb shqiptare se po udh\u00ebheq nj\u00eb vend pararoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit, krahasuar me vendet e tjera apsirante t\u00eb rajonit, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE! Apo dhe k\u00ebto lajmet me flotile t\u00eb ambientalist\u00ebsh dhe t\u00eb majt\u00ebs q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Sazan!<br \/>\nPor ajo q\u00eb po v\u00ebm\u00eb re me \u2018sy t\u00eb lir\u00eb\u2019 \u00ebsht\u00eb se organizator\u00ebt e protest\u00ebs, n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u2018revolucionit\u2019 iden\u00eb se po mb\u00ebshtetet nga qeverit\u00eb per\u00ebndimore, po tentojn\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb fluksin e emigrant\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb xhiro dhe nga \u2018qendra e z\u00ebrit\u2019 t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs! T\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga k\u00ebto vende!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2018m\u00ebrgata\u2019 e re shqiptare, e cila vjen n\u00eb vendlindje \u00e7do behar p\u00ebr t\u00eb kaluar pushimet bashk\u00eb me familjar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri, po mundohet fort q\u00eb t\u00eb importoj\u00eb \u201crevolucionin\u201d nga vendi nga ata vijn\u00eb, t\u00eb sjellin modele t\u00eb gatshme \u2018revolucioni\u2019, nga ata t\u00eb hershmit madje, por ka dhe nga ata q\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb edhe me leksione t\u00eb gatshme se si duhet t\u00eb b\u00ebhet revolucioni. Ndon\u00ebse nuk prezantohet askush, madje dhe n\u00eb media, thuhet \u2018u shpreh nj\u00eb emigrfat, foli nj\u00eb cajz\u00eb q\u00eb vinte nga iks vend\u2019 dhe asnj\u00eb em\u00ebr nuk p\u00ebrmendet!<\/p>\n<p>Nuk e ndryshoj nga q\u00ebndrimin tim q\u00eb, m\u00ebrgata jon\u00eb \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb guximtare e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Megjith\u00ebse ndaj dhe q\u00ebndrimin se, guxim ishte dhe t\u00eb q\u00ebndroje n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb punoje fort p\u00ebr t\u00eb tejkaluar krizat, shkat\u00ebrrimin e shtetit nga themelet dhe p\u00ebr t\u00eb punuar me durim p\u00ebr ringritjen e vendit! Ama emigrant\u00ebt jan\u00eb guximtar\u00eb, kan\u00eb punuar dhe jan\u00eb p\u00ebrshtatur n\u00eb dhe t\u00eb huaj, kan\u00eb duruar madje dhe rregullat e forta t\u00eb vendeve ku jan\u00eb instaluar e tashm\u00eb kan\u00eb krijuar familje e jetojn\u00eb atje! Me nj\u00eb fjal\u00eb, kan\u00eb pranuar dhe \u2018k\u00ebpuc\u00ebn n\u00eb goj\u00eb\u2019 t\u00eb policit kur kan\u00eb dashur ndonj\u00ebher\u00eb si pa mendje t\u00eb veprojn\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebri! Prandaj i mir\u00ebkuptoj gjithnj\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur \u2018lirohen\u2019 ndonj\u00ebher\u00eb nga rregullsia kur vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! Kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si shqiptar\u00eb!<br \/>\nPra duhet t\u00eb pranojm\u00eb se shumica e tyre kan\u00eb sakrifikuar gjith\u00e7ka, pasi hequr dor\u00eb nga shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, punuar, mbajtur familjet e tyre andej dhe parat\u00eb q\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri! Jan\u00eb privuar nga arg\u00ebtimi, jan\u00eb privuar edhe nga studimi e mbi t\u00eb gjitha shkollimi! P\u00ebr munges\u00eb kohe, t\u00eb kuptohemi! Dhe kjo i b\u00ebn ata dhe m\u00eb emocional\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb veprime dhe q\u00ebndrime, duke i rikthyer, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur ata kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atdheun p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb emigrim! Pra, n\u00eb at\u00eb moment kur \u2018ora\u2019 e tyre ka ngecur, pa e ditur se dhe k\u00ebtej n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebta shqiptar\u00ebt e vendit, kan\u00eb ecur para, kan\u00eb punuar, jan\u00eb shkolluar, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb dhe jasht\u00eb vendit e jan\u00eb rikthyer, kan\u00eb krijuar t\u00eb mira materiale! Kan\u00eb kontribuar me nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr vendin, ashtu sikurse kan\u00eb ditur dhe kan\u00eb m\u00ebsuar dhe andej nga Per\u00ebndimi ku jan\u00eb shkolluar e trajnuar! Madje n\u00ebn monitorimin e qeverive, po t\u00eb Per\u00ebndimit, kan\u00eb punuar fort k\u00ebtu, prandaj kemi ecur n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit n\u00eb BE, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt!<\/p>\n<p>Qofshim t\u00eb gabuar, por nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre emigrant\u00ebve q\u00eb kan\u00eb \u2018paralaluar\u2019 nga mikrofoni i \u2018revolucionit\u2019 jan\u00eb kapur nga sindromi i m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtesin Albinin, t\u00eb cil\u00ebt dihet si e kan\u00eb katandisur Kosov\u00ebn, 2 vite pa institucione, e po p\u00ebrpiqen t\u00eb implementojn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri at\u00eb protagonizmin e tepruar p\u00ebr t\u2019ju treguar shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb atdhe formul\u00ebn e gatshme se si duhet t\u00eb jetoj\u00eb, si duhet t\u00eb sillet, si duhet t\u00eb veproj\u00eb tani e tutje, sa f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb, anipse ata vet\u00eb nuk ikin p\u00ebr qamet nga vendi ku jan\u00eb rezi\u00ebdent\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb ardhur e punuar e jetuar p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb dheun e t\u00eb par\u00ebve!<br \/>\nPra Shqip\u00ebria n\u00eb syt\u00eb e tyre kthehet n\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb shihet nga jasht\u00eb, orientohet prej atyre q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb dhe pse jo, edhe gjykohet po nga jasht\u00eb, me modele t\u00eb gatshme se si rr\u00ebzohet qeveria nga turma, si qeveriset vendi nga turma pa institucione, nd\u00ebrsa ashtu sikurse n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, \u2018fatura\u2019 e ndryshimit u lihet pik\u00ebrisht atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb atdhe. Pra \u2018vrit veten tani\u2019 me k\u00ebto modelet e gatshme, pasi ne po rikthehemi n\u00eb Evrop\u00eb, pasi kemi pun\u00ebn, kalamajt\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb e jet\u00ebn aty! K\u00ebrkon n\u00eb mikrofonin e protest\u00ebs \u2018revolucionin\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fatur\u00ebn e revolucionit do ta paguajn\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! \u2018B\u00ebj si them un\u00eb, mos b\u00ebj si b\u00ebj un\u00eb\u2019 i bie! Sepse atje n\u00eb Per\u00ebndim nuk u shkon as n\u00eb mendje t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebri, rikthimin e epok\u00ebs s\u00eb gurit!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb djegur disa her\u00eb nga k\u00ebto \u2018revolucionet\u2019 pa skenare! Prandaj p\u00ebrkrahja ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb limitet m\u00eb t\u00eb ulta, ngjash\u00ebm me \u2018revolucionet\u2019 e Berish\u00ebs n\u00eb foltoret e tij! Njer\u00ebzit kan\u00eb hallet e tyre dhe nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb pas nj\u00eb turme t\u00eb limituar dhe laramane, e cila nuk ka strategji, nuk ka skenar, nuk ka kok\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr drejtimin e vendit, fatet e vendit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb dhe fatet e familjeve t\u00eb tyre! Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po joshet ende nga deklaratat patriotike, shpeshher\u00eb t\u00eb \u2018miksuara\u2019 me alarme t\u00eb rreme se po na pushton Izraeli apo dikush tjet\u00ebr, por e ka t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb edhe k\u00ebto ftesat e neomarkist\u00ebve apo dhe t\u00eb islamit politik, p\u00ebr t\u00eb hedhur veten dhe vendin n\u00eb er\u00eb! Jan\u00eb me kosto e lart\u00eb! Shqip\u00ebria nuk ngjan me Kosov\u00ebn e Albinit!<br \/>\nMegjithat\u00eb, theksojm\u00eb, se nuk jemi kund\u00ebr protest\u00ebs! Ajo \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb mllefin n\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb halle t\u00eb ndryshme! Edhe p\u00ebr kaq e meriton v\u00ebmendjen! Ama, shqiptar\u00ebt jan\u00eb jasht\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit si \u2018kavje\u2019 eksperimentale sipas axhendave aspak dashamir\u00ebse p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo luft\u00ebrave t\u00eb t\u00eb majt\u00ebve p\u00ebr pushtet, q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb si fush\u00eb-beteje p\u00ebr betejat e tyre ideologjike! Jan\u00eb djegur shum\u00eb her\u00eb shqiptar\u00ebt! <\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb 2 mij\u00eb vite, vet\u00ebm nj\u00eb revolucion kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt, dhe at\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb prift! 6 muaj mbijetoi qeveria e Nolit dhe iku pa luft\u00eb! Duke p\u00ebrjashtuar Enverin q\u00eb revolucionin komunist e b\u00ebri pasi erdhi n\u00eb pushtet, e mbi t\u00eb gjitha pasi doli nga ilegaliteti, disa vite pas erdhi n\u00eb pushtet! \u00cbsht\u00eb jasht\u00eb takatit ton\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritja mot a mot e t\u00eb keqes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Pavar\u00ebsisht se kjo m\u00ebnyr\u00eb organizimi \u201crevolucioni\u201d d\u00ebmtoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb organizinin e l\u00ebvizjeve t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen! Jo p\u00ebr faj t\u00eb pushtetit apo t\u00eb Ram\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb k\u00ebqinj dhe hileqar\u00eb t\u00eb \u201crevolucionit\u201d! Me nj\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund dhe lek i shkuar d\u00ebm mir\u00ebfilli! Por dhe nj\u00eb zhg\u00ebnjim p\u00ebr ata q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn financiarisht, pasi shqiptar\u00ebt nuk kryen asnj\u00eb pun\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena P\u00ebr t\u00eb treguar shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe efikasitetin e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje politike, n\u00eb periudh\u00ebn e regjimit komunist ishte nj\u00eb shprehje e famshme asokohe q\u00eb i p\u00ebrblidhte t\u00eb gjitha: \u201cS\u2019ka kala q\u00eb nuk marrin komunist\u00ebt, nuk dor\u00ebzohen kurr\u00eb\u201d! Aq shum\u00eb ishte i fiksuar kreu i regjimit, Enver Hoxha, pas k\u00ebtij postulati, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}