{"id":97373,"date":"2026-08-20T12:48:21","date_gmt":"2026-08-20T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/gjuha-e-urrejtjes-te-ngarkon-psikologjikisht-dhe-te-con-drejt-krimit\/"},"modified":"2026-08-20T12:48:21","modified_gmt":"2026-08-20T12:48:21","slug":"gjuha-e-urrejtjes-te-ngarkon-psikologjikisht-dhe-te-con-drejt-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/gjuha-e-urrejtjes-te-ngarkon-psikologjikisht-dhe-te-con-drejt-krimit\/","title":{"rendered":"Gjuha e urrejtjes t\u00eb ngarkon psikologjikisht dhe t\u00eb \u00e7on drejt krimit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Demalia<\/p>\n<p>Vrasja e 20-vje\u00e7arit portugez Miguel Mendes nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb ngjarje e izoluar kriminale, por si nj\u00eb rast q\u00eb na detyron t\u00eb reflektojm\u00eb mbi klim\u00ebn shoq\u00ebrore ku dhuna, harbut\u00ebria dhe gjuha e urrejtjes jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e komunikimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb rrug\u00eb, media dhe sidomos n\u00eb rrjetet sociale, shpesh nuk diskutohet m\u00eb, por shfryhet. Nuk argumentohet, por mallkohet. Nuk kund\u00ebrshtohet ideja, por posht\u00ebrohet njeriu. Kjo e zhvendos komunikimin nga debati n\u00eb agresion dhe krijon nj\u00eb terren t\u00eb rreziksh\u00ebm shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Gjuha nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mjet shprehjeje, por m\u00ebnyr\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me tjetrin. Kur p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebrdoren etiketime fyese dhe dehumanizuese, gradualisht humbet kufiri themelor: tjetrin nuk e sheh m\u00eb si njeri, por si armik. Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku gjuha e urrejtjes fillon t\u00eb b\u00ebhet problem psikologjik dhe shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb ekspozohet vazhdimisht ndaj k\u00ebsaj gjuhe krijon toleranc\u00eb ndaj dhun\u00ebs verbale dhe emocionale. Ajo q\u00eb dje dukej e papranueshme, sot normalizohet; ajo q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb sharje, nes\u00ebr b\u00ebhet k\u00ebrc\u00ebnim. K\u00ebshtu, dhuna fizike nuk duket m\u00eb e larg\u00ebt, por e mundshme.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do individ q\u00eb p\u00ebrdor gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr b\u00ebhet kriminel, por shoq\u00ebria q\u00eb e normalizon k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb krijon kushte ku dhuna b\u00ebhet m\u00eb e pranueshme dhe m\u00eb e justifikueshme. Fjala shpesh \u00ebsht\u00eb paraprij\u00ebse e veprimit, sepse kur kund\u00ebrshtari p\u00ebrshkruhet vazhdimisht si \u201carmik\u201d q\u00eb duhet \u201czhdukur\u201d apo \u201cnd\u00ebshkuar\u201d, ai humbet statusin e qytetarit dhe kthehet n\u00eb objekt urrejtjeje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjuha e urrejtjes nuk mund t\u00eb trajtohet si fenomen i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i rrjeteve sociale. Ajo \u00ebsht\u00eb problem shoq\u00ebror dhe kulturor, dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara mund t\u00eb kthehet edhe n\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Njeriu nuk mund t\u00eb konsumoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb zem\u00ebrim pa pasoja psikologjike. Ekspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj skandaleve, sharjeve dhe konflikteve krijon nj\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrhershme alarmi, ku \u00e7do mendim ndryshe perceptohet si k\u00ebrc\u00ebnim dhe \u00e7do sukses i tjetrit si provokim.<\/p>\n<p>Kjo prodhon nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb polarizuar, ku njer\u00ebzit nuk e shohin m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin me respekt, por me mllef. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, biznesmeni, gazetari, politikani etiketohen leht\u00ebsisht si \u201chajdut\u201d, \u201ci shitur\u201d apo \u201carmik\u201d, duke z\u00ebvend\u00ebsuar analiz\u00ebn me stigmatizim.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritik\u00eb, por deformim i komunikimit shoq\u00ebror. Kur humbet dallimi mes kritik\u00ebs dhe urrejtjes, humbet edhe nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as ferri, as parajsa. Ajo ka probleme serioze si korrupsioni, krimi dhe dob\u00ebsia institucionale, por ka edhe njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb, profesionist\u00eb, biznesmen\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe qytetar\u00eb q\u00eb kontribuojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\nProblemi lind kur realiteti reduktohet vet\u00ebm n\u00eb urrejtje ose idealizim. Nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb proces nuk nd\u00ebrtohet duke e kthyer tjetrin n\u00eb armik, por duke pranuar kompleksitetin e saj.<\/p>\n<p>Edhe diaspora nuk \u00ebsht\u00eb e imunizuar nga kjo gjuh\u00eb. Shpesh, n\u00eb komunikimin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e saj riprodhon t\u00eb nj\u00ebjtin model konfliktual, pavar\u00ebsisht se n\u00eb vendet ku jeton respekton rregullat e sjelljes publike. Kjo tregon se problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm institucional, por edhe kulturor. Gjuha e urrejtjes nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje etike, por mekaniz\u00ebm q\u00eb ndikon n\u00eb sjelljen kolektive. Ajo nd\u00ebrton psikologji p\u00ebrjashtuese, ku kund\u00ebrshtari nuk meriton dialog, por nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrve\u00e7 forcimit t\u00eb ligjit dhe institucioneve, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme edhe nj\u00eb ndryshim kulturor: t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb pa urryer, t\u00eb kritikojm\u00eb pa posht\u00ebruar dhe t\u00eb pranojm\u00eb mendimin ndryshe pa e kthyer n\u00eb armik. Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb e qytet\u00ebruar kur t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb nj\u00ebsoj, por kur m\u00ebson t\u00eb jetoj\u00eb me dallimet pa i kthyer ato n\u00eb urrejtje.<br \/>\nDhe ne shqiptar\u00ebt e kemi provuar m\u00eb shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb dhe m\u00eb brutalisht se t\u00eb gjitha v\u00ebndet komuniste t\u00eb mendojm\u00eb nj\u00ebsoj. Pasojat e t\u00eb cil\u00ebs po i paguajm\u00eb dhe sot<\/p>\n<p>Gjuha p\u00ebrgatit psikik\u00ebn. Dhe kur ajo mbushet me urrejtje, krijon terrenin ku dhuna b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e mundshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Demalia Vrasja e 20-vje\u00e7arit portugez Miguel Mendes nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb ngjarje e izoluar kriminale, por si nj\u00eb rast q\u00eb na detyron t\u00eb reflektojm\u00eb mbi klim\u00ebn shoq\u00ebrore ku dhuna, harbut\u00ebria dhe gjuha e urrejtjes jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e komunikimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Sot, n\u00eb rrug\u00eb, media dhe sidomos n\u00eb rrjetet sociale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97373","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97373\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}