{"id":97370,"date":"2026-08-20T12:48:19","date_gmt":"2026-08-20T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/qeveria-mashtroi-hapur-me-eksportet-zbardhet-manipulimi-me-rritjen-e-pretenduar\/"},"modified":"2026-08-20T12:48:19","modified_gmt":"2026-08-20T12:48:19","slug":"qeveria-mashtroi-hapur-me-eksportet-zbardhet-manipulimi-me-rritjen-e-pretenduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/qeveria-mashtroi-hapur-me-eksportet-zbardhet-manipulimi-me-rritjen-e-pretenduar\/","title":{"rendered":"Qeveria mashtroi hapur me eksportet\/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet sh\u00ebnuan nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb muajin korrik, duke u rritur me 10.6%, n\u00eb p\u00ebrshpejtim nga 6.15 q\u00eb ishte zgjerimi p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor dhe duke i ikur tendenc\u00ebs negative q\u00eb u konstatua n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb Korrik 2026 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 33,7 mld lek\u00eb, duke u rritur me 10,6 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit Korrik 2026, n\u00eb rritjen e eksporteve prej 10,6 %, pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me +8,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +5,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +0,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -4,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -0,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj.<\/p>\n<p>Ky kompozim i rritjes u vler\u00ebsua si nj\u00eb zhvillim pozitiv nga Ministria e Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrtej shifrave, v\u00ebmendjen e t\u00ebrheq ajo q\u00eb po ndodh me struktur\u00ebn e eksporteve. Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet, energjia, makinerit\u00eb dhe pajisjet po japin nj\u00eb kontribut m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rritje, duke sinjalizuar nj\u00eb orientim gradual drejt sektor\u00ebve dhe produkteve me m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar\u201d, tha ministrja e ekonomis\u00eb n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d ka par\u00eb p\u00ebrtej shifrave p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nga ka ardhur kjo rritje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, filluam me rritjen n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb sasi, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e tendenc\u00ebs s\u00eb eksporteve ndikohet nga \u00e7mimet e naft\u00ebs q\u00eb jan\u00eb shtrenjtuar n\u00eb bursa.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se p\u00ebr grupin\u00a0 \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, ener. elek.\u201d, efekti ka ardhur t\u00ebr\u00ebsisht nga konjuktura e favorshme e \u00e7mimeve n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky grupmall, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb efektin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb korrik (+5.3 pik\u00eb p\u00ebrqindje) \u00ebsht\u00eb rritur me 32.4% n\u00eb vler\u00eb, por me vet\u00ebm 1.5% n\u00eb sasi. Me k\u00ebt\u00eb grup, q\u00eb zuri 19% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve n\u00eb korrik nuk ka ndodhur asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb thjesht efekti i \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Eksportet e tekstileve dhe k\u00ebpuc\u00ebve, grupi kryesor n\u00eb vend, me 24% t\u00eb totalit n\u00eb korrik dhe q\u00eb pun\u00ebson rreth 50 mij\u00eb persona, ose rreth 40% t\u00eb totalit t\u00eb industris\u00eb, sipas INSTAT \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnie prej muajsh t\u00eb t\u00ebr\u00eb, duke vuajtur rritjen e kostove dhe n\u00ebn\u00e7mimin e euros, duke \u00e7uar n\u00eb largimin e furnitor\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Ky grup ra me 17% n\u00eb sasi dhe 13% n\u00eb vler\u00eb n\u00eb korrik. P\u00ebr qeverin\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lajm, pasi sipas tyre ekonomia nuk mund t\u00eb konkurroj\u00eb m\u00eb me koston e ul\u00ebt t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. K\u00ebtu jemi dakord, por s\u00eb pari sektori ka potencial t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe s\u00eb dyti me \u00e7far\u00eb do z\u00ebvend\u00ebsohet!<\/p>\n<p>Kalojm\u00eb te grupi q\u00eb ka sjell\u00eb rritjen m\u00eb t\u00eb madh ai i \u201cmaterialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe metaleve\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb entuziaste se rritja e k\u00ebtij grupi ka sjell\u00eb ndryshim cil\u00ebsor n\u00eb struktur\u00ebn e eksporteve. Dhe n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb k\u00ebshtu duket. Grupi, q\u00eb solli 19.2% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve n\u00eb korrik, \u00ebsht\u00eb rritur me 61% n\u00eb sasi dhe 72% n\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, k\u00ebtu duhet t\u00eb kemi parasysh se eksportet e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe metaleve kishin r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb korrikun e 2025-s, me 51%, pasi Kurum, fabrika e prodhimit t\u00eb \u00e7elikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb eksportuesi m\u00eb i madh i k\u00ebtij grupi mbylli prodhimin. Ndaj rritja e k\u00ebtij viti nisej nga nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt<\/p>\n<p>Ideja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kurum ka riaktivizuar prodhimin. Pyet\u00ebm te Kurum dhe konfirmuan q\u00eb fabrika \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe ata kan\u00eb eksportuar vet\u00ebm energji, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktiviteti tjet\u00ebr i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, pam\u00eb m\u00eb n\u00eb detaje nga ka ardhur rritja e grupit \u201cmateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d.<\/p>\n<p>Ndikimi ishte nga giza dhe \u00e7eliku, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt kapitulli me rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sasi nga t\u00eb gjitha produktet e eksportuara nga Shqip\u00ebria n\u00eb korrik. Eksportet e k\u00ebtij kapitulli jan\u00eb kat\u00ebrfishuar, duke arritur ne 26.3 milion\u00eb kg, ose 19.8 milion\u00eb kg m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Hapi tjet\u00ebr, ishte t\u00eb shihnim se cili \u00ebsht\u00eb shteti ku kan\u00eb shkuar k\u00ebto eksportet. Rezulton q\u00eb jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Eksportet e giz\u00ebs dhe \u00e7elikut drejt SHBA-ve arrit\u00ebn n\u00eb u rrit\u00ebn me 124 her\u00eb n\u00eb korrik 2026, n\u00eb krahasim me korrikun 2025, ose 11 mln kg m\u00eb shum\u00eb (nga 19.8 kg m\u00eb shum\u00eb n\u00eb total p\u00ebr korrikun) , nd\u00ebrsa n\u00eb korrik 2025 ishin af\u00ebr zeros. Shteti i dyt\u00eb, me rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb Turqia, me 5 milion\u00eb kg m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto shtete ndikuan n\u00eb gati 80% t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>Nga Byroja e Doganave t\u00eb SHBA-ve, rezulton se produkti i eksportuar nga Shqip\u00ebria ishte ferrokrom. N\u00eb Shqip\u00ebri, prodhuesi kryesor i ferrokromit \u00ebsht\u00eb Albchrome. Burime zyrtare nga kompania, than\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se ata kishin eksportuar n\u00eb SHBA rreth 11 mij\u00eb ton ferrokrom n\u00eb korrik. (duke p\u00ebrb\u00ebr rreth 47% t\u00eb shtes\u00ebs totale t\u00eb eksporteve n\u00eb sasi)<\/p>\n<p>Kompania tha se nuk ka b\u00ebr\u00eb investime shtes\u00eb, por sasia e lart\u00eb lidhet me faktin q\u00eb ishte mbledhur prodhimi i disa muajve, pasi nuk ka leverdi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet vet\u00ebm prodhimi i nj\u00eb muaji, p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se eksportet e giz\u00ebs dhe \u00e7elikut n\u00eb SHBA aktivizohen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb disa muaj. Psh n\u00eb shtator 2024 u eksportuan 14 milion\u00eb kg, n\u00eb tetor 2025 rreth 10 milion\u00eb kg dhe n\u00eb prill 2026 rreth 8 milion\u00eb kg.. Muajt e tjer\u00eb eksportet e k\u00ebtij produkti n\u00eb SHBa ishin af\u00ebr zeros.<\/p>\n<p>Shifrat tregojn\u00eb q\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb zhvillim t\u00eb ri n\u00eb struktur\u00ebn e eksporteve. P\u00ebrkundrazi, eksportet shqiptare jan\u00eb aq t\u00eb dob\u00ebta sa dhe nj\u00eb ngarkes\u00eb, q\u00eb mbledh prodhimin e disa muajve t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb krijon iluzionin q\u00eb ka rritje. E nj\u00ebjta gje dhe kur konjuktura e \u00e7mimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare b\u00ebhet e favorshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb pretendosh q\u00eb struktura e eksporteve nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb brenda muajit, kur nuk ka as investime dhe as hyrje t\u00eb kompanive t\u00eb reja prodhuese. Realisht, eksportet n\u00eb Shqip\u00ebri vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb varura nga kosto e lir\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe shitja e burimeve natyrore t\u00eb vendit, si nafta apo mineralet deh sa po vij\u00eb e po b\u00ebhem m\u00eb pak konkurruese p\u00ebr shkak t\u00eb n\u00ebn\u00e7mimit t\u00eb euros dhe konjuktur\u00ebs s\u00eb pafavorshme ekonomike q\u00eb nuk krijon mund\u00ebsi p\u00ebr investime q\u00eb rrisin vler\u00ebn e shtuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto soll\u00ebn rreth 60% t\u00eb eksporteve n\u00eb korrik. Edhe grupi i makinerive e pajisjeve, ( q\u00eb z\u00eb rreth 12% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve) i vetmi q\u00eb ka t\u00earhequ investime vitet e fundit \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish fason, pasi kryen vet\u00ebm disa procece t\u00eb thjeshta p\u00ear industrin\u00eb mb\u00ebshtet\u00ease automotive, si montimi i kabllove, duke shfryt\u00ebzuar koston e lir\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore!<\/p>\n<p>Ndaj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, qeveria vetem sa po luan me iluzionin e shifrave, ashtu si\u00e7 b\u00ebn me rritjen ekonomike, apo me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeveria-mashtroi-hapur\/\">Qeveria mashtroi hapur me eksportet\/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet sh\u00ebnuan nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb muajin korrik, duke u rritur me 10.6%, n\u00eb p\u00ebrshpejtim nga 6.15 q\u00eb ishte zgjerimi p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor dhe duke i ikur tendenc\u00ebs negative q\u00eb u konstatua n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit. Sipas INSTAT, n\u00eb Korrik 2026 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 33,7 mld lek\u00eb, duke u rritur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97370","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97370\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}