{"id":97352,"date":"2026-08-20T09:48:16","date_gmt":"2026-08-20T09:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/tabaku-ngre-alarmin-per-industrine-shqiperia-po-humbet-konkurrueshmerine-ne-rajon\/"},"modified":"2026-08-20T09:48:16","modified_gmt":"2026-08-20T09:48:16","slug":"tabaku-ngre-alarmin-per-industrine-shqiperia-po-humbet-konkurrueshmerine-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/20\/tabaku-ngre-alarmin-per-industrine-shqiperia-po-humbet-konkurrueshmerine-ne-rajon\/","title":{"rendered":"Tabaku ngre alarmin p\u00ebr industrin\u00eb: Shqip\u00ebria po humbet konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb rajon"},"content":{"rendered":"<p>Jorida Tabaku ka ngritur shqet\u00ebsimin se Shqip\u00ebria po humbet konkurrueshm\u00ebrin\u00eb industriale ndaj vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat t\u00eb cituara prej saj, prodhimi industrial shqiptar n\u00eb vitin 2025 ishte 15,3% m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrsa Serbia e kishte rritur me 8,8%.<\/p>\n<p>Tabaku thot\u00eb se turizmi dhe nd\u00ebrtimi nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetmit motor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe kritikon munges\u00ebn e nj\u00eb strategjie p\u00ebr industrin\u00eb automotive dhe teknologjin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb prodhim, eksporte, teknologji, arsim cil\u00ebsor, k\u00ebrkim shkencor dhe krijimin e nj\u00eb klime t\u00eb favorshme p\u00ebr investimet.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Tabakut:<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po humbet konkurrueshm\u00ebrin\u00eb ndaj vendeve t\u00eb rajonit \u2014 dhe, bashk\u00eb me t\u00eb, gar\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shekull.<\/p>\n<p>Integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim q\u00eb do t\u00eb na zgjidh\u00eb automatikisht problemet. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e p\u00ebrditshme p\u00ebr investime t\u00eb huaja, teknologji, eksporte, vende pune cil\u00ebsore dhe rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe kjo gar\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot, mir\u00ebqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon. Rreth 40% e buxhetit familjar shkon vet\u00ebm p\u00ebr ushqime dhe pije joalkoolike, nd\u00ebrsa qiraja, energjia dhe kostot e banes\u00ebs e r\u00ebndojn\u00eb edhe m\u00eb tej jetes\u00ebn.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa pak konsumojn\u00eb familjet. Problemi \u00ebsht\u00eb struktura e ekonomis\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i prodhoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Eurostat tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2025 prodhimi industrial i Shqip\u00ebris\u00eb ishte 15,3% m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb vitin 2021. Nga 35 ekonomi europiane, vet\u00ebm Ukraina, nj\u00eb vend n\u00eb luft\u00eb, kishte rezultat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, Serbia e rriti prodhimin industrial me 8,8%. Ajo ka t\u00ebrhequr fabrika, ka zhvilluar industrin\u00eb automotive dhe prodhon automjete, pajisje elektrike dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi p\u00ebr tregun europian.<\/p>\n<p>Ne kemi zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Zvhler\u00ebsimi euros ka goditur eksportuesit shqiptar\u00eb: t\u00eb ardhurat e tyre jan\u00eb n\u00eb euro, nd\u00ebrsa pagat, energjia dhe kostot e tjera paguhen n\u00eb lek\u00eb. Fasoneria e ndien m\u00eb fort k\u00ebt\u00eb goditje, sepse aty preken drejtp\u00ebrdrejt mbi 130 mij\u00eb familje. Por problemi nuk ndalet te fasoneria. Ai prek t\u00eb gjith\u00eb manifaktur\u00ebn dhe industrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Turizmi dhe nd\u00ebrtimi mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb ekonomi, por nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetmit motor\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb konkurroj\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Shihni Greqin\u00eb, fjala vjen, q\u00eb sot e ka t\u00eb lart\u00eb pesh\u00ebn e turizmit por diversifikon edhe n\u00eb fush\u00ebn e industris\u00eb. Nj\u00eb ekonomi moderne duhet t\u00eb prodhoj\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb, t\u00eb eksportoj\u00eb dhe t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb par\u00eb, kur k\u00ebrkoja nj\u00eb politik\u00eb serioze p\u00ebr industrin\u00eb automotive, p\u00ebrgjigjja e qeveris\u00eb ishte projekti i nj\u00eb piste t\u00eb Formula 1 n\u00eb Elbasan. Por pista nuk z\u00ebvend\u00ebson industrin\u00eb. Serbia nd\u00ebrtoi fabrika dhe zinxhir\u00eb furnizimi; Shqip\u00ebria prodhoi prezantime dhe propagand\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur n\u00eb teknologji. P\u00ebrjashtimet tatimore nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb strategji. Pa arsim cil\u00ebsor, sundim t\u00eb ligjit, financim, k\u00ebrkim shkencor dhe nj\u00eb mjedis t\u00eb ndersh\u00ebm konkurrues, nuk krijohet nj\u00eb ekosistem teknologjik dhe nuk t\u00ebrhiqen investitor\u00eb serioz\u00eb.<\/p>\n<p>Modeli ekonomik i nd\u00ebrtuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ka favorizuar p\u00ebrqendrimin e tregjeve, monopolet dhe p\u00ebrdorimin e pasurive komb\u00ebtare n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb pakice. Ai nuk ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekonomi q\u00eb u sh\u00ebrben shumic\u00ebs dhe u jep t\u00eb rinjve arsye p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb ekonomi q\u00eb prodhon dhe eksporton; taksa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb parashikueshme; konkurrenc\u00eb q\u00eb ul \u00e7mimet; treg i lir\u00eb, meritokraci dhe mb\u00ebshtetje reale p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen.<\/p>\n<p>Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshm\u00ebrin\u00eb. Ajo fitohet \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe sot, fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria po e humbet k\u00ebt\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tabaku-ngre-alarmin\/\">Tabaku ngre alarmin p\u00ebr industrin\u00eb: Shqip\u00ebria po humbet konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb rajon<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jorida Tabaku ka ngritur shqet\u00ebsimin se Shqip\u00ebria po humbet konkurrueshm\u00ebrin\u00eb industriale ndaj vendeve t\u00eb rajonit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat t\u00eb cituara prej saj, prodhimi industrial shqiptar n\u00eb vitin 2025 ishte 15,3% m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrsa Serbia e kishte rritur me 8,8%. Tabaku thot\u00eb se turizmi dhe nd\u00ebrtimi nuk mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97352","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97352\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}