{"id":97292,"date":"2026-08-19T14:48:16","date_gmt":"2026-08-19T14:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/19\/endri-haxhiu-krahu-i-djathte-i-gonxhes-ne-tavoline-me-bekim-bulicen-e-principotes-ku-u-vra-turisti-portugez\/"},"modified":"2026-08-19T14:48:16","modified_gmt":"2026-08-19T14:48:16","slug":"endri-haxhiu-krahu-i-djathte-i-gonxhes-ne-tavoline-me-bekim-bulicen-e-principotes-ku-u-vra-turisti-portugez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/19\/endri-haxhiu-krahu-i-djathte-i-gonxhes-ne-tavoline-me-bekim-bulicen-e-principotes-ku-u-vra-turisti-portugez\/","title":{"rendered":"Endri Haxhiu, krahu i djatht\u00eb i Gonxhes, n\u00eb tavolin\u00eb me Bekim Bulic\u00ebn e \u201cPrincipotes\u201d ku u vra turisti portugez"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm pak or\u00eb pasi nj\u00eb turist portugez 20-vje\u00e7ar humbi jet\u00ebn nga dhuna e ushtruar prej njer\u00ebzve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb resorti n\u00eb Ksamil, Pamfleti publikon nj\u00eb fotografi q\u00eb k\u00ebrkon shpjegime nga Ministria e Turizmit dhe Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fotografin\u00eb e siguruar nga Pamfleti shfaqen Bekim Bulica(n\u00eb rreth jeshil djathtas) dhe Endri Haxhiu(n\u00eb rreth jeshil, majtas), drejtuesi i Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb ministrit Blendi Gonxhe.<\/p>\n<p>Dy personat ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambient, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e disa burrave t\u00eb tjer\u00eb. Pamja nuk dokumenton nj\u00eb takim zyrtar, nj\u00eb inspektim institucional apo nj\u00eb aktivitet publik. Ajo paraqet nj\u00eb q\u00ebndrim shoq\u00ebror, n\u00eb nj\u00eb mjedis privat \u00e7lodhjeje.<\/p>\n<p>Fotografia nuk provon vet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje kriminale. Ajo provon se zyrtari i lart\u00eb dhe Bekim Bulica kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri. P\u00ebr nj\u00eb qytetar t\u00eb zakonsh\u00ebm, nj\u00eb fotografi e till\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte vet\u00ebm nj\u00eb episod privat. P\u00ebr Endri Haxhiun, ajo ngre pyetje q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me detyr\u00ebn, kompetencat dhe vendimmarrjen e tij.<\/p>\n<p>Bekim Bulica nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i panjohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe publikun. Pamfleti ka publikuar materiale p\u00ebr t\u00eb q\u00eb prej vitit 2025, duke dokumentuar t\u00eb dh\u00ebna mbi arrestimin e tij n\u00eb Franc\u00eb, ekstradimin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tentative vrasjeje dhe p\u00ebrfshirjen e emrit t\u00eb tij n\u00eb dosje t\u00eb dhun\u00ebs, arm\u00ebve, trafikut dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Pamfleti ka identifikuar \u201cPrincipotes &amp; Tulum Resto Lounge\u201d n\u00eb Ksamil si pik\u00ebn kryesore t\u00eb aktivitetit ekonomik t\u00eb lidhur me rrethin e Bulic\u00ebs. Subjekti rezulton i regjistruar p\u00ebrmes nj\u00eb shoq\u00ebrie me kapital fillestar 100 lek\u00eb, nd\u00ebrsa investimi real arrin p\u00ebrmasa q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb verifikim financiar dhe administrativ.<\/p>\n<p>Institucionet nuk dhan\u00eb p\u00ebrgjigje kur Pamfleti publikoi k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna. SPAK nuk b\u00ebri publik ndonj\u00eb rezultat hetimor. Strukturat vendore nuk shpjeguan pron\u00ebsin\u00eb reale, burimin e investimit, lejet, p\u00ebrdorimin e vij\u00ebs bregdetare dhe kontrollin financiar mbi aktivitetin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ndodhi vrasja e turistit portugez 20-vje\u00e7ar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deritanishme, n\u00eb ngjarje u p\u00ebrfshin\u00eb njer\u00ebz t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb resortit. Hetimi duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb autor\u00ebve, rolin e administrator\u00ebve dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si subjekti rekrutonte e kontrollonte personelin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, fotografia e Endri Haxhiut me Bekim Bulic\u00ebn merr r\u00ebnd\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>Haxhiu nuk mban nj\u00eb funksion periferik. Ai drejton IKTK-n\u00eb, institucionin q\u00eb kontrollon nd\u00ebrhyrjet mbi monumentet, projektet n\u00eb zonat historike dhe procedurat q\u00eb lidhen me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zhvillimit turistik n\u00eb territore t\u00eb mbrojtura. P\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij, Haxhiu ka qasje n\u00eb dokumente, vendimmarrje, k\u00ebshilla teknik\u00eb dhe struktura q\u00eb prekin interesa t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtimore e turistike.<\/p>\n<p>Karriera e tij lidhet ngusht\u00eb me Blendi Gonxhen. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, pak pasi Gonxhe mori drejtimin e DPSHTRR-s\u00eb, Haxhiu hyri n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb institucionit dhe m\u00eb pas u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebsdrejtor. N\u00eb korrik 2025 mori drejtimin e DPSHTRR-s\u00eb. Kur Gonxhe kaloi n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Kultur\u00ebs, Haxhiu u em\u00ebrua drejtor i IKTK-s\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2025.<\/p>\n<p>Haxhiu, me profesion ekonomist, mori drejtimin e institucionit q\u00eb shteti e ka ngritur p\u00ebr mbrojtjen shkencore t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Pamfleti ka num\u00ebruar n\u00eb dokumentet e publikuara nga institucionet se, gjat\u00eb shtat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, ai firmosi akte p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb 114 monumente dhe dokumente q\u00eb lidhen me 171 nd\u00ebrtime n\u00eb zona arkeologjike ose pran\u00eb pasurive kulturore.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompetenca e b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me personazhe t\u00eb skeduar nga drejt\u00ebsia nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike. Haxhiu duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb kur dhe ku u realizua fotografia, kush e organizoi takimin, sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me Bulic\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje ka me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00ebse ka vizituar \u201cPrincipotes\u201d ose aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me rrethin familjar dhe ekonomik t\u00eb Bulic\u00ebs. Ministria duhet t\u00eb publikoj\u00eb n\u00ebse Haxhiu ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb procedur\u00eb, inspektim, shqyrtim dokumentesh apo vendimmarrje q\u00eb ka prekur interesat e Bulic\u00ebs ose personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Blendi Gonxhe duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00ebse e njihte k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Ai duhet t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse Haxhiu e ka informuar p\u00ebr kontaktet me Bulic\u00ebn dhe n\u00ebse ministria ka kontrolluar ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Fotografia nuk mund t\u00eb trajtohet si \u00e7\u00ebshtje private p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00ebri prej personave drejton nj\u00eb institucion shtet\u00ebror me kompetenca mbi prona, nd\u00ebrtime, zona t\u00eb mbrojtura dhe investime turistike, nd\u00ebrsa tjetri lidhet me nj\u00eb biznes q\u00eb rezulton i bot\u00ebs s\u00eb krimit, i denoncuar p\u00ebr dyshime mbi burimin e parave, lejet dhe aktivitetin kriminal p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Ngjarja ku humbi jet\u00ebn turisti portugez tregoi se pas luksit t\u00eb reklamuar n\u00eb Ksamil funksiononte nj\u00eb struktur\u00eb sigurie q\u00eb p\u00ebrdori dhun\u00eb me pasoj\u00eb vdekjen. Hetimi nuk duhet t\u00eb mjaftohet me arrestimin e autor\u00ebve material\u00eb. Prokuroria duhet t\u00eb verifikoj\u00eb hierarkin\u00eb e resortit, personat q\u00eb jepnin urdhra, pronarin real, burimin e financimit dhe lidhjet me zyrtar\u00ebt publik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe fotografia duhet t\u00eb administrohet si pjes\u00eb e verifikimit. Ajo nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb faj\u00ebsie, por mund t\u00eb ndihmoj\u00eb hetuesit t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb natyr\u00ebn dhe koh\u00ebzgjatjen e kontakteve mes Haxhiut dhe Bulic\u00ebs.<\/p>\n<p>Pamfleti i k\u00ebrkon Endri Haxhiut t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje ka me Bekim Bulic\u00ebn?<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje duhet ta jap\u00eb edhe Blendi Gonxhe. T\u2019i lej\u00eb p\u00ebrrallat me \u201cFake news\u201d. Ministri nuk mund ta paraqes\u00eb Haxhiun si administrator teknik kur ai e ka marr\u00eb pas vetes nga transporti rrugor dhe i ka dor\u00ebzuar drejtimin e institucionit komb\u00ebtar t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse zyrtar\u00ebt q\u00eb administrojn\u00eb turizmin, kultur\u00ebn dhe pasurit\u00eb komb\u00ebtare takohen privatisht me personazhe t\u00eb skeduar nga drejt\u00ebsia. Kan\u00eb gjithashtu t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse k\u00ebto kontakte kan\u00eb ndikuar mbi lejet, kontrollin shtet\u00ebror ose mbrojtjen q\u00eb bizneset e tyre kan\u00eb marr\u00eb nga institucionet.<\/p>\n<p>Pas vrasjes n\u00eb Ksamil, heshtja nuk mjafton. Endri Haxhiu dhe Blendi Gonxhe duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen me fakte, data dhe dokumente. \/Pamfleti<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/endri-haxhiu\/\">Endri Haxhiu, krahu i djatht\u00eb i Gonxhes, n\u00eb tavolin\u00eb me Bekim Bulic\u00ebn e \u201cPrincipotes\u201d ku u vra turisti portugez<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm pak or\u00eb pasi nj\u00eb turist portugez 20-vje\u00e7ar humbi jet\u00ebn nga dhuna e ushtruar prej njer\u00ebzve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb resorti n\u00eb Ksamil, Pamfleti publikon nj\u00eb fotografi q\u00eb k\u00ebrkon shpjegime nga Ministria e Turizmit dhe Kultur\u00ebs. N\u00eb fotografin\u00eb e siguruar nga Pamfleti shfaqen Bekim Bulica(n\u00eb rreth jeshil djathtas) dhe Endri Haxhiu(n\u00eb rreth jeshil, majtas), drejtuesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97292","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97292\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}