{"id":97107,"date":"2026-08-17T13:49:08","date_gmt":"2026-08-17T13:49:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/17\/fashistet-qe-protesta-i-zbuloi-vetem-pasi-u-kthyen-kunder-saj\/"},"modified":"2026-08-17T13:49:08","modified_gmt":"2026-08-17T13:49:08","slug":"fashistet-qe-protesta-i-zbuloi-vetem-pasi-u-kthyen-kunder-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/17\/fashistet-qe-protesta-i-zbuloi-vetem-pasi-u-kthyen-kunder-saj\/","title":{"rendered":"\u201cFashist\u00ebt\u201d q\u00eb protesta i zbuloi vet\u00ebm pasi u kthyen kund\u00ebr saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrplajses fizike mes disa prej protestuesve t\u00eb diel\u00ebn, duket se ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb online p\u00ebr t\u2019i denoncuar personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb incident, duke i etiketuar si njer\u00ebz t\u00eb dhunsh\u00ebm e me prirje fashiste, edhe pse \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00eb prej denoncuesve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb emrat e k\u00ebtyre q\u00eb tani po paraqiten gati si t\u00eb huaj ndaj shpirtit t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb prej atyre q\u00eb sot denoncojn\u00eb, dje dukeshin krejt t\u00eb pashqet\u00ebsuar nga prania e tyre n\u00eb shesh. Por k\u00ebto grupe t\u00eb dhunshme nuk u shfaq\u00ebn papritur k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb protest\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ata jo vet\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb aty qysh n\u00eb fillim, por deri von\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb publik si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb saj, p\u00ebrmes fjalimeve, dh\u00ebnies ose jo t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs dhe drejtimit t\u00eb marshimit t\u00eb p\u00ebrnatsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata jan\u00eb figura t\u00eb njohura t\u00eb rrjeteve sociale, retorika e t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb e njohur edhe para protest\u00ebs. Nj\u00eb retorik\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb ka anuar nga banaliteti, nj\u00eb lloj nacionalizmi sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe agresiviteti ma\u00e7o. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duheshin tri muaj protest\u00eb p\u00ebr t\u2019u zbuluar.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb ndryshoi t\u00eb diel\u00ebn ishte orientimi i agresivitetit t\u00eb tyre. Sa koh\u00eb q\u00eb energjia e tyre kishte n\u00eb shenjest\u00ebr qeverin\u00eb dhe institucionet, edhe ajo pjes\u00eb e vet\u00ebidentifikuar si progresiste brenda protest\u00ebs ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i toleronin. Aktivist\u00eb t\u00eb majt\u00eb, gazetar\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash publike q\u00eb tani denoncojn\u00eb fraksionet \u201cfashiste\u201d brenda protest\u00ebs, m\u00eb par\u00eb nuk e kishin problem t\u00eb d\u00ebgjonin fjalimet e tyre, e madje edhe t\u00eb marshonin n\u00ebn drejtimin e k\u00ebtyre personazheve q\u00eb tanim\u00eb po p\u00ebrshkruhen gati si trupa t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb infektuar protest\u00ebn.<\/p>\n<p>Natyrisht kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb duhet t\u00eb japin llogari p\u00ebr politik\u00ebn kujtdo q\u00eb gjendet n\u00eb shesh, por ka nj\u00eb dallim thelb\u00ebsor mes pranimit t\u00eb pluralizmit p\u00ebr hir t\u00eb kauz\u00ebs dhe normalizimit t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb caktuar politike, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb e dobishme. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kultura politike n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq banale, sa q\u00eb nuk duhen shum\u00eb mend p\u00ebr ta kuptuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb aspekte \u00ebsht\u00eb kultura e stadiumit t\u00eb futbollit q\u00eb zbarkon n\u00eb bulevard, e cila e s\u2019mund ta imagjinoj\u00eb unitetin ve]se si bashkim n\u00ebn nj\u00eb flamur, duke brohotiur nj\u00ebz\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtat slogane. Sinkronizimi p\u00ebr tifoz\u00ebt \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb e shprehjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes. P\u00ebr fraksionet \u201cfashiste\u201d brenda protest\u00ebs, diferencat dhe daljet nga rreshti jan\u00eb t\u00eb patolerueshme sepse i vetmi unitet q\u00eb njohin \u00ebsht\u00eb ai i stadiumit.<\/p>\n<p>Edhe pse ta etiketosh si fashiz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e leht\u00eb \u2013 shumica e k\u00ebtyre njer\u00ebzve nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb ngjashme me nj\u00eb ideologji koherente fashiste \u2013 \u00ebsht\u00eb e dukshme se instinktet e tyre politike anojn\u00eb nga nacionalizmi ekstrem, mospranimi i asgj\u00ebje ndryshe, adhurimi i forc\u00ebs fizike dhe bindjes se, sa m\u00eb agresiv toni i z\u00ebrit, aq m\u00eb autentike \u00ebsht\u00eb politika e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e gjith\u00eb kjo nuk nisi t\u00eb diel\u00ebn, \u00e7ka e b\u00ebn shpjegimin tjet\u00ebr \u2013 se k\u00ebto grupe jan\u00eb infiltruar n\u00eb protest\u00eb nga qeveria \u2013 po aq jobind\u00ebs. Sigurisht q\u00eb autoritetet infiltrojn\u00eb njer\u00ebzit e tyre n\u00eb protesta. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ndodh nga vendet m\u00eb diktatoriale, tek demokracit\u00eb m\u00eb liberale per\u00ebndimore dhe gjasat jan\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb protest\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb ket\u00eb patur dhe t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz t\u00eb infiltruar. Problemi \u00ebsht\u00eb se personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb incidentet e fundit t\u00eb dhunshme dhe q\u00eb po cil\u00ebsohen si t\u00eb infiltruar, nuk jan\u00eb figura t\u00eb panjohura q\u00eb iu bashkuan turm\u00ebs fsheht\u00ebsisht. P\u00ebrkundrazi, ata jan\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb personazhe me profile t\u00eb njohura publike dhe retorik\u00eb po aq t\u00eb njohur, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tre muaj q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest dhe q\u00eb publiku i percepton si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por ndoshta teoria e infiltrimit iu sh\u00ebrben sepse fsheh nj\u00eb nga dob\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj proteste, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb identiteti t\u00eb qart\u00eb politik, \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush e ka t\u00eb sinqert\u00eb protest\u00ebn dhe kush i ka p\u00ebrvet\u00ebsuar gjuh\u00ebn p\u00ebr interesa t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb ngushta. Dhe k\u00ebtu Kryeministri Rama ia ka dal\u00eb mban\u00eb, shum\u00eb shpesh madje, q\u00eb t\u00eb diktoj\u00eb retorik\u00ebn e protest\u00ebs. N\u00ebse kthehemi pas nj\u00eb ose dy jav\u00eb, mund t\u00eb shohim se si sa her\u00eb q\u00eb ai i ka future protestuesit brenda nj\u00eb etikete t\u00eb caktuar, t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb shesh \u00ebsht\u00eb shpenzuar nj\u00eb energji e madhe p\u00ebr t\u00eb provuar se nuk jan\u00eb komunist\u00eb, iranian\u00eb, apo \u00e7far\u00ebdo etiketimi tjet\u00ebr iu ka b\u00ebr\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb serioze nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb t\u2019ia shkruaj\u00eb sloganet, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, njeriu q\u00eb e kan\u00eb shpallur si armikun e tyre kryesor. N\u00ebse krahu \u201cprogresist\u201d i protest\u00ebs e ka pranuar m\u00eb n\u00eb fund se nacionalizmi, homofobia dhe agresiviteti nuk p\u00ebrputhen me l\u00ebvizjen, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat pozitiv, por duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. Nuk mund t\u00eb pretendohet se k\u00ebto tendenca i erdh\u00ebn protest\u00ebs nga jasht\u00eb. Ato kan\u00eb qen\u00eb aty qysh dit\u00ebt e para, t\u00eb z\u00ebshme dhe shpesh t\u00eb duartrokitura. Tani duhet t\u00eb vendosin n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar mjafton pasja e nj\u00eb armiku t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, apo nevojiten edhe bashk\u00ebndarja e disa koncepteve minimale p\u00ebr politik\u00ebn q\u00eb duhet ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb. Deri tani e kan\u00eb shmangur me sukses k\u00ebt\u00eb pyetje. Pas ngjarjeve t\u00eb fundjav\u00ebs, kjo duket e pamundur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa Pas p\u00ebrplajses fizike mes disa prej protestuesve t\u00eb diel\u00ebn, duket se ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb online p\u00ebr t\u2019i denoncuar personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb incident, duke i etiketuar si njer\u00ebz t\u00eb dhunsh\u00ebm e me prirje fashiste, edhe pse \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00eb prej denoncuesve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb emrat e k\u00ebtyre q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-97107","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97107"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97107\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}