{"id":96973,"date":"2026-08-15T19:48:16","date_gmt":"2026-08-15T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/president-nga-zarfi\/"},"modified":"2026-08-15T19:48:16","modified_gmt":"2026-08-15T19:48:16","slug":"president-nga-zarfi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/president-nga-zarfi\/","title":{"rendered":"President nga zarfi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb spirale q\u00eb po g\u00eblltit brenda saj shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs. Albin Kurti \u00ebsht\u00eb i vendosur ta thelloj\u00eb kriz\u00ebn, n\u00ebse shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt nuk gjunj\u00ebzohen para tij dhe t\u2019i dhurojn\u00eb gjith\u00eb pushtetin q\u00eb nuk e ka fituar me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb politike, e nisur gati dy vite m\u00eb par\u00eb, ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj populizmin e Albin Kurtit kundrejt SHBA-s\u00eb dhe Bashkimit Evropian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqia elektorale e tij. Duke testuar kufijt\u00eb e antiamerikanizmit dhe frym\u00ebs antiper\u00ebndimore n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb trushp\u00eblar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs i ka mbetur ora n\u00eb vitet tet\u00ebdhjet\u00eb, dhe populizmin brenda n\u00eb Kosov\u00eb, ai e ka sjell\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ku ose duhet pranuar d\u00ebshtimi i shtetit, ose duhet pranuar Albini, edhe pse nuk i ka votat p\u00ebr gjith\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Aleanca e tij me Vjosa Osmanin u shk\u00ebrmoq, pasi u pa se ajo mund t\u00eb ishte nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs, edhe pse vet\u00eb ajo ka ndihmuar q\u00eb Kosova t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Ndarja me t\u00eb u b\u00eb pik\u00ebrisht pse ajo dukej e preferuar e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tani opozita e Kosov\u00ebs ka vet\u00ebm nj\u00eb shans: ta ndaj\u00eb k\u00ebt\u00eb histori si histori antiamerikane dhe kund\u00ebr Kosov\u00ebs, ose si histori dor\u00ebzimi t\u00eb tyre para Albin Kurtit.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje posht\u00ebruese p\u00ebr klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb sesa posht\u00ebrimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs prej tyre p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb jo dinjitoze p\u00ebr ta, ata duhet t\u2019i drejtohen formul\u00ebs s\u00eb presidentit n\u00eb zarf nga qeveria amerikane, si n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebzimit nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Behgjet Pacollit, Kosova rrezikonte t\u00eb hynte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kriz\u00eb institucionale dhe potencialisht n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. M\u00eb 5\u20136 prill 2011, Hashim Tha\u00e7i (PDK), Isa Mustafa (LDK) dhe Behgjet Pacolli (AKR) zhvilluan negociata intensive, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e ambasadorit amerikan Dell, dhe m\u00eb 6 prill u arrit marr\u00ebveshja: t\u00eb tria partit\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesnin Atifete Jahjag\u00ebn, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtore e p\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb njeri krejt i panjohur p\u00ebr sken\u00ebn politike dhe opinionin publik. I vetmi lajm q\u00eb gjendej online p\u00ebr t\u00eb ishte se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb masat e siguris\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Presidentit Bush n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte e qart\u00eb se emri i saj u dha n\u00eb nj\u00eb zarf t\u00eb mbyllur, si\u00e7 dhe u p\u00ebrfol publikisht. Edhe pse n\u00eb momentin kur u zgjodh Atifete Jahjaga presidente, raporti i forcave q\u00eb vinte nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 12 dhjetorit 2010 nuk mjaftonte q\u00eb presidenti t\u00eb zgjidhej vet\u00ebm me votat e tri partive, zgjedhja e saj u arrit n\u00eb Kuvend edhe me 11 vota t\u00eb padeklaruara. Pra, u provua q\u00eb n\u00eb finale Kosova kishte nj\u00eb kujdestar t\u00eb saj, SHBA-n\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrhyri dhe e zgjidhi kriz\u00ebn.<\/p>\n<p>Sot Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb pik\u00ebrisht se ka humbur kujdestarin e saj, SHBA-n\u00eb. Albin Kurti ka luftuar gjat\u00eb t\u2019ia arrij\u00eb k\u00ebsaj dite dhe sot n\u00eb Kosov\u00eb kemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb skalione antiamerikane q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb zili dhe ISIS-i.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Testi duhet kryer p\u00ebrs\u00ebri. Nj\u00eb opozit\u00eb e fragmentuar, q\u00eb nuk merret dot vesh as p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb Kurti i relativizon, duke u dh\u00ebn\u00eb detyra sht\u00ebpie, duhet t\u00eb bashkohet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb zarfi t\u00eb ri t\u00eb mbyllur, p\u00ebr ta ndar\u00eb p\u00ebrfundimisht \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse Kurti e pranon nj\u00eb porosi nga SHBA-ja apo jo.<\/p>\n<p>Presidenti n\u00eb Kosov\u00eb dhe ashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb formale dhe nuk ia vlen t\u00eb hedh\u00ebsh n\u00eb er\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr. Kurti s\u2019po k\u00ebrkon nj\u00eb em\u00ebr, po k\u00ebrkon nj\u00eb president q\u00eb, mes t\u00eb tjerash, ta p\u00ebrdor\u00eb edhe kund\u00ebr SHBA-s\u00eb e BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb nuk e p\u00ebrdorte Vjosa Osmanin.<\/p>\n<p>E vetmja frik\u00eb q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb se SHBA-ja mund t\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk dua t\u2019ia di m\u00eb p\u00ebr ju.\u201d Ky do t\u00eb ishte d\u00ebnim me vdekje p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani ky test duhet b\u00ebr\u00eb, pasi edhe n\u00ebse nuk zgjedh presidentin, zgjidh nj\u00eb enigm\u00eb t\u00eb madhe: n\u00ebse Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb aleate e SHBA-s\u00eb apo jo. N\u00ebse me votat e Kurtit kjo aleanc\u00eb rr\u00ebzohet, at\u00ebher\u00eb situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb: Kosova duhet t\u00eb nis\u00eb t\u00eb ri\u00e7lirohet nga ata q\u00eb ishin kund\u00ebr SHBA-s\u00eb m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>E dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb adres\u00ebn. E dinin dhe avion\u00ebt e NATO-s.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb spirale q\u00eb po g\u00eblltit brenda saj shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs. Albin Kurti \u00ebsht\u00eb i vendosur ta thelloj\u00eb kriz\u00ebn, n\u00ebse shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt nuk gjunj\u00ebzohen para tij dhe t\u2019i dhurojn\u00eb gjith\u00eb pushtetin q\u00eb nuk e ka fituar me vot\u00eb. Kjo kriz\u00eb politike, e nisur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96973","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96973\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}