{"id":96943,"date":"2026-08-15T14:48:13","date_gmt":"2026-08-15T14:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/check-up-dhe-dializa-i-kalojne-shtetit-alimehmeti-a-po-favorizon-rama-perseri-klodian-allajbeun\/"},"modified":"2026-08-15T14:48:13","modified_gmt":"2026-08-15T14:48:13","slug":"check-up-dhe-dializa-i-kalojne-shtetit-alimehmeti-a-po-favorizon-rama-perseri-klodian-allajbeun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/check-up-dhe-dializa-i-kalojne-shtetit-alimehmeti-a-po-favorizon-rama-perseri-klodian-allajbeun\/","title":{"rendered":"Check-up dhe dializa i kalojn\u00eb shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama p\u00ebrs\u00ebri Klodian Allajbeun?"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po menaxhohet sh\u00ebrbimi i hemodializ\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb koncesionit 10-vje\u00e7ar, duke akuzuar qeverin\u00eb se rikthimi i sh\u00ebrbimit te shteti po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb shum\u00eb milion\u00ebshe.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Departamentit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se p\u00ebr pes\u00eb spitale publike \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb procedur\u00eb me vler\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo ngre pik\u00ebpyetjen kryesore: n\u00ebse sh\u00ebrbimi po rikthehet n\u00eb administrimin publik, pse nevojitet menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are me nj\u00eb operator privat?<\/p>\n<p>Alimehmeti k\u00ebrkoi nga ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike t\u00eb dh\u00ebnat mbi pajisjet dhe asetet q\u00eb shteti ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, si dhe dokumentacionin q\u00eb lidhet me tenderin e ri.<\/p>\n<p>Ai pretendon se kostoja e parashikuar p\u00ebr kontrat\u00ebn e re \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe se qeveria duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00ebse pajisjet dhe investimet e kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb jan\u00eb realizuar sipas kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shteti e ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin n\u00eb dor\u00ebzim, p\u00ebrse duhet t\u00eb paguaj\u00eb edhe 50 milion\u00eb euro t\u00eb tjera p\u00ebr ta ofruar?\u201d \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pyetjet kryesore q\u00eb ngre Alimehmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, ai riktheu n\u00eb v\u00ebmendje edhe koncesionin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb hemodializ\u00ebs, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet transparente m\u00ebnyra se si u p\u00ebrzgjodh operatori, investimet e kryera gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve dhe asetet q\u00eb duhet t\u2019i kalojn\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Alimehmeti iu referua gjithashtu gjetjeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, duke pretenduar se kishte pasur probleme me afatet e riinvestimit n\u00eb pajisjet mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e fort\u00eb e akuzave t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb dyshimi se tenderi i ri mund t\u00eb favorizoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin operator privat. Alimehmeti k\u00ebrkoi q\u00eb kriteret e procedur\u00ebs t\u00eb b\u00ebhen publike dhe t\u00eb provohet se tenderi do t\u00eb jet\u00eb realisht konkurrues.<\/p>\n<p>Ai ngriti gjithashtu pyetje p\u00ebr konfliktet e mundshme t\u00eb interesit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb SPAK t\u00eb hetoj\u00eb si koncesionin e par\u00eb, ashtu edhe procedurat q\u00eb po p\u00ebrgatiten p\u00ebr kontrat\u00ebn e re.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpara se t\u00eb jepen 50 milion\u00eb euro t\u00eb tjera, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb \u00e7far\u00eb mor\u00ebn pas dhjet\u00eb viteve t\u00eb koncesionit\u201d, ishte n\u00eb thelb mesazhi i Alimehmetit.<\/p>\n<p>PD k\u00ebrkon publikimin e inventar\u00ebve, raporteve teknike, dokumenteve t\u00eb marrjes n\u00eb dor\u00ebzim dhe kritereve t\u00eb tenderit t\u00eb ri, duke argumentuar se vet\u00ebm transparenca mund t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rikthim real t\u00eb sh\u00ebrbimit te shteti apo me nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb t\u00eb majme p\u00ebr privatin.<\/p>\n<p><strong>Deklarata:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, p\u00ebrpara dy jav\u00ebsh, ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Sala njoftoi se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb koncesionit 10-vje\u00e7ar, sh\u00ebrbimi i hemodializ\u00ebs do t\u2019i rikthehet shtetit. Ministrja Sala deklaroi se dializat dhe check-up-i do t\u00eb merren n\u00eb dor\u00ebzim e do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb ofrohen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontratave p\u00ebrkat\u00ebse e ky proces i \u00ebsht\u00eb ngarkuar operatorit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb integruara t\u00eb sterilizimit, nj\u00eb shoq\u00ebri kjo 100% shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve, kjo agjenci drejtohet nga zonja Arisa Cane, q\u00eb ka punuar m\u00eb par\u00eb embriologe pran\u00eb Spitalit Amerikan.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, del n\u00eb fakt nj\u00eb tender i ri q\u00eb d\u00ebshmon planin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimin e dializ\u00ebs. P\u00ebr pjes\u00ebn e koncesionit e cila nuk do t\u00eb mbahet realisht nga shteti, e me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u2019i mbetet me \u00e7mime dhe m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nj\u00ebjtit operator privat, Spitalit Amerikan t\u00eb Klodian Allajbeut, i cili tashm\u00eb ka krijuar nj\u00eb monopol n\u00eb sh\u00ebrbimin e hemodializ\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara, OSHIS-ja ka planifikuar nj\u00eb procedur\u00eb me vler\u00eb 50 milion\u00eb euro p\u00ebr sh\u00ebrbimin e dializ\u00ebs n\u00eb 5 spitale publike, t\u00eb Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Elbasanit p\u00ebr periudh\u00ebn 4-vje\u00e7are t\u00eb ardhshme. Me 12.5 milion\u00eb euro n\u00eb vit, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb kosto shum\u00eb e lart\u00eb dhe madje m\u00eb e lart\u00eb sesa kontrata 10-vje\u00e7are e koncesionit t\u00eb dializ\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Pra n\u00eb vend q\u00eb pas 10 vitesh koncesion, shteti ta marr\u00eb sh\u00ebrbimin dhe ta administroj\u00eb me kapacitetet dhe pajisjet q\u00eb duhet t\u2019i trash\u00ebgonte nga privati, po p\u00ebrgatitet s\u00ebrish nj\u00eb kontrat\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are me kosto dhe barr\u00eb t\u00eb lart\u00eb financiare p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>E prandaj ministrja Sala duhet t\u00eb dal\u00eb e duhet t\u00eb sqaroj\u00eb: Ku \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebzimi? N\u00ebse sh\u00ebrbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojn\u00eb shtetit, p\u00ebrse shteti duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb 50 milion\u00eb euro t\u00eb tjera p\u00ebr ta n\u00ebnkontraktuar p\u00ebr k\u00ebto 4 vite?<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se qeveria t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb. \u00c7far\u00eb po merr realisht shteti pas 10 vitesh nga koncesioni i par\u00eb? A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar shkeljen e kontrat\u00ebs koncesionare, mosinvestimin, abuzimin me pagesat p\u00ebr sh\u00ebrbimet e pakryera e shum\u00eb probleme t\u00eb tjera? A \u00ebsht\u00eb realizuar 100% riinvestimi i parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb vlera reale e aseteve q\u00eb po merren n\u00eb dor\u00ebzim? A \u00ebsht\u00eb ngritur grupi i pun\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon kontrata p\u00ebr inspektimin dhe marrjen n\u00eb dor\u00ebzim? \u00c7far\u00eb ka konstatuar grupi i pun\u00ebs? Ku jan\u00eb inventar\u00ebt dhe raportet teknike?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto dokumente dhe raporte duhen b\u00ebr\u00eb publike. E n\u00eb fakt k\u00ebto pyetje vijn\u00eb pas auditeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit q\u00eb ka konstatuar se koncesionari kishte hyr\u00eb n\u00eb vitin e 8-t\u00eb pa filluar n\u00eb afat riinvestimin n\u00eb pajisjet mjek\u00ebsore, ndon\u00ebse kontrata parashikonte q\u00eb n\u00eb 4 vitet e fundit aparaturat t\u00eb rinovoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u2019i kalonin shtetit t\u00eb reja apo me shum\u00eb pak or\u00eb pune dhe n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrpara se ministrja Sala t\u00eb angazhoj\u00eb 50 milion\u00eb euro t\u00eb tjera publike, shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb: \u00e7far\u00eb mor\u00ebn p\u00ebr miliardat q\u00eb kemi paguar deri tani? A po p\u00ebrgatitet nj\u00eb kontrat\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfitues?<\/p>\n<p>Historia e koncesionit t\u00eb par\u00eb duhet kujtuar. Kur ministrja e asokohe Ilir Beqaj, me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, paracaktoi fituesin, firm\u00ebn \u201cEvita SHPK\u201d, edhe pse kishte nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se 4 konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb. Firm\u00eb e cila nuk kishte as eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb hemodializ\u00eb. Vet\u00ebm 5 dit\u00eb p\u00ebrpara shpalljes s\u00eb fituesit, Evita krijoi \u201cDiavita\u201d-n n\u00eb Spitalin Amerikan t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Klodian Allajbeu. E kjo kontrat\u00eb, e kjo procedur\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb administrim e duhet hetuar nga SPAK.<\/p>\n<p>Prandaj sot, kur po p\u00ebrgatitet nj\u00eb tender i ri shum\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat 5 qendra, pyetja \u00ebsht\u00eb legjitime: A ka konflikt interesi drejtoresha e operatorit? A ka konflikt interesi ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb? A po p\u00ebrgatitet p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb tender me fitues t\u00eb paracaktuar? A jan\u00eb kriteret e tenderit t\u00eb ri t\u00eb hapura p\u00ebr konkurrenc\u00eb reale, apo eksperienca, kapacitetet teknike, pajisjet dhe kriteret e tjera po nd\u00ebrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb vet\u00ebm operatori aktual ose nj\u00eb struktur\u00eb e lidhur me t\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb? A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri fituesi i paracaktuar Klodian Allajbeu?<\/p>\n<p>SPAK nuk mund t\u00eb hesht\u00eb m\u00eb dhe duhet t\u00eb hetoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e k\u00ebtyre procedurave.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr shum\u00ebvje\u00e7are t\u2019i jap\u00eb privatit dhjet\u00ebra miliona euro t\u00eb tjera, duhet t\u00eb hetohet si u dha dhe si u zbatohet koncesioni i par\u00eb. N\u00ebse tenderi \u00ebsht\u00eb realisht i hapur dhe konkurrues, ministrja Sala le t\u2019i publikoj\u00eb q\u00eb sot t\u00eb gjitha kriteret dhe dokumentet e nevojshme. N\u00ebse shteti po merr realisht n\u00eb dor\u00ebzim nj\u00eb sh\u00ebrbim funksional, le t\u00eb publikoj\u00eb q\u00eb sot inventarin e aseteve dhe t\u00eb pajisjeve t\u00eb cilat po merr n\u00eb dor\u00ebzim. Dhe n\u00ebse koncesioni i par\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, SPAK le t\u2019i hetoj\u00eb dokumentet, b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb e ta provoj\u00eb. Sepse heshtja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje. Faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/check-up-dhe-dializa\/\">Check-up dhe dializa i kalojn\u00eb shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama p\u00ebrs\u00ebri Klodian Allajbeun?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po menaxhohet sh\u00ebrbimi i hemodializ\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb koncesionit 10-vje\u00e7ar, duke akuzuar qeverin\u00eb se rikthimi i sh\u00ebrbimit te shteti po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb shum\u00eb milion\u00ebshe. Drejtuesi i Departamentit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se p\u00ebr pes\u00eb spitale publike \u00ebsht\u00eb parashikuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96943","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96943"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96943\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}