{"id":96934,"date":"2026-08-15T13:48:13","date_gmt":"2026-08-15T13:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/pasi-anuloi-resortin-ne-divjake-agolli-i-shlyen-vellezerit-bitri-me-tender-3-4-miliarde-leke-fshzh-shtron-persedyti-tushemisht-dogane-asfalton-drilonin-dhe-konispolin\/"},"modified":"2026-08-15T13:48:13","modified_gmt":"2026-08-15T13:48:13","slug":"pasi-anuloi-resortin-ne-divjake-agolli-i-shlyen-vellezerit-bitri-me-tender-3-4-miliarde-leke-fshzh-shtron-persedyti-tushemisht-dogane-asfalton-drilonin-dhe-konispolin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/pasi-anuloi-resortin-ne-divjake-agolli-i-shlyen-vellezerit-bitri-me-tender-3-4-miliarde-leke-fshzh-shtron-persedyti-tushemisht-dogane-asfalton-drilonin-dhe-konispolin\/","title":{"rendered":"Pasi anuloi resortin n\u00eb Divjak\u00eb, Agolli i shlyen v\u00ebllez\u00ebrit Bitri me tender 3.4 miliard\u00eb lek\u00eb\/ FSHZH shtron p\u00ebrs\u00ebdyti Tushemisht-Dogan\u00eb, asfalton Drilonin dhe Konispolin!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama po shp\u00ebrndan para me tendera, fonde t\u00eb cilat ose nuk i ka n\u00eb ark\u00ebn e shtetit ose po po vidhen n\u00eb dit\u00ebn me diell. Dhe kur synimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto pun\u00eb lihen n\u00eb pak duar t\u00eb besuara. Jan\u00eb nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh me t\u00eb cil\u00ebt realizohet korrupsioni dhe si pasoj\u00eb projektet zvarriten pafund.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb shpjegohet ndryshe, se si Dritan Agolli, Anuela Ristani dhe Rakip Suli, tre njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kryeministrit Rama (pas Belinda Ballukut) i japin nj\u00ebri pas tjetrit tenderat v\u00ebllez\u00ebrve Alfons dhe Edmond Bitri, djemve t\u00eb Shaban Bitrit nga Peshkopia. Kompania e themeluar nga babai i tyre i merr k\u00ebto kontrata dhe nuk arrin t\u2019i mbyll\u00eb, sepse jan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kapacitetet e saj.<\/p>\n\n<p>I fundit, si n\u00eb nj\u00eb kaladibran\u00e7e, u mbivendos tenderi i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH) me objekt:<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e aksesit, konektivitetit &amp; mobilitetit rajonal dhe lokal: Rikonstruksion i rrug\u00ebs \u201cQend\u00ebr Konispol -rruga nacionale \u201d (LOTI II) &amp; Sistemim asfaltim i rrug\u00ebs \u201cBajram Curri\u201d segmenti nga km 0+190 m deri ne Intersektimin me rrug\u00ebn Iliaz Kosova km 0+670 m &amp; Rruga hyr\u00ebse dhe hap\u00ebsirave publike n\u00eb Drilon Tushemisht &amp; Rikualifikimi i rrug\u00ebs ekzistuese q\u00eb lidh fundin e rrug\u00ebs Tushemisht \u2013 Dogan\u00eb Loti 1\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto copa rrug\u00ebsh, q\u00eb n\u00eb total nuk b\u00ebjn\u00eb as 1 km gjat\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur fondi limit 331 milion\u00eb e 588 mij\u00eb e 749 lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 1 korrik 2026 mor\u00ebn pjes\u00eb 16 operator\u00eb ekononik\u00eb dhe bashkime firmash.<\/p>\n<p>Dyshimi nis qysh n\u00eb fondit limit. Shifra \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb duke mos marr\u00eb parasysh llogaritjen e tregut, por hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb i lihet kompanis\u00eb s\u00eb paracaktuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb paparashikuar nga konkurrent\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe\u00a0 k\u00ebshtu ka ndodhur: Oferta fituese e paraqitur nga bashkimi i firmave \u201cALMO KONSTRUKSION\u201d &amp; \u201cVASHTEMIA\u201d\u00a0 \u00ebsht\u00eb 205 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb 130 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se sa fondi limit, ose 38% m\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n\n<p>Metoda e komisioni t\u00eb Dritan Agollit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb orientohet nga porosia. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikon tenderin Open Data Albania. P\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit, tenderit i vihet nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d.<\/p>\n<p>Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm v\u00ebllez\u00ebrit Bitri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ka oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebr shembull, \u201cVELLEZERIT HYSA\u201d sh.p.k propozon q\u00eb ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 172 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi, ky tender ishte paracaktuar p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Bitri, pronar\u00ebt e kompanis\u00eb \u201cALMO KONKSTRUKSION\u201d shpk. N\u00eb dat\u00ebn 14 korrik 2026, drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, ju firmosi formularin e fituesit dhe ua d\u00ebrgoi v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb selin\u00eb e tyre n\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n\n<p>Po \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto lek\u00eb? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb rrugicat e brendshme n\u00eb Tushemisht duhen asfaltuar, por rruga p\u00ebr tek Dogana \u00ebsht\u00eb si akullore, sapo ka mbaruar!<\/p>\n\n<p>Para t\u00eb tjera p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb? Kjo do t\u2019i mbetet KLSH ta v\u00ebrtetoj\u00eb, n\u00ebse SPAK nuk do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz, q\u00eb drejtohet nga dibrani Rakip Suli, v\u00ebllez\u00ebrit Bitri jan\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb merrnin k\u00ebt\u00eb tender, Suli kishte urdh\u00ebruar n\u00ebnkryetarin q\u00eb t\u2019u firmoste ca lek\u00eb xhepi djemve t\u00eb Shaban Bitrit.<\/p>\n<p>Tenderi i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, ku \u201cALMO KONSTRUKSION\u201d u shpall fitues ka si objekt \u201cRikonstruksionin e ambjentit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs \u201cArtan Cuku\u201d Kam\u00ebz\u201d. Fondi limit i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb 745 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n\n<p>Edhe ky prokurim \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur korrupsioni. Normalisht, ky tender duhet ta detyronte komisionin t\u00eb nxirrte lapsin dhe t\u00eb kontrollonte kapacitetet e k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr verifikime t\u00eb m\u00ebdha. \u201cALMO\u201d ka shum\u00eb kontrata publike n\u00ebp\u00ebr duar q\u00eb akoma nuk i ka dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 janar 2026, \u201cALMO\u201d e Bitrit ka marr\u00eb nga Bashkia Tiran\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge rurale, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta dor\u00ebzonte dit\u00ebn e djeshme, por akoma nuk e ka g\u00ebrvishtur.<\/p>\n<p>Ky tender titullohej \u201cNd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs Mustafa Koc-Veski-Kocaj, asfaltimi i Unaz\u00ebs q\u00eb lidh 5 fshatra\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Dhe jan\u00eb parat\u00eb e buxhetit p\u00ebr vitin 2025, q\u00eb kryebashkiakja i tenderon vet\u00ebm disa dit\u00eb para mbylljes s\u00eb veprimeve finaciare.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Alfons dhe Edmond Bitri i kishin sqetullat e z\u00ebna me dy thas\u00eb me lek\u00eb. M\u00eb 5 n\u00ebntor 2025 mor\u00ebn tenderin 2.7 miliard\u00eb lek\u00eb me firm\u00ebn e drejtorit t\u00eb FSHZH, Dritan Agolli. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb dat\u00eb 6 n\u00ebntor 2025, Agolli iu dha v\u00ebllez\u00ebrve kontrat\u00ebn tjet\u00ebr me vler\u00eb 4.6 miliard\u00eb lek\u00eb. A po p\u00ebrdoret nga \u201cRilindja\u201d kompania \u201cAlmo Konstruksion\u201d p\u00ebr operacione patrimi parash t\u00eb korrupsionit?<\/p>\n<p>Po i marrim me radh\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cTransformimi urban n\u00eb hap\u00ebsira publike kryesore, Rajoni 4: Rikualifikimi i rrug\u00ebs \u201cButrinti\u201d, Sarand\u00eb\u201d. Jan\u00eb parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb hidhen n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar me dhjet\u00ebra her\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shk\u00eblqyer. Financimi i k\u00ebtij objekti \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb programet buxhetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2025-2027. Fondi Limit i caktuar p\u00ebr projektin \u00ebsht\u00eb 270 milion lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Mir\u00ebpo, jan\u00eb edhe ca miliarda lek\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb Dritan Agolli k\u00ebrkon t\u2019u gjej\u00eb vendin. Kjo \u00ebsht\u00eb kontrata me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb modeleve t\u00eb integruara n\u00eb zona me potencial zhvillimi, Divjak\u00eb: \u201cFerma e dijes dhe agroturizmit t\u00eb ullishteve, Divjak\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu luhet loja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb. Por shihni sa gjeniale \u00ebsht\u00eb ideja p\u00ebr korrupsion. Merren parat\u00eb p\u00ebr ferm\u00eb dhe ngrihet hotel me pishin\u00eb buz\u00eb detit. Jo vet\u00ebm hoteli, por edhe 40 hektar\u00eb tok\u00eb rreth e rrotull. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb parashikuar Fondi Limit 4.6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH. I do hoteli k\u00ebto lek\u00eb! P\u00ebr t\u00eb maskuar q\u00ebllimin ngrihet edhe nj\u00eb punishte vaji ulliri aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi i hapur m\u00eb 9 tetor dhe i mbajtur m\u00eb 27 tetor 2025 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryevep\u00ebr korrupsioni. Nga 21 kompani pjes\u00ebmarr\u00ebse, 10 jan\u00eb skualifikuar menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Po si mundet t\u00eb justifikohet q\u00eb brenda dy dit\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompani i jepen tendera me vlera kaq t\u00eb larta, me favorizim t\u00eb hapur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimet? Me sa duket v\u00ebllez\u00ebrit Bitri kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Pas denoncimit t\u00eb \u201cMedia 60\u201d u b\u00eb e ditur se ky nuk ishte asgj\u00eb me shum\u00eb, por nj\u00eb projekt resorti luksoz.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00ebra nga kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse ka denoncuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit me pik\u00eb nga komisioni i tenderit.<\/p>\n<p>E gjendur para provave q\u00eb Dritan Agolli i l\u00eb pas me arroganc\u00eb dhe shkujdesje, KPP u detyrua t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb s\u00ebrish vler\u00ebsimin e me pik\u00eb t\u00eb \u201cALMO KONSTRUKSION\u201d.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i par\u00eb i dat\u00ebs 3 shkurt 2026, ku KPP ka pranuar ankes\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cZDRAVA\u201d shpk dhe ka urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebhet rivler\u00ebsimi i pik\u00ebve q\u00eb i ishin dh\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht kompanis\u00eb ALMO Konstruksion. Ishte koha kur Jonaid Myzyri sapo ishte shkarkuar nga KPP dhe komisioni mori disa vendime t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, drejtori \u00a0Agolli ka dredhuar. P\u00ebr t\u00eb mos shpallur nj\u00eb fitues tjet\u00ebr, ka anuluar tenderin.<\/p>\n\n<p>Sigurisht, Agolli do ta kompensonte \u201cAlmo Konstruksion\u201d shpk m\u00eb von\u00eb. Por arsyeja kryesore ishte amortizimi i skandalit q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr resortin me pishin\u00eb, q\u00eb e e denoncoi \u201cMedia 60\u201d.<\/p>\n<p>\u201cALMO\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kompanive t\u00eb favorizuara n\u00eb tendera nga Evis Berberi, ish-drejtori i ARRSH q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion dhe nga FSHZH, q\u00eb drejtohet nga Dritan Agolli, edhe ky n\u00ebn hetim nga SPAK.<\/p>\n<p>Tender q\u00eb ilustron m\u00eb tep\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me drejtorin Agolli, \u00ebsht\u00eb ai me objekt \u201cRikonstruksion rruge Unaza Lumalas \u2013 Mel\u00e7an \u2013 Porodin\u00eb, Bashkia Kor\u00e7\u00eb\u201d, n\u00eb vitin 2020. Plot 450 milion\u00eb lek\u00eb mori kompania fituese \u201cAlmo Konstruksion\u201d. Ajo \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb specifikimet e tenderit thuhet se gjat\u00ebsia e k\u00ebsaj rruge \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 3.6 km. Pra, u hodh\u00ebn mbi 120 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 1 km rrug\u00eb fshati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dh\u00ebn\u00eb 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Bitri para se t\u00eb futej n\u00eb burg. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cRikualifikim urban i zon\u00ebs mbrapa pallateve t\u00eb vjetra Rr. e Balshajve\u201d, me fond limit 1.3 milliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Kan\u00eb kaluar 2 vjet dhe banor\u00ebt e zon\u00ebs ankohen se firma akoma nuk i ka mbaruar punimet.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb foto e k\u00ebtyre dit\u00ebve, kur kryetarja e komanduar Ristani inspektoi rrug\u00ebn e Balshajve, duke mburrur pun\u00ebn e \u201cALMO KONSTRUKSION\u201d shpk, p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00eb opinionit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, jemi t\u00eb bindur se Anuela Ristani nuk vepron e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korrupsioni. K\u00ebtu nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se nga e mori kryetarja porosin\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Bitri, nga qelia e Veliajt apo nga kryeministri Rama? Problemi \u00ebsht\u00eb se Ristani, Agolli dhe Suli jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb organizuar q\u00eb, jo vet\u00ebm po na vjedh parat\u00eb, por edhe koh\u00ebn. V\u00ebllez\u00ebrit Bitri nuk po mbyllin dot kontratat e p\u00ebrfituara para dy vjet\u00ebsh\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-74\/\">Pasi anuloi resortin n\u00eb Divjak\u00eb, Agolli i shlyen v\u00ebllez\u00ebrit Bitri me tender 3.4 miliard\u00eb lek\u00eb\/ FSHZH shtron p\u00ebrs\u00ebdyti Tushemisht-Dogan\u00eb, asfalton Drilonin dhe Konispolin!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama po shp\u00ebrndan para me tendera, fonde t\u00eb cilat ose nuk i ka n\u00eb ark\u00ebn e shtetit ose po po vidhen n\u00eb dit\u00ebn me diell. Dhe kur synimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto pun\u00eb lihen n\u00eb pak duar t\u00eb besuara. Jan\u00eb nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh me t\u00eb cil\u00ebt realizohet korrupsioni dhe si pasoj\u00eb projektet zvarriten pafund. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}