{"id":96923,"date":"2026-08-15T11:49:07","date_gmt":"2026-08-15T11:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/tenderi-4-5-mld-leke-anuela-do-asfaltoje-nga-e-para-ali-demin-agim-kola-dhe-anduena-bajrami-ftohen-te-ndajne-parate-e-bashkise-tirane\/"},"modified":"2026-08-15T11:49:07","modified_gmt":"2026-08-15T11:49:07","slug":"tenderi-4-5-mld-leke-anuela-do-asfaltoje-nga-e-para-ali-demin-agim-kola-dhe-anduena-bajrami-ftohen-te-ndajne-parate-e-bashkise-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/15\/tenderi-4-5-mld-leke-anuela-do-asfaltoje-nga-e-para-ali-demin-agim-kola-dhe-anduena-bajrami-ftohen-te-ndajne-parate-e-bashkise-tirane\/","title":{"rendered":"Tenderi 4.5 MLD lek\u00eb, Anuela do asfaltoj\u00eb nga e para \u201cAli Demin\u201d\/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen t\u00eb ndajn\u00eb parat\u00eb e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb super fond prej 4.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh do t\u00eb hidhet si asfalt n\u00eb bllokun q\u00eb kufizohet me rrug\u00ebn Ali Demi n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe po t\u00eb ishte vet\u00eb Erion Veliaj n\u00eb zyr\u00eb, nj\u00ebsoj si Anuela Ristani, do t\u2019ia jepte k\u00ebt\u00eb tender Agim Kol\u00ebs dhe Anduena Bajramit. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i ish-deputetit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d, tjetra ish-n\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Elbasan.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht tenderi ka si objekt \u201cRikualifikim urban i bllokut q\u00eb kufizohet nga BLV. Bajram Curri \u2013 Blv. Petro N. Luarasi \u2013 Rruga Taulantia \u2013 Rruga Ali Demi \u2013 Faza II\u201d. Ve \u00e7ojm\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb detaj t\u00eb financimit. Parat\u00eb do t\u00eb merren nga buxhetet e viteve 2026-2028, por efektet elektorale do t\u00eb vilen vitin tjet\u00ebr, para zgjedhjeve. Punimet, sipas kalendarit t\u00eb miratuar, do t\u00eb zgjasin 18 muaj.<\/p>\n<p>Fondi i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr projektin \u00ebsht\u00eb 445 milion\u00eb e 392 mij\u00eb e 143 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 qershor 2026, n\u00eb dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tenderit, jan\u00eb regjistruar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje 12 operator\u00eb ekonomik dhe bashkime firmash, por komisioni i Anuel\u00ebs, u ka v\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb viz\u00ebn 9 prej tyre si \u201ct\u00eb skualifikuar\u201d. Ato jan\u00eb t\u00eb gjitha ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb klasifikuar nga Open Data Albania me risk korrupsioni p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve, duke i vendosur nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk ia vret nd\u00ebrgjegjen Anuel\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb komanduar n\u00eb at\u00eb post p\u00ebr t\u00eb firmosur tendera t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb 12 gusht 2026, me urdh\u00ebr t\u00eb Anuel\u00ebs i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar formulari i fituesit Agim Kol\u00ebs, pronarit t\u00eb \u201cCOMPANY RIVIERA 2008\u201d shpk dhe Anduena Bajramit, pronare e \u201cBAJRAMI N.\u201d shpk. Ky bashkim firmash propozoi ofert\u00ebn 303 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Bashkia e kishte fryr\u00eb fondin limit jasht\u00eb realitetit t\u00eb tregut dhe kjo duket nga ofertat q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb posht\u00eb shifr\u00ebs tavan.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu operatori ekonomik \u201cALBAVIA\u201d sh.p.k ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 262 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa bashkimi i firmave \u201cEUROKOS HOLDING\u201d SH.P.K &amp; \u201cA.L-ASFALT\u201d sh.p.k kishin ofert\u00ebn 275 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cBE-IS\u201d sh.p.k &amp; \u201cERGI\u201d sh.p.k &amp; \u201cRRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN\u201d sh.a. me shifr\u00ebn 279 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Kurse firmat \u201cAGRI CONSTRUCTION\u201d sh.p.k &amp; \u201cK A C D E D J A\u201d sh.p.k prezantuan vler\u00ebn 296 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb ofert\u00eb pak m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e barabart\u00eb me at\u00eb fituese. K\u00ebt\u00eb e paraqiti bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cB93 II\u201d sh.p.k &amp; \u201cELMAZAJ KONSTRUKSION\u201d sh.p.k &amp; \u201cASI-2A CO\u201d sh.p.k. me vler\u00eb 302 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb raste t\u00eb tilla lind dyshimi se oferta \u00ebsht\u00eb koordinuar me fituesin.<\/p>\n\n<p>Bulevardi \u201cPetro Nini Luarasi\u201d, blv. \u201cBajram Curri\u201d, Rr. \u201cAli Demi\u201d dhe rruga \u201cTaulantia\u201d , p\u00ebrgjith\u00ebsisht paraqiten n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, pra nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. P\u00ebrjashtim mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rruga \u201cTaulantia\u201d, trotuar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs paraqiten t\u00eb amortizuar.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt e tjera t\u00eb k\u00ebtij blloku, si rruga \u201cShyqyri Ishmi\u201d, rruga \u201cZonja Curre\u201d dhe rrug\u00ebt e tjera t\u00eb brendshme kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr rikonstruksion, sipas dokumenteve t\u00eb projektit.<\/p>\n\n<p><strong>Kush e p\u00ebrfiton fondin e bashkis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Parat\u00eb mbeten brenda famljes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d. Agim Kola \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai ish-deputetit t\u00eb PS p\u00ebr Shkodr\u00ebn, Ndue Kola. Ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr abuzimet me tender\u00ebt e rrug\u00ebve, ku pasi merr kontratat b\u00ebn pun\u00eb me cil\u00ebsi katastrof\u00eb. Kola zot\u00ebron disa firma, mes t\u00eb cilave, \u201cRSM Company\u201d SH.P.K., \u201cCOMPANY RIVIERA 2008 \u00a0dhe \u201cA. N. K.\u201d Sh.p.k. Kjo e fundit njihet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr mashtrimin me koncesionin n\u00eb aksin Milot-Balldren.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr koncesionin me vler\u00eb 255 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 213 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vlera e projektit dhe pjesa tjet\u00ebr TVSH. Kompania nuk kreu asnj\u00eb punim, sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare. Si\u00e7 u m\u00ebsua m\u00eb pas, bankat refuzuan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e mashtrimit.<\/p>\n\n<p>Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncimeve t\u00eb shumta publike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa RSM Company SH.P.K \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato subjekte q\u00eb fiton \u00e7do tender p\u00ebr sinjalistikat rrugore, ku gjithmon\u00eb merr fondet sip\u00ebr vler\u00ebs 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u201cRSM Company\u201d \u00ebsht\u00eb subjekt i regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 2010, nga Agim Kola, banor i Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr furnizime t\u00eb institucioneve me materiale nd\u00ebrtimi Kola fut kompanin\u00eb RIVIERA PARAFABRIKAT.<\/p>\n<p>Agim Kola, pronar n\u00eb letra i kompanis\u00eb A.N.K, ka marr\u00eb mbi 65 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb q\u00eb u shemb ende pa u inauguruar.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-s\u00eb, Ergys Verdho, shpalli kompanin\u00eb A.N.K t\u00eb Agim Kol\u00ebs, fituese t\u00eb lotit t\u00eb dyt\u00eb, pjesa e par\u00eb e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb. U skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb ofertuesit e tjer\u00eb p\u00ebr munges\u00eb dokumentacioni, p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Ofera fituese, 23.5 milion\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati sa fondi limit.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2021, Ergys Verdho ik\u00ebn nga ARRSH dhe em\u00ebrohet n\u00eb krye t\u00eb KESH. N\u00eb vend t\u00eb tij shkon Evis Berberi. M\u00eb 4 prill 2022, ky i fundit shpalli s\u00ebrish kompanin\u00eb A.N.K t\u00eb Agim Kol\u00ebs, fituese t\u00eb lotit t\u00eb dyt\u00eb, pjesa e dyt\u00eb e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb. Skualifikohen t\u00eb gjitha kompanit\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Oferta fituese \u00ebsht\u00eb rreth 21 milion\u00eb euro, gati sa fondi limit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjuar nga Open Data Albania me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni.<\/p>\n<p>Por skandali m\u00eb i madh vjen m\u00eb pas, me aksin Librazhd-Prrenjas, ku s\u00ebrish kompania e Agim Kol\u00ebs shkaktoi shembjen. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohej p\u00ebr d\u00ebmin, Kola mori lek\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2026, u zhvillua tenderi i hapur me urgjenc\u00eb nga Autoriteti Rrugor Shqiptar p\u00ebr situat\u00ebn e rr\u00ebshqitjeve n\u00eb Librazhd. Ky fond \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga e nj\u00ebjta firm\u00eb q\u00eb shkaktoi bllokimin. Kompania A. N. K. po nd\u00ebrton rrug\u00ebn e re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punimet shkaktuan shembje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria.<\/p>\n\n<p>Dyshimet jan\u00eb se, oferta e firm\u00ebs 2 T ka qen\u00eb p\u00ebr kundrapesh\u00eb, pasi edhe vlera q\u00eb kan\u00eb ofruar ka qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr fondit limit. Ndoshta sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb 2 firma\u201d. Q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb k\u00ebtij tenderi dihej se kush ishte fituesi.<\/p>\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, ARRSH, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar p\u00ebr korrupsion, shpalli firm\u00ebn fituese q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte lotin e kat\u00ebr t\u00eb atij segmenti.<\/p>\n<p>Kompania \u201cA. N. K.\u201d fitoi me vler\u00eb 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb, ose me k\u00ebmbimin e sot\u00ebm valutor, mbi 25 milion\u00eb euro. Koh\u00ebzgjatja e punimeve \u00ebsht\u00eb 24 muaj, teksa lidhja e kontrat\u00ebs u b\u00eb n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n\n<p>Duke shkelur ligjin, Agim Kola i ka shp\u00ebtuar deri m\u00eb sot burgut fal\u00eb ndikimit politik. M\u00eb 12 shtator 2019, Policia e Shtetit e ndaloi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se n\u00ebp\u00ebrmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive kishte p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme parash.<\/p>\n<p>Kola u arrestua si administratori i kompanis\u00eb Rr.s.M dhe Hidro Company dhe akuzohej se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e evazionit 30 milion\u00eb euro me faturat fictive n\u00eb bashk\u00ebpunim me firma t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit t\u00eb Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe v\u00ebllez\u00ebrve Kola, pronar\u00eb t\u00eb firm\u00ebs kontraktore \u201cA.N.K Sh.p.k\u201d.<\/p>\n<p>Akuza e ngritur \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorim detyre, mashtrim me projektin e rrug\u00ebs, falsifikim me procesin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe nd\u00ebrtuesve Ndue e Agim Kola.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Anduena Bajrami?<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cBajrami N.\u201d ka marr\u00eb mbi 140 tendera publik\u00eb, ku shum\u00eb prej tyre jan\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Kompanin\u00eb e ka hapur q\u00eb n\u00eb vitin 2000 Nazif Bajrami. Me kalimin e koh\u00ebs ka hyr\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb treg duke grumbulluar mbi 60 milion\u00eb euro, kryesisht n\u00eb Bashkin\u00eb e Elbasanit. E shoqja, Anduena Bajrami (Prifti) ka mbajtur postin e n\u00ebnkryetares s\u00eb Bashkis\u00eb, si me Qazim Sejdinin, ashtu edhe m\u00eb pas. Edhe pse n\u00eb konflikt interesi, tenderat vazhdonin dhe mbushin llogarin\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb burrit.<\/p>\n\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 2017-2020, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit, firmat nd\u00ebrtimit dhe pronar tokash, kan\u00eb depozituar 45 kall\u00ebzime penale kund\u00ebr Nazif Bajramit t\u00eb firm\u00ebs \u201cBajrami N. Shpk\u201d, duke e akuzuar p\u00ebr falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim n\u00eb gara tenderuese. Por asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto kall\u00ebzime: 3 jan\u00eb pushuar n\u00eb gjykat\u00eb, 27 jan\u00eb pushuar nga prokuroria, nd\u00ebrsa 15 kall\u00ebzime jan\u00eb regjistruar, por ka pasur \u201cmunges\u00eb provash\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb SPAK, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2021, jan\u00eb depozituar 8 kall\u00ebzime penale p\u00ebr shkeljet n\u00eb tenderat e p\u00ebrfituar nga Bajrami n\u00eb Bashkin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, KLSH ka konstatuar p\u00ebrvet\u00ebsimin e fondeve publike nga kjo kompani. Gjat\u00eb nj\u00eb auditimi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan p\u00ebr vitin 2022, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, p\u00ebrpos shum\u00eb gjetjeve t\u00eb tjera, ka konstatuar se kompania Bajrami N shpk \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e tenderit p\u00ebr rikonstruksionin e shkoll\u00ebs mesme \u201cKostandin Kristoforidhi\u201d, pa plot\u00ebsuar kriteret.<\/p>\n<p>Pra, nuk mjafton tenderi, Bajrami p\u00ebrvet\u00ebson parate publike p\u00ebrmes situacioneve false, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb punimeve dhe devijimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 prill 2022, n\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb Elbasan, Aulona Bylykbashi firmos nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 430 mij\u00eb euro p\u00ebr kompanin\u00eb e Nazif Bajramit, p\u00ebr sistemin dhe asfaltim t\u00eb rrug\u00ebve \u201cGrigor Nosi\u201d Xhafer Duhanxhiu\u201d Hasan Kopili\u201d n\u00eb lagjen 5 Maji.<\/p>\n<p>Pasi lidhet kontrata n\u00eb 27 qershor 2022, Nazif Bajrami zhvat parat\u00eb e tenderit p\u00ebrmes punimeve t\u00eb pakryera. Abuzimi konstatohet nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, e kaluara e dyshimt\u00eb e ndjek nga pas Nazif Bajramin. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, nj\u00eb shkres\u00eb e Interpol Tirana, informonte Departamentin e Policis\u00eb Kriminale mbi t\u00eb dh\u00ebnat e Interpol Bern\u00ebs p\u00ebr aktivitetin e dyshimt\u00eb t\u00eb Nazif Bajramit, biznesmen i njohur n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Informacioni i referohet vitit 2019 e n\u00eb vazhdim, ku zviceran\u00ebt e konsiderojn\u00eb biznesmenin 55-vje\u00e7ar si nj\u00eb person t\u00eb skeduar p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 prill 2025, nj\u00eb skuad\u00ebr e BKH ka ushtruar dje kontrolle n\u00eb ambientet e biznesmen\u00ebve Nafiz Bajrami dhe Mariglen \u00c7oku si dhe t\u00eb drejtorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve n\u00eb Elbasan,\u00a0Luan Tabaku, p\u00ebr gjetjen e provave t\u00eb implikimit n\u00eb afera korruptive. Nisur nga komunikimet n\u00eb SkyEcc, dyshohet se k\u00ebta persona kan\u00eb lidhje me organizata kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb panik e sip\u00ebr nga hetimi i SPAK, p\u00ebr t\u00eb evituar pasojat direkte mbi kompanin\u00eb, Nazif Bajrami ia dhuroi pron\u00ebsin\u00eb bashk\u00ebshortes m\u00eb 2 shtator 2024.<\/p>\n\n<p>Sipas k\u00ebtij dokumenti, Nazif Bajrami ia kaloi 100% t\u00eb kuotave bashk\u00ebshortes Anduena Bajrami (Prifti).<\/p>\n<p>Edhe pas k\u00ebsaj, kompania vazhdon t\u00eb favorizohet n\u00eb prokurimet publike. Kujtojm\u00eb se vitin e kaluar Anduena Bajrami dhe Agim Kola, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb fituan nj\u00eb kontrat\u00eb me bashkin\u00eb Kam\u00ebz. Objekti i tenderit ishte \u201cRehabilitimi i Rrug\u00ebs Argjinatur\u00ebs (Nga rruga Albavia deri tek ura e \u00c7erkez\u00ebs)+ Nd\u00ebrtim rrug\u00ebt Kam\u00ebz\u201d. Fondi limit i p\u00ebrllogaritur nga komisioni i kryebashkiakut Rakip Suli ishte 861 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse kishte ofert\u00ebn m\u00eb e shtrenjt\u00eb, bashkimi i operator\u00ebve \u201cCOMPANY RIVIERA 2008\u201d shpk e Agim Kol\u00ebs &amp; \u201cAGRI CONSTRUCTION\u201d shpk e Petrit Patushit &amp; \u201cBAJRAMI N\u201d shpk e Anduena Bajramit u shpall fitues 1 tetor 2025. Afati ishte 140 dit\u00eb, por kjo rrug\u00eb akoma nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe kolauduar.<\/p>\n<p>Dy kompanit\u00eb, t\u00eb Kol\u00ebs dhe Bajramit, jan\u00eb shembull i bashk\u00ebpunimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb zgjatur n\u00eb koh\u00eb mes politik\u00ebs dhe krimit duke korruptuar deri n\u00eb qeliz\u00eb shtetin.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-73\/\">Tenderi 4.5 MLD lek\u00eb, Anuela do asfaltoj\u00eb nga e para \u201cAli Demin\u201d\/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen t\u00eb ndajn\u00eb parat\u00eb e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb super fond prej 4.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh do t\u00eb hidhet si asfalt n\u00eb bllokun q\u00eb kufizohet me rrug\u00ebn Ali Demi n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe po t\u00eb ishte vet\u00eb Erion Veliaj n\u00eb zyr\u00eb, nj\u00ebsoj si Anuela Ristani, do t\u2019ia jepte k\u00ebt\u00eb tender Agim Kol\u00ebs dhe Anduena Bajramit. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i ish-deputetit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d, tjetra ish-n\u00ebnkryetare e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}