{"id":96883,"date":"2026-08-14T19:48:19","date_gmt":"2026-08-14T19:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/fundi-i-muajit-te-mjaltit-me-marrezite-e-reformes-ne-drejtesi\/"},"modified":"2026-08-14T19:48:19","modified_gmt":"2026-08-14T19:48:19","slug":"fundi-i-muajit-te-mjaltit-me-marrezite-e-reformes-ne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/fundi-i-muajit-te-mjaltit-me-marrezite-e-reformes-ne-drejtesi\/","title":{"rendered":"Fundi i muajit t\u00eb mjaltit me marr\u00ebzit\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ka reaguar sot ndaj rregullores Bani, e cila ndalon transparenc\u00ebn e proceseve gjyq\u00ebsore n\u00eb gjykat\u00eb dhe kufizon paraprakisht pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, duke cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese kund\u00ebr censur\u00ebs paraprake n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp, Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb shprehur se po konsultohet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb ekuilib\u00ebr mes siguris\u00eb n\u00eb gjykata, pun\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve dhe transparenc\u00ebs s\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pra, s\u00eb paku e pranon se problemi tani \u00ebsht\u00eb krijuar nga rregullorja Bani.<\/p>\n<p>Prej nj\u00eb jave, GJKKO nuk i ka kthyer ende p\u00ebrgjigje zyrtare gazet\u00ebs p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion zyrtarisht rregulloren dhe komentin privat t\u00eb kryetarit t\u00eb saj. Posta Shqiptare na ka konfirmuar se ia ka dor\u00ebzuar zarfin dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb dhe, me sa duket, nuk do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Me sa duket, kryetari i Gjykat\u00ebs ka konstatuar se tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe me at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, pasi ai \u00ebsht\u00eb de facto edhe hartuesi i rregullores, edhe i komentit t\u00eb tij privat, i cili krijon nj\u00eb rekomandim jozyrtar p\u00ebr sjellje t\u00ebr\u00ebsisht antiligjore nga vet\u00eb gjykata q\u00eb ai drejton.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se reagimi i Bashkimit Evropian pason reagimin e OSBE-s\u00eb dhe dhjet\u00ebra gazetar\u00ebve e organizatave p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, nuk ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se Gjykata Kushtetuese t\u00eb certifikoj\u00eb shkeljen e Kushtetut\u00ebs nga Erion Bani.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe institucionet e liris\u00eb s\u00eb shtypit angazhohen n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb institucion t\u00eb dal\u00eb nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Deri tani ka qen\u00eb tabu. Edhe pse shum\u00eb diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb shtr\u00ebngonin dh\u00ebmb\u00ebt kur u shpjegoje paligjshm\u00ebrin\u00eb ekstreme q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb pun\u00ebn e SPAK-ut, n\u00eb procedurat shantazhuese hetimore apo n\u00eb noterizimin e gjith\u00e7kaje prej tyre nga GJKKO-ja, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb akuz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb tyre nga SPAK-u, t\u00eb gjith\u00eb donin ta kalonin sa m\u00eb shpejt sikletin e bised\u00ebs, se do t\u00eb rregullohej rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, rrug\u00ebs u p\u00ebrkeq\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fillim u tolerua p\u00ebrgjimi i gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pastaj rr\u00ebmbimi i telefonave pa objekt n\u00eb rrug\u00eb dhe peshkimi p\u00ebr fakte n\u00ebp\u00ebr telefonat e gjetur, pastaj u rr\u00ebmbyen kompjutera dhe telefona gazetar\u00ebsh, pastaj nj\u00eb prokuror q\u00eb s\u2019ka kaluar as procedur\u00ebn standarde t\u00eb em\u00ebrimeve, pasi nuk e kalon dot testin, rr\u00ebmben kryetarin e Bashkis\u00eb nga zyra dhe e burgos bazuar n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr anonime dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb tij mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ai ende mbahet n\u00eb burg, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar kryetar Bashkie, nuk e ka shkarkuar dhe ka urdh\u00ebruar Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ta rigjykoj\u00eb, pasi ka shkelur Kushtetut\u00ebn me gjykimin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Sorollatja q\u00eb pasoi gjykimin tregon qart\u00eb pesh\u00ebn e represionit t\u00eb SPAK-ut mbi sistemin, p\u00ebr llogari personale t\u00eb disa prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu askush nuk ka pranuar t\u00eb flas\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. I shikonin, i d\u00ebgjonin, i pranonin n\u00eb tavolin\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb mendonin se ishte nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb rregullohej. Tani doli se ishte nj\u00eb proces q\u00eb po \u00e7rregullohej dhe guximi p\u00ebr t\u00eb shkelur ligjin dhe p\u00ebr t\u2019u dukur t\u00eb papreksh\u00ebm na \u00e7oi tek nj\u00eb kryetar gjykate q\u00eb b\u00ebn rregullore ku shkruan  qart\u00eb: un\u00eb do t\u00eb gjykoj si m\u00eb do qejfi; ju s\u2019keni t\u00eb drejt\u00eb as t\u00eb shikoni, as t\u00eb d\u00ebgjoni, as t\u00eb fotografoni dhe as jeni n\u00eb sall\u00eb n\u00ebse nuk i do qejfi atij.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb rregullore shkel disa nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe dhjet\u00ebra nene t\u00eb kodeve dhe ligjeve t\u00eb shtetit shqiptar dhe vezullon nga k\u00ebnaq\u00ebsia si nj\u00eb derr i k\u00ebnaqur q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, s\u00eb paku, duket se muaji i mjaltit me marr\u00ebzit\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi mori fund. Institucionet per\u00ebndimore q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe financuan e humb\u00ebn virgj\u00ebrin\u00eb, duke i pranuar s\u00eb paku problemet e prodhuara prej gjykat\u00ebs t\u00eb tipit Bani, dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse nd\u00ebrhyjn\u00eb pa nd\u00ebshkim, kjo do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb keq sesa t\u00eb mos flisnin fare, pasi do t\u00eb duket sikur Rregullorja Bani ka qen\u00eb n\u00eb rregull, por ka pasur disa teprime. N\u00eb fakt, Rregullorja Bani \u00ebsht\u00eb e gjitha nj\u00eb teprim dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb k\u00ebt\u00eb teprim e ka b\u00ebr\u00eb Kryetari i Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e mjaftueshme se \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb re kemi b\u00ebr\u00eb. Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht prova se nga duhet t\u00eb filloj\u00eb zhb\u00ebrja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Bashkimi Evropian ka reaguar sot ndaj rregullores Bani, e cila ndalon transparenc\u00ebn e proceseve gjyq\u00ebsore n\u00eb gjykat\u00eb dhe kufizon paraprakisht pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, duke cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese kund\u00ebr censur\u00ebs paraprake n\u00eb media. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp, Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb shprehur se po konsultohet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb ekuilib\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96883","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96883\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}