{"id":96869,"date":"2026-08-14T17:48:27","date_gmt":"2026-08-14T17:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/pse-shqiperia-e-fiton-gjyqin-per-aeroportin-e-vlores\/"},"modified":"2026-08-14T17:48:27","modified_gmt":"2026-08-14T17:48:27","slug":"pse-shqiperia-e-fiton-gjyqin-per-aeroportin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/pse-shqiperia-e-fiton-gjyqin-per-aeroportin-e-vlores\/","title":{"rendered":"Pse Shqip\u00ebria e fiton gjyqin p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebse e sigurt se sip\u00ebrmarr\u00ebsi kosovar Behxhet Pacolli, pronar i kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d, me seli n\u00eb Zvic\u00ebr, po p\u00ebrgatitet t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb gjyq nd\u00ebrkomb\u00ebtar shtetin shqiptar, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen nga qeveria t\u00eb koncesionit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit t\u00eb detyrimeve kontraktuale nga koncesionari.<\/p>\n<p>Kompania \u201cMabco\u201d mund t\u00eb ankohet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar pran\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb Investimeve (ICSID), institucioni m\u00eb i njohur n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr arbitrazhin nd\u00ebrmjet investuesve privat\u00eb dhe shteteve, pjes\u00eb e Grupit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, ose mund t\u00eb zgjedh\u00eb arbitrazhe t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Dhoma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Tregtis\u00eb (ICC), me seli n\u00eb Paris, apo Gjykat\u00ebn e Londr\u00ebs p\u00ebr Arbitrazhin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (LCIA), nj\u00eb tjet\u00ebr institucion i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar i arbitrazhit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs po shkon drejt nj\u00eb prej p\u00ebrplasjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kontraktore nd\u00ebrmjet shtetit shqiptar dhe nj\u00eb investitori privat. Pas nisjes m\u00eb 4 gusht 2026 t\u00eb procedurave nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs koncesionare me konsorciumin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cMabco\u201d, e sip\u00ebrmarr\u00ebsit kosovar Behgjet Pacolli dhe shoq\u00ebria \u201c2A Group\u201d e sip\u00ebrmarr\u00ebsit tjet\u00ebr kosovar Valon Ademi, pritet q\u00eb shtetit ton\u00eb t\u2019i vij\u00eb ftesa p\u00ebr n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku kompania \u201cMabco\u201d p\u00ebrgatitet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej disa qindra milion\u00eb euro, p\u00ebr kontrat\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit, me vler\u00eb 103.9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e fort\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb: detyrimet kontraktore<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do koncesion t\u00eb nj\u00eb infrastrukture strategjike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb aeroport nd\u00ebrkomb\u00ebtar, investitori nuk merr vet\u00ebm t\u00eb drejta; ai merr edhe nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb qart\u00eb detyrimesh.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrcaktonte afate konkrete p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen dhe p\u00ebrfundimin e punimeve. Koh\u00ebzgjatja e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb ishte 36 muaj, pra tre vjet. Punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Aeroportit nis\u00ebn zyrtarisht m\u00eb 20 shkurt 2023. Sipas kontrat\u00ebs, aeroporti duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda 36 muajve, pra deri m\u00eb 20 shkurt 2026. Ky afat ishte p\u00ebrcaktuar edhe n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kontrata parashikonte gjithashtu nj\u00eb periudh\u00eb shtes\u00eb prej 90 dit\u00ebsh. N\u00ebse aeroporti nuk b\u00ebhej operacional as brenda k\u00ebtij afati, shteti shqiptar fitonte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjidhte kontrat\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve.<\/p>\n<p>Edhe ky afat skadoi m\u00eb 20 maj 2026, nd\u00ebrsa aeroporti nuk ishte ende funksional. Madje, raporti i inxhinierit t\u00eb pavarur i dat\u00ebs 20 maj 2026 evidentonte se rreth 70 p\u00ebr qind e punimeve ishin realizuar, por vet\u00ebm 57 p\u00ebr qind e tyre ishin \u00e7ertifikuar. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur, sipas kontrat\u00ebs koncesionare, aeroporti m\u00eb 20 maj 2026 duhej t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar 100 p\u00ebrqind dhe gati p\u00ebr aktivitetin e \u00e7ertifikimit t\u00eb fluturimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr Avokatin e Shtetit shqiptar dhe studjon ligjore q\u00eb ai do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjitha dokumentat e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb arbitrazh cilat detyrime ishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nga koncesionari, cilat afate ishin shkelur prej tij, cilat njoftime ishin b\u00ebr\u00eb nga shteti shqiptar dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mase k\u00ebto shkelje p\u00ebrb\u00ebnin shkelje thelb\u00ebsore t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vonesat n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb aseti strategjik si nj\u00eb aeroport nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb jen\u00eb vendimtare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu Avokati i Shtetit mund t\u00eb ngrej\u00eb pyetjn thelb\u00ebsore: a kishte koncesionari nj\u00eb penges\u00eb madhore dhe t\u00eb paparashikueshme nga kontrata, apo thjesht nuk arriti t\u00eb siguronte kushtet financiare dhe operacionale(bashk\u00ebpunimi mes dy ortak\u00ebve) t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs? Konflikti i r\u00ebnd\u00eb i lindur mes dy ortak\u00ebve n\u00eb koncesion, qe p\u00ebr muaj me rradh\u00eb gati paralizoi grafikun e punimeve n\u00eb Aeroport, nuk \u00ebsht\u00eb faj i shtetit shqiptar!<\/p>\n<p>Financimi problematik i koncesionarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nyjet kryesore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt aeroportual nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm mbi deklaratat p\u00ebr investimin. Ai k\u00ebrkon financim t\u00eb mbyllur, garanci, kontrata huaje dhe mekanizma t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr disbursimin e kapitalit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja e financimit merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb raportuar prej rreth 100 milion\u00eb eurosh nga kompania \u201cDelphos Securities\u201d, marr\u00eb nga kompania \u201cMabco\u201d, pa dijenin\u00eb dhe autorizimin e shtetit shqiptar, edhe pse kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit t\u00eb Aeroportit e k\u00ebrkojn\u00eb imperativisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2025, kompania \u201cMabco\u201d n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje huaje me shoq\u00ebrin\u00eb financiare \u201cDelphos Securities\u201d, me vler\u00eb 100 milion\u00eb euro. Sipas informacionit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik, fondet do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr dy q\u00ebllime kryesore: p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe shlyerjen e nj\u00eb kredie ekzistuese bankare t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi themelor i Shtetit shqiptar nuk lidhet me shum\u00ebn e huas\u00eb, por me garancit\u00eb e dh\u00ebna n\u00eb favor t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit \u201cDelphos Securities\u201ddhe pasojat q\u00eb ato mund t\u00eb kishin mbi t\u00eb ardhurat, administrimin dhe t\u00eb ardhmen financiare t\u00eb nj\u00eb infrastrukture strategjike, si Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto elemente provohen qart\u00eb n\u00eb arbitrazh si nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje serioze e kontrat\u00ebs koncesionare, si dhe si nj\u00eb nd\u00ebr arsyet madhore, q\u00eb e \u00e7uan shtetin shqiptar n\u00eb nisjen e procedurave p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli \u00cbsht\u00eb m\u00ebse e sigurt se sip\u00ebrmarr\u00ebsi kosovar Behxhet Pacolli, pronar i kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d, me seli n\u00eb Zvic\u00ebr, po p\u00ebrgatitet t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb gjyq nd\u00ebrkomb\u00ebtar shtetin shqiptar, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen nga qeveria t\u00eb koncesionit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit t\u00eb detyrimeve kontraktuale nga koncesionari. Kompania \u201cMabco\u201d mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96869","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96869\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}