{"id":96832,"date":"2026-08-14T11:49:12","date_gmt":"2026-08-14T11:49:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/pse-ristani-favorizon-ne-tendera-mhill-ndrecen-e-milotit-kontrata-650-mln-leke-per-firmen-qe-nuk-shlyen-taksat-pronari-i-arrestuar-per-evazion\/"},"modified":"2026-08-14T11:49:12","modified_gmt":"2026-08-14T11:49:12","slug":"pse-ristani-favorizon-ne-tendera-mhill-ndrecen-e-milotit-kontrata-650-mln-leke-per-firmen-qe-nuk-shlyen-taksat-pronari-i-arrestuar-per-evazion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/pse-ristani-favorizon-ne-tendera-mhill-ndrecen-e-milotit-kontrata-650-mln-leke-per-firmen-qe-nuk-shlyen-taksat-pronari-i-arrestuar-per-evazion\/","title":{"rendered":"Pse Ristani favorizon n\u00eb tendera Mhill Ndrec\u00ebn e Milotit? Kontrata 650 MLN lek\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn q\u00eb nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar p\u00ebr evazion"},"content":{"rendered":"<p>Mhill Ndreca nga Miloti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpejt i preferuari i kryebashkiakes Anuela Ristani, e cila i beson pun\u00ebt e kryeqytetit.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e tij po marrin kontratat qindra milion\u00eb lek\u00ebshe me firm\u00ebn e saj, edhe pse duksh\u00ebm nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret. Po p\u00ebrse e p\u00eblqen Ristani Ndrec\u00ebn mes qindra biznesmen\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit? Ndoshta ajo vler\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb e Ndrec\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar maskat dhe p\u00ebr t\u00eb kamufluar korrupsionin.<\/p>\n\n<p>\u201cRilindja\u201d k\u00ebrkon njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, me precedent\u00eb penal, t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvatur buxhetin e shtetit, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb evasion.<\/p>\n<p>Tenderi i fundit q\u00eb po ju raportojm\u00eb na fut brenda skemave t\u00eb Ndrec\u00ebs. N\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor 2026, biznesmeni vendosi t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb kart\u00eb rezerv\u00eb, q\u00eb ka nd\u00ebrruar emrat shpesh. Aktualisht emri i subjektit \u00ebsht\u00eb \u201cMARVELS\u2019S Construction Group\u201d SHPK.<\/p>\n\n<p>M\u00eb par\u00eb kjo kompani ka mbajtur emrin \u201cGENERAL CARS \u2013 ALBANIA\u201d, por Ndreca ia ndryshoi n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Emri i ri t\u00eb sugjeron nj\u00eb drejtim t\u00eb ri: Nd\u00ebrtim dhe leje resorti apo kull\u00eb. Por baza mbeten tenderat.<\/p>\n<p>Anuela Ristani do t\u2019ia fuste n\u00eb loj\u00eb Mhill Ndrec\u00ebs kompanin\u00eb e re. Prandaj u p\u00ebrgatit dhe u pastrua terreni.<\/p>\n<p>Kompani n\u00eb qershor 2026 kishte akoma pa paguar taksat dhe tatimet. Qysh n\u00eb shtator 2025, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, Rajoni Verior kishte vendosur sekuestro mbi llogarit\u00eb e \u201cMarvelas\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale q\u00eb t\u00eb pengon t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb tendera. Prandaj m\u00eb 4 qershor 2026, kompania ka shlyer detyrimet.<\/p>\n\n<p>Pas k\u00ebtij hapi Ndreca, me garanci t\u00eb plota, m\u00eb 10 qershor 2026, aplikoi p\u00ebr tenderin e bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u201cRikualifikim Blloku q\u00eb kufizohet nga rrug\u00ebt \u201cHaxhi Xhuzi\u201d \u2013 \u201cRreze Drite\u201d \u2013 \u201cHalil Hoxha\u201d\u201d. Nga buxheti i t\u00eb ardhurave t\u00eb vet\u00eb bashkis\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt 65 milion\u00eb e 152 mij\u00eb e 597 lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn e mbajtjes s\u00eb prokurimit m\u00eb 25 qershor kan\u00eb marrr\u00eb pjes\u00eb 10 operator\u00eb konkurues, nga t\u00eb cil\u00ebt 7 jan\u00eb eliminuar qysh n\u00eb fillim. Mes tyre ishin edhe ofertat m\u00eb ekonomike.<\/p>\n\n<p>Duke kapur shkeljet gjat\u00eb procedur\u00ebs, Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb fitonte oferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parimi i shpallur i k\u00ebtij tenderi, rezultati do t\u00eb ishte ndryshe.<\/p>\n<p>V\u00ebm\u00eb re se operatori ekonomik \u201c2 N\u201d shpk ka paraqitur oferrt\u00ebn me vler\u00eb 36,4 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta \u201cK.TURJA\u201d shpk, 37,6 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>M\u00eb tej \u00ebsht\u00eb kompania \u201cRSM COMPANY\u201d shpk e cila propozon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 40,8 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa operatori ekonomik \u201cVELLEZERIT HYSA\u201d shpk ka dh\u00ebn\u00eb ofert\u00ebn 44,6 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e \u201cMARVELS\u201dS Construction Group\u201d SHPK me vler\u00eb 45,3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Shpallja fituese e \u201cMARVELS\u201dS Construction Group\u201d SHPK u b\u00eb m\u00eb 11 gusht 2026, me formularin q\u00eb stafi i Anuel\u00ebs ia d\u00ebrgoi Mhill Ndrec\u00ebs n\u00eb Milot.<\/p>\n\n<p>Blloku q\u00eb do t\u00eb asfaltohet p\u00ebr nj\u00eb afat tet\u00eb muaj nga kompania e Ndrec\u00ebs, kufizohet nga rrug\u00ebt \u201cHaxhi Xhuzi\u201d , \u201cRreze Drite\u201d, \u201cHalil Hoxha\u201d.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsia e rrug\u00ebve varion nga 2-5 m. T\u00eb gjith\u00eb segmentet rrugore, s\u00eb bashku me deg\u00ebzimet, kan\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi totale prej rreth 1.1 kilomet\u00ebr.<\/p>\n<p> \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 <\/p>\n<p>N\u00eb fakt jan\u00eb rrugica t\u00eb ngushta, nga ato q\u00eb inauguron koh\u00ebt e fundit kryebashkiakja, pavar\u00ebsisht se kushtojn\u00eb kaq shum\u00eb!<\/p>\n<p>Ristani, p\u00ebr Mhill Ndrec\u00ebn, e ka shkelur ligjin me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt. Kjo kompani modeste nuk p\u00ebrmbush kushtin p\u00ebr kapacitet financiar sepse ka nj\u00eb xhiro q\u00eb nuk i kalon 7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb vit. Nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentet standarde k\u00ebrkohet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 65 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>As pun\u00eb t\u00eb ngjashme nuk ka n\u00eb dosjen e k\u00ebsaj firme, q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara ka pasur tjet\u00ebr aktivitet, makinat.<\/p>\n<p>Kryetarja e komanduar ka nisur qysh vitin e kaluar bashk\u00ebpunimin me Ndrec\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb tender me vler\u00eb 1 miliard lek\u00eb i eliminoi t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e m\u00ebdha dhe kontrat\u00ebn ia dha \u201cKOMBEAS\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e Ndrec\u00ebs.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i Rrug\u00ebs Lagjja \u201cLika\u201d deri tek liqeni i \u201cPrushit\u201d. Fondi limit prej 102 milion\u00eb e 458 mij\u00eb e 951 lek\u00ebsh pa TVSH kishte burim financimi t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2025. Prokurimi \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 12 qershor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbyllur m\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>Operator ekonomik \u201cKOMBEAS\u201d me pronar\u00eb Astrit Nabolli dhe Mhill Ndreca u shpall fitues megjith\u00ebse nuk kishte as kapacitetin e duhur, as ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt!<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht kontrata me fituesin \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb sirtar p\u00ebr dy muaj dhe \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 3 shtator 2025.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb tender, Anuela Ristani i ka dh\u00ebn\u00eb \u201cKOMBEAS\u201d edhe kontrat\u00ebn \u201cRehabilitimi i rrug\u00ebs Sk\u00ebnder Luarasi\u201d. Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb plot 321 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 8 korrik 2025. Pra, ende pa hapur nj\u00eb kantier, Ndreca merr nga Anuela nj\u00eb tjet\u00ebr super kontrat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kompania fituese nuk paguan taksat<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb universin e korrupsionit gjenden raste t\u00eb tilla q\u00eb tenderi 1 miliard lek\u00eb i jepet kompanis\u00eb q\u00eb i l\u00eb taksat me vite pa paguar.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e b\u00ebra del se m\u00eb me dat\u00eb 11 shkurt 2021, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkod\u00ebr ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit tatimor mbi pasurit\u00eb e tatimpaguesit \u201cKOMBEAS\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 27 korrik 2022, \u00ebsht\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, Rajoni Verior, q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro \u201cKOMBEAS \u201c SH.P.K. Heqja e k\u00ebsaj mase u b\u00eb pas dy vjet\u00ebsh m\u00eb dat\u00eb 3 maj 2024, me shlyerjen e detyrimeve.<\/p>\n\n<p><strong>KLSH: \u201cKOMBEAS\u201d shpk merr para p\u00ebr punime t\u00eb pakryera<\/strong><\/p>\n<p>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen e lexuesit nj\u00eb tender abuziv p\u00ebr pik\u00ebn e grumbullimit t\u00eb Bashkis\u00eb Vau i Dej\u00ebs. N\u00eb tetor 2022, Bashkia do t\u00eb shpallte prokurimin p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtimin e pik\u00ebs s\u00eb grumbullimit p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore n\u00eb Vau i Dej\u00ebs\u201d me fond limit 28.7 milion\u00eb lek\u00eb. Fitues u shpall kompania \u201cKOMBEAS\u201d, me ofert\u00eb me vler\u00eb 25 milion\u00eb lek\u00eb ose 250 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d kishte ofruar vet\u00ebm 22.7 milion\u00eb lek\u00eb, \u00e7\u2019ka do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb kursim prej rreth 3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr buxhetin publik. Por kjo kompani u skualifikua p\u00ebr nj\u00eb gabim teknik t\u00eb em\u00ebrtimit n\u00eb marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devijim minimal, q\u00eb sipas ligjit, mund t\u00eb k\u00ebrkohej sqarim nga bashkia pas shpalljes s\u00eb fituesit.<\/p>\n<p>Nga verifikimet rezulton se objekti nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb akoma n\u00eb funksion edhe pse \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb nd\u00ebrmarrje var\u00ebsie (shoq\u00ebri me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar) nga Bashkia Vau i Dej\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt mungojn\u00eb investimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 jan\u00eb dhomat frigoriferike. Rezulton se Bashkia Vau i Dej\u00ebs e ka patur n\u00eb dor\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhoma frigoriferike, n\u00ebp\u00ebrmjet detyr\u00ebs s\u00eb projektimit, pasi projekti \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e zbatuesit (me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb). N\u00eb dosjen teknike del n\u00eb pah se nuk ka asnj\u00eb aprovim t\u00eb projekt zbatimit nga Bashkia. Jo vet\u00ebm kaq, por nga kompania e Ndrec\u00ebs ka punime t\u00eb pakryera n\u00eb vler\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka k\u00ebrkuar ark\u00ebtimin e k\u00ebsaj shume si d\u00ebm ekonomik ndaj buxhetit publik.<\/p>\n<p><strong>Ndreca arrestohet p\u00ebr evasion fiscal<\/strong><\/p>\n<p>Ndreca mori nj\u00eb goditje nga ligji n\u00eb shtator 2019. Prokuroria zbardhi skem\u00ebn e mashtrimit t\u00eb 15 biznesmen\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i vuri n\u00eb pranga. N\u00eb skem\u00ebn e mashtrimit ishin p\u00ebrfshir\u00eb 50 kompani t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrve\u00e7 15 personave t\u00eb arrestuar, u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim edhe 35 t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebta biznesmen\u00eb akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e TVSH-s\u00eb duke i shkaktuar shtetit nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 25.7 mln lek\u00ebsh, shif\u00ebr kjo e\u00a0 p\u00ebrllogaritur nga faturat q\u00eb ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb policia si prov\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas burimeve, shifra mund t\u00eb shkoj\u00eb nga 25-30 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb arrestuarish ishte edhe Mhill Ndreca i kompanis\u00eb \u201cKombeas\u201d. Ndaj tij, gjykata dha mas\u00ebn arrest me burg p\u00ebr 20 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ndreca do ta merrte veten shpejt. Disa muaj m\u00eb von\u00eb do t\u00eb hapte kompanin\u00eb G&amp;M Konstruksion q\u00eb ka si aktivitet guroret. Edhe subjekti KOMBEAS i hetuar si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb evazionit, ka ark\u00ebtuar plot 420 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 4.2 milion\u00eb euro n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2024. Pra, Mhill Ndreca ka shk\u00eblqyer n\u00eb biznes pasi u d\u00ebnua p\u00ebr evazion. Ky ishte inkurajimi i \u201cRilindjes\u201d p\u00ebr korrupsionin, prandaj Anuela Ristani ia jep m\u00eb me leht\u00ebsi tenderat Mhill Ndrec\u00ebs me shok\u00eb, se sa biznesmen\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-72\/\">Pse Ristani favorizon n\u00eb tendera Mhill Ndrec\u00ebn e Milotit? Kontrata 650 MLN lek\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn q\u00eb nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar p\u00ebr evazion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mhill Ndreca nga Miloti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpejt i preferuari i kryebashkiakes Anuela Ristani, e cila i beson pun\u00ebt e kryeqytetit. Kompanit\u00eb e tij po marrin kontratat qindra milion\u00eb lek\u00ebshe me firm\u00ebn e saj, edhe pse duksh\u00ebm nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret. Po p\u00ebrse e p\u00eblqen Ristani Ndrec\u00ebn mes qindra biznesmen\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit? Ndoshta ajo vler\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96832","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96832\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}