{"id":96808,"date":"2026-08-14T07:48:16","date_gmt":"2026-08-14T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/edhe-horoskopi-eshte-me-frymezues-se-narrativat-e-opozites-politike\/"},"modified":"2026-08-14T07:48:16","modified_gmt":"2026-08-14T07:48:16","slug":"edhe-horoskopi-eshte-me-frymezues-se-narrativat-e-opozites-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/14\/edhe-horoskopi-eshte-me-frymezues-se-narrativat-e-opozites-politike\/","title":{"rendered":"Edhe horoskopi \u00ebsht\u00eb m\u00eb frym\u00ebzues se narrativat e opozit\u00ebs politike"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Manjani<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nuk gjej dot asnj\u00eb narrativ\u00eb politike v\u00ebrtet t\u00eb suksesshme t\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb qeveris Edi Rama. E them jo pa dhimbje k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb kam dashur t\u00eb gjej veten, p\u00ebr aq investim publik sa kam b\u00ebr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb politike serioze. Nuk kam k\u00ebrkuar dhe nuk k\u00ebrkoj karrier\u00eb n\u00eb politik\u00eb, por t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb front me njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb seriozisht p\u00ebr nj\u00eb alternativ\u00eb politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e mir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ndjesi, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e pata kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb m\u00eb lind \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: p\u00ebrse asnj\u00eb narrativ\u00eb politike e nd\u00ebrtuar nga opozita prej vitit 2017 e k\u00ebtej nuk ka ngjitur?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, madje edhe thjesht empirike, p\u00ebrgjigjja duket relativisht e qart\u00eb. Narrativat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb cek\u00ebta, pa thelb dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi batutat e dit\u00ebs. Batuta q\u00eb mund t\u00eb prodhojn\u00eb duartrokitje p\u00ebr nj\u00eb mbr\u00ebmje, por jo bindje politike p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, k\u00ebto batuta-narrativ\u00eb nuk kan\u00eb mbajtur, sepse realiteti u ka dh\u00ebn\u00eb shuplaka t\u00eb forta, madje shum\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Padyshim, kryeshpulla ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Kjo ka goditur keq dhe shum\u00eb keq jo vet\u00ebm batutat-narrativ\u00eb t\u00eb \u201cnarkoshtetit\u201d, \u201cRamaduro-s\u201d, \u201cRamaform\u00ebs\u201d e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, por ka goditur n\u00eb themel nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb narrativ\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs politike. Aq sa sot opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb dileme ekzistenciale: \u201cTo be or not to be\u201d.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se narrativat e opozit\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb kryesisht reaguese dhe denoncuese, jo frym\u00ebzuese p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nga opozita ka dal\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, modeli i kall\u00ebzuesit politik dhe publik. Kall\u00ebzuesi q\u00eb denoncon, kall\u00ebzon, akuzon dhe pret q\u00eb kund\u00ebrshtari t\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrmes nj\u00eb procesi penal.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu lind ironia m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesit politik\u00eb kan\u00eb ushtruar misionin e tyre pik\u00ebrisht p\u00ebrpara nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb, n\u00eb narrativ\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs opozit\u00eb, akuzohet si e kontrolluar nga armiku politik Edi Rama.<\/p>\n<p>Pra, brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, e nj\u00ebjta drejt\u00ebsi mund t\u00eb jet\u00eb edhe instrument i kapur nga Rama, edhe arbitri i drejt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Kjo nuk prodhon besueshm\u00ebri. Prodhon lodhje. Dhe p\u00ebr ironi, horoskopi frym\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse t\u00eb pakt\u00ebn horoskopi t\u00eb tregon se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh nes\u00ebr. Opozita t\u00eb tregon vet\u00ebm \u00e7far\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00eblqesh sot.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, narrativa kritike e opozit\u00ebs ka qen\u00eb dhe mbetet e fokusuar tek personi Edi Rama, jo tek politikani Edi Rama.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta sulmuar Ram\u00ebn, opozita ka p\u00ebrdorur shpesh modele t\u00eb sjelljes politike q\u00eb vet\u00eb ajo i ka ushtruar kur ka qeverisur.<\/p>\n<p>\u201cRama bandit\u201d. Por kur n\u00eb llogarin\u00eb e tij politike nuk gjendet nj\u00eb i vrar\u00eb apo nj\u00eb i zhdukur pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, etiketa b\u00ebhet e pabesueshme.<\/p>\n<p>\u201cRama dhunues i medias\u201d.<\/p>\n<p>Por kur nuk ke p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realitet ku redaksi gazetash digjen nga SHIK-u apo policia, edhe kjo narrativ\u00eb humbet fuqin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problemi vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto akuza jan\u00eb t\u00eb ekzagjeruara. Problemi \u00ebsht\u00eb se ato nuk e shpjegojn\u00eb Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron defekti m\u00eb i madh i opozit\u00ebs: refuzimi i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr ta njohur Ram\u00ebn si kund\u00ebrshtar politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb ta quash \u201cbandit\u201d, \u201ckriminel\u201d, \u201cnarkoshtet\u201d apo \u201cRamaduro\u201d, sesa t\u00eb ulesh dhe t\u00eb kuptosh se ku q\u00ebndron forca e tij politike, ku cedon, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb suksessh\u00ebm dhe, mbi t\u00eb gjitha, si mund t\u00eb mundet politikisht.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb nuk e njeh, nuk mund ta mund\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mund vet\u00ebm ta shash. Dhe nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb ekziston vet\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pis kund\u00ebrshtarin, n\u00eb fund b\u00ebn pis vet\u00ebm veten.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, natyrisht.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb ndoshta politikani m\u00eb utilitar i hap\u00ebsir\u00ebs politike shqiptare. Ka pak ose aspak nga ato barriera t\u00eb moralit tradicional q\u00eb zakonisht vendosen p\u00ebrpara nj\u00eb politikani. Pik\u00ebrisht kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga burimet e suksesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00eb me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb politika tradicionale e konsideron t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Nuk e ka pasur problem t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i konsideronte kund\u00ebrshtar\u00eb. Nuk e ka pasur problem t\u00eb dal\u00eb edhe \u201clakuriq\u201d nga nj\u00eb situat\u00eb politike, n\u00ebse kjo i sh\u00ebrben objektivit t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn e Ram\u00ebs, mjetet nuk kan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht ngjyr\u00eb.<br \/>\nAs paraja dhe as njer\u00ebzit q\u00eb e mbajn\u00eb at\u00eb.<br \/>\nKush ka burime dhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt, mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Rama jep automatikisht garanci morale p\u00ebr legjitimitetin e burimit apo t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb utilitariz\u00ebm politik. Dhe kjo, n\u00eb vetvete, nuk t\u00eb b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht \u201cnarkoshtet\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebn nj\u00eb utilitar politik t\u00eb paskrupullt, i cili nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vras\u00eb apo t\u00eb zhduk\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtet t\u00eb fort\u00eb politik.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht dallimi q\u00eb opozita nuk ka arritur ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Rama nuk \u00ebsht\u00eb proceduralist.<br \/>\nDhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb defektoz n\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb shtetit, sidomos aty ku burokracia, procedura dhe administrimi k\u00ebrkojn\u00eb durim dhe disiplin\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht kjo munges\u00eb proceduralizmi e ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm dhe, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, m\u00eb popullor.<br \/>\nKjo nuk e b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht burr\u00eb shteti.<\/p>\n<p>E b\u00ebn nj\u00eb politikan efektiv.<br \/>\nDhe k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb analiza e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama nuk \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb trembet nga protesta. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, ai edhe arg\u00ebtohet me t\u00eb.<\/p>\n<p>Madje protesta e dhunshme, kur nuk shoq\u00ebrohet me nj\u00eb alternativ\u00eb politike t\u00eb besueshme, i sh\u00ebrben.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebrball\u00eb protestuesit q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn batut\u00eb politike, policia mund edhe t\u00eb \u00e7armatoset, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtari q\u00eb ka nj\u00eb ide, nj\u00eb projekt dhe nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb mundshme shoq\u00ebrore, loja do t\u00eb ndryshonte krejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Prandaj edhe protesta e opozit\u00ebs shpesh duket m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb performanc\u00eb televizive sesa si nj\u00eb proces politik Edhe emisionet e humorit kan\u00eb prodhuar batuta m\u00eb jet\u00ebgjata se opozita politike.<\/p>\n<p>Opozita nuk humbet sepse Rama \u00ebsht\u00eb i pamposhtsh\u00ebm. Humb sepse ende nuk ka arritur ta shpjegoj\u00eb pse Rama fitoi.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuash se ai \u00ebsht\u00eb i korruptuar, por duhet t\u00eb shpjegosh pse nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb vazhdon ta votoj\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb thuash se \u00ebsht\u00eb autoritar. Duhet t\u00eb shpjegosh pse shum\u00eb njer\u00ebz nuk e perceptojn\u00eb k\u00ebshtu. Nuk mjafton t\u00eb thuash \u201cnarkoshtet\u201d. Duhet t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb shtet alternativ q\u00eb qytetari ta imagjinoj\u00eb dhe ta d\u00ebshiroj\u00eb.<br \/>\nNuk mjafton t\u00eb denoncosh.Duhet t\u00eb frym\u00ebzosh.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u2019i thuash qytetarit se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb keq.<br \/>\nDuhet t\u2019i tregosh \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, duhet t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ekziston n\u00eb imagjinat\u00ebn e qytetarit p\u00ebrpara se t\u2019i k\u00ebrkosh vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mungon.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb e njeh kund\u00ebrshtarin, por nuk e kopjon.<br \/>\nNj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb e kritikon qeverisjen, por nuk nd\u00ebrton identitetin e vet vet\u00ebm mbi urrejtjen ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb ta quaj\u00eb \u00e7do dit\u00eb Ram\u00ebn \u201cbandit\u201d, sepse ka nj\u00eb argument shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb: \u201cUn\u00eb mund ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb vend m\u00eb mir\u00eb se ai.\u201d<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe horoskopi do t\u00eb mbetet m\u00eb frym\u00ebzues se narrativat e opozit\u00ebs politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Nuk gjej dot asnj\u00eb narrativ\u00eb politike v\u00ebrtet t\u00eb suksesshme t\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb qeveris Edi Rama. E them jo pa dhimbje k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb kam dashur t\u00eb gjej veten, p\u00ebr aq investim publik sa kam b\u00ebr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb politike serioze. Nuk kam k\u00ebrkuar dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96808","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}