{"id":96766,"date":"2026-08-13T13:48:17","date_gmt":"2026-08-13T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/cfare-nuk-thuhet-per-pretendimin-e-mabco-s-ndaj-shtetit-shqiptar\/"},"modified":"2026-08-13T13:48:17","modified_gmt":"2026-08-13T13:48:17","slug":"cfare-nuk-thuhet-per-pretendimin-e-mabco-s-ndaj-shtetit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/cfare-nuk-thuhet-per-pretendimin-e-mabco-s-ndaj-shtetit-shqiptar\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb nuk thuhet p\u00ebr pretendimin e MABCO-s ndaj shtetit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ardit Rada<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Teza q\u00eb po qarkullon nga Behgjet Pacolli p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: shteti shqiptar e pengoi investitorin t\u00eb p\u00ebrfundonte pun\u00ebn dhe m\u00eb pas e nd\u00ebshkoi pik\u00ebrisht p\u00ebr vonesat q\u00eb, sipas k\u00ebsaj teze, ishin shkaktuar nga nd\u00ebrhyrja e shtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, funksionon shum\u00eb mir\u00eb: nj\u00eb investitor q\u00eb pengohet, nj\u00eb projekt q\u00eb bllokohet dhe, n\u00eb fund, nj\u00eb shtet q\u00eb vendos penalitete.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje arbitrazhi nuk vendoset mbi baz\u00ebn se kush e tregon m\u00eb bindsh\u00ebm historin\u00eb. Aty duhen provuar detyrimet, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe lidhja shkak\u00ebsore mes veprimeve t\u00eb pal\u00ebve dhe d\u00ebmit t\u00eb pretenduar. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu, versioni i MABCO-s ka disa pika q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Konflikti mes ortak\u00ebve nuk mund t\u2019i faturohet automatikisht shtetit<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, kontrata e koncesionit \u00ebsht\u00eb lidhur mes Autoritetit Kontraktor dhe shoq\u00ebris\u00eb koncesionare. Detyrimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb operim aeroportin brenda afateve i takon shoq\u00ebris\u00eb koncesionare si subjekt. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i shtetit ndaj nj\u00ebrit prej aksioner\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind pyetja kryesore: kush e krijoi ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb \u00e7oi n\u00eb bllokimin e aktivitetit?<\/p>\n<p>Sipas vet\u00eb historis\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, problemi nisi nga nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje mes dy aksioner\u00ebve privat\u00eb. MABCO e kishte sjell\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb aksionare dhe n\u00eb ofert\u00ebn e saj p\u00ebr Ministrin\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me nj\u00eb ortak q\u00eb zot\u00ebronte 2 p\u00ebr qind t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb pas ortak\u00ebt nuk arrit\u00ebn t\u00eb funksionojn\u00eb s\u00eb bashku dhe kjo solli paralizimin e shoq\u00ebris\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb argumentohet se ky \u00ebsht\u00eb, n\u00eb vetvete, nj\u00eb rrezik q\u00eb duhet ta mbaj\u00eb taksapaguesi shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investitor q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr edhe rrezikun e m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe funksionon shoq\u00ebria e tij. P\u00ebrndryshe, \u00e7do konflikt i brendsh\u00ebm mes aksioner\u00ebve do t\u00eb mund t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Po gjykatat?<\/p>\n<p>A jan\u00eb veprimet e gjykatave p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shtetit n\u00eb kuptimin q\u00eb pretendon MABCO? Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta pjesa m\u00eb e fort\u00eb e narrativ\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb, por edhe nj\u00eb nga pikat ku argumenti juridik duhet par\u00eb me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Masat e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebhet fjal\u00eb u k\u00ebrkuan nga nj\u00eb subjekt privat, 2A Group, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb konflikti mes pal\u00ebve private. Shteti nuk ishte ai q\u00eb k\u00ebrkoi k\u00ebto masa.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb proces arbitrazhi, fakti q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb vendase ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb diskutuesh\u00ebm nuk mjafton automatikisht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shtetin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmin. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb shkeljeje: mohim i drejt\u00ebsis\u00eb, arbitraritet i r\u00ebnd\u00eb, munges\u00eb reale aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi apo nj\u00eb sjellje sistematike q\u00eb e b\u00ebn procesin gjyq\u00ebsor thelb\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ka nj\u00eb element q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet.<\/p>\n<p>N\u00eb kronologjin\u00eb e paraqitur nga vet\u00eb MABCO, kompania ka fituar n\u00eb Apel dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Ka b\u00ebr\u00eb ankime, ka kall\u00ebzuar gjyqtar\u00eb n\u00eb ILD dhe SPAK, nd\u00ebrsa k\u00ebto procedura jan\u00eb ende pjes\u00eb e shqyrtimit nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb ngadalt\u00eb, kontradiktor dhe aspak perfekt. Por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb thuash se sistemi \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrsosur dhe di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr t\u00eb provosh se investitorit i \u00ebsht\u00eb mohuar drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00e7do vendim i diskutuesh\u00ebm i nj\u00eb gjykate do t\u00eb sillte automatikisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi financiare p\u00ebr shtetin, at\u00ebher\u00eb rreziku i vendimmarrjes gjyq\u00ebsore do t\u00eb transferohej te buxheti publik.<\/p>\n<p>Edhe policia duket se u gjend n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb konflikti privat<\/p>\n<p>N\u00eb terren, situata nuk ishte e thjesht\u00eb. Dy pal\u00eb pretendonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb administruar shoq\u00ebrin\u00eb dhe secila mb\u00ebshtetej n\u00eb vendime gjykatash. E gjith\u00eb kjo ndodhte n\u00eb nj\u00eb kantier aeroporti, ku po punohej edhe p\u00ebr instalimin e sistemit t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb pist\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte policia?<\/p>\n<p>T\u00eb vendoste vet\u00eb se cili vendim gjykate ishte i vlefsh\u00ebm? T\u00eb lejonte dy grupe rivale t\u00eb hynin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kantier? Apo t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb p\u00ebrplasje fizike derisa situata juridike t\u00eb sqarohej?<\/p>\n<p>Prania e policis\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, n\u00eb vetvete, prov\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kund\u00ebr investitorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb duhet provuar se ka pasur nj\u00eb urdh\u00ebr konkret, kush e ka dh\u00ebn\u00eb, me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi dhe \u00e7far\u00eb veprimi konkret \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Shprehje si \u201cme urdh\u00ebr nga lart\u201d, sidomos kur vijn\u00eb nga rr\u00ebfimi i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb urdhri t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi i vones\u00ebs<\/p>\n<p>Dhe pastaj vjen problemi i vones\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb tribunal arbitrazhi, sidomos kur n\u00eb tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretendim prej 320 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Bllokimi fizik i kantierit lidhet me muajt prill\u2013maj 2026. Por zinxhiri i masave t\u00eb siguris\u00eb ka nisur m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb n\u00eb dhjetor 2025, nd\u00ebrsa vet\u00eb kompania pranon se ankesat formale kishin nisur t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb shtator 2025.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb konkrete: n\u00eb \u00e7far\u00eb faze ishte aeroporti p\u00ebrpara se t\u00eb niste ky konflikt dhe cili ishte afati kontraktor p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tij?<\/p>\n<p>N\u00ebse projekti kishte nisur t\u00eb vonohej edhe p\u00ebrpara bllokimit t\u00eb konfliktit mes ortak\u00ebve, at\u00ebher\u00eb pengesat e m\u00ebvonshme nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shpjeguar t\u00eb gjith\u00eb vones\u00ebn.<\/p>\n<p>Ato mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, por jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshtimin e projektit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb n\u00eb arbitrazh do t\u00eb duhet t\u00eb ndahet me shum\u00eb kujdes: \u00e7far\u00eb d\u00ebmi ka ardhur nga veprimet e shtetit dhe \u00e7far\u00eb pjese e problemit lidhet me vet\u00eb investitorin dhe konfliktin e tij t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte Ministria?<\/p>\n<p>Edhe veprimet e Ministris\u00eb duhet t\u00eb shihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kronologji.<\/p>\n<p>Pretendimi se ministria u aktivizua vet\u00ebm pasi afatet kishin kaluar ngre nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte ajo m\u00eb her\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebse ministria do t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cili aksioner duhej t\u00eb administronte shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb gjykat\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb akuzohej me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Autoriteti Kontraktor ndoqi at\u00eb q\u00eb paraqitet si procedura e parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb: u dha pal\u00ebve nj\u00eb afat p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in, u vendos\u00ebn penalitete p\u00ebr vonesat dhe m\u00eb pas u kalua drejt procedurave t\u00eb tjera kontraktore.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb kritikohet n\u00ebse ka pasur shkelje konkrete t\u00eb procedur\u00ebs. Por ta quash automatikisht \u201chakmarrje\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se kaq. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb VIA shprehimisht ka mbajtur q\u00ebndrimin se shteti shqiptar nuk ka shkaktuar asnje d\u00ebm. \u00c7do pasoj\u00eb ka ardhur nga mksmarreveshja nd\u00ebrmjet pal\u00ebve dhe sjellja e MABCO.<\/p>\n<p>320 milion\u00eb euro nuk jan\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb shteti duhet ta paguaj\u00eb<\/p>\n<p>Kjo duhet b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb, sepse nj\u00eb shif\u00ebr e till\u00eb n\u00eb publik krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb fature t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, 320 milion\u00eb euro jan\u00eb pretendimi i pal\u00ebs padit\u00ebse. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga nj\u00eb ekspert i pavarur dhe aq m\u00eb pak nj\u00eb detyrim i njohur tashm\u00eb ndaj shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bilanceve t\u00eb publikuara nga QKB duket q\u00eb MABCO ka investuar vet\u00ebm rreth 5 milion Euro n\u00eb aeroport.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpara llogaritjes s\u00eb d\u00ebmit t\u00eb MABCO, jan\u00eb edhe pyetje t\u00eb tjera: po shteti Shqiptar sa ka humbur nga mos operimi ne koh\u00eb i aeroportit? Edhe shtetit shqiptar i lind e drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ne arbitrazh d\u00ebmin ekonomik dhe t\u00eb imazhit t\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investitor pa z\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka edhe nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb nuk duhet harruar: n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investitor pa z\u00eb apo pa akses publik.<\/p>\n<p>MABCO ka nj\u00eb profil t\u00eb fort\u00eb publik dhe argumentet e saj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e debatit mediatik dhe politik. Presioni publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kush e mban koston?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb po humbet n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa debati \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te pyetja se kush ia mbylli kujt der\u00ebn e aeroportit, nj\u00eb projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin mbetet i pap\u00ebrfunduar dhe jasht\u00eb operimit.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb kostoja q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk mund t\u00eb injorohet: nj\u00eb aeroport q\u00eb nuk funksionon, investime q\u00eb nuk prodhojn\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb prodhojn\u00eb, infrastruktur\u00eb q\u00eb q\u00ebndron e pap\u00ebrdorur dhe nj\u00eb projekt strategjik i bllokuar nga nj\u00eb konflikt mes pal\u00ebve private.<\/p>\n<p>Shteti kishte p\u00ebrpara dy rrug\u00eb: t\u00eb priste pa afat q\u00eb ortak\u00ebt t\u00eb zgjidhnin problemet e tyre ose t\u00eb p\u00ebrdorte mekanizmat q\u00eb i jep kontrata p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb koncesionari q\u00eb nuk po e dor\u00ebzonte projektin brenda afatit.<\/p>\n<p>T\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb nuk do t\u00eb ishte domosdoshm\u00ebrisht neutralitet. N\u00eb nj\u00eb projekt publik, edhe mosveprimi ka nj\u00eb kosto.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja pse, p\u00ebrpara se t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb prej 320 milion\u00eb eurosh, duhet par\u00eb e gjith\u00eb kronologjia: kush e krijoi vones\u00ebn, kur nisi ajo, \u00e7far\u00eb pjese t\u00eb saj mund t\u2019i atribuohet shtetit dhe \u00e7far\u00eb pjese lidhet me vet\u00eb investitorin.<\/p>\n<p>N\u00eb arbitrazh, n\u00eb fund, nuk fitohet me historin\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Fitohet me provat.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Teza q\u00eb po qarkullon nga Behgjet Pacolli p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: shteti shqiptar e pengoi investitorin t\u00eb p\u00ebrfundonte pun\u00ebn dhe m\u00eb pas e nd\u00ebshkoi pik\u00ebrisht p\u00ebr vonesat q\u00eb, sipas k\u00ebsaj teze, ishin shkaktuar nga nd\u00ebrhyrja e shtetit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, funksionon shum\u00eb mir\u00eb: nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96766","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96766"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96766\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}