{"id":96762,"date":"2026-08-13T13:48:15","date_gmt":"2026-08-13T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/shefi-i-ikmt-merr-3-1-mld-leke-tendera-per-2-jave-afrim-qendro-nga-mbijetesa-pas-skandalit-dh-albania-tek-kullat-luzaj-tower\/"},"modified":"2026-08-13T13:48:15","modified_gmt":"2026-08-13T13:48:15","slug":"shefi-i-ikmt-merr-3-1-mld-leke-tendera-per-2-jave-afrim-qendro-nga-mbijetesa-pas-skandalit-dh-albania-tek-kullat-luzaj-tower","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/shefi-i-ikmt-merr-3-1-mld-leke-tendera-per-2-jave-afrim-qendro-nga-mbijetesa-pas-skandalit-dh-albania-tek-kullat-luzaj-tower\/","title":{"rendered":"Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lek\u00eb tendera p\u00ebr 2 jav\u00eb\/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit \u201cDH. Albania\u201d tek kullat \u201cLuzaj Tower\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Afrim Qendro, kreu i IKMT, vet\u00ebm n\u00eb dy jav\u00ebt e fundit, mori nga buxheti i shtetit afro 3.1 miliard\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb e realizoi me rrjetin e tij t\u00eb kompanive q\u00eb p\u00ebrfituan tenderat fiktiv\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb e Vlor\u00ebs, Himar\u00ebs dhe Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkin\u00eb Himar\u00eb, Qendro p\u00ebrdori direkt \u201cSTART CO\u201d, kompani q\u00eb e ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes Anila Qendro.<\/p>\n\n<p>Projekti i Bashkise Himar\u00eb ka si objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs Milto Kallushi, Loti II\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur Fondi Limit 104 \u00a0milion\u00eb e 166 mij\u00eb e 667 lek\u00eb t\u00eb reja, pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Tenderi u mbajt 26 qershor 2026. Ku t\u00eb pakt\u00ebn sipas dokumenteve, rezulton se ishin 5 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Duke konstatuar shkelje, Open Data Albania do ta klasifikonte menj\u00ebher\u00eb tenderin me risk korrupsioni dhe do ta sh\u00ebnonte me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb siguria me t\u00eb cil\u00ebn e ka hartuar ofert\u00ebn kompania e kreut t\u00eb IKMT. Propozimi 999 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH i \u201cStart CO\u201d shpk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb operatori ekonomik \u201cPE \u2013 VLA \u2013 KU\u201d SHPK, ofroi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 873 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por kishte edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebrshembull kompania \u201cT &amp; XH\u201d SHPK ofroi vler\u00ebn 739 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu kishte edhe kompani t\u00eb pak\u00ebnaqura q\u00eb e dinin se fituesi ishte i paracaktuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet veprimi i firm\u00ebs \u201cRAFIN COMPANY\u201d SHPK e cila aplikoi ofert\u00ebn me vler\u00eb 0 (zero leke) pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta u hodh\u00ebn n\u00eb kosh, nd\u00ebrsa Operator Ekonomik Kontraktues u shpall bashkimi \u201cSTART CO\u201d SHPK dhe \u201cViaNex\u201d SHPK.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 27 korrik 2026, zyrtari q\u00eb kishte deleguar Vangjel Tavo, i d\u00ebrgoi Qendros formularin e fituesit.<\/p>\n<p>Distanca n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb shtrihet projekti \u00ebsht\u00eb rreth 1 kilomet\u00ebr, pjesa m\u00eb e madhe e s\u00eb cil\u00ebs kalon n\u00eb krah t\u00eb p\u00ebrroit. Sip\u00ebrfaqja p\u00ebrreth \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me ritme t\u00eb larta zhvillimi turistik, por edhe rezidencial n\u00eb form\u00ebn e komplekseve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb banimit.<\/p>\n\n<p>Segmenti i ri rrugor do t\u00eb lidhet me rrug\u00ebn kryesore n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rrethrrotullimi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Qendro nuk k\u00ebnaqet me pak. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb po afron fundi i pushtetit dhe nxiton t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb nga tenderat<\/p>\n<p>Kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb Qendros mori edhe nj\u00eb parat\u00eb e blerjes s\u00eb autobus\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb. Objekti i Tenderit ishte \u201cBlerje e pes\u00eb autobuz\u00ebve p\u00ebr transportin publik\u201d me fondin limit 833 milion\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>START CO SHPK e ka marr\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb tender me flamur korrupsioni dhe me ofert\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Oferta e kompanis\u00eb s\u00eb Qendros ishte 799 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH dhe u shpall fituese m\u00eb 6 korrik 2026.<\/p>\n\n<p>Qendro duhet t\u2019i sillte autobus\u00ebt elektrik\u00eb p\u00ebr sezonin turistik, por Tavo i ka l\u00ebn\u00eb 3 muaj afat. Dhe me siguri, kjo \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb nga Kina mjetet e transportit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tendera, Qendro duhet t\u00eb ket\u00eb shk\u00ebmbyer mendime me mikun e tij kryebashkiakun Vangjel Tavo, pasi k\u00ebto dit\u00eb, kreu i IKMT drejtonte operacionin p\u00ebr prishjen e nj\u00eb hoteli pes\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb, Qendro \u00ebsht\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tenderin \u201cRikonstruksion i Rrug\u00ebs Her Bert\u201d, kreu i IKMT p\u00ebrdori firm\u00ebn \u201cERAL CONSTRUCTION COMPANY\u201d shpk q\u00eb e administrojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij nga Progonati.<\/p>\n\n<p>N\u00eb loj\u00eb ishte Fondi Limit 280 milion\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u zhvillua me shpejt\u00ebsi rrufe. N\u00eb 2 korrik 2026 u shpall njoftimi, m\u00eb 20 korrik u mbajt procedura me 5 pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe m\u00eb 31 korrik \u201cErali\u201d u shpall fitues.<\/p>\n\n<p>Sigurisht, pasi ishin skualkifikuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrvec kompanis\u00eb fituese. P\u00ebrs\u00ebri tenderi meriton flamurin e korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cERAL\u201d e mori tenderin me ofert\u00ebn 210 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cRSM COMPANY\u201d propozoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 182 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa operatori ekonomik \u201cMELA\u201d aplikoi me ofert\u00ebn 191 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Por nuk mbyllet k\u00ebtu. Bashkia Vlor\u00eb kishte mbetur pa kondicioner\u00eb tani n\u00eb periudh\u00ebn e nxeht\u00eb t\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, edhe kontrata \u201cPajisje per sistemin e ngrohje-ftohje\u201d me vler\u00eb 125 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH i shkon Qendrove.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb tender p\u00ebr blerjen dhe instalimin e kondicioer\u00ebve, kompania \u201cSTART CO\u201d shpk e firmosi si fituese m\u00eb 12 qershor 2026.<\/p>\n\n<p>Qendro ka krijuar kompani sipas llojit t\u00eb furnizimeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb institucionet. P\u00ebr disa lloje prokurimesh p\u00ebrdoret firma \u201cLIGUS\u201d shpk.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi i bashkis\u00eb Vlor\u00eb ka si objekt \u201cBlerje autobot dhe automjet lavazho p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjen e Pastrimit\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb furnizim ishin ndar\u00eb nga buxheti 207 milion\u00eb lek\u00eb. Megjith\u00ebse ka shum\u00eb kompani q\u00eb mund t\u2019i sjellin k\u00ebto mjete nga importi, tenderi u zhvillua me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs: \u201cLIGUS\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 14 korrik 2026, kryebashkiakja Brunilda Mersini shpalli fituese kompanin\u00eb e Qendros, t\u00eb cilin e ka mik t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Aktualisht kjo kompani p\u00ebrb\u00ebhet nga dy pronar\u00eb: Amarilda \u00c7elaj dhe Erion Mu\u00e7aj.<\/p>\n\n<p>Personi q\u00eb ka hapur \u201cLigus\u201d shpk n\u00eb Mars 2015 quhet Natali Dhima. N\u00eb Janar 2017, Natalia ia ka dhuruar t\u00eb gjitha aksionet e kompanis\u00eb \u201cLigus\u201d, nj\u00eb personi tjet\u00ebr q\u00eb quhet Shupo Q\u00ebndro nga Progonati i Tepelen\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 m\u00ebsohet \u00ebsht\u00eb njeri i af\u00ebrt i Afrim Q\u00ebndros.<\/p>\n<p>Por 6 muaj pasi Shupo Q\u00ebndro e kishte p\u00ebrfituar p\u00ebrmes dhurimit kompanin\u00eb \u201cLigus\u201d, ka vendosur q\u00eb n\u00eb korrik 2017 t\u00eb dhuroj\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve tek nj\u00eb person tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Erion Mu\u00e7aj nga qyteti i Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy s\u00eb bashku aksioner\u00ebt risin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebher\u00ebshme kapitalin e kompanis\u00eb me 74 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra secili.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb dat\u00ebn 14 Tetor 2020 s\u00ebrisht Shupo Q\u00ebndro, \u00e7udit\u00ebrisht vendos t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht nga kompania \u201cLigus\u201d, duke vendosur t\u2019ia dhuroj\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb tij, shtetases Amarilda \u00c7elaj nga qyteti i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb xhiro me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit, Qendro do t\u00eb fovorizohej edhe me nj\u00eb tender tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga kryebashkiakja e Tiran\u00ebs Anuela Ristani, p\u00ebrmes Drejtoris\u00eb s\u00eb Rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Objekti i Tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cMateriale p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e Sinjalistik\u00ebs Unaza e Madhe\u201d. Furnizimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb kushtoj\u00eb plot 600 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb dekoruar nga Open Data Albania me flamur korrupsioni. Njer\u00ebzit e Ristanit thjesht kan\u00eb plot\u00ebsuar letrat p\u00ebr fituesin e paracaktuar \u201cERAL CONSTRUCTION COMPANY\u201d shpk, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 10 gusht 2026.<\/p>\n<p><strong>Me parat\u00eb e tenderave ngrihen kullat \u201cLuzaj To\u00eber\u201d n\u00eb Vlor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Modeli i k\u00ebtij biznesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do hap i lidhur me pushtetin. K\u00ebshtu, Afrim Qendro pasi siguron miliarda lek\u00eb nga tenderat, ngre kullat n\u00eb Vlor\u00eb, lejen e t\u00eb cilave ia ka dh\u00ebn\u00eb Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte Prefekti i Qarkut Tiran\u00eb, Afrim Q\u00ebndro, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me leje kullash. Miratimi i zhvillimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit \u201cLuzaj Tower\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin dy kulla prej 21 dhe 22 kat\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEral Construction\u201d sh.p.k., e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, Gramoz Q\u00ebndro dhe Ervin Q\u00ebndro. Kompleksi \u201cLuzaj Tower\u201d p\u00ebrfshin nj\u00eb kombinim t\u00eb hoteleve dhe apartamenteve rezidenciale me vendndodhje strategjike.<\/p>\n\n<p><strong>Si i mbijetoi Afrim Qendro skandali \u201cDh Albania\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Afrim Qendro \u00ebsht\u00eb kukull e telekomanduar nga Rama dhe b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr kryeministrin, pasi ai e ka shp\u00ebtuar disa her\u00eb nga burgu.<\/p>\n<p>Qendro ka patur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrash t\u00eb larta publike ashtu sikurse politike, si kordinator elektoral i PS n\u00eb Qarqet e Tiran\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, an\u00ebtar i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe n\u00eb Asamblen\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai fillimisht ka qen\u00eb drejtues i Nd\u00ebrmarrjes Nr.1 n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, m\u00eb tej drejtues i Inspektoratit Nd\u00ebrtimor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Qendro ka ushtruar detyr\u00ebn e N\u00ebn\/Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs (2020-2021) nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka mbajtur funksione t\u00eb larta drejtuese n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar, si Zv\/Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Projekteve t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Huaja Teknike (2013-2017) si dhe Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2019, ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb, Afrim Qendro \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb prokurorin\u00eb e kryeqytetit n\u00eb lidhje me skandalin e firm\u00ebs \u2018DH Albania\u2019, e cila fitoi dy tendera me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro, 18 milion\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lotit t\u00eb par\u00eb te Unaza e Re dhe 12 mln euro t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebrball\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore Ludovik Ndokaj p\u00ebr rreth dy or\u00eb.<\/p>\n\n<p>Pas zbulimit t\u00eb skandalit, rezultoi se \u2018DH Albania\u2019 tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re e kishte fituar me dokumente t\u00eb falsifikuara, gjoja ishte kompani amerikane. Administratori i kompanis\u00eb \u201cDH-Albania\u201d Avdjol Dobi kishte falsifikuar dhe p\u00ebrdorur m\u00eb pas nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb l\u00ebshuar nga Departamenti i Shtetit t\u00eb Delaware, ku tregohej se kompania \u201cDun\u00ebell Haberman\u201d, e cila pretendohet se \u00ebsht\u00eb m\u00ebma e firm\u00ebs shqiptare \u201cDH-Albania\u201d, nuk kishte detyrime financiare n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbuluar skandalin, Rama do ta largonte Qendron nga drejtimi i ARRSH. N\u00eb 22 janar 2019, n\u00eb vend t\u00eb Qendros do t\u00eb vinte ish-ministrja e Shtetit p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes, Sonila Qato.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 n\u00ebntor 2021, Kryeministri Rama do ta shp\u00ebrblente Qendron me postin e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb 13 shkurt 2026, Qendro u vendos kryetar i ri i Inspektoratit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT). Kjo l\u00ebvizje u b\u00eb pasi i liroi vendin prefektit Shk\u00eblqim Hajdari, nd\u00ebrsa ky do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte Dallandayshe Bicin e cila kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n\n<p>Ka pasur sinjale edhe nga organet shtet\u00ebrore p\u00ebr abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre procedurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga \u2018Start &amp; Co\u201d \u00ebsht\u00eb edhe tenderin rreth 150 mij\u00eb euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, p\u00ebr aplikacionet EMS.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda, duke shpallur fitues kompanin\u00eb e familjes s\u00eb Afrim Qendros.<\/p>\n<p>Audituesit shtet\u00ebrore konstatojn\u00eb se \u201c\u2026. pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik \u201cStart &amp; Co\u201d nuk ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret e dokumneteve standarde, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa t\u00eb drejt\u00eb nga ana e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, \u201ckompania fituese, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriterin e pun\u00ebve t\u00eb ngjashme, ka paraqitur tre fatura t\u00eb nj\u00ebjta, duke trefishua artificialisht vler\u00ebn totale t\u00eb sh\u00ebrbimit. Pra n\u00eb k\u00ebto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte Start CO\u201d.<\/p>\n\n<p>A do t\u00eb mundet ta shp\u00ebtoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Edi Rama sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij, n\u00ebse SPAK i merr n\u00eb dor\u00eb dosjet e Qendros? Ndoshta Qendro e ka t\u00eb qart\u00eb se mund t\u2019i shkoj\u00eb pran\u00eb Erion Veliajt, prandaj \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar mbi tenderat sikur t\u00eb ishte dita e fundit n\u00eb detyr\u00eb!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-71\/\">Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lek\u00eb tendera p\u00ebr 2 jav\u00eb\/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit \u201cDH. Albania\u201d tek kullat \u201cLuzaj Tower\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Afrim Qendro, kreu i IKMT, vet\u00ebm n\u00eb dy jav\u00ebt e fundit, mori nga buxheti i shtetit afro 3.1 miliard\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb e realizoi me rrjetin e tij t\u00eb kompanive q\u00eb p\u00ebrfituan tenderat fiktiv\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb e Vlor\u00ebs, Himar\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. N\u00eb bashkin\u00eb Himar\u00eb, Qendro p\u00ebrdori direkt \u201cSTART CO\u201d, kompani q\u00eb e ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96762","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96762\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}