{"id":96755,"date":"2026-08-13T11:48:14","date_gmt":"2026-08-13T11:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/pd-nuk-e-njeh-shabanin-por-i-kerkon-te-hetoje-smart-city-pergjigjja-me-ironi-faleminderit-per-besimin-te-legjitimiteti\/"},"modified":"2026-08-13T11:48:14","modified_gmt":"2026-08-13T11:48:14","slug":"pd-nuk-e-njeh-shabanin-por-i-kerkon-te-hetoje-smart-city-pergjigjja-me-ironi-faleminderit-per-besimin-te-legjitimiteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/13\/pd-nuk-e-njeh-shabanin-por-i-kerkon-te-hetoje-smart-city-pergjigjja-me-ironi-faleminderit-per-besimin-te-legjitimiteti\/","title":{"rendered":"PD nuk e njeh Shabanin, por i k\u00ebrkon t\u00eb hetoj\u00eb \u201cSmart City\u201d\/ P\u00ebrgjigjja me ironi: Faleminderit p\u00ebr besimin te legjitimiteti"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka nj\u00eb problem serioz me legjitimitetin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Aq serioz, sa zgjedhjen e tij e ka \u00e7uar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe n\u00eb Kuvend deputet\u00ebt e opozit\u00ebs i bllokuan foltoren p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar t\u00eb raportonte. Por duket se ky problem ka edhe p\u00ebrjashtime.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre quhet \u201cSmart City\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 korrik, Sekretari p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb PD, Franci Nuri, i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht Avokatit t\u00eb Popullit duke k\u00ebrkuar nj\u00eb hetim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr projektin \u201cSmart City\u201d dhe rreziqet q\u00eb, sipas opozit\u00ebs, ai mund t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb aspak simbolike. PD k\u00ebrkon t\u00eb hetohet n\u00ebse sistemi cenon jet\u00ebn private dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale, n\u00ebse mund\u00ebson profilizimin e qytetar\u00ebve dhe n\u00ebse mund t\u00eb ndikoj\u00eb mbi lirin\u00eb e shprehjes, protest\u00ebn, aktivitetin politik apo median.<\/p>\n<p>Opozita k\u00ebrkon gjithashtu inspektimin e Qendr\u00ebs s\u00eb Komand\u00ebs, sigurimin e kontratave dhe dokumentacionit teknik, marrjen e informacionit nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, ekspertiz\u00eb t\u00eb pavarur dhe publikimin e nj\u00eb raporti t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Mes k\u00ebrkesave \u00ebsht\u00eb edhe pezullimi i funksioneve biometrike dhe profilizuese deri n\u00eb garantimin e nj\u00eb kuadri t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm ligjor.<\/p>\n<p>Dhe Endri Shabani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 gusht, Avokati i Popullit ka njoftuar PD-n\u00eb se ka vendosur nisjen e hetimit administrativ. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune me tre ndihm\u00ebskomisioner\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Komisionerit t\u00eb Seksionit p\u00ebr Policin\u00eb, Besnik Deda, nd\u00ebrsa mund t\u00eb angazhohet edhe ekspertiz\u00eb e jashtme e pavarur.<\/p>\n<p>Por Shabani duket se e ka shijuar disi paradoksin e letr\u00ebs q\u00eb i kishte mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb polemik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ai vler\u00ebson \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d faktin q\u00eb PD i \u00ebsht\u00eb drejtuar Avokatit t\u00eb Popullit \u201csi garanti i pavarur i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb besimit tuaj tek legjitimiteti dhe tek pavar\u00ebsia e Avokatit t\u00eb Popullit p\u00ebr t\u00eb hetuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u2026\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim protokollar n\u00eb let\u00ebr, por me nj\u00eb ironi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos lexohet mes rreshtave. Partis\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton zgjedhjen e tij n\u00eb Kushtetuese, Shabani i p\u00ebrgjigjet duke e fal\u00ebnderuar p\u00ebr besimin te legjitimiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, historia ngjan jo pak me marr\u00ebdh\u00ebnien e Sali Berish\u00ebs me SPAK-un. Prokuroria e Posa\u00e7me telendiset thuajse \u00e7do dit\u00eb si institucion i kapur dhe politik, por po asaj i k\u00ebrkohet llogari pse nuk heton denoncimet e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe thelbi i \u00e7\u00ebshtjes. Institucionet nuk mund t\u00eb funksionojn\u00eb me legjitimitet me raste: t\u00eb pavlefshme kur t\u00eb hetojn\u00eb apo t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe t\u00eb pavarura kur u k\u00ebrkon t\u00eb hetojn\u00eb tjetrin. P\u00ebrndryshe, problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb se sa t\u00eb pavarura jan\u00eb institucionet, por sa t\u00eb dobishme jan\u00eb ato n\u00eb betej\u00ebn politike t\u00eb dit\u00ebs.\/VNA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka nj\u00eb problem serioz me legjitimitetin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Aq serioz, sa zgjedhjen e tij e ka \u00e7uar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe n\u00eb Kuvend deputet\u00ebt e opozit\u00ebs i bllokuan foltoren p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar t\u00eb raportonte. Por duket se ky problem ka edhe p\u00ebrjashtime. Nj\u00ebri prej tyre quhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96755","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96755\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}