{"id":96672,"date":"2026-08-12T10:48:18","date_gmt":"2026-08-12T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/12\/25-vite-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-i-dha-maqedonise-se-veriut-mundesine-per-nje-te-ardhme-evropiane\/"},"modified":"2026-08-12T10:48:18","modified_gmt":"2026-08-12T10:48:18","slug":"25-vite-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-i-dha-maqedonise-se-veriut-mundesine-per-nje-te-ardhme-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/12\/25-vite-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-i-dha-maqedonise-se-veriut-mundesine-per-nje-te-ardhme-evropiane\/","title":{"rendered":"25 vite nga Marr\u00ebveshja e Ohrit! Hoxha: I dha Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane"},"content":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, Hoxha thekson se marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 gusht 2001 p\u00ebrcaktoi rrjedh\u00ebn e zhvillimeve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe krijoi bazat p\u00ebr nj\u00eb shtet m\u00eb demokratik, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe multietnik.<\/p>\n<p>Sipas ministrit shqiptar, Ohri d\u00ebshmoi se konfliktet nd\u00ebretnike n\u00eb Ballkan nuk zgjidhen p\u00ebrmes forc\u00ebs, por p\u00ebrmes dialogut, kompromisit politik, respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve q\u00eb garantojn\u00eb barazi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJo ndarjen, por bashk\u00ebjetes\u00ebn; jo fitoren e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb mbi tjetr\u00ebn, por kompromisin; jo p\u00ebrjashtimin, por ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si nd\u00ebrtohet dhe funksionon shteti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shkruan Hoxha, duke p\u00ebrshkruar frym\u00ebn e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Ministri n\u00ebnvizon se Shqip\u00ebria e konsideron stabilitetin dhe sigurin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si pjes\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ai ve\u00e7on respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve, barazin\u00eb, p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb ndihet pjes\u00eb e shtetit si element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb, por edhe p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e reagimit t\u00eb ministrit i kushtohet shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Hoxha shprehet se Marr\u00ebveshja e Ohrit njohu shqiptar\u00ebt si \u201cpjes\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe pjes\u00eb shtetformuese\u201d t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb drejtat e tyre nuk jan\u00eb nj\u00eb koncesion i dh\u00ebn\u00eb nga shumica dhe as nj\u00eb privilegj q\u00eb mund t\u00eb rishikohet sipas klim\u00ebs politike t\u00eb momentit\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, nj\u00eb shtet q\u00eb garanton identitetin, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e komuniteteve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb, nd\u00ebrsa komunitetet q\u00eb ndihen t\u00eb barabarta dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsye ta shohin shtetin si t\u00eb tyrin dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tij.<\/p>\n<p>Ministri argumenton se Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk duhet t\u00eb trajtohet thjesht si nj\u00eb dokument historik, por si nj\u00eb \u201ckontrat\u00eb politike\u201d q\u00eb k\u00ebrkon zbatim dhe v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Hoxha i referohet edhe debateve t\u00eb fundit mbi p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se t\u00eb drejtat e fituara n\u00eb vitin 2001 k\u00ebrkojn\u00eb \u201cv\u00ebmendje dhe kujdes institucional t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, Maqedonia e Veriut e vitit 2026 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ndryshe nga ai i vitit 2001 dhe edhe Marr\u00ebveshja e Ohrit duhet t\u00eb lexohet n\u00eb funksion t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, ministri p\u00ebrs\u00ebrit q\u00ebndrimin e Shqip\u00ebris\u00eb se do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo ku jetojn\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionimin demokratik t\u00eb shteteve ku ata jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy q\u00ebndrime nuk bien n\u00eb kund\u00ebrshtim. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit parim: t\u00eb drejtat e komuniteteve dhe forca e shtetit nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtare. Nj\u00ebra e forcon tjetr\u00ebn\u201d, shprehet Hoxha.<\/p>\n<p>Ai e lidh frym\u00ebn e Ohrit edhe me an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO, bashk\u00ebpunimin rajonal dhe perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Hoxha thekson se 25 vite pas marr\u00ebveshjes, sfida nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kujtohet fundi i konfliktit, por t\u00eb ruhet dhe konsolidohet paqja.<\/p>\n<p>\u201cOhri e hapi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Detyra e brezit t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb ta \u00e7oj\u00eb m\u00eb tej\u201d, p\u00ebrfundon ministri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Ballkanit. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, Hoxha thekson se marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96672","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96672\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}