{"id":96616,"date":"2026-08-11T15:48:12","date_gmt":"2026-08-11T15:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/11\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-reagon-ndaj-vucic-per-devijimin-e-mundshem-te-lumit-iber-apel-be-se-dhe-shba-se\/"},"modified":"2026-08-11T15:48:12","modified_gmt":"2026-08-11T15:48:12","slug":"keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-reagon-ndaj-vucic-per-devijimin-e-mundshem-te-lumit-iber-apel-be-se-dhe-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/11\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-reagon-ndaj-vucic-per-devijimin-e-mundshem-te-lumit-iber-apel-be-se-dhe-shba-se\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb reagon ndaj Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr devijimin e mundsh\u00ebm t\u00eb lumit Ib\u00ebr: Apel BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb lidhur me deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, sipas t\u00eb cilit autoritetet serbe po shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit Ib\u00ebr dhe kan\u00eb angazhuar ekspert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare, KASH e konsideron ve\u00e7an\u00ebrisht alarmuese q\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kritike q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me burimet ujore, sigurin\u00eb energjetike dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00eb kontekst politik si instrument presioni ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb rikujton se lumi Ib\u00ebr dhe sistemi i Ujmanit (Gazivod\u00ebs) jan\u00eb vendimtar\u00eb p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, prodhimin e energjis\u00eb, ekonomin\u00eb dhe jetes\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pa dallim etnie.<\/p>\n<p>Sipas KASH-it, \u00e7do nd\u00ebrhyrje e nj\u00ebanshme q\u00eb synon t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn natyrore t\u00eb lumit dhe q\u00eb shkakton pasojat nd\u00ebrkufitare, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb veprim t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb bie ndesh me parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb n\u00ebnvizohet se e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare e uj\u00ebrave nd\u00ebrkufitare mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrdorimin e drejt\u00eb dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb burimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si dhe n\u00eb detyrimin e shteteve p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmet ndaj pal\u00ebve t\u00eb tjera p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit, njoftimit dhe konsultimit paraprak.<\/p>\n<p>KASH referon Konvent\u00ebn e OKB-s\u00eb t\u00eb vitit 1997 mbi t\u00eb Drejt\u00ebn e P\u00ebrdorimeve Jo-Lundruese t\u00eb Rrjedhave Ujore Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Konvent\u00ebn e UNECE-s\u00eb t\u00eb vitit 1992, duke theksuar se projekte t\u00eb tilla me ndikim serioz mjedisor e ekonomik nuk mund t\u00eb trajtohen kurrsesi si \u00e7\u00ebshtje thjesht t\u00eb brendshme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb i b\u00ebn thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Presidentit Vu\u00e7i\u00e7 dhe institucioneve serbe t\u00eb distancohen nga \u00e7do ide apo veprim i nj\u00ebansh\u00ebm q\u00eb rrezikon sigurin\u00eb ujore dhe stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, KASH k\u00ebrkon nga Uashingtoni, Brukseli, OSBE-ja dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb ta trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me seriozitetin maksimal dhe t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb e sqarime zyrtare Beogardit mbi ekzistenc\u00ebn e \u00e7do projekti p\u00ebr devijimin e lumit Ib\u00ebr, duke ritheksuar se uji duhet t\u00eb bashkoj\u00eb dhe jo t\u00eb p\u00ebrdoret si arm\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) shpreh shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb lidhur me deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u010di\u0107, sipas s\u00eb cil\u00ebs autoritetet serbe po shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit Ib\u00ebr dhe kan\u00eb angazhuar ekspert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>KASH e konsideron ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues faktin q\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me burimet ujore, sigurin\u00eb energjetike dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00eb kontekst politik dhe si instrument te mundsh\u00ebm presioni ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lumi Ib\u00ebr dhe sistemi i Ujmanit\/Gazivod\u00ebs kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, prodhimin e energjis\u00eb, ekonomin\u00eb dhe jet\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pa dallim etnie. \u00c7do nd\u00ebrhyrje e nj\u00ebanshme q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn natyrore t\u00eb lumit dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja t\u00eb konsiderueshme nd\u00ebrkufitare duhet t\u00eb trajtohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>KASH rikujton se e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare e uj\u00ebrave nd\u00ebrkufitare mb\u00ebshtetet n\u00eb disa parime themelore: p\u00ebrdorimin e drejt\u00eb dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb burimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ujore; detyrimin e shteteve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkaktimin e d\u00ebmit t\u00eb konsideruesh\u00ebm ndaj pal\u00ebve t\u00eb tjera; detyrimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe shk\u00ebmbim informacioni; njoftimin dhe konsultimin paraprak p\u00ebr masa t\u00eb planifikuara q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb efekte t\u00eb konsiderueshme nd\u00ebrkufitare; si dhe mbrojtjen e ekosistemeve dhe p\u00ebrdorimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve ujore.<\/p>\n<p>K\u00ebto parime jan\u00eb t\u00eb mish\u00ebruara, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb Konvent\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb vitit 1997 mbi t\u00eb Drejt\u00ebn e P\u00ebrdorimeve Jo-Lundruese t\u00eb Rrjedhave Ujore Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe reflektohen gjithashtu n\u00eb Konvent\u00ebn e UNECE-s\u00eb t\u00eb vitit 1992 p\u00ebr Mbrojtjen dhe P\u00ebrdorimin e Rrjedhave Ujore Nd\u00ebrkufitare dhe Liqeneve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si pjes\u00eb e kuadrit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr menaxhimin paq\u00ebsor dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve ujore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do projekt q\u00eb synon ndryshimin e rrjedh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb lumi nd\u00ebrkufitar dhe q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, energjin\u00eb, mjedisin dhe jet\u00ebn ekonomike t\u00eb nj\u00eb territori tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thjesht e brendshme. Ai k\u00ebrkon transparenc\u00eb, vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndikimit nd\u00ebrkufitar, njoftim, konsultim dhe bashk\u00ebpunim me pal\u00ebt e prekura, n\u00eb p\u00ebrputhje me normat dhe parimet relevante t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>KASH e konsideron t\u00eb papranueshme p\u00ebrdorimin e ujit dhe t\u00eb burimeve t\u00eb tjera jetike si instrument presioni politik. Nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit rajonal, marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe parimeve mbi t\u00eb cilat duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet e ardhmja evropiane e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>KASH i b\u00ebn thirrje Presidentit Vu\u010di\u0107 dhe institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb distancohen nga \u00e7do ide apo veprim i nj\u00ebansh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb sigurin\u00eb ujore, energjetike, ekonomike dhe mjedisore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, KASH u b\u00ebn thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, OSBE-s\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb ta trajtojn\u00eb me seriozitet k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb dhe sqarime nga autoritetet e Beogradit lidhur me ekzistenc\u00ebn e \u00e7do projekti konkret p\u00ebr ndryshimin e rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit Ib\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb rithekson se uji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim jetik q\u00eb duhet t\u00eb bashkoj\u00eb dhe jo t\u00eb ndaj\u00eb popujt. Stabiliteti dhe paqja afatgjat\u00eb n\u00eb rajon nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohen p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve apo p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve natyrore si mjete presioni, por vet\u00ebm p\u00ebrmes dialogut, bashk\u00ebpunimit, respektimit t\u00eb sovranitetit dhe integritetit territorial dhe zbatimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/reagimi-i-kash\/\">K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb reagon ndaj Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr devijimin e mundsh\u00ebm t\u00eb lumit Ib\u00ebr: Apel BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb lidhur me deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, sipas t\u00eb cilit autoritetet serbe po shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit Ib\u00ebr dhe kan\u00eb angazhuar ekspert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare, KASH e konsideron ve\u00e7an\u00ebrisht alarmuese q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96616","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}