{"id":96587,"date":"2026-08-11T10:48:27","date_gmt":"2026-08-11T10:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/11\/kapitulli-qe-nuk-e-mbyll-brukseli\/"},"modified":"2026-08-11T10:48:27","modified_gmt":"2026-08-11T10:48:27","slug":"kapitulli-qe-nuk-e-mbyll-brukseli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/11\/kapitulli-qe-nuk-e-mbyll-brukseli\/","title":{"rendered":"Kapitulli q\u00eb nuk e mbyll Brukseli"},"content":{"rendered":"<p>Nga Toni Gogu <\/p>\n<p>Mbi besimin si prov\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb i pari nga tri sh\u00ebnimet q\u00eb dua t\u00eb ndaj k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, larg vorbull\u00ebs s\u00eb reagimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Do t\u00eb nis me besimin si prov\u00eb t\u00eb reform\u00ebs; do t\u00eb vazhdoj me der\u00ebn e par\u00eb q\u00eb qytetari duhet t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb arrij\u00eb te gjyqtari; dhe do ta mbyll me shtetin q\u00eb duhet t\u00eb dij\u00eb ta shoh\u00eb veten dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb heshtur n\u00eb \u00e7do proces integrimi, t\u00eb cil\u00ebn diplomacia rrall\u00eb e thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por q\u00eb \u00e7do qytetar e ndien: kapitujt q\u00eb hapen t\u00eb par\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb mbyllen t\u00eb fundit. Shqip\u00ebria e nisi rrug\u00ebn duke hapur Grupkapitullin e par\u00eb, \u201cThemeloret\u201d \u2014 ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Kapitulli 23 p\u00ebr gjyq\u00ebsorin dhe t\u00eb drejtat themelore dhe Kapitulli 24 p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, lirin\u00eb dhe sigurin\u00eb. K\u00ebta do t\u00eb mbyllen nd\u00ebr t\u00eb fundit. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi procedurale. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si Europa na thot\u00eb, me gjuh\u00ebn e vet institucionale, nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne e dim\u00eb prej koh\u00ebsh: drejt\u00ebsia nuk certifikohet me nj\u00eb vendim. Ajo provohet \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ver\u00eb Shqip\u00ebria mbylli p\u00ebrkoh\u00ebsisht negociatat p\u00ebr tre kapitujt e par\u00eb, 25, 26 dhe 30. \u00cbsht\u00eb arritje reale dhe meriton t\u00eb thuhet qart\u00eb. Por vet\u00eb ata q\u00eb na p\u00ebrg\u00ebzuan na kujtuan di\u00e7ka t\u00eb matur: n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, progresi nuk matet m\u00eb vet\u00ebm me miratimin e ligjeve apo reformave, po gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me zbatimin e tyre efektiv, me nj\u00eb bilanc t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera \u2014 jo me at\u00eb q\u00eb shkruajm\u00eb n\u00eb let\u00ebr, po me at\u00eb q\u00eb jeton qytetari kur troket n\u00eb der\u00ebn e nj\u00eb gjykate.<\/p>\n<p>Sektori ku besimi ose nd\u00ebrtohet ose vdes<br \/>\n\u00c7do institucion i shtetit i sh\u00ebrben qytetarit. Por drejt\u00ebsia b\u00ebn di\u00e7ka q\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk e b\u00ebn: ajo gjykon qytetarin. Nj\u00eb ministr\u00ed q\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb rrug\u00eb ose nj\u00eb shkoll\u00eb i jep di\u00e7ka njeriut. Nj\u00eb gjykat\u00eb vendos mbi lirin\u00eb, pron\u00ebn, t\u00eb drejtat, fatin e tij. Prandaj drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb terreni m\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm i besimit publik. Aty ku sh\u00ebrbimi mund t\u00eb falet kur vonon, gjykimi nuk falet kur gabon. Aty ku nj\u00eb investim i keq kushton para, nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb kushton besim \u2014 dhe besimi, ndryshe nga betoni, mblidhet me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe avullon shum\u00eb kollaj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kapitull teknik. Ajo \u00ebsht\u00eb prova e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebse shteti shqiptar mund t\u2019i besoj\u00eb qytetarit t\u00eb vet dhe qytetari shtetit. Vetting-u, strukturat e reja, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar \u2014 t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk maten p\u00ebrfundimisht me numrin e dosjeve apo me shpejt\u00ebsin\u00eb e miratimeve. Maten me nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: a e beson qytetari se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?<\/p>\n<p>Nga transparenca te kuptimi<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb ne kemi besuar se transparenca ishte publikimi: publiko vendimin, procedur\u00ebn, t\u00eb dh\u00ebnat, dhe procesi konsiderohej i mbyllur. Por transparenca q\u00eb nuk kuptohet nuk prodhon besim \u2014 prodhon terren t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr keqinterpretim. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur informacioni dhe dizinformacioni qarkullojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lum\u00eb, nj\u00eb vendim i pashpjeguar nuk mbetet neutral: ai mbushet menj\u00ebher\u00eb me interpretimet e atyre q\u00eb kan\u00eb interes ta err\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e ndien k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo. Nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr qytetarin e zakonsh\u00ebm nuk humbet vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb komunikimi. Ai l\u00ebkund vet\u00eb iden\u00eb se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e arsyeshme, e shpjegueshme, njer\u00ebzore. Prandaj detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb publikojm\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kuptueshme arsyet pse e b\u00ebjm\u00eb. Jo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e qytetarit p\u00ebr \u00e7do vendim \u2014 pavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb referendum \u2014 po p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb kuptoj\u00eb shtetin q\u00eb e gjykon.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe kufiri q\u00eb nj\u00eb Minist\u00ebr Drejt\u00ebsie nuk e kap\u00ebrcen kurr\u00eb. T\u00eb b\u00ebsh drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb kuptueshme nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndikosh se \u00e7far\u00eb vendos ajo. Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk gjykon asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje; ai nd\u00ebrton kushtet q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb funksionoj\u00eb, t\u00eb shpjegohet dhe t\u00eb matet \u2014 dhe pastaj t\u00ebrhiqet, sepse aty ku vepron gjyqtari dhe prokurori, ekzekutivi hesht. Besimi te drejt\u00ebsia nd\u00ebrtohet duke e respektuar k\u00ebt\u00eb vij\u00eb, jo duke e cenuar.<\/p>\n<p>Dhe besimi nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet me deklarata \u2014 duhet t\u00eb provohet me p\u00ebrvoj\u00ebn reale t\u00eb qytetarit: sa pret, sa leht\u00eb hyn n\u00eb sistem, sa e kupton at\u00eb q\u00eb shteti vendos p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb sistem q\u00eb nuk e sheh veten nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i njeriut mund t\u00eb prodhoj\u00eb aktivitet, por jo domosdoshm\u00ebrisht besim.<\/p>\n<p>Prova p\u00ebr qytetarin \u00ebsht\u00eb prova p\u00ebr Europ\u00ebn<br \/>\nJa pse besimi te drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e brendshme q\u00eb mund ta shtyjm\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa merremi me kapitujt \u201ce leht\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb ura mes qytetarit shqiptar dhe Brukselit. Sepse t\u00eb dy k\u00ebrkojn\u00eb, secili nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i vet, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: jo vet\u00ebm premtime, po funksionim t\u00eb provuesh\u00ebm. Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk shpjegohet bindsh\u00ebm te qytetari n\u00eb Tiran\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se mbrohet bindsh\u00ebm n\u00eb raportet e Komisionit Europian. Dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb qytetari e beson, \u00ebsht\u00eb edhe argumenti m\u00eb i fort\u00eb q\u00eb mund t\u00eb paraqesim n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave.<\/p>\n<p>Mbyllja e nj\u00eb kapitulli \u00ebsht\u00eb dit\u00eb krenarie, dhe kemi t\u00eb drejt\u00eb ta festojm\u00eb. Por asnj\u00eb kapitull i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mbyllet v\u00ebrtet dit\u00ebn kur firmoset dokumenti. Ai vendim nuk vjen nga Brukseli; vjen me mij\u00ebra vendime t\u00eb vogla, t\u00eb drejta, t\u00eb shpjegueshme, t\u00eb marra \u00e7do dit\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kapitulli 23 nuk do t\u00eb mbyllet v\u00ebrtet dit\u00ebn kur ta mbyll\u00eb Bashkimi Europian. Do t\u00eb mbyllet dit\u00ebn kur qytetari, para se t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mos pyes\u00eb m\u00eb veten n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebgjohet. At\u00eb dit\u00eb nuk e firmos askush. E nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku: secili brenda p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet, duke respektuar kufijt\u00eb q\u00eb Kushtetuta dhe ligji i caktojn\u00eb. Jo nes\u00ebr. Duke filluar sot.<\/p>\n<p>Por besimi te drejt\u00ebsia nuk nis n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Nis te ajo der\u00eb e par\u00eb q\u00eb qytetari duhet t\u00eb gjej\u00eb, t\u00eb hap\u00eb dhe t\u00eb kuptoj\u00eb. P\u00ebr at\u00eb der\u00eb do t\u00eb shkruaj n\u00eb sh\u00ebnimin e dyt\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Toni Gogu Mbi besimin si prov\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi Ky \u00ebsht\u00eb i pari nga tri sh\u00ebnimet q\u00eb dua t\u00eb ndaj k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, larg vorbull\u00ebs s\u00eb reagimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Do t\u00eb nis me besimin si prov\u00eb t\u00eb reform\u00ebs; do t\u00eb vazhdoj me der\u00ebn e par\u00eb q\u00eb qytetari duhet t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrpara se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96587","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96587"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96587\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}