{"id":96556,"date":"2026-08-10T19:48:21","date_gmt":"2026-08-10T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/10\/e-reja-kunder-kosoves-nuk-vjen-as-nga-zelenski-as-nga-vuciqi-por-nga-perendimi\/"},"modified":"2026-08-10T19:48:21","modified_gmt":"2026-08-10T19:48:21","slug":"e-reja-kunder-kosoves-nuk-vjen-as-nga-zelenski-as-nga-vuciqi-por-nga-perendimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/10\/e-reja-kunder-kosoves-nuk-vjen-as-nga-zelenski-as-nga-vuciqi-por-nga-perendimi\/","title":{"rendered":"E reja kund\u00ebr Kosov\u00ebs, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vu\u00e7iqi, por nga Per\u00ebndimi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>Reagimet ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb Zelenskit n\u00eb Beograd kan\u00eb zgjuar bot\u00ebn shqiptare rreth faktit \u201ct\u00eb pandryshuar\u201d q\u00eb Ukraina nuk e njeh ende shtetin e Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, deklarata q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb paraqitet si nj\u00eb ndryshim i politik\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb konstatim i r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb tregon faktin se q\u00ebndrimi i Ukrain\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn mbetet i pandryshuar. Deklarata ka fituar pesh\u00eb vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Beograd dhe i sh\u00ebrben nga pik\u00ebpamja elektorale Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re nga Ukraina p\u00ebr Kosov\u00ebn. E reja q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vu\u00e7iqi, por nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, deklarata p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar si ndonj\u00eb kthes\u00eb politike e Zelenskyt, apo si nj\u00eb ngjarje e p\u00ebrqendruar te Kosova, por si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr afrimin e Serbis\u00eb me Ukrain\u00ebn dhe gradualisht me politik\u00ebn e jashtme evropiane. Edhe Komisioni Evropian fokusin e ka tek rritja e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Beogradit me Kievin dhe kontaktet politike t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Media amerikane thuajse e ka injoruar t\u00ebr\u00ebsisht si detaj. Politikan\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb po ashtu. Madje po i k\u00ebrkojn\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb rikonfirmoj\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj Ukrain\u00ebs, t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb loj\u00ebn e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, alarmi i v\u00ebrtet\u00eb nuk vjen nga ajo \u00e7far\u00eb rikonfirmoi Zelenski p\u00ebr raportet mes dy vendeve, por nga humbja e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Natyrisht q\u00eb Vu\u00e7iq ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u2019i nxjerr\u00eb maksimumin vizit\u00ebs s\u00eb Zelenskit n\u00eb Kosov\u00eb, duke e p\u00ebrdorur faktin e njohur bot\u00ebrisht q\u00eb Ukraina nuk e njeh Kosov\u00ebn si arsye p\u00ebrse ai b\u00ebn diferenc\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e Mosk\u00ebs ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb shikojm\u00eb se si e ka relativizuar Kosov\u00ebn vet\u00eb politika e jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>S\u00eb paku pes\u00eb vitet e fundit Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nervangrit\u00ebse me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme dhe politika populiste elektorale, t\u00eb cilat sigurojn\u00eb mbijetes\u00ebn politike t\u00eb Albin Kurtit. Fal\u00eb k\u00ebtyre betejave populiste, Albin Kurti ka fituar mb\u00ebshtetje politike tek pjesa rurale dhe diaspora or\u00ebmbetur e Kosov\u00ebs, dhe ka relativizuar seriozitetin e Kosov\u00ebs n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebndimore. Prej vitit 2024, Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb asnj\u00eb kryeminist\u00ebr legjitim, por drejton Kosov\u00ebn me qeveri kujdestare n\u00eb pritje t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ose ta pranoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr \u201cmbret\u201d ose Kosova t\u00eb mbetet shkrumb e hi.<\/p>\n<p>Dhe po shkon drejt k\u00ebsaj t\u00eb dyt\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb zhg\u00ebnjim nd\u00ebrkomb\u00ebtar si mosmir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj atyre q\u00eb e \u00e7liruan Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti fenomen ndihet dhe n\u00eb raportet e tij malinje ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, dhe shuarjen e bashk\u00ebpunimit diplomatik me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e par\u00eb gati si vend armik, \u00e7ka ul r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ministria e Jashtme e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb agjitatorja m\u00eb e madhe kund\u00ebr shtetit shqiptar, shtetase e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb minisrja pjes\u00eb e nje familje enveriste. Nuk po hyj pastaj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat dhe po i injoruam ne, nuk i injorojn\u00eb t\u00eb huajt kur shikojn\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb ri q\u00eb nxit urrejtje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj \u00e7lirimtar\u00ebve t\u00eb vet, sesa ndaj armiqve real\u00eb q\u00eb ka Kosova. Duke u njollosur si popull mosmir\u00ebnjoh\u00ebs dhe duke mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike dyvje\u00e7are q\u00eb b\u00ebn Kosov\u00ebn nj\u00eb shtet qesharak, Albin Kurti i ka sh\u00ebrbyer shum\u00eb relativizimit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb deklarata e Zelenskit d\u00ebgjohet vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb dhe festohet vet\u00ebm n\u00eb Beograd. Pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht indiferente.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e rrezikshme e deklaratave q\u00eb vijn\u00eb nga Kosova, \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzimi i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn me njohjen e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs se sa deklarata konstatuese e Zelenskit. Kosova, Shqip\u00ebria dhe gjith\u00eb bota antiruse jan\u00eb kund\u00ebr pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs pasi jan\u00eb kund\u00ebr prekjes s\u00eb sovranitetit t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr me luft\u00eb. N\u00ebse tani dikush do t\u00eb gjej\u00eb alibi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb me Rusin\u00eb dhe jo me Ukrain\u00ebn, mund t\u00eb gjej\u00eb arsye m\u00eb serioze, jo mosnjohjen e Ukrain\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi ajo \u00ebsht\u00eb fakt i vjet\u00ebr qysh para pushtimit.<\/p>\n<p>Madje, n\u00ebse Kosova do t\u00eb vendos\u00eb kriter se do jet\u00eb armike me shtete q\u00eb nuk e njohin, at\u00ebher\u00eb Albin Kurti nuk di se si do ta shpjegoj\u00eb dashurin\u00eb e tij t\u00eb madhe me Greqin\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb nuk e njeh Kosov\u00ebn, por njeh Dejona Mihalin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi vend q\u00eb Albin Kurti ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta, q\u00eb shkon me pushime familjarisht dhe shoq\u00ebrisht, q\u00eb e viziton rregullisht disa her\u00eb n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb Greqia. Edhe Greqia, si Ukraina, nuk e njeh Kosov\u00ebn, por nuk kam par\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb irritohet me k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb zyr\u00ebn e Albin Kurtit. Madje ka radh\u00eb t\u00eb madhe k\u00eb t\u00eb marr\u00eb me vete n\u00eb Greqi kur ik\u00ebn me pushime.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mjaftonte rasti i Greqis\u00eb q\u00eb ky \u201czem\u00ebrim\u201d fals me Ukrain\u00ebn t\u00eb binte posht\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se gjith\u00eb fluksi pro-rus shqiptar e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb argumentin e mosnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Ukraina q\u00eb kur filloi konflikti. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb minimizuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn p\u00ebrdornin pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb fakt. Tani q\u00eb Zelenski tha se ky fakt nuk ka ndryshuar dhe ky \u00ebsht\u00eb thjesht konstatim, u ringjall\u00ebn pro-rus\u00ebt e Kosov\u00ebs, jo ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr mosnjohjen e Kosov\u00ebs. N\u00eb krye t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb pro Beogradit dhe kund\u00ebr Kosov\u00ebs, jan\u00eb miqt\u00eb e Albin Kurtit n\u00eb Athin\u00eb. N\u00ebse nuk zem\u00ebrohesh me ta, nuk ke arsye t\u00eb zem\u00ebrohesh me ask\u00ebnd q\u00eb nuk e njeh Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb b\u00ebri Zelenski nuk \u00ebsht\u00eb konstatimi i tij se asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn nga Ukraina, por fakti q\u00eb ndjeshm\u00ebria p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe mosnjohjen e saj n\u00eb Per\u00ebndim ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm fal\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Albin Kurtit kund\u00ebr SHBA, kund\u00ebr Evrop\u00ebs, kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe madje dhe kund\u00ebr \u00e7lirimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mosmir\u00ebnjohja ka \u00e7mimin e saj, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po e paguan Kosova, t\u00eb cil\u00ebs nuk i vjen ndonj\u00eb e keqe nga Ukraina, n\u00ebse e njeh apo nuk e njeh, por nga fakti q\u00eb ka n\u00eb krye nj\u00eb kryeminist\u00ebr, i cili nuk mb\u00ebshtetet mbi parime n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebrpiqet t\u00eb mbijetoj\u00eb me ngjarje t\u00eb tilla ditore q\u00eb t\u00eb ushqej\u00eb votuesit e tij me populiz\u00ebm dhe g\u00ebnjeshtra t\u00eb r\u00ebndomta, p\u00ebr t\u2019u dukur viktim\u00eb e SHBA, Bashkimit Evropian, Shqip\u00ebris\u00eb, viktim\u00eb e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, tani dhe e Ukrain\u00ebs q\u00eb nuk e njeh.<\/p>\n<p>Ai sillet sikur bota i ka borxh Kosov\u00ebs dhe jo sikur Kosova i ka borxh BE, SHBA, NATO, U\u00c7K, Shqip\u00ebris\u00eb dhe kujtdo tjet\u00ebr q\u00eb luftoi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, pa e ditur q\u00eb n\u00eb vitin 2026 n\u00eb krye t\u00eb saj do t\u00eb ishte nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb e mban peng shtetin p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk i dhimbset askujt.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Reagimet ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb Zelenskit n\u00eb Beograd kan\u00eb zgjuar bot\u00ebn shqiptare rreth faktit \u201ct\u00eb pandryshuar\u201d q\u00eb Ukraina nuk e njeh ende shtetin e Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, deklarata q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb paraqitet si nj\u00eb ndryshim i politik\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb konstatim i r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb tregon faktin se q\u00ebndrimi i Ukrain\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96556","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96556"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96556\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}