{"id":96507,"date":"2026-08-10T10:48:21","date_gmt":"2026-08-10T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/10\/ndryshon-kodi-rrugor-nga-gjobat-te-heqja-e-patentes-ja-masat-e-reja-qe-hyjne-ne-fuqi\/"},"modified":"2026-08-10T10:48:21","modified_gmt":"2026-08-10T10:48:21","slug":"ndryshon-kodi-rrugor-nga-gjobat-te-heqja-e-patentes-ja-masat-e-reja-qe-hyjne-ne-fuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/10\/ndryshon-kodi-rrugor-nga-gjobat-te-heqja-e-patentes-ja-masat-e-reja-qe-hyjne-ne-fuqi\/","title":{"rendered":"Ndryshon Kodi Rrugor, nga gjobat te heqja e patent\u00ebs! Ja masat e reja q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor n\u00eb Shqip\u00ebri. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve t\u00eb reja n\u00eb Kodin Rrugor, prej 7 gushtit jan\u00eb ashp\u00ebrsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr drejtuesit e mjeteve q\u00eb shkelin rregullat e qarkullimit.<\/p>\n<p>Drejtori i Policis\u00eb Rrugore, drejtues i par\u00eb Perlat Vatoci, b\u00ebri t\u00eb ditura ndryshimet, duke theksuar se q\u00ebllimi i masave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb rritja e siguris\u00eb rrugore dhe parandalimi i aksidenteve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet lidhet me drejtuesit q\u00eb kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. N\u00eb k\u00ebto raste, e drejta p\u00ebr t\u2019u pajisur me patent\u00eb shtyhet deri n\u00eb nj\u00eb vit, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb miturit afati shkon deri n\u00eb dy vjet.<\/p>\n<p>Masa m\u00eb t\u00eb ashpra parashikohen edhe p\u00ebr drejtuesit q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin shkeljen e drejtimit t\u00eb mjetit n\u00ebn efektin e alkoolit. Sipas ndryshimeve t\u00eb reja, patenta hiqet p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00ebse drejtuesi rezulton me mbi 0.5 gram p\u00ebr lit\u00ebr alkool n\u00eb gjak dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn ndikimin e alkoolit ose n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p>Rriten edhe gjobat p\u00ebr sjelljet e rrezikshme n\u00eb rrug\u00eb. P\u00ebr shkelje q\u00eb lidhen me mosrregullimin e shpejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb rrug\u00eb me fush\u00ebpamje t\u00eb kufizuar, manovrat agresive, ndryshimin e shpesht\u00eb t\u00eb korsive pa sinjalizim apo sjellje q\u00eb rrezikojn\u00eb p\u00ebrdoruesit e tjer\u00eb, gjoba shkon nga 20 mij\u00eb deri n\u00eb 60 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Masat do t\u00eb zbatohen ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat urbane, pran\u00eb shkollave, n\u00eb kryq\u00ebzime dhe deg\u00ebzime rrug\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ndryshime ka edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e telefonit celular gjat\u00eb drejtimit. Tashm\u00eb, p\u00ebrdorimi i telefonit sanksionohet edhe kur drejtuesi \u00ebsht\u00eb duke l\u00ebvizur me bi\u00e7iklet\u00eb, motomjet deri n\u00eb 50 cc apo monopatin\u00eb me motor.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesit e automjeteve, pezullimi i patent\u00ebs do t\u00eb aplikohet pas dy nd\u00ebshkimeve brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb telefonit celular, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb kjo mas\u00eb zbatohej pas tre shkeljeve.<\/p>\n<p>Kufizime t\u00eb posa\u00e7me jan\u00eb parashikuar edhe p\u00ebr drejtuesit e rinj, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb lejen e drejtimit gjat\u00eb 24 muajve t\u00eb fundit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori jan\u00eb p\u00ebrcaktuar masa specifike lidhur me drejtimin n\u00ebn ndikimin e alkoolit dhe kufijt\u00eb e shpejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb heqja e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur pezullimin e patent\u00ebs p\u00ebrmes pages\u00ebs s\u00eb dyfishit t\u00eb mas\u00ebs administrative maksimale.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 7 gusht, n\u00eb rastet kur nj\u00eb shkelje parashikonte krahas gjob\u00ebs edhe pezullimin e lejes s\u00eb drejtimit, drejtuesi kishte mund\u00ebsi t\u00eb paguante dyfishin e gjob\u00ebs maksimale p\u00ebr t\u00eb mos iu aplikuar pezullimi. Me ndryshimet e reja, kjo mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb hequr dhe pezullimi i patent\u00ebs aplikohet automatikisht.<\/p>\n<p>Policia Rrugore ka njoftuar se strukturat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb njohur me ndryshimet e reja dhe jan\u00eb udh\u00ebzuar p\u00ebr zbatimin e tyre.<\/p>\n<p>Autoritetet u b\u00ebjn\u00eb apel drejtuesve t\u00eb respektojn\u00eb kufijt\u00eb e shpejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mos drejtojn\u00eb automjete n\u00ebn efektin e alkoolit, t\u00eb mos p\u00ebrdorin telefonin gjat\u00eb drejtimit dhe t\u00eb shmangin parakalimet e palejuara dhe manovrat e rrezikshme.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb Rrugore, masat nd\u00ebshkuese nuk jan\u00eb q\u00ebllimi kryesor, por nj\u00eb instrument p\u00ebr parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi t\u00eb gjitha, mbrojtja e jet\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb mesazhi i Policis\u00eb Rrugore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor n\u00eb Shqip\u00ebri. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve t\u00eb reja n\u00eb Kodin Rrugor, prej 7 gushtit jan\u00eb ashp\u00ebrsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr drejtuesit e mjeteve q\u00eb shkelin rregullat e qarkullimit. Drejtori i Policis\u00eb Rrugore, drejtues i par\u00eb Perlat Vatoci, b\u00ebri t\u00eb ditura ndryshimet, duke theksuar se q\u00ebllimi i masave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}