{"id":96425,"date":"2026-08-09T10:48:17","date_gmt":"2026-08-09T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/09\/sezoni-po-mbaron-agolli-do-bleje-250-mln-leke-cadra-dhe-shezlone-tre-tendera-per-pajisjen-e-plazheve-te-durresit-i-marrin-biznesmenet-e-nikles\/"},"modified":"2026-08-09T10:48:17","modified_gmt":"2026-08-09T10:48:17","slug":"sezoni-po-mbaron-agolli-do-bleje-250-mln-leke-cadra-dhe-shezlone-tre-tendera-per-pajisjen-e-plazheve-te-durresit-i-marrin-biznesmenet-e-nikles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/09\/sezoni-po-mbaron-agolli-do-bleje-250-mln-leke-cadra-dhe-shezlone-tre-tendera-per-pajisjen-e-plazheve-te-durresit-i-marrin-biznesmenet-e-nikles\/","title":{"rendered":"Sezoni po mbaron, Agolli do blej\u00eb 250 MLN lek\u00eb \u00e7adra dhe shezlone\/ Tre tendera p\u00ebr pajisjen e plazheve t\u00eb Durr\u00ebsit, i marrin biznesmen\u00ebt e Nikl\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sezoni turistik po shkon drejt mbylljes, nd\u00ebrsa qeveria nuk u siguroi edhe k\u00ebt\u00eb vit plazh publik pushuesve vendas dhe turist\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm kaq! N\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve durrsak\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, Dritan Agolli po shpenzon 250 milion\u00eb lek\u00eb me klient\u00ebt e tij nga Nikla. Zyrtarisht k\u00ebto lek\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u00e7adra e shezlone. Po ku jan\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime?<\/p>\n<p><strong>A ekzistojn\u00eb plazhet publike n\u00eb Durr\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Plazhet publike nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb terren, sidomos n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngul\u00ebsh \u00e7adr\u00ebn t\u00ebnde, sepse privat\u00ebt e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb cep m\u00eb cep.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e di edhe shefi i deputet\u00ebve t\u00eb PS, Taulant Balla, i cili p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb realitet, jep dit\u00ebn e sotme nj\u00eb aksion t\u00eb policis\u00eb, ku po lirohen hap\u00ebsirat e plazhit q\u00eb jan\u00eb pushtuar nga biznes privat.<\/p>\n<p>N\u00eb aksionin propagandistik p\u00ebr plazhet publike merr pjes\u00eb edhe deputetja Klodiana Spahiu. \u201cPlazhet e Durr\u00ebsit \u2013 publike apo private, zgjedhja \u00ebsht\u00eb e juaja!<\/p>\n<p>Nga hap\u00ebsirat publike deri te plazhet me sh\u00ebrbime private, Durr\u00ebsi ofron gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb perfekte buz\u00eb detit\u201d, shkruan Spahiu krahas videos s\u00eb postuar n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt kan\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kund\u00ebrshtuese ndaj deputetes.<\/p>\n\n<p>\u201cKu e ke par\u00eb plazhin publik ti? Nga maja q\u00eb ke hipur ke gjetur nj\u00eb rrip aty dhe e nxjerr. Shko n\u00eb Currila, kape q\u00eb te brryli, \u00e7adrat e qelbura nga 10-15 mije lek, s\u2019ke ku ta vendos\u00ebsh \u00e7adr\u00ebn t\u00ebnde. Ju t\u00eb b\u00ebni dhe p\u00ebr budallenj. Hapni syt\u00eb dhe vini rregull se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal l\u00ebre fur\u00e7\u00ebn se e di ti m\u00eb mir\u00eb se mua, po ashtu t\u00eb leverdis\u201d, shkruan nj\u00eb qytetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tjetri shton: \u201cPo ku ka plazh publik? Edhe nj\u00eb cop\u00eb vend q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb, edhe at\u00eb po e z\u00ebn\u00eb me shezlone. Na hape barkun me plazhin publik!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt plazhet publike jan\u00eb n\u00eb letra. N\u00eb dat\u00ebn 9 qershor 2026, kryebashkiakja Emiriana Sako njoftonte n\u00eb rrjete sociale se \u201cn\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit jan\u00eb vendosur tabelat orientuese, q\u00eb tregojn\u00eb vendndodhjen e plazheve publike, me q\u00ebllim q\u00eb qytetar\u00ebt dhe vizitor\u00ebt t\u00eb informohen p\u00ebr aksesin e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira\u201d.<\/p>\n\n<p>Madje nj\u00eb nga pikat e rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb miratuara n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak Durr\u00ebs ishte dhe ajo q\u00eb lidhej me miratimin e hart\u00ebs s\u00eb vendq\u00ebndrimeve t\u00eb mjeteve lundruese dhe korridoreve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre n\u00eb territorin e bashkis\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb hart\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe hap\u00ebsirat p\u00ebr plazh publik, t\u00eb cilat korrespondojn\u00eb me ngjyr\u00ebn jeshile, si\u00e7 mund t\u2019i shihni n\u00eb fotot<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket qart\u00eb, hap\u00ebsirat publike n\u00eb hart\u00ebn e bregdetit durrsak jan\u00eb pika t\u00eb vogla jeshile mes moris\u00eb s\u00eb kuadrateve me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb dhe boj\u00ebqielli, q\u00eb i korrespondojn\u00eb plazheve t\u00eb menaxhuara dhe atyre me kontrat\u00eb me privatin. K\u00ebto plazhe i jep Rama p\u00ebrmes lejeve q\u00eb i shp\u00ebrndan me Agjencin\u00eb e Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe KKT.<\/p>\n\n<p>E vetmja hap\u00ebsir\u00eb e madhe publike n\u00eb hart\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Kavalishenc\u00ebs n\u00eb Plepa, por q\u00eb edhe ajo nuk \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr qytetar\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebr punonj\u00ebsit e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe ata t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe KKP, Kryeministri Edi Rama u ka marr\u00eb qytetar\u00ebve hap\u00ebsirat publike bregdetare dhe ua ka dh\u00ebn\u00eb stacioneve private, hoteleve dhe lokaleve. Me Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit u ka marr\u00eb bashkive kompetencat e kontrollit mbi territorin. Por nuk ngopet me kaq!<\/p>\n\n<p>Qershia mbi tort\u00ebn e korrupsionit vendoset, kur kryeministri menaxhon edhe lek\u00ebt p\u00ebr \u00e7adra p\u00ebr plazhet publike. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn duke urdh\u00ebruar drejtorin e tij personal Dritan Agollin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 gusht 2026, parat\u00eb e plazheve publike t\u00eb Durr\u00ebsit i mor\u00ebn miqt\u00eb e \u201cRilindjes\u201d nga Nikla. Tre tendera brenda dit\u00ebs p\u00ebr \u00e7adra e shezlone! Tani q\u00eb mbaroi sezoni turistik, Rama u kujtua t\u00eb blej\u00eb \u00e7adra plazhi.<\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb ka si objekt \u201cLoti 1: Nd\u00ebrhyrje p\u00ebr rigjenerimin urban, mbrojtje detare n\u00eb zon\u00ebn bregdetare: Blerje \u00e7adra plazhi, Durr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr blerjen e \u00e7adrave \u00ebsht\u00eb 120 milion\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb tenderi nuk ka lidhje me sezonin turistik, por me planet p\u00ebr zhvatjen e buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb favor t\u00eb klientel\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 17 korrik 2026, duke reflektuar shk\u00ebputjen totale t\u00eb zyrtar\u00ebve nga koha dhe realiteti. Ata kan\u00eb vet\u00ebm kalendarin e korrupsionit, t\u00eb tjerat nuk u interesojn\u00eb.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 3 gusht 2026, Dritan Agolli ka mbushur formularin e fituesit dhe ia ka d\u00ebrguar Arjan Muj\u00ebs, pronarit t\u00eb \u201cERALD\u201d Shpk. Biznesmeni nga Nikla \u00ebsht\u00eb klient i tenderave t\u00eb korruptuar t\u00eb Rilindjes. M\u00eb 28 prill 2025, kompania e tij mobiloi zyrat e OSHEE-s\u00eb. Luks i shfrenuar nga Enea Karaka\u00e7i, drejtori q\u00eb u b\u00eb m\u00eb pas minist\u00ebr i Energjetik\u00ebs. Tenderi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb ec\u00ebn edhe Dritan Agolli, drejtori tjet\u00ebr q\u00eb varet direkt nga Edi Rama.<\/p>\n\n<p>Kontrata p\u00ebr blerjen e \u00e7adrave t\u00eb plazhit q\u00eb me shum\u00eb gjasa nis t\u00eb zbatohet nga vjeshta, firmoset nga vet\u00eb Agolli.<\/p>\n<p>Tenderi tjet\u00ebr, gjoja n\u00eb funksion t\u00eb plazheve publike t\u00eb Durr\u00ebsit, ka si objekt \u201cFurnizim vendosje struktura druri dhe tabela p\u00ebr infrastruktur\u00ebn n\u00eb plazhe publike, Durr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ky prokurim nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb, se duket nga larg q\u00eb \u00ebsht\u00eb i porositur. Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb bashkimi i operator\u00ebve Albor Karaj nga Nikla dhe Durim Babasi, pronar i firm\u00ebs \u201cKEGLI-DURI\u201c nga Fush\u00eb-Kruja.<\/p>\n\n<p>Tenderi me fond limit 64 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur korrupsioni, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 5 gusht 2026, \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar shpallja e kontrat\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb Karajt dhe Babasit q\u00eb kan\u00eb respektivisht 70% dhe 30% ndarje t\u00eb angazhimit.<\/p>\n<p>Tenderi i tret\u00eb i ndar\u00eb nga Agolli \u00ebsht\u00eb \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr rigjenerimin urban, mbrojtje detare n\u00eb zon\u00ebn bregdetare: Blerje shezlone plazhi, Durr\u00ebs\u201d me fond limit 72 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebto lek\u00eb i xhirohen kompanis\u00eb \u201cAN&amp;RA\u201d sh.p.k. me pronar Anton Rajta.<\/p>\n\n<p>Dritan Agolli i FSHZH \u00ebsht\u00eb drejtori m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Edi Ram\u00ebs, i cili megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb thirrur nga SPAK, vazhdon dhe firmos tendera t\u00eb qepur me porosi me vler\u00eb miliarda lek\u00eb.\n<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se, Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201clist\u00ebn e pritjes\u201d n\u00eb SPAK.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb paraqitur para prokurorit n\u00eb n\u00ebntor 2024, ku \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb FSHZH-s p\u00ebr nj\u00eb menu t\u00eb projektit \u201c100 fshatrat\u201d. Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-69\/\">Sezoni po mbaron, Agolli do blej\u00eb 250 MLN lek\u00eb \u00e7adra dhe shezlone\/ Tre tendera p\u00ebr pajisjen e plazheve t\u00eb Durr\u00ebsit, i marrin biznesmen\u00ebt e Nikl\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sezoni turistik po shkon drejt mbylljes, nd\u00ebrsa qeveria nuk u siguroi edhe k\u00ebt\u00eb vit plazh publik pushuesve vendas dhe turist\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm kaq! N\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve durrsak\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, Dritan Agolli po shpenzon 250 milion\u00eb lek\u00eb me klient\u00ebt e tij nga Nikla. Zyrtarisht k\u00ebto lek\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u00e7adra e shezlone. Po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96425","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}