{"id":96394,"date":"2026-08-08T19:48:28","date_gmt":"2026-08-08T19:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/rregullorja-bani-defibrilatori-qe-nuk-i-ritmon-dot-gjyqet-e-pahapura\/"},"modified":"2026-08-08T19:48:28","modified_gmt":"2026-08-08T19:48:28","slug":"rregullorja-bani-defibrilatori-qe-nuk-i-ritmon-dot-gjyqet-e-pahapura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/rregullorja-bani-defibrilatori-qe-nuk-i-ritmon-dot-gjyqet-e-pahapura\/","title":{"rendered":"Rregullorja Bani, defibrilatori q\u00eb nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Manjani\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Erjon Bani nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shpikje me rregulloren e re. Ka shkruar n\u00eb let\u00ebr, pak a shum\u00eb, at\u00eb q\u00eb ndodh sot e gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt nuk lejohen t\u00eb filmojn\u00eb brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit dhe as t\u00eb komunikojn\u00eb me jasht\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs. Jan\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin regjim me d\u00ebgjuesit e thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, duhet th\u00ebn\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, rregullorja rregullon m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb sot gjykimi. Por nuk i p\u00ebrgjigjet pyetjes themelore: a jan\u00eb v\u00ebrtet gjyqet t\u00eb hapura p\u00ebr publikun?<\/p>\n<p>Sepse ka disa gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat kjo rregullore nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Besoj se ka detyr\u00eb e as mund\u00ebsi ta thot\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr gjyqet e mbyllura n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit, ku mund t\u00eb merret nj\u00eb vendim p\u00ebr lirin\u00eb, pasurin\u00eb apo privat\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu pa u pyetur ai, ndonj\u00ebher\u00eb, as edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme. Aty nuk kemi thjesht nj\u00eb problem me pranin\u00eb e gazetar\u00ebve. Kemi nj\u00eb problem me vet\u00eb konceptin e procesit t\u00eb hapur dhe kontradiktor.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nuk thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr kafazet e blinduara, t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb dhe, n\u00eb jo pak raste, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb q\u00eb prek dinjitetin e t\u00eb pandehurit dhe e v\u00ebshtir\u00ebson faktikisht komunikimin e tij me mbrojtjen. Debat i pazgjidhur ky sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nuk thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr rastet kur vendimmarrja gjyq\u00ebsore duket sikur i n\u00ebnshtrohet organizimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve dhe jo autoritetit t\u00eb gjyqtarit, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb zot n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Siguria \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, por ajo nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb administrim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga struktura q\u00eb kan\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm ta garantojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, nuk zgjidh problemin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb publikut p\u00ebr t\u2019u informuar besnik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thuhet n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Publiku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb jo vet\u00ebm versionin e akuz\u00ebs, q\u00eb shpesh serviret si lajm i spin-uar, por edhe versionin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, nuk merret me nj\u00eb fenomen edhe m\u00eb shqet\u00ebsues: nxjerrjen e materialeve hetimore dhe gjyq\u00ebsore jasht\u00eb kontekstit penal, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjyq popullor jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb paradoksale.<\/p>\n<p>Rregullorja thjesht shkruan n\u00eb let\u00ebr at\u00eb q\u00eb sot ndodh, n\u00ebn arsyen e siguris\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Por siguria n\u00eb sallat e GJKKO-s\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shum\u00eb e mir\u00eb. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb se kemi par\u00eb ndonj\u00eb epidemi incidentesh q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb mbylljen e procesit ndaj publikut.<\/p>\n<p>Problemi real ka qen\u00eb dhe mbetet tjet\u00ebr:<\/p>\n<p>Si t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur publikut t\u00eb informohet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e asaj q\u00eb ndodh n\u00eb gjykat\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebtu rregullorja hesht.<\/p>\n<p>Dhe nuk mund t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sepse k\u00ebt\u00eb problem nuk e zgjidh nj\u00eb rregullore administrative.<\/p>\n<p>Mund ta zgjidh\u00eb teknologjia.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, vendosja e kamerave zyrtare n\u00eb sallat e gjyqit, me transmetim t\u00eb kontrolluar n\u00eb internet, do t\u00eb ishte nj\u00eb ndryshim shum\u00eb m\u00eb i madh se kjo rregullore. Do t\u00eb zgjidhte nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy probleme: sigurin\u00eb dhe transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte m\u00eb pak nevoj\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb fizike t\u00eb dhjet\u00ebra njer\u00ebzve n\u00eb sall\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi q\u00eb publiku t\u00eb ndiqte drejtp\u00ebrdrejt at\u00eb q\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>Sepse principi i gjyqit t\u00eb hapur nuk bazohet te nevoja e publikut p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fotografi t\u00eb fundshpinave d\u00ebshmitar\u00ebve VIP, as tek video VIP-eshave q\u00eb ngjajn\u00eb si n\u00eb pasarela<br \/>\nmode para gjykat\u00ebs, as nga pamje t\u00eb kapura fshehurazi nga gazetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lajm.<\/p>\n<p>Gjyqi i hapur bazohet te nevoja e publikut p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb vendosen ligj\u00ebrisht n\u00ebn betim dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar at\u00eb q\u00eb pretendohet e kund\u00ebrshtohet n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb v\u00ebrtetat e sugjeruara fshehtas p\u00ebr persona n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>E drejta penale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs publike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo k\u00ebrkon, minimalisht, v\u00ebmendjen e interesit publik. Edhe pal\u00ebt n\u00eb procesin penal ushtrojn\u00eb funksionet e tyre n\u00eb nj\u00eb mjedis q\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb publik.<\/p>\n<p>Prandaj, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb procesi largohet nga v\u00ebmendja e publikut, aq m\u00eb shum\u00eb rrezikon t\u00eb marr\u00eb pamjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje private. Nuk mund t\u00eb ngjaj\u00eb drejt\u00ebsia penale si e drejt\u00eb cubash.<\/p>\n<p>Natyrisht, ka raste t\u00eb ve\u00e7anta ku kufizimi i publicitetit \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. D\u00ebshmia e nj\u00eb t\u00eb mituri, \u00e7\u00ebshtjet me natyr\u00eb intime apo rrethana t\u00eb tjera t\u00eb ngjajshme q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrjashtime.<\/p>\n<p>Baza e gjykimit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit \u00ebsht\u00eb hapja ndaj interesit publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ajo q\u00eb po ndodh sot \u00ebsht\u00eb paksa groteske: gazetar\u00ebt nuk mund t\u00eb filmojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, por p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb fotografi t\u00eb b\u00ebr\u00eb fshehurazi, nj\u00eb video t\u00eb shkrepur n\u00eb korridor, nj\u00eb pamje t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari apo t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri jasht\u00eb sall\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb informim.<\/p>\n<p>Dhe aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb gjyq i hapur.<\/p>\n<p>Rregullorja Bani, pra, nuk i hap gjyqet. Ajo thjesht rihap debatin p\u00ebr gjyqet e pahapura dhe, bashk\u00eb me t\u00eb, edhe debatin p\u00ebr gjyqet popullore q\u00eb zhvillohen jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk mund ta zgjidh\u00eb Erjon Bani. Nuk mund ta zgjidh\u00eb as KLGJ-ja.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb Parlamenti i Republik\u00ebs me nj\u00eb ligj t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj q\u00eb, para s\u00eb gjithash, t\u00eb vendos\u00eb qart\u00eb parimin e hapjes s\u00eb gjykimit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, duke p\u00ebrcaktuar edhe m\u00ebnyr\u00ebn moderne t\u00eb informimit t\u00eb publikut p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh aty.<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb katandiset n\u00eb nj\u00eb portal, n\u00eb nj\u00eb podcast apo n\u00eb nj\u00eb faqe pa identitet n\u00eb rrjetet sociale, ku publiku merr cop\u00ebza t\u00eb procesit nga burime q\u00eb askush nuk i kontrollon.<\/p>\n<p>Gjykata duhet t\u00eb jet\u00eb burimi i par\u00eb, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i besuesh\u00ebm i asaj q\u00eb ndodh n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, kemi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr: lajme, versione, rrjedhje, video, komente, gjyqe popullore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjyqin e hapur nuk e kemi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani\/ N\u00eb fakt, Erjon Bani nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shpikje me rregulloren e re. Ka shkruar n\u00eb let\u00ebr, pak a shum\u00eb, at\u00eb q\u00eb ndodh sot e gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb GJKKO. Gazetar\u00ebt nuk lejohen t\u00eb filmojn\u00eb brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit dhe as t\u00eb komunikojn\u00eb me jasht\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs. Jan\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin regjim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96394","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96394\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}