{"id":96347,"date":"2026-08-08T11:49:23","date_gmt":"2026-08-08T11:49:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/carlo-bollino-censura-e-institucioneve-ushqen-kancerin-e-lajmeve-te-rreme-dhe-besa-duhet-te-vleje-edhe-per-mediat\/"},"modified":"2026-08-08T11:49:23","modified_gmt":"2026-08-08T11:49:23","slug":"carlo-bollino-censura-e-institucioneve-ushqen-kancerin-e-lajmeve-te-rreme-dhe-besa-duhet-te-vleje-edhe-per-mediat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/carlo-bollino-censura-e-institucioneve-ushqen-kancerin-e-lajmeve-te-rreme-dhe-besa-duhet-te-vleje-edhe-per-mediat\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve t\u00eb rreme (dhe Besa duhet t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr mediat)"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendet e Bashkimit Europian, ku Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatitet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb lidhet me lirin\u00eb e shtypit \u00ebsht\u00eb lufta ndaj kancerit t\u00eb dezinformimit. T\u00eb ashtuquajturat \u201cfake news\u201d, ose lajmet e rreme, p\u00ebrhapen leht\u00ebsisht n\u00eb rrjetet sociale dhe shp\u00ebrndahen me shpejt\u00ebsi maramend\u00ebse fal\u00eb algoritmeve q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme lajmet me m\u00eb shum\u00eb klikime. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, sa m\u00eb i rrem\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm, aq m\u00eb shum\u00eb lexohet dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrndahet. K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb qark i shkurt\u00ebr informativ, ku e pav\u00ebrteta mbizot\u00ebron mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb dukje pervers, por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb zgjidhet me nj\u00eb logjik\u00eb konvencionale.<\/p>\n<p>Instinkti i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb informacionit t\u00eb rrem\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, ai i vendosjes s\u00eb kufizimeve mbi qarkullimin e lajmeve, sikur m\u00eb pak lajme t\u00eb n\u00ebnkuptonin automatikisht lajme m\u00eb cil\u00ebsore. Por tregu i informacionit nuk funksionon si \u00e7do treg tjet\u00ebr, ku pak\u00ebsimi i mallit n\u00eb qarkullim ia rrit vler\u00ebn. Me lajmet ndodh pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta. Ja pse p\u00ebrpjekja q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb institucione shqiptare p\u00ebr t\u00eb kufizuar informacionin n\u00eb dispozicion t\u00eb gazetereve rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb si pasoj\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe shkat\u00ebrruese, pik\u00ebrisht p\u00ebrhapjen edhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kancerit t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Rregullorja e re e firmosur nga kryetari i GJKKO-s\u00eb, e cila vendos nj\u00eb form\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb censur\u00ebs paraprake ndaj gazetar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb ndjekin dhe dokumentojn\u00eb seancat e zhvilluara n\u00eb gjykat\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shembulli m\u00eb i fundit i nj\u00eb mentaliteti kufizues q\u00eb, n\u00eb vend ta frenoj\u00eb, po e p\u00ebrhap edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri qarkullimin e lajmeve t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta metod\u00eb zbatohet prej koh\u00ebsh edhe nga qeveria dhe ministrit\u00eb. Komunikimi institucional, i kufizuar n\u00eb njoftime zyrtare dhe n\u00eb konferenca t\u00eb rralla p\u00ebr shtyp, nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e gazetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos gabuar, kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb njohin n\u00eb detaje \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat raportojn\u00eb. Por z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb gjitha institucioneve, nga SPAK-u te Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, nga Doganat te bashkit\u00eb, nga Kryeministria te \u00e7do ministri apo institucion tjet\u00ebr shtet\u00ebror, nuk jan\u00eb t\u00eb autorizuar t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve. Funksioni i tyre i vet\u00ebm duket se \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb WhatsApp njoftime p\u00ebr shtyp sipas porosive t\u00eb epror\u00ebve, t\u00eb cilat, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, jan\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrgjithshme sa nuk shpjegojn\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs pa z\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb sillen edhe shumica e ministrave dhe drejtuesit e institucioneve. Askush nuk jep p\u00ebrgjigje dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, askush nuk sqaron.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia mes gazetar\u00ebve dhe institucioneve shqiptare bazohet mbi nj\u00eb mosbesim absolut, ku Rregullorja-Bani p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm shembullin m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm, sepse, ndryshe nga institucionet e tjera, GJKKO-ja e ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mosbesim me shkrim. Gazetar\u00ebt shihen si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e institucioneve, dhe kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00eb. Nuk do t\u00eb ishim korrekt\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebnim edhe ne gazetar\u00ebt nj\u00eb autokritik\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb prej nesh (por jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!!!), t\u00eb shpik\u00ebsh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb sesa t\u00eb verifikosh, dhe shpesh ai q\u00eb shpik nj\u00eb lajm nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr munges\u00eb informacioni, por edhe nga keqdashja. E b\u00ebn sepse k\u00ebshtu ia k\u00ebrkon botuesi i tij, ose partia e tij, ose financuesi i tij. K\u00ebta lloj \u201cgazetar\u00ebsh\u201d jan\u00eb p\u00ebrhap\u00ebsit e kancerit, por heshtja e institucioneve, q\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen kujtdo, u ofron atyre alibin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb demokracit\u00eb liberale, nga Shtetet e Bashkuara deri te Bashkimi Europian, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kuptuar se e vetmja penges\u00eb e mundshme kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb fake news \u00ebsht\u00eb t\u2019u k\u00ebrkohet ndihm\u00eb gazetar\u00ebve profesionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shum\u00eb raste ngarkohen t\u00eb verifikojn\u00eb lajmet q\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pune t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb hetimore (fact checking). Me pak fjal\u00eb, gazetar\u00ebt serioz\u00eb \u2018\u2019perdoren\u2019\u2019 nga institucionet p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ato t\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb: nj\u00ebsoj si\u00e7 ndodh me haker\u00ebt e mir\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr haker\u00ebve t\u00eb k\u00ebqij. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkundrazi, institucionet nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb dallim. P\u00ebr to, ne gazetar\u00ebt jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kalbur, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqij, t\u00eb gjith\u00eb genjeshtar\u00eb. N\u00eb Rregulloren e Banit thuhet shprehimisht se gazetar\u00ebt, pa asnj\u00eb dallim, renditen n\u00eb vendin e fundit n\u00eb shkall\u00ebn e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjekin nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb se censura po b\u00ebhet forma normale me t\u00eb cil\u00ebn administrohet komunikimi publik dhe shum\u00eb pak skandalizohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa disa media nuk e kan\u00eb kuptuar ende sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb Rregullorja e GJKKO-s\u00eb, kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb shprehur tashm\u00eb t\u00eb gjitha shoqatat vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe OSBE-ja ka nisur nj\u00eb proces verifikimi. Ka edhe raste ekstreme, kur disa fur\u00e7axhinj t\u00eb maskuar si gazetar\u00eb mbrojn\u00eb censur\u00ebn. Por, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb aq qesharake, sa nuk vlejn\u00eb as p\u00ebr statistik\u00eb.<\/p>\n<p>Institucionet harrojn\u00eb se, pa pasur akses n\u00eb detajet e lajmeve, edhe gazetari m\u00eb i mir\u00eb ose m\u00eb i ndersh\u00ebm rrezikon t\u00eb b\u00ebhet prodhues i fake news. N\u00ebse gazetar\u00ebve u mohohet qasja te e v\u00ebrteta, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ata t\u00eb gabojn\u00eb dhe, pa dashje, t\u00eb p\u00ebrhapin t\u00eb pav\u00ebrteta. Ky paragjykim ndaj dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb rolit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb aq i rr\u00ebnjosur, saq\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb mbi origjin\u00ebn e protest\u00ebs s\u00eb Flamingove, edhe Kryeministri (dikur gazetar) ka harruar t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb mediat. Ai nuk i p\u00ebrmend kurr\u00eb as kur kuptoi se nd\u00ebr shkaqet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb kishte qen\u00eb mungesa e komunikimit me popullin.<\/p>\n<p>Ja pra, zoti Kryeminist\u00ebr: n\u00eb at\u00eb proces komunikimi duhet t\u00eb ishim t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe ne gazetar\u00ebt. Prandaj, n\u00ebse procesi i transparenc\u00ebs nuk ka funksionuar, kjo nuk ka ndodhur vet\u00ebm sepse deputet\u00ebt, drejtor\u00ebt apo ministrat nuk flasin me qytetar\u00ebt, por edhe sepse nuk flasin me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Le t\u00eb rifilloj\u00eb Besa edhe nga k\u00ebtu.\/Shqiptarja.com<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendet e Bashkimit Europian, ku Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatitet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb lidhet me lirin\u00eb e shtypit \u00ebsht\u00eb lufta ndaj kancerit t\u00eb dezinformimit. T\u00eb ashtuquajturat \u201cfake news\u201d, ose lajmet e rreme, p\u00ebrhapen leht\u00ebsisht n\u00eb rrjetet sociale dhe shp\u00ebrndahen me shpejt\u00ebsi maramend\u00ebse fal\u00eb algoritmeve q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96347","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96347"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96347\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}