{"id":96321,"date":"2026-08-08T08:48:13","date_gmt":"2026-08-08T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/gjergji-bezati-ne-kerkim-nga-policia-shera-i-vores-i-jep-725-mln-leke-biznesmeni-nga-gramshi-favorizohet-ne-tenderin-per-kanalizimet\/"},"modified":"2026-08-08T08:48:13","modified_gmt":"2026-08-08T08:48:13","slug":"gjergji-bezati-ne-kerkim-nga-policia-shera-i-vores-i-jep-725-mln-leke-biznesmeni-nga-gramshi-favorizohet-ne-tenderin-per-kanalizimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/08\/gjergji-bezati-ne-kerkim-nga-policia-shera-i-vores-i-jep-725-mln-leke-biznesmeni-nga-gramshi-favorizohet-ne-tenderin-per-kanalizimet\/","title":{"rendered":"Gjergji Bezati n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia, Shera i Vor\u00ebs i jep 725 MLN lek\u00eb\/ Biznesmeni nga Gramshi favorizohet n\u00eb tenderin p\u00ebr kanalizimet"},"content":{"rendered":"<p>Logjik\u00eb suedeze p\u00ebr t\u00eb neglizhuar korrupsionin afrikan! K\u00ebshtu mund ta quajm\u00eb trajtimin me tendera q\u00eb i b\u00ebn \u201cRilindja\u201d personave q\u00eb kan\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb. Sipas q\u00ebndrimit t\u00eb n\u00ebnkuptuar, por edhe t\u00eb shprehur nga eksponent\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d, derisa t\u00eb mbarojn\u00eb gjyqet, k\u00ebta mund t\u00eb marrin parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebta b\u00ebhen protagonist\u00eb n\u00eb procedura korruptive t\u00eb prokurimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebta afarist\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjergji Bezati nga Gramshi. Qysh n\u00eb dhjetor 2025, Policia e Shtetit nuk po l\u00eb vend pa e k\u00ebrkuar. Akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit n\u00eb kuadrin e dosjes s\u00eb Metalurgjikut p\u00ebr ndotjen e qytetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb pronar hoteli e strehon Gjergji Bezatin, e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb policin\u00eb, ndryshe rrezikon t\u00eb ndiqet penalisht. Por vini re, kjo situat\u00eb juridike nuk e pengon Blerim Sher\u00ebn, kryetarin e Bashkis\u00eb Vor\u00eb, q\u00eb t\u2019i besoj\u00eb kontrat\u00ebn publike nj\u00eb njeriu t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga shteti.<\/p>\n\n<p><strong>Tender me risk korrupsioni<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Vor\u00eb me objekt \u201cRehabilitimi i kanalit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb bardha dhe rrjetit KUZ p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs Marqinet, n\u00eb fshatin Marqinet\u201d. N\u00eb loj\u00eb jan\u00eb 72 milion\u00eb e 512 mij\u00eb e 932 lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 20 korrik 2026 komisioni i ngritur nga kryebashkiaku Shera i ka eliminuar kompanit\u00eb konkurruese dhe ka l\u00ebn\u00eb mbi tryez\u00eb vet\u00ebm ofert\u00ebn e Bezatit.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebto shkelje, Open Data Albania e ka klasifikuar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi me risk korrupsioni dhe, e ka shenjuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Shera nuk i ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat q\u00eb kursenin buxhetin e bashkis\u00eb, por ka b\u00ebr\u00eb pazar me t\u00eb k\u00ebrkuarin Gjergji Bezati.<\/p>\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve i udh\u00ebhequr nga kompania e Bezatit \u201cVIANTE Konstruksion\u201d shpk kishte ofruar vler\u00ebn e kontrat\u00ebs 699 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Por kjo ishte nj\u00eb nga ofertat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, operatori ekonomik \u201cBE \u2013 IS\u201d shpk ka dor\u00ebzuar ofert\u00ebn 592 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb poshte se sa shifra e Gjergji Bezatit. Kjo diferenc\u00eb, pavar\u00ebsisht se si do ta justifikoj\u00eb kryetari Shera para KLSH dhe SPAK, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tarif\u00eb korrupsioni n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesit.<\/p>\n\n<p>Shera do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb, edhe sikur t\u00eb kishte prorosi nga lart, ta shmangte pazarin me k\u00ebrkuarin Bezati. Biznesmeni prezumohet i pafajsh\u00ebm p\u00ebr momentin, por duhet t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb polici, t\u00eb pres\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor. Pasi gjykata t\u2019i heq\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb, le t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Por Shera e kishte t\u00eb paracaktuar rezultatin, prandaj nuk do ta ndalonte asnj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb shpallte fitues Gjergji Bezatin<\/p>\n\n<p>M\u00eb 5 gusht 2026, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Bezatit formulari i shpalljes s\u00eb fituesit. Duke qen\u00eb i vetdijsh\u00ebm se tenderi ka probleme me ligjin, Shera ia ka l\u00ebn\u00eb sekretarit t\u00eb Bashkis\u00eb, q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb firm\u00ebn. Por kjo nuk e shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij q\u00eb nis qysh nga ngritja e komisioneve t\u00eb tenderit, tek p\u00ebrllogaritja e fondit limit dhe deri tek miratimi i rezultatit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse akuzohet Gjergji Bezati?<\/strong><\/p>\n<p>Me 15 dhjetor 2025, nga hetimet intensive, si dhe nga inspektimet e kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim me Inspektoratin Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT), ka rezultuar se dy subjektet tregtare q\u00eb ushtronin aktivitet n\u00eb zon\u00ebn e ish-Metalurgjikut n\u00eb Elbasan,\u00a0\u201c<em>Kan\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb legjislacionin mjedisor<\/em>; <em>Kan\u00eb ndotur ajrin, uj\u00ebrat dhe token<\/em>; <em>Nuk kan\u00eb respektuar rregullat p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Po ashtu, kan\u00eb kryer p\u00ebrpunim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb mbetjeve t\u00eb baterive, nj\u00eb aktivitet me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin publik dhe mjedisin. N\u00eb flagranc\u00eb u arrestuan 16 persona, nd\u00ebrsa 8 t\u00eb tjer\u00eb u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebrkuarit jan\u00eb Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Me\u00e7aj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgo\u00e7a.<\/p>\n\n<p>N\u00ebn hetim jan\u00eb subjektet<strong>\u00a0\u201c<\/strong>CCALB\u201d sh.p.k dhe\u00a0\u201cGSA Ferrokrom\u201d sh.p.k., t\u00eb cilat dyshohen\u00a0se kan\u00eb ushtruar aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit duke e mbytur zon\u00ebn me tymra helmues.<\/p>\n<p>Bezati jo vet\u00ebm iu fsheh Policis\u00eb, por e justifikonte publikisht n\u00eb rrjetet sociale veprimin e tij.<\/p>\n\n<p>Biznesmeni shp\u00ebrndante nj\u00eb postim mbi seanc\u00ebn e masave t\u00eb siguris\u00eb, nga avokati Plarent Ndreca, q\u00eb \u00ebsht\u00eb eksponent i \u201cRilindjes\u201d dhe personazh n\u00eb dosjet e SPAK. D\u00ebmtimi i sh\u00ebndetit t\u00eb njer\u00ebzve nuk do t\u00eb thot\u00eb gj\u00eb p\u00ebr afaristin nga Gramshi. Ai nuk i k\u00ebrkon ndjes\u00eb publikut p\u00ebr aktivitetin e motivuar nga ethet e pasurimit.<\/p>\n\n<p>Gjergji Bezati \u00ebsht\u00eb aksioner i kompanis\u00eb \u201cCCALB\u201d shpk, t\u00eb cilat i bleu n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n\n<p>Shoq\u00ebria ka si aktivitet zyrtar \u201cGrumbullim, transportim, p\u00ebrpunim, rikuperim dhe riciklim i mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. Shfryt\u00ebzim impiantesh industriale, teknologjike, kimike, metalurgjike p\u00ebr riciklim mbetjesh, p\u00ebrpunim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, pasurim mineralesh\u201d. P\u00ebr dy vjet rresh tymrat e aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj firme mbyt\u00ebn qytetin e Elbasanit dhe zon\u00ebn e Bradasheshit.<\/p>\n<p><strong>Mashtrimet me situacionet e punimeve<\/strong><\/p>\n<p>Bezati me kompanit\u00eb e tij nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rrezik p\u00ebr mjedisin, por \u00ebsht\u00eb provuar se mashtron n\u00eb zbatimin e kontratave publike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjetjet e auditimit t\u00eb kryer nga KLSH n\u00eb bashkin\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>Parat\u00eb publike jan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme me tenderin p\u00ebr sistemimin dhe asfaltimin e rrug\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb fshatit Ceruje, me vler\u00eb rreth 400 mij\u00eb euro. Fituesit e tenderit me pazar n\u00eb tavolin\u00eb jan\u00eb\u00a0Algert Zani i kompanis\u00eb \u201cGele Zani\u201dsh.p.k dhe Gjergji Bezati i kompanis\u00eb \u201cViante Construksion\u201d sh.p.k, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mashtruar me zbatimin e kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2023. Firmat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb b\u00ebr\u00eb letra p\u00ebr punime t\u00eb pakryera n\u00eb bashk\u00ebpunim gjithnj\u00eb me supervizorin.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr banor\u00ebt e fshatit Marqinet duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen q\u00eb projektin po e merr nj\u00eb kompani q\u00eb e ka zakon t\u00eb vonoj\u00eb p\u00ebrfundimin e kontratave q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Aktualisht, Bezati i ka forcat dhe mjetet t\u00eb angazhuara n\u00eb kontrat\u00ebn publike p\u00ebr restaurimin e qendr\u00ebs s\u00eb Pogradecit. \u201cViante Construction\u201d e Bezatit bashk\u00eb me Besnik Lulajn, pronarin e \u201cValona Konstruksion\u201d, mor\u00ebn m\u00eb 15 janar 2025 tenderin 5.4 miliard\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Kontrata e kishte koh\u00ebzgjatjen 16 muaj, por edhe pas kalimit t\u00eb afatit, sipas burimeve zyrtare, \u00ebsht\u00eb realizuar vet\u00ebm 80% e punimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrq\u00ebndrimi i tenderave me vler\u00eb miliona euro n\u00eb pak duar dhe zvarritja e projekteve \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e qart\u00eb e korrupsionit. Pik\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij rrjeti t\u00eb besuar \u201cRilindjes\u201d, Gjergji Bezati, merr guximin edhe t\u2019i shmanget drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-68\/\">Gjergji Bezati n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia, Shera i Vor\u00ebs i jep 725 MLN lek\u00eb\/ Biznesmeni nga Gramshi favorizohet n\u00eb tenderin p\u00ebr kanalizimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Logjik\u00eb suedeze p\u00ebr t\u00eb neglizhuar korrupsionin afrikan! K\u00ebshtu mund ta quajm\u00eb trajtimin me tendera q\u00eb i b\u00ebn \u201cRilindja\u201d personave q\u00eb kan\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb. Sipas q\u00ebndrimit t\u00eb n\u00ebnkuptuar, por edhe t\u00eb shprehur nga eksponent\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d, derisa t\u00eb mbarojn\u00eb gjyqet, k\u00ebta mund t\u00eb marrin parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebta b\u00ebhen protagonist\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96321","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96321","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96321\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}